
Postuar më parë nga
^_BIM_BUM_BAM_^
Një grua pakistaneze e gjatë 2 meter e 20cm ka fituar azil politik në Britani, sepse diskriminohej në vendin e saj të lindjes për shkak të gjatësisë
Një grua pakistaneze e gjatë 2 meter e 20cm ka fituar azil politik në Britani, sepse diskriminohej në vendin e saj të lindjes për shkak të gjatësisë. Gruaja, me emrin Zainab Bibi, deri në vitin 2004 ka mbajtur rekordin e gruas më të gjatë në botë.
Bibi, 35-vjeç, në kohën që bëri kërkesën për azil politik, deklaroi se kishte frikë të kthehej në Pakistan, sepse të rinjtë e kishin gjuajtur shumë herë me gurë. Ajo ka qenë në qendër të diskriminimit për shkak të gjatësisë dhe si ka treguar edhe vetë, shumë herë i tërhiqnin shaminë, ose teshat dhe për këtë ka pësuar edhe dëmtime fizike, pasi ka rënë disa herë.
Kërkesën e bëri pak kohë pasi erdhi për herë të parë në Britani, gjatë një turi promocional, ku mes të tjerash ishte edhe ajo e pranishme.
Funksionarët, pas kësaj kërkese jo fort të zakontë u detyruantë bënin një sërë investigimesh për të vërtetuar atë që thoshte gruaja dhe kështu morën të dhënë nga vendi i saj i lindjes, duke takuar miq, familjarë e të afërm.
Mamaja e saj, tashmë një grua e ve, 72-vjeç, Iqbal Bibi, puth foton e së bijës teksa flet. “Ajo është e sigurt dhe nëse është edhe e lumtur, pasi në Britani njerëzit me të janë shumë të sjellshëm, atëherë lumturia e saj është padyshim edhe e jona”- thotë ajo.
Krijoni Kontakt