Close
Faqja 5 prej 29 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 285
  1. #41
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kanë qenë vetëm 7 vite jetesë e mirë, relativisht e mirë, që e lëvdon gjithkush. Nga '74 deri '81. Sepse më '74 u fituan ca të drejta, dhe këto të drejta patën jetë deri më '81 kur filloi represioni i të gjitha mënyrave.

    Mos e ktheni temën në debat personal, Askush nuk thotë që Titoja i donte, se dhe ai sllav ishte, vrau edhe ai, por historia shkruhet ashtu siç është. Më 1945 vrau, preu, më 74 e këtej, krijoi një jetë të mirë.

    Arsyeja është interesi personal, që të ruajë pushtetin. Serbët e urrenin Titon, serbët urrenin edhe shqiptarët, dhe kështu Titoja gjeti i popull katunar për t'a shfrytëzu për interesa personale. Minus X Minus = Plus

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flisni me shifra ne se doni vertetesira..e jo pallavra..

    pra..

    sipas te dhenave qe kam une.. te marra nga bashkatdhetare qe e kan jetuar ate kohe.. ( ju kini drejte te pohoni ose mohoni shifrat e mija) nje mesues shqiptar i shkollave shqipe ne kosove.. ne periudhen 1970-80 mund te blente nje televizor me rrogen e 1 muaji..
    nje makin larese me 2/ 3 e rroges se nje muaji.. dhe nji frigorifer ose fishider me 3/ 4 e rroges se nje muaji..
    dhe me rrogen e 10 muajve mund te blente nje kerr jugosllav te prodhimit jugosllav ..

    me rrogen e nje dite pune.. mesuesi shqiptar i shkollave shqipe ne kosov te kohes se titos ne vitet 1970-80 mund te blente disa kille mish e disa kile djath..

    ne ato vite ne shitoret e kosoves nuk ka munguar asnji dite sheqeri vaji mielli mishi suxhuku buka frutat zarzavatet bananet kivi e tjera gjera ushqimore..dhe familjet kosovare i kan ble ushqimet me thase e me bidona e me arka ..


    ne te njejten periudhe.. ne shqiperi te enver hoxhes.. mesuesi shqiptar i shkollave shqipe.. ne se i jepej shanci 1 ne 1000 mesues.. te merrte autorizim per te blere televizor apo frigorifer.. do ti duhej.. per televizorin.. te paguante gati 9 rroga mujore.. per frigoriferin gati 10 rroga mujore.. kurse kerrin as guxonte ta mendonte sepse ky mendim denohej me vite burg .. si pun armiqesore kunder pushtetit popullor..

    nje mesues.. me rrogen e nje dite pune.. mund te blinte,.. ne se qellonte pran dyqanit ne kohen kur furnizohej dyqani.. e me shpejtesi futej ne radhe e me bryla mundej te afrohej ne banak.. mund te blinte.. jo me shume se 1 kile e gjyse mish.. cfare do..

    kurse zarzavatet e frutat nuk ishin aq lehte per tu blere.. perjashto spinaqin qepen e kavanozi i salces..
    per banane.. e kivi e tjera cudira..as qe behej fjale.. sepse nuk i ka pare njeri me sy ate kohe..

    ne kohen me te mire enveriste.. nje grua shtazane.. ne shqiperi te enverit ka mundur te marre vetem 3 muaj leje lindjeje..

    kurse ne kosove te kohes se titos.. periudha 1970-80 gruaja shqiptare ka pasur te drejte per 12 muaj leje lindjeje..

    pra me shifra del se titua ishte te pakten 10 here me bujar me shqiptaret..se enver hoxha..

    kush do te diskutoje.. me shifra te mi hedh poshte ose te vertetoje se.. nuk kam genjyer..

    brari..qe as nji tugumi ska marre nga regjimi titist.. ne asnje kohe..

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    dmth rrofte Tito?

  4. #44
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Na i dina krejt kto, ça i ke shkru Brar, edhe qysh the edhe vetë ka qenë vetëm një periudhë, veçse e ke gabu pak, jo prej 70 deri 80, por prej 74 deri 81.

    Edhe sa i përket periudhës tjetër para dhe pas kësaj ka qenë njësoj sikur në Shqipërinë e Enverit. Vetë mu më kujtohet, kur prisnim në radhë për qumësht dhe bukë.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ali baba..

    nuk me intereson a i dini..
    dua te verifikoj cka po shkruaj..
    po genjej apo jan te sakta keto shifra.. sigurisht nuk kam statistika zyrtare..por thjesht po shkruaj cka me kan tregue bashk atdhetaret..
    ju te kosoves verifikoni cka them per kosov e ata te shqiperise.. cka them per shqiperi..
    ma von do bajm konkluza politike..

    ne kosoven e viteve 1970-80 universiteti shqip i prishtines.. u ba nji qender e fuqishme e arsimit shqip jo vetem per kosoven.. por per gjithe trevat ku jetonin shqiptare ne jugosllavi.. e jo vetem aq.. por dhe studiues arberesh u bene te shpise ne prishtine e lidhjet mes inteligjences arbereshe e asaj kosovare u bene teper miqesore e vllazerore..
    aso kohe universiteti i prishtine frekuentohej nga afersisht 20 000 student shqiptar.. te rregullt e mijra te tjere ne korespondence ..
    gjithashtu mijra djem e vajza shqiptare nga mali zi nga shkupi e prespa tetova e gostivari dibra e kercova.. ulqini e malcia.. kan studiuar ne fakultete te ndryshme te universitetit shqip te prishtines..

    gati cdo katund mahalle qyteze e qytet i kosoves..ka dergue ne universitetin shqip te prishtines mijra e mijra djem e vajza per te studiuar.. dhe shumica e tyre me burse te shtetit..
    kjo burse shteterore .. u mjaftonte studenteve shqiptare te universitetit shqip te prishtines.. te jetonin normalisht ne konviktet e universitetit shqip te prishtines.. ose te banonin me qera ne banesat e qytetareve te prishtines..
    ushqimi ne menxat e universitetit shqip te prishtines.. ishte i bollshem.. fjetoret shum te mira e sallat e studimit teper komode..
    fillimisht katundarhajna e ardhur ne konvikte nuk dinte me zbatue rregullat e mirsjelljes e te jetes konviktore.. ma vone kjo pjese qytetrohet e meson se ajo tabakaja e madhe qe mbushej me ushqime mbasi haej duhej lan perseri ne vendin e caktuar.. qe tavolinat tryezat te ishin te lira per studentet e tjere..
    patjeter cdo dite ne menxa kishte 2 her ne dit mish.. plus fruta e lloj lloj gjellesh tjera..
    bursa e studentit mjaftonte.. per studentin te flinte ne konvikt te hante bollshem ne menxat e te siguronte nji veshje te kenaqshme per studentin plus te kishte ne xhep aq dinare sa te mund ta pinte nji cocacoll a nji akullor a nji piv.. me shok e shoqe ne lokalet moderne te prishtines.. a te frekuentonte teatrot shqip te prishtines ose kinemate e ndryshme..

    ne kete kohe ne shqiperine e enverit.. universiteti i tiranes nuk i kishte asnji here me shum se 3000 ose 4000 maksimumi 5000 studente.. shumica e te cileve nuk kishin burse shteti por shpenzimet ushqimore veshja e fjetja perballoheshin nga familjet e studentave..

    ushqimi e fjetja ne konviktet studentore ishin shum larg nga ato te prishtines..

    pra ne vitet 70 80 universiteti shqip i kosoves.. ka pasur 5 fishin me shume studente se ai i tiranes..
    qe don te thote se.. krimineli tito paska qen 5 here ma bujar per studentet shqiptar te kosoves.. se xhaxhi enver per studentet shqiptar te shqiperise..

    do vazhdojme perseri..
    po dhe ju tjeret vazhdoni..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-10-2008 më 04:12

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    E para Universiteti i Kosovës u bë vatër e arsimit falë profesorëve nga Tirana të cilët me rekomandimin e Enver Hoxhës erdhën dhe ligjeruan në këtë Universitet që nga viti 1970 e gjerë në vitin 1981.

    tashti po flasim pak për propaganden Jugosllave që bë " brari" për të cilin jam i bindur që në dosjen e tij në ish-shtetin Jugosllav te Rubrika " nacionaliteti" shkruan " Jugosllav".

    Shkojmë me statistika

    Mësuesi në Kosiovë s'ka pas mundesi as teorike dhe as praktike të ble Televizor me Tri Rroga dhe llogjika është e shendoshë:
    " Ai vetëm nëse ka marrë rrogë për Tre muaj dhe nëse për ata tre muaj ka VDEKë njëherë ( rroga duke i ecur) s'ka ngrënë s'ka pirë s'ka hargjuar asgjë dhe serish s'i ka mjaftuar për të blerë TV-e.
    Eventualishtë nëse kanë punuar dy( burrë e grua) at'herë me një Kursim maksimal dhe me Një Kredi kanë mundur të blejnë ndonjë gjë!
    tashti pse brari s'na thotë arsyen përse në Slloveni rrogat në të gjitha fushat kanë qenë 5 herë më të mëdha në Slloveni, katër herë në Kroaci dhe Serbi më të mëdha se sa në Kosovë!
    Në Kosovë s'ka pas qumesht, s'ka pas mish, s'ka pas gjera elementare.
    Një shitore për të blerë ndonjë GUR sheqeri dhe atë për ta ruajtur vetëm kur të vijnë musafirët ka ekzistuar për 10 fshatra përrreth!
    Punëtorët ( punëtori në Kosovë ka pas vetëm pas vitit 1970) s'mund të blenin as Buken dhe qumeshtin për fëmijët e tyre me pagen që kishin!
    kryesishtë TV dhe gjera tjera blenin anëtarët e Partisë së Lidhjes Komunsite, aktivistet e Organizatave Themeorë të Lidhjes Komuniste. Me një fjalë njerzit e afërt me pushtetin dhe aparatçikët e tyre!
    ka shumë nga fshatarët, mësuesit, punëtorët që nuk kishin parë TV- me sy as në vitet e 70-ta sepse thjeshtë kishte shumë nga fshatrat e Kosovës të cilat akoma s'kishin elektrifikim.
    Gjerë në vitet e 70-ta nënat më shumë i ushqenin fëmijët me UJë dhe Sheqer të trazuar se sa me qumesht.
    Kur filloj qumeshti të vinte pak më shumë në Shitore qytetarët duhej të zgjoheshin shumë herët për të zënë radhet e për të pritur gjerë sa të vinte ai qumesht.
    Ndersa sa për mishin më se 80% e qytetarëve shqiptarë se kerkonin për tërë vitin ndersa vetëm një 10% e shqiptarëve që ishin të lidhur me pushtetin dhe 10 % tjerë shkije, malazez mund të blenin ndonjë kilo mishi.
    Ata që kanë nostalgji për shtetin e tyre le të dalin te websajtet jugosllave dhe të bisedojnë me vllezerit e tyre të vlazrim bashkimit por në këtë kanal të bëhet propagandë jugosllave për shtetin që ishte bë sketerrë për shqiptarët nën kriminelin Tito dhe atë në vitin 2008 s'ma kishte marrë mendja.
    Por nëse e bënë këtë gjë nga gjendja e tyre psiqike dhe shpirterore për ish-shtetin duhet ti kuptojmë dhe ti falim.
    Por megjtihatë " na ishte një herë një ish-jugosllavi të cilës nanen ja kemi q.i.!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    preng ju ja kini ki nanen nanave kosovare.. e jo jugosllavise..
    ne 81 ju.. pra enveristet kosovare.. ja sollet policine jugosllave ne shpine.. popullit te kosoves.. per me ja u ndal marshimin kosoves e arsimit shqip.. sepse po xhelozonte enveri e spo duronte ma.. e ne 97 ja sollet tenkat e bajonetat arkane femijve e nanave kosovare.. shpi me shpi e katund me katund.. e ju shtabet enveriste bajshit seri pi kah mos.. por vec ne fush betej kurre..
    prekazi i adem jasharit verteton fjalet e mija..
    malisheva e recaku etjetj.. jane "veprat" tuaja djallezore qe i realizuat me ndihmen e arkanit..
    jo me kot ramizin e enverin qe nuk jan pa pergjegjsi per tivarin ju i kini idola..

    e ke filluar me nje genjeshter te madhe o preng.. aty ma lart..

    do qeshin me ty bashkatdhetaret nga kosova..

    nejse..
    profesoret nga tirana nuk ligjeruan ne mal as ne livadhe..
    pra dikush e ndertoj dhe e paisi universitetin me te gjitha cka i duhen..
    dhe keta nuk ishin enveri me shok por te tjere..
    profesoret e enverit u mahniten me cka kishte arritur kosova dhe kur ktheheshin ne tirane nuk guxonin me fol per cka kishin pare ne kosove..
    ligjeratat e profesoreve te enverit nuk kishin asnje vlere shkencore.. sepse ata jo per faj te tyre.. po prej udhezimeve te ramiz nexho enverave.. nuk duhej te conin ne kosove shkencen.. por dogmen..
    aleks buda me shoke nuk guxonte.. pamvaresisht se ne fshehtesi ka guxuar.. te ligjeronte albanologjine qe kishte mesuar ne vjene ne koh te zogut pran joklit etj.. por te fuste megalomanine enveriste ne radhet e profesoratit kosovar..

    perndryshe e priste biruca.. ate dhe tjere..
    tu japesh meriten profesoreve te tiranes per bumin kulturoro shkollor shqip ne kosove.. te viteve 70 -80 eshte si te thuash se.. ish berat luzha i kosovpreshit enverist.. e kupi i drejtoris politike te uck-s ne rogner.. se bashku me qose mjekerr rrumin mejdanist.. qe mbasi i rrotulluan komunikatat letra me rrena e i dhan forme si te kaushit te akullores.. e i mushen me duhan e gurza.. e pi 15 katshit te klosit ja leshuan beligradit.. e beligradi kapitulloj.. e u clirue kosova..
    jo shoki.. kosoven e cliroj nato mikja e rugoves e armikja e enverit dhe e juaja..


    prandaj po vazhdoj me te vertetat e kosoves me ju a nxjerr juve demagogjine e prej saje te dali roli negativ dekonstriktiv anti kombetar i levizjes enveroiste ne kosov e diaspore..

    preng .. e vetmja gja qe kini dit ka qen qe hap pas hapi me sabotue cdo hap perpara te kosoves.. me mjetet me te felliqta qe as arkanve sju shkonte ne mendje...

    prekazi eshte vula juaj..

    e pret ne bes nje familje me 40 antar..
    qaty rri bre trim.. pozo pak se po te filmojna..bre kreshnik..
    ne an tjeter.. eja arkana e myteni kte mjekrrosh me gra e fmi.. se sna vyjn hiq.. se tjeter kund e kena hallin..
    shefave ton ne tiran po ju vyjn deviza.. mbasi tash i kena ne pushtet..

    kalojm ne statistikat..

    shtepia rilindja.. e asaj kohe qe thame.. ishte nderrmarrja ma e fuqishme ne bote e botimit te librit shqip..
    seria e veprave te te gjithe shkrimtareve shqiptare me nji kopertine luksoze e me nji letr speciale.. habiti gjith dashamiret e librit shqip..
    ata shkrimtare te shqiperise qe paten fatin tu shtypen veprat e tyre ne kosove.. jan mrekulluar kur u ka rene ne dore libri i ttyre me pamje dinjitoze si te ishte shtypur ne paris a londer.. krahasuar ma pacavrat e shtypura ne tirane..
    me mijra libra prodhonte shtepia rilindja ne prishtine..nga letersia per femije nga libri shkollor universitar .. deri tek veprat e koloseve te letrsise.. e literatura albanologjike..
    ky gjigand i kulutures shqiptare.. xhelozonte dy shpella.. te erreta.. anti kombetare..
    shpellen shoviniste serbe..dhe ate enveriste..
    me bindje e them se shtepia botuese rilindja ne prishtine e asaj kohe.. ka prodhuar liber shqip.. te cdo natyre qofte ne sasi e cilesi 100 here me shume se simotra e saje ne tirane..
    e kjo i ka gezue atdhetaret dhe marros e hidhnue enveroistet e sllobodanistet..

    vazhdojme me von..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-10-2008 më 06:21

  8. #48
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ky debat ka marr drejtimin "Me Titizmin kunder Enverizmit" - qe ne perkthim i bie merre njerin e meshoj tjetrit.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ti brari s'ke nevojë të shkruash për demonstratat e vitit 1981 sepse hiq pa e thënë, e di që ke qenë ai ,që ke kërkuar, që rinia të vritet dhe të futet burgjeve! Këtë gjë s'ke nevojë ta thuash ngaqë falë atyre demonstratave, e tërë bota e mori vesh që në Jugosllavi çështja nacionale nuk qenka e rregulluar siq duhet!

    Nisemi me statistika

    Gjerë në vitin 1974 po thuajse rrallë kishte ndonjë fabrikë që mund të punësonte ndonjerin por pas këtij viti, u hapen disa fabrika dhe atë për këtë arsye:
    Pushteti Serbë parasegjithash filloj të mendojë për serbët e Kosovës, se si atyre tu ofronte kushte më të mira në Kosovë, për të qëndruar ngaqë nga kushtet e vështira Ekonomike, që gjendeshin në Kosovë serbët filuan të emigronin në drejtim të Serbisë, ku gjenin kushte shumë më të mita, 5x më të mira!
    Atëherë filluan në Kosovë disa Investime, ku së pari u punësuan të gjithë serbët që donin të punonin ( burrë e grua) dhe të cilëve u siguruan kushte jashtëzaonisht të mira! Rrallë kishte ndonjë familje serbe, që s'i kishte dy, tre e ma shumë të punësuar, sikur që rrallë mund të gjendej ndonjë familje shqiptare, që ishte një e lërë të mos flasim për dy të punësuar!

    Sa i përket Universitetit të Kosovës i cili u ndihmua mjaftë shumë nga Profesorët e Tiranës sepse pa ta, zor se do të mund të mbahej në ato vitet e para, përpos stufdentëve shqiptarë, kishte edhe studentë Serbë, malazez e boshnjakë!
    Pra, ky Universitet u erdhë për së mbari edhe vet serbëve sepse tani më ata nuk udhëtonin nga sanxhaku e mali i Zi drejt beogradit por vinin në Universitetin e prishtinës - ku me Bursat që merrnin nga serbia ( studentët serbë) që ishin mjaftë të majme, sa punëtorët shqiptarë në fabrika të ndryshme, ua kishin lakmi.

    Sa i përket Rilindjes ajo ka qenë një gazetë Shqiptare e cila ka qenë përquese e Politikes së Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë apo më më mirë me thënë i Lidjes Socialiste të Popullit Punojës të Lidhjes Komuniste të Kosoves - të cilët kanë qenë themeluesit e kësaj gazete!
    Pra atë punë që ka krye " Zëri i Popullit" në Shqipëri atë punë ka bë " Rilindja" në Kosovë.

    Sa për Botimet që ajo ka bërë, mund të lëvdohet pak a shumë vetëm gjatë viteve 1974 - 1981 ngaqë më herët botoheshin vetëm shkrimtarët serbë dhe ndonjë nga shqiptarët e Kosovës që shkruanin ndonjë Poezi për " gjakpirsin dhe sadistin Tito".
    Nuk është e çuditshme që pas vitit 1990 kur u hapën ufijtë studiuesit nga kosova vrapuan drejt TirANËS për të gjetur libra të botuar, studime dhe të tjera ngaqë akoma në Universitetin e Kosoves studentët mësonin dhe jepnin nga shenimet që merrnin në ligjerata në MUngesë të LIBRAVE në GJUHEN SHQIPE!
    Se çfarë ka qenë " Rilindja" si gazetë përgigjen më të merituar e mori nga POPULLi i KOSOVES që u mbyllë dhe nuk botohet më!

    Populli i dha shkelmin për tërë atë propagandë Jugosllave që bënte kundra populit shqiptarë dhe shtetit të shqiptarëve: Shqiperisë!
    sA PËR ATË SE SI RODHEN NGJARJET QË SHKRUAN MË LARTË jugosllavi brari ( QË TINEZISHTË MUNDOHET TË PARAQITET SI JO SHQIPTARË NGA KOSOVA POR GJHUHA E SHKRUAR SHQIPE ME SHKRONJA JUGOSLLAVE PO JA XHVESHË MASKEN SIKUR SHTETIT TË TIJ TË DASUR QË JU SHKYE E TËRA) NË kOSOVË SI; LUFTA, BETEJAT, ePOPEJA E PREKAZIT, UÇK-JA - S'KA NEVOJË TË LODHEM DHE TË DËSHMOJË ASGJË NGAQË çDO GJË TASHMË DIHET!
    E GJITHA!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 29-10-2008 më 08:02

  10. #50
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    leri llafet..

    jep shifrat..

    derr derr..


    po e vazhdoj un temen..

    ata te shqiperise le te me verifikojne.. ju te kosov ilirides dilni ne tapet e tregoni..

    nje mesues 7-tetvjecareje i kohes se enverit ne shqiperi te enverit.. kishte rrogen mujore.. 5000 ose 6000 leke..
    nje televizor kushtone 40 ose 45 000 leke..
    aq kushtonte dhe nji lavatrice apo frigorifer..

    supozojme se.. mesuesi ja mbrrinte.. para se me dek.. me marr nji autorizim..pra nji leje apo te drejte me ble televizor..prej komitetit.. atij i duhej rroga e 8 ose 9 muajve me ble televizor..

    po tek ju ne kosov e ilirid?

    pergjigjuni e lereni propagand pulatiken ketu..
    shifrat flasin vet..
    Nga aspekti ekonomik , dihet o brari , Jugosllavia ishte fuqi , prinderve tan me par u esht ofru pune ne Gjermani e ne vende tjera te Europes , por te pakt qe kan pranuar , sepse jeta ka qen e njejt me ate te Gjermanise , nje TV esht bler me rrogen e nje muaji , rrogat e larta , cmimet e lira , prinderit tan shtepi kan ndertu me ndoshta 10 vite pun .
    Psh. ne familjen time , TV e radio , automobila , kto i kan pas qysh ne daljet e para ne tregun Jugosllav , kan mund me i ble , te gjith kategorit .

    Por qe sic tha Preng Sherri , ka pas nje politik jo te mir ndaj shqiptareve , sepse gjithmon favorizoheshin sllavet , me leht punsoheshte nje fshatar sllav ne nej fabrik te qytetit , sesa nje qytetar shqiptar. Kjo ndoshta ishte politika e sllavizimit te qyteteve shqiptare , shqiptaret me shum mirreshin me bujqesi e blegtori , edhe ktu kishte te ardhura te mjaftushme . Shqiptaret me se shumti perfituan nga stimulimi i lindjeve te femijeve , keshtu numri i shqiptareve u tre ose katerfishua .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 29-10-2008 më 08:11
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

Faqja 5 prej 29 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •