
Postuar mė parė nga
Borix
Hitleri, Enveri, Stalini ishin ateiste dhe shikoni c'i bene njerezve!
Nje argument i tille jepet atehere kur kerkohet te goditet ateisti, apo ateizmi ne pergjithesi ne baze te te keqijave qe keta persona sollen mbi njerezimin. Ne fakt, keta persona e te tjere mund te kene qene kriminelet me te medhenj te shekullit te kaluar, por argumenti ne fjale eshte nje falsitet logjik bazuar mbi shoqerine e keqe ('guilt by association', sic njihet nga bota filozofike dhe ligjore). Meqenese eshte nje falsitet, atehere shfrytezimi i tij per te goditur bazen logjike ose racionalen e ateizmit bie poshte.
Konkluzioni qe nxjerr premisa e ketij argumenti eshte, pak a shume, "Prandaj, ateizmi duhet refuzuar/luftuar sepse Hitleri, Enveri, Stalini ishin ateiste dhe shikoni se cfare krimesh i bene njerezimit." Faktikisht, krimet i ben njeriu me vetedije te plote (per sa kohe qe ka mendje te shendoshe) dhe nuk mund te ndikohet nga nje baze filozofike, pavaresisht se e njihte ate baze filozofike. Ne fund te fundit, nje ateist mund te beje te njejtin falsitet logjik duke thene se "Kisha vrau shkencetaret nder shekuj" ose "Feja sjell konflikte", por edhe keto nuk jane argumenta te qendrueshme.
Krijoni Kontakt