
Postuar më parë nga
Albo
Guximi yt prej budallai te shtyn deri atje sa te luash rolin e Zotit. Dardania i takoka krishterimit latin pasi keshtu thote nje fare Seminarist anonim qe ka lexuar kroatin katolik Shuflai ne lidhje me historine e Dardanise.
Nese Kosova ka qene ne shekuj e ritit latin, ku jane kishat e manastiret shekullore te ritit latin ne Kosove? Ku jane observimet ne traditen e popullsise se sotme ne Kosove qe perben nje ngjashmeri me ritin latin? Ku jane ngjashmerite ne mentalitetin e popullsise ne Kosove me popullsite katolike ne Ballkan e me gjere?
Nese nuk u jep dot pergjigje ketyre pyetjeve, thuaj nuk e di dhe leri spekullimet e kota.
Djalosh, "kosovaret" nuk jane bageti, jane njerez, dhe duke qene se thua se je besimtar per vete, minimumi qe mund te beje eshte te respektoje vullnetin e tyre te lire per te besuar ate fe qe zgjedhin te besojne, apo per te mos besuar fare. Vete Perendia respekton vullnetin e lire te cdo njeriu.
Por kjo thenia jote me lart, flet shume per ty dhe pak per kosovaret. E shfaq hapur protestantizmin tend duke e filluar fjaline me "Une", duke i dhene vetes atributet e Zotit dhe duke e vene veten ne qender te botes e cdo gje vertitet rreth teje. Pastaj i ve vulen gjerave duke thene se te behet qejfi qe kosovaret te konvertohen ne katolike.
Qe te kuptosh dy gjera me shume ne ate mendjen tende te vogel:
Se pari, kjo teme e ky debat nuk eshte hapur per tu treguar kosovareve se si duhet te jene e cfare duhet te besojne. Kjo eshte hapur per te dokumentuar gjurmet e Orthodhoksise ne Kosove, si mbi truallin e Kosoves, si ne mendjet e zemrat e njerezve edhe sot e kesaj dite, edhe pse sot nuk gjen me besimtare orthodhokse ne Kosove.
Se dyti, e verteta historike edhe pse anon dukshem nga Orthodhoksia si feja e te pareve tane, vulosur kjo ne perjetesi ne flamurin tone kombetar, eshte e parendesishme kur vjen fjala tek shpirti i shqiptarit, tek bota shpirterore e nje populli dhe secilit prej nesh. Shqiptaret duhet te perqafojne ne liri ate fe qe i ben per vete me miresine dhe bukurine e saj. Fene qe prodhon virtytet me te mira tek njerezit, pasi feja tek nje popull nuk eshte thjeshte nje perkatesi e jashtme.
Tani ti ose je besimtar romano-katolik dhe te behet qejfi qe kosovaret te ndajne besimin tend, ose je ai qe hiqesh, nje besimtar orthodhoks, por qe nuk do qe kosovaret te zbulojne e ndajne te njejten fe me ty. Nese je romano-katolik, forumi i katolikeve eshte dy rreshta me poshte se ky qe po shkruan. Nese je me te vertete besimtar orthodhoks, turp te te vije nga Perendia pasi ai diamand qe Perendia te dhuroi, ti e fshehe nen dhe qe te mos ta ndaje me te tjeret.
Une i lutem Perendise qe ti ktheje syte nga populli im shqiptar dhe te ndricoje mendjet dhe zemrat e tyre.
Albo
Krijoni Kontakt