Gjermaneve iu refuza Durres-Kukes
Gjermaneve iu refuza Durres-Kukes
Ankesat e Berlinit per pjesemarrjen e ulet te shoqerive gjermane ne punet publike ne Shqiperi u referohen rasteve qe e kane zanafillen qe ne vitin 2005.
Ne ate kohe shoqeria gjermane “Starbag” i kishte propozuar qeverise socialiste ndertimin me koncesion te rruges Durres-Kukes. Gjermanet merrnin persiper te financonin me fondet e tyre projektin gjigand, qe ne ate kohe vleresohej 220 milione euro.
Por kur marreveshja u duk prane nenshkrimit, rotacioni politik ne Tirane solli zhvillime te tjera. Qeveria demokratike e sapoardhur ne pushtet vendosi qe rrugen ta ndertoje me fondet e buxhetit te shtetit. Fitues u shpall konsorciumi “Bechtel&Enka”.
Dy vjet me vone, qeveria shqiptare kishte hapur garen per ndertimin e termocentralit te Vlores. Ne loje ishin plot 110 milione dollare. Ne tender morren pjese 4 kompani, mes te cileve dhe gjigandet gjerman te “Siemens”.
Procesi u zhvillua nen mbikeqyrjen e Bankes Boterore, si financuese e tec-it dhe ne fund oferta me e mire u perzgjodh ajo e italianeve te “Maire Inginiering”. Oferte gjermane ka patur edhe per mbikalimin e Kamzes, por edhe ketu fitues u shpall austriakja “Alpine”.
Burime konfidenciale nga Ministria e Ekonomise thane per Top Channel se perpjekja e fundit e gjermaneve po behet per ndertimin e nje termocentrali me qymyr ne Porto Romano. Qeveria ka marre dy oferta, te paren nga italianet e “ENEL” dhe te dyten nga gjermanet e “REE”, e cila eshte nje shoqeri publike ne fushen e energjise.
Krijoni Kontakt