
Postuar mė parė nga
Llapi
Mbėshtetje pėr Izraelin
Kosova, si rast botėror qė tronditi themelet e asaj qė konceptohet si sovranitet shtetėror, nė emėr tė rrezikut tė zhdukjes sė njė populli, ka njė obligim specifik qė sė paku tė shprehet e ndjeshme ndaj tė gjitha rasteve kur bėhet fjalė pėr pėrpjekje tė ngjashme
Nga Mufail Limani mė 14.01.2009 nė ora 13:14
Izraeli
Izraeli? Palestina? Pikėpamje themelore kosovare ėshtė se bėn mirė qeveria jonė qė nuk deklarohet. Sepse nga arabėt presim numėr tė mirė tė njohjeve; ndėrsa edhe nga Izraeli po ashtu presim njohje. Por, pėrderisa e kuptoj deri diku heshtjen e qeverisė sonė, e cila vazhdon ta ketė pas vetes kėtė matematikė dhe kėtė perceptim, pėr vete do ta pėrshėndesja njė deklarim tė hapur tė Kosovės zyrtare nė mbėshtetje tė Izraelit. Pėr vete, besoj se qeveria e Kosovės do tė duhej tė mbėshteste hapur luftėn e Izraelit kundėr terroristėve tė Hamasit, pėrderisa ata dhe mbėshtetėsit e tyre e propagandojnė dhe luftojnė tė drejtėn e ekzistimit tė shtetit dhe popullit hebre. Kosova, si rast botėror qė tronditi themelet e asaj qė konceptohet si sovranitet shtetėror, nė emėr tė rrezikut tė zhdukjes sė njė populli, ka njė obligim specifik qė sė paku tė shprehet e ndjeshme ndaj tė gjitha rasteve kur bėhet fjalė pėr pėrpjekje tė ngjashme.
Tė gjithė shohim pamjet televizive ku civilėt palestinezėt janė viktima. Por, pėrgjigja nė pyetjen se viktimė e kujt janė ata, ka gjithsesi mė shumė se njė pėrgjigje tė thjeshtė. Ai rrėfim nuk ka se si tė kuptohet pa pasur parasysh edhe deklarimet dhe pėrpjekjet e hapura tė Hamasit, Hezbollahut, Iranit e tė tjerėve, qė tė zhbėhet shteti dhe populli i Izraelit.
Por, pėrveē aspektit tė shfrytėzimi tė sė drejtės pėr deklarim nė skenėn ndėrkombėtare, mbėshtetja zyrtare kosovare pėr Izraelin do tė kishte, besoj, njė ndikim tė mirė edhe brenda vet shoqėrisė kosovare. Kjo do tė ishte njė shenjė se Kosova pėrfundimisht ėshtė mjekuar nga mentaliteti i tė painkuadruarėve, nga titizmi dhe, rrjedhimisht, nga perceptimet e ngulitura antiamerikane e antiperėndimore, tė kultivuara nė tė gjitha shoqėritė ish-komuniste, e edhe nė Kosovė.
Krijoni Kontakt