Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 70
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Dhunohet Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamiti

    E rrahën në emër të kujt?

    Pesë persona gjysmë të maskuar e kanë rrahur me grushta dhe shqelma Kryetarin e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamitin. Ai mendon se sulmi kundër tij është bërë prej grupeve radikale islamike, që janë të pakënaqur me predikimet e tij rreth Islamit. Fton shtetin që të ndërhyjë. Në të kundërtën, sipas tij, toleranca fetare do të shkatërrohet.

    Nga Jeton Musliu më 01.12.2008 20:28 CET

    Fytyrën ende e ka me plagë, ndërkohë që miqtë vazhdojnë ta thërrasin dhe ta vizitojnë çdo pesë minuta. Ky është Xhabir Hamiti, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Zyrtari i lartë i kësaj bashkësie fetare në Kosovë është rrahur rëndë të dielën në mbrëmje. Pesë persona të maskuar e kanë sulmuar doktorin e shkencave dhe ligjëruesin e Fakultetit të Studimeve Islame në garazhin e veturës së tij, e cila ndodhet në oborr të shtëpisë. Ai betohet se nuk i ka bërë askujt asgjë, edhe pse dyshon se akti mund të jetë kryer për shkak të prononcimeve të tij në media që islami në Kosovë të jetë ai tradicionali dhe jo të importohet nga vende të ndryshme të botës. Për herë të parë për Express, hapur, një zyrtar i lartë i BIK-ut flet për futjen në Kosovë të elementeve ekstremistë, të cilët mundohen që fenë ta përdorin për qëllime të tjera.

    Express: Si ndodhi?

    Xhabir Hamiti: Kjo ka ndodhur mbrëmë (e diel) kur jam sulmuar në shtëpi nga persona të panjohur me pretekst se kanë pasur diçka ndaj meje për shkak të qëndrimeve të mia të kohës ndaj islamit.

    Express: Ju kanë sulmuar brenda në shtëpi?

    Xhabir Hamiti: Jo, jam sulmuar në garazh, por edhe ajo është pjesë e shtëpisë.

    Express: Në orën?

    Xhabir Hamiti: Ka qenë ora 18:45 minuta.

    Express: Sa veta ju kanë sulmuar?

    Xhabir Hamiti: Kanë qenë pesë veta dhe kanë hyrë në mënyrë të befasishme, derisa unë kam dalë nga garazhi. Ata nuk më kanë lënë mundësi të dal dhe unë me forcën që kam pasur kam arritur ta shpërthej një ‘korridor’ në mes tyre dhe me forca të mia të dal jashtë, sepse ata kanë pasur qëllim që ta kryejnë rrahjen brenda garazhit që mos t’i shikojë dikush. Edhe pse jam munduar, ata kanë qenë pesë veta, që më kanë rrëzuar dhe më kanë rrahur edhe me shqelma. E fundit që kanë dashur të bëjnë ka qenë momenti kur kanë dashur të më vendosin para veturës në rrugën kryesore. Atëherë unë mblodha forcën time dhe u ngrita në këmbë dhe aty kam bërtitur. Duket se në atë moment ata kanë pasur frikë dhe kanë ikur.

    Express: Pa maska apo me maska?

    Xhabir Hamiti: Kanë qenë me gjysmë maska. Vetëm më kanë pyetur nëse mund të të pyes diçka. Gjysmën e fytyrës, poshtë nga goja e kanë pasur fytyrën e mbuluar.

    Express: Kanë thënë diçka?

    Xhabir Hamiti: Vetëm në fillim më kanë thënë ‘a mund të të pyes diçka’ dhe më kanë sulmuar.

    Express: E keni lajmëruar rastin në polici?

    Xhabir Hamiti: Po, ata kanë marrë të dhënat e tyre, informacionet dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.

    Express: Mendoni se ka ndonjë arsye përse ju kanë sulmuar?

    Xhabir Hamiti: Unë askujt nuk i kam pasur borxh, e as nuk i kam pasur. Me askënd nuk kam pasur asnjë të keqe. Por unë dyshoj në personat e këtyre grupeve që kanë qëndrime ekstreme, të qarqeve të caktuara, të cilët i kanë shtyrë të ndërmarrin një hap të tillë.

    Express: Pse ndaj jush?

    Xhabir Hamiti: Unë kam pasur disa prononcime të mia në televizione dhe gazeta, ku gjithmonë kam kërkuar që në vendin tonë duhet një islam autokton, të shpjegohet nga ne shqiptarët dhe të mos jemi të influencuar nga të tjerët. Ta zhvillojmë një islam tradicional që e kemi zhvilluar që 500 vjet. Dhe, në të njëjtën kohë kam dashur të bëj dallimin ndërmjet islamit dhe kulturës. Islami është diçka tjetër, e kultura diçka tjetër. Unë nuk kam dashur një kulturë të huaj dhe unë punoj dhe e kam dashur dhe e dua një islam dhe punoj për një islam autokton tonin, ashtu siç e kemi zhvilluar që 500 vjet.

    Express: Pra, mendoni se këto deklarime tuaja janë keqkuptuar?

    Xhabir Hamiti: Unë mendoj se janë keqkuptuar. Asnjë njëri nuk guxon që në emër të islamit ta dhunojë dikë, sepse unë këtë e cilësoj si akt vrasjeje ngase ata kanë dashur të kryejnë vrasje. Islami nuk toleron gjëra të tilla, sepse decidivisht në vetë librin e shenjtë nuk lejohet vrasja e njeriut pa arsye, vetëm në luftë apo në raste të tjera.

    Express: Por mos ndoshta në këtë rast ata kanë menduar se kanë një arsye që të bëjnë një gjë të tillë ndaj jush?

    Xhabir Hamiti: Arsyeja e vetme ka qenë qëndrimi im i moderuar për islamin tonë autokton.

    Express: Nuk keni ndonjë ide se kush janë ata?

    Xhabir Hamiti: Nuk mund të jap emra tash, dhe është shumë vështirë të them diçka, por drejtësia duhet të merret me këtë. Këtë duhet ta bëjnë, sepse nëse unë sulmohem sot, nesër mund t’u ndodh të tjerëve. Paramendoni që sulmohem unë si një intelektual që kam gradën më të lartë shkencore islame, atëherë çka për të tjerët. Kjo lë të kuptohet se këta njerëz kanë ide fikse dhe janë të indoktrinuar dhe influencuar nga qarqe të caktuara.

    Express: Cilat janë këto ide fikse që ju mendoni se janë radikale?

    Xhabir Hamiti: Idetë e tyre fikse janë siç thash edhe më herët, orvatja e tyre për të sjellë një kulturë e jo një islam, dhe jo vetëm arabe, por edhe të vendeve të tjera që nuk përputhen dhe nuk janë kompatibile me vendin, mentalitetin dhe kulturën tonë.

    Express: A ka shumë persona që janë me sjellje radikale?

    Xhabir Hamiti: Nuk di numër të tyre, por mendoj se janë në rritje, sepse përderisa veprojnë në këtë mënyrë, dikush është duke i shtyrë ata, duhet të kenë një celulë. Kjo për faktin se unë jam një zyrtar i BIK-ut në nivel të tërë Kosovës, prandaj kur ata marrin një qëndrim të tillë ndaj meje, ata veprojnë kështu edhe ndaj institucioneve të tjera, ndaj individëve etj.

    Express: Deri më tash BIK-u ka qenë shumë i heshtur në lidhje me këta persona. Si mendoni se BIK-u duhet të veprojë?

    Xhabir Hamiti: Unë mendoj se çdo fe pretendon paqen, por feja mund të keqpërdoret nga njerëzit dhe kur keqpërdoret, ajo kalon në anarki…

    Express: Në këtë rast për qëllime...?

    Xhabir Hamiti: Për qëllime të caktuara të njerëzve. Për arritjen e qëllimeve të caktuara nga njerëzit. Dhe feja është keqpërdorur historikisht nga njerëzit edhe në të kaluarën. Edhe tash feja vazhdon të keqpërdoret jo vetëm nga ne, jo vetëm nga besimtarët islamë, por edhe të tjerët, por kjo që është e theksuar te ne, në këtë rast, është te besimtarët islamë.

    Express: Pse nuk ka reaguar BIK-u ndaj rrahjes suaj?

    Xhabir Hamiti: Nuk e di arsyen përse nuk ka reaguar BIK-u në këtë rast, për këtë mund ta pyesni kryetarin e BIK-ut.

    Express: A do të thotë kjo se ata jua kanë kthyer shpinën juve?

    Xhabir Hamiti: Nuk mund të them për momentin, sepse unë tash kam një pozicion të ri dhe deri më tash nuk kam prova se ata ma kanë kthyer shpinën. Për momentin.

    Express: Aq sa dimë ne, për mënyrën se si janë zgjedhur organet e reja të BIK-ut, ka pasur shumë fjalë. Ju jeni zgjedhur më 18 tetor të këtij viti në detyrën që aktualisht jeni. Mos ka të bëjë rrahja juaj edhe me këtë?

    Xhabir Hamiti: Edhe kjo mund të jetë, sepse ata kanë kuptuar se kam fituar një pozicion të rëndësishëm në kuadër të BIK-ut. Dhe tani sigurisht se e kanë parë një rrezik për shkak të qëndrimeve të mia të kohës, të islamit autokton.

    Express: Kur e përmendni fjalën ‘të kohës’, çfarë nënkuptoni?

    Xhabir Hamiti: Me këtë nënkuptoj një islam që i përgjigjet kohës, ambientit, vendit, rrethanave të ngushta të vendit tonë, por edhe rajonit e më gjerë.

    Express: Mendoni se me këtë shprehjen “të kohës’ sulmuesit kanë menduar se ju përpiqeni ta devijoni rrugën e vërtetë të islamit, apo diçka të tillë?

    Xhabir Hamiti: Jo, ata e dinë që unë kam qëndrim të mirë për islamin, punoj për islamin, kam libra, kam marrë pjesë në shumë seminare vendore dhe ndërkombëtare si dhe jam aktiv dhe vazhdoj të jem. Mirëpo, mendoj se sigurisht që unë i kam penguar me këtë qëndrim timin për një zhvillim tradicional në islamin që kemi pasur, pra autokton, të vendit tonë. Pra, atë që thash më herët, të zhveshur nga kulturat e huaja, pa përmendur vende të caktuara. Ne e kemi pasur islamin në trevat shqiptare për shekuj me radhë dhe asnjëherë nuk ka qenë element i përçarjes. Madje ka ndodhur që janë martuar i krishteri me myslimanin, apo anasjelltas. Dhe në këtë rast çfarë është më e rëndësishme, që e kam pasur edhe temë të disertacionit tim, në rrethinën e Shkodrës ka ndodhur që gruaja katolike është ngritur në syfyr dhe ka bërë syfyrin gati për burrin e saj mysliman dhe nuk ka pasur asnjë problem. Pra, ne e kemi një kulturë tjetër. Kemi një ambient tjetër, një mentalitet tjetër. Me këtë kam pasur dhe kam një mendim dhe qëllim se përmes kësaj në këtë formë ruhet edhe islami dhe identiteti ynë kombëtar shqiptar.

    Express: Por persona që ju i quani “ekstremistë” kanë ardhur në Kosovë nga viti 1999, e megjithatë BIK-u me sa di unë, kurrë nuk ka reaguar. Pse kjo heshtje?

    Xhabir Hamiti: Unë mendoj se BIK-u ka dalë publikisht me deklaratë në kohën kur Rexhep Boja ka qenë kryetar. Përmes deklaratës publike, ai ka thënë se ‘ne nuk kemi nevojë për tradita të huaja këtu, sepse kemi 500 vjet që jemi myslimanë’. Pra, ne kemi pasur deklarata të tilla, por kanë shkuar në vesh të shurdhër. Por ajo që mendoj se është më e rëndësishme, është se statusi i BIK-ut në raport më shtetin ende nuk është i zgjidhur. Në këtë rast nuk qëndron edhe shteti pas BIK-ut. Unë mendoj se shteti duhet të qëndrojë prapa BIK-ut, sepse deshëm ose jo, mbi 90 për qind në Kosovë janë të besimit islam. Prandaj, orientimi i drejtë i kësaj shoqërie në binarë të drejtë fetarë është shumë i rëndësishëm.

    Express: Çfarë nënkuptoni me këtë ‘qëndrimi i shtetit prapa BIK-ut”?

    Xhabir Hamiti: E kam fjalën në vendimet që merr BIK-u. Sot ti mund të marrësh një vendim dhe për shembull imami i një xhamie të caktuar nuk e përfill vendimin.

    Express: Ka mosmarrëveshje brenda vetë strukturës së BIK-ut?

    Xhabir Hamiti: Edhe sikur të ketë pajtim të merret një vendim që të largohet X imami nga një xhami, pasi ai predikon ide që nuk përputhen me mentalitetin tonë dhe me rrethin tonë, ti nuk ke mundësi ta largosh atë...

    Express: Pse?

    Xhabir Hamiti: Sepse nuk e ke ekzekutivin. Pra, nuk qëndron askush pas vendimit tënd. Dhe, ai qëndron, mbledh xhemat, mbledh grupe të caktuara, të kërcënon, kështu të sulmon e me radhë.

    Express: Ju si BIK, keni pasur ndonjëherë kontakte ne këto organizata të huaja që kanë ardhur në Kosovë, dini se me çfarë merren realisht?

    Xhabir Hamiti: Unë nuk kam të dhëna se me çfarë merren ata. Unë mendoj se shteti duhet të merret me këto punë. Unë nuk kam kohë të merrem me organizatat që janë të regjistruara në kuadër të shtetit dhe më herët të UNMIK-ut. Por unë mendoj se është koha e fundit që shteti të merret jo vetëm me organizatat islame, por me të gjitha organizatat destruktive të cilat e çojnë në shkatërrim shoqërinë tonë.


    Intervista e plote
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-12-2008 më 03:59
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    mire ja bene,tani e ka radhen janullatosi ti thyejne nja 3-4 brinje,
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    As armiqte e tij (kryepeshkopit), nuk ja urrojne kete qe thua ti. Jo se nuk u pelqen por kane frike nga pasojat

    Pse o bledi jane bene mire ketij Xhabir Hamitit? apo ja fut kot, te kemi cte shkruajme?!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    As armiqte e tij (kryepeshkopit), nuk ja urrojne kete qe thua ti. Jo se nuk u pelqen por kane frike nga pasojat

    Pse o bledi jane bene mire ketij Xhabir Hamitit? apo ja fut kot, te kemi cte shkruajme?!
    Po ja po e uroj une meqe skam frike pe asnjerit.
    Edhe ketij hamitit mire ja bene se kush meret me keto e ka pak a shume prapanicen te lyer.

    Po ty cne te zuri dhembka dhe tu keputen telkat e by.the.s qe po hap tema per myslimanet??!!
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    po ti cpo i bie gajdes kot kur nuk je musliman?!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    shum keq talebant te tipit albturist, fisnik, bes, celyy etj etj qe i ke me shumic ktu ne forum po e shkatrrojn islamin tradicional shqiptar.

    e vej doren ne zjarm po spat qon naj ni prej ktyne antarve te forumit pjestar ne at sulm

    e garantume qe shum shpejt do kena naj mumbai te dyte po ket radhe do jete ne prishine ose tirane se prej ktyne lloj shtazesh shka nuk pret.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    E verteta tregon se asnje shqiptar nuk ka imituar akoma menyren japoneze te sulmit(ose mbrojtjes) . Gjithe ajo lufte u be ne Kosove dhe asnje serb nuk pati fatin te shijonte ndonje kamikazi. Ky fakt nuk tregon aspak se armiqte tane jane me te fisshem se ata te arabeve, por nuk e kemi per tradite, nuk e bejme dot nuk eshte ndonje metode efikase per te shpetuar prej zgjedhes se armikut apo per te percjelle ndonje mesazh twe rendesishem.....
    Akti i shemtuar ndaj Z.Hamiti ka per autore vecse ca femije te poshter qe duhen mesuar me ate metoden klasike te te therasin baba.
    Dhuna ushtrohet vetem nga njerez te varfer shpirterisht.
    Bese dhe hakmarrje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-11-2008
    Vendndodhja
    Kosovë-Pr
    Postime
    12
    te rahatohum niher me qito 6 pika etj e pastaj ju vjen koha mu mer edhe me kto egerrsirra

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    Postime
    597
    Akt qyqar siq tha edhe vet i rrahuri, e vertet dhe keta persona duhët dënuar.

    Tash po kerkon edhe shum XH.HAmiti, te largohen imam nga BIK, me sa shoh un,... i rrahuri kerkon te aplikohet islami te cilin turqit na mesuan,... nëse islami te cilin e praktikojm gabimisht, at here e shoh te udhës qe te praktikojm siq duhët e jo siq jemi mesuar duke shpenzuar per syneti, dasma e mewluda.

    E di ke e quan ekstremist, dhe ke deshiron ta largon. Ky eshte tentimi n°2, nga z. Hamiti, un i uroj qe te miret me pun me te menqura se keto. Kaq !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga Arpos Lexo Postimin
    Akt qyqar siq tha edhe vet i rrahuri, e vertet dhe keta persona duhët dënuar.

    Tash po kerkon edhe shum XH.HAmiti, te largohen imam nga BIK, me sa shoh un,... i rrahuri kerkon te aplikohet islami te cilin turqit na mesuan,... nëse islami te cilin e praktikojm gabimisht, at here e shoh te udhës qe te praktikojm siq duhët e jo siq jemi mesuar duke shpenzuar per syneti, dasma e mewluda.

    E di ke e quan ekstremist, dhe ke deshiron ta largon. Ky eshte tentimi n°2, nga z. Hamiti, un i uroj qe te miret me pun me te menqura se keto. Kaq !

    nuk besoj se kjo eshte extremizem besimtaret kan te dreit te bejn cfar besojn se eshte e drejt , por extremizem eshte ajo qe seshte e dreit pra predikimi i fes duke i quajtur heroj osama bin lladenin & co e duke i quajtur tradhtare skenderbeun & co
    We are all Aliens

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Gjenocidi kundër shqiptarëve
    Nga Fjala e drejte në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •