Me vet faktin se po debatohet me kaq emocione rreth nje lajmi krejt minor e ordiner, per nje shoqeri demokratike,pluraliste e tolerante,cfare paraqet shoqeria shqipetare aktualisht,tregon se sa te lendueshem e te brisht e kemi sistemin e vlerave te mirefillta demokratike ne ndergjegjen tone si komb.
Ky eshte treg i lire, edhe i pikepamjeve politike, filozofike e ideologjike.Prandaj,per derisa nje strukture shoqerore e profilizuar ne parti politike,nuk e cenon rendin kushtetues,sekularizmin e laicitetin e shtetit,nuk kemi per cka te shqetsohemi,sepse ne kete menyre (me kete shqetsim ) ,vetem se do te rrisim rejtingun e nismetareve te saj.
Personalisht mendoj se keto lloj partishe,ne hapsirat shqiptare nuk kane per te pasur kurr sukses.Jo per shkak te akronimeve fetare qe bartin zakonisht,por per shkak te tradites teper te forte te do vlerave tjera kombetare,ideologjike e politike te shtresave me te gjera te popullesise tone.
Shembull per kete konstatim,eshte Partia e Drejtesise ne Kosove.Kjo parti,cdo takim dhe paraqitje publike e hap me do dove arabe e lutje shqipe,me bismilaha e ku ta di une cka tjeter dhe ne te gjtha zgjedhjet e deritashme ne Kosove, ka marre maksimalisht rreth 1 ose 1.5 perqind te votave te elektoratit shqiptare te Kosoves.
E njejta gje realisht po ndodhe edhe ne Shqiperi me partite qe kane begraund ose akronime fetare.
Eshte tjeter situate, me ato parti qe kane pretendime,ose perfaqesojne minoritete te caktuara ne te dy anet e kufirit.
Sipas sistemit proporcional qe aktualisht kemi ne Kosove,duke perjashtuar mandatet e falura,qe jane 20 per minoritare serbe e te tjere,realisht, p.sh.,minoriteti turk ne Kosove me vote mund ta fitoj vetem nje mandat,gje qe edhe ka ndodhur ne zgjedhjet e fundit.Prej kesaj del konstatimi se, ne keto hapsira programet politike panturke,panarabe e te tjera te kesaj natyre,nuk kane kurrfare shanse te faktorizohen.
Prandaj,ndalimi i veprimit te kesaj partie,sic propozojne disa ketu,do te ishte shume kunderproduktiv,sepse do te faktorizonte dicka qe nuk eshte relevante dhe njekohesisht do te shkaktonte tensione te panevojeshme edhe me aleatet tane evro-atlantik, prej te cileve presim qe kete pranevere te japin driten jeshile per anetaresim ne NATO dhe UE.
Krijoni Kontakt