Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Marie Tuci: “Zoti më dha mëshirën që të vdes e lirë”

    Nga Anila Dushi

    - Martirja e parë shqiptare e kohëve moderne që dha jetën për besimin fetar, do të ishte 22 vjeçarja Marie Tuci, e cila u vra nga regjimi komunist më 24 Shtator të vitit 1950, plot 55 vjet më parë.

    - E mbyllën në një thes së bashku me një mace të tërbuar dhe e goditën me mjete te forta. Kur e nxorën nga thesi ishte transformuar sa nuk njihej. U dërgua në spitalin e të burgosurve në gjendje të mjerueshme e më pas në spitalin civil, pasi ishte falur nga shefi...
    Marie Tuci: “Zoti më dha mëshirën që të vdes e lirë”

    Marie Tuci është mbetet e vetmja femër në listën e 40 martirëve shqiptarë mbi të cilët po kryhet proçesi dioqezan i kanonizimit për lumturimin e tyre. Në bazë të rregullit të kishës për lumturimin kërkohen për secilin dhjetë dëshmitarë që ta kenë njohur, të kenë parë, ose dëgjuar për martirizimin e tyre.

    Marie Tuci ka lindur në fshatin Ndërfushëz te Mirditës më 12 mars të vitit 1928, në një familje fisnike e cila ishte shumë e lidhur me kishën katolike. Ajo studioi në shkollën e mesme të motrave stigmatine në Shkodër, dhe më pas aspiruese për jetën fetare. Në vitin 1946 abat Frano Gjini e dërgoi së bashku me kushërirën e saj, Davida Gjonmarkaj (jeton akoma), si mësuese në shkollën e Mirditës, pasi Maria dallohej për shpirtin luftarak e human, dhe dëshirën për tu transmetuar dije të tjerëve. Në vitin 1946 sistemi komunist ndërmori një sërë masash persekutuese ndaj atyre që ushtronin besimin fetar. Maria i dënoi këto veprime duke u shprehur kundër poshtërimit që i bëhej kishës katolike nga komunistët. Këta të fundit mbyllën urdhrin stigmatin i cili vepronte në Shkodër dhe veri nga viti 1879. U arrestua më 10 gusht 1949, në kohën që si probande pritej t'i bashkohej urdhërit të motrave stigmatine si murgeshë. Pas një raprezalje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës sekretar i partisë komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve së cilës Maria i përkiste. Në të njëjtën ditë u arrestua dhe vëllai i saj, Mark Gjonmarkaj, i cili nuk e pa më as të gjallë, as të vdekur Marien. Në qelinë e burgut nuk hynte drita e diellit, ishte ftohtë dhe me shumë lagështirë.

    Torturat e “shefit”

    Por torturat për Marian lidhen me një emër. Ai ishte shefi i sigurimit të asaj kohe Hilmi Seiti, i cili u magjeps nga bukuria e 22 vjeçares dhe mendoi se mund te abuzonte me të sipas dëshirës, por kur hasi në rezistencën e saj, ai vendosi ta torturonte në mënyrën më çnjerëzore. E mbyllën në një thes së bashku me një micë të tërbuar dhe e goditën me mjete te forta. Kur e nxorën nga thesi ishte transformuar sa nuk njihej. U dërgua në spitalin e të burgosurve në gjendje të mjerueshme, ku nga plagët e marra nuk njihej. Nga spitali i burgut u dërgua në spitalin civil, pasi ishte falur nga shefi, ndërsa vetë ajo nuk dinte se përse falej nga ky shef, pasi nuk kishte bërë asgjë që përbënte faj. Në ditët e fundit që kaloi në spital vizitohej nga të afërmit e paktë, mes të cilave dhe shoqja e kushërira e saj Davida, që punonte si infermiere. Në fillim ajo nuk e ka njohur. Asaj Maria i ishte shprehur se shefi i sigurimit e kishte çuar deri ne fund fjalën e tij ku i kishte thënë se “do të katandis aq sa te mos njihesh”. Vajza e re është shprehur se e rëndësishme për të ishte që Zoti i dha mëshirën që të vdesë e lirë.

    Mbushen 55 vjet nga vdekja e kësaj martireje të kishës, faji i vetëm i së cilës ishte besimi në Zot. Eshtrat e saj gjenden në varrezat e Rrmajit së bashku me ato të babasë së saj. Ndërkohë, mësohet se është drejt fundit proçesi i mbledhjes së dëshmive për kanonizimin e saj. Janë 5 shoqe të saj, përveç Marie Cepit e vdekur gjatë regjimit komunist që e realizuan dëshirën për tu bërë murgeshë vetëm në vitin 1991 - pasi sistemi ateist e ndërpreu probandinën e tyre, por ato kurrë nuk u martuan. Ato janë motër Bulgareski, Kaleta, Pashkja, Kraja dhe Shestani të urdhrit të Motrave Stigmatine në Shkodër. Nëse pas dëshmive të marra, Kisha Katolike do të pranojë kanonizimin, probandja martire Marie Tuci do te jetë kandidatja shqiptare e radhës për lumturim, krahas së lumes Nënë Tereza.

    Kujtime...

    Një e burgosur Olimbi Baruti, e cila ndau qelinë me Marijen dëshmon se nuk kishin ndërresa dhe vetëm një herë të afërmit e Maries u lejuan të sjellin rroba për të, dhe këto ajo i ndau me shoqen e saj. Një tjetër dëshmitare e asaj kohe, Vita Matlia, e cila ndau dy muaj të dënimit me të, shprehej se e vetmja mënyrë per tu ngrohur në qeli ishte përqafimi me njëra-tjetrën.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    13
    Drejt shenjtërimit motër Marie Tuci

    -Një shkrim i Angelo Montonati botuar në revistën italiane “Familja Kristiane”-

    Martirja Marie Tuci vdiç në vitin 1950 në moshën 22 vjeçe prej vuajtjeve që i kanë ndodhur në burg gjatë regjimit komunist. Ajo është e para martire shqiptare e kohërave moderne, e vetmja vajzë në listën e atyre, që patën dhënë jetën për besimin nën diktaturën e egër komuniste. Ajo vajzë e re 22 vjeçare, që përgatitej të vishte rrobën e motrave stigmatinë e kongregacionit franceskan, themeluar nga e veja Fiorentina Anna Lapin, së shpejti prêt të shenjtërohet. Historia e saj është rrënqethëse. Lindur më 12 mars 1928 në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ishte bijë e familjes fisnike të Gjomarkajve, të njohur për mbështetjen e kishës katolike.

    Në vitin 1946 regjimi komunist ashpërsoj persekutimin ndaj cdo lloj besimi, dhe me egërsi të pashoqe ndaj besimit të krishterë. U shpërnda Kuvendi Stigmatin, që ndodhej në vend që nga viti 1879, duke shpërndarë dhe motrat që ishin aty. Maria jepte mësim në një shkollë dhe për këtë reagoj me kurajo për shpifjet ndaj kishës, që kishin nisur me histeri. Më 10 gusht1949 arrestohet nga Sigurimi i shtetit pas vrasjes së Bardhok Bibës. Për këtë vrasje qenë akuzuar shumë familje, në mes të cilëve dhe Gjomarkajt. Dhe përveç Maries, në burg përfundoj edhe i vëllai Marku. Bujtina e saj do të ishte tashmë një qeli burgu pa dritë e ajër, me lagështi e të ftohtë. Olimbi Maruti, një myslymane që kishte ndenjur me të 1 muaj në burg, ka thënë se në këto kushte mizerje nuk mundeshim as me u la. Një tjetër bashkëvuajtëse Vita Matlia, ka rrëfyer se kur bënte shumë të ftohtë, qëndronim të përqafuara që të merrnim e jepnim sadopak nxehtësi njëra-tjetrës.

    “Po unë falenderoj Zotin…”

    Vuajtja më e madhe për Marien pati qenë ajo e provokuar nga torturat në burg nga kryetari i degës së brendshme H. Seiti, i cili i mahnitur nga bukuria e vajzës, mundohej të abuzonte duke e torturuar, por hasi në një rezistenca heroike.

    Maria në qeli lutej vazhdimisht e fliste për Krishtin. Mbahet mend si një nga torturat kafshërore, kur Seiti e pati mbyllur në një thes duke i futur brenda një mace të egër e duke i rënë me shkop përsipër. Kur e nxorën nga thesi ishte bërë copë-copë.

    Një motër stigmatine, që punonte në këtë repart si infermiere nuk e njohu. Maria e thirri me emër t'uej tregue se kush ishte dhe tha: “Falenderoj Zotin që më bani të jem e lirë në ditët e fundit të jetës…”. Vdiq më 24 shtator 1950. Eshtrat e saj gjenden në varrezat katolike të Shkodrës, afër me ato të babës së saj.

    Tashmë është duke përfunduar mbledhja e dëshmive me fillimin e procesit të Shenjtërimit. Me Marien kanë qenë dhe 6 motra të tjera, që përgatiteshin me hy në kuvend.

    Në vitin 1991 kur motrat stigmatine kthehen në Shqipëri, patën kënaqësinë me gjet 5 nga 7 motrat e grupit të fillimit (Marie Tuci e Margarita Cepi kishin vdekur).

    Me shpresën se do të realizohen idealet 5 motrat e tjera u veshën suora e morën votat kishtare. Ato janë motra Giorgina Bulgareci, motra Maria Koleta, Adelajda Pashkja, motra Giuseppini Shestani e motra Roza Kraja. I kemi takuar kohë më pas në Shkodër nën shoqërimin e motër Chiara Pieri, përgjegjëse e delegacionit shqiptar të Kongregacionit.

    Përktheu nga italishtja: Nikollë Toma
    Materiali u mor nga http://www.mirditaonline.net

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Maria Tuci, vajza mirditore

    Maria Tuci, vajza mirditore, simbol i emancipimit e dinjitetit femëror, martire e fesë së krishterë nën regjimin komunist

    58 vjet me pare u nda nga jeta ne nje moshe fare te re, Maria Tuci, vajza mirditore qe u shndërrua ne simbol te emancipimit dhe dinjitetit femëror ne kushtet e nje regjimi te egër diktatorial qe e burgosi dhe e çoi ne rrugën pakthim te vdekjes. 55 vjet me vone Maria Tuci përkujtohet ne Shkodër dhe Mirdite si nje grua dinjitoze qe nuk iu dorëzua epsheve te funksionareve te sigurimit te kohës, ndonëse ishte e mbyllur ne qelitë e errëta te komunizmit. Bukuria e saj vriste sytë e gardianeve dhe njerëzve te pushtetshëm, dinjiteti i saj nxiste dhunën brenda tyre, po Tuci nuk u përkul ne asnjë moment duke i treguar atyre se përtej nje gruaja te re dhe te bukur qëndronte nje grua shqiptare plot dinjitet e bindur ne idealet e veta. Ajo është e vetmja grua qe renditet mes 40 martireve te pare te kishës katolike shqiptare, përkrah emrave te shquar te Vincens Prenushit, Frano Gjinit, Jak Bushatit, Jul Bonatit e të tjerë emrave. Arrestimi i saj erdhi menjëherë pas vrasjes se Bardhok Bibes, sekretarit te partisë se punës për Mirditën. Ishte 10 gushti i vitit 1949.

    Mësuesja e re mirditore Maria Tuci i përkiste familjes se shquar te Gjonmarkajve. Ajo së bashku me të vëllain u arrestuan bashke me te tjerë pas vrasjes se Bibes. Vuajtjet me te mëdha për Marian do te vinin nga shefi i sigurimit te Shkodrës për atë kohe, Hilmi Seiti. i goditur nga bukuria e vajzës, tentoi te abuzoje me te, po ndeshi ne kundërshtimin e ashpër të Maries. Lirinë do e fitonte pikërisht atëherë kur kishte mbërritur dhe fundi i saj për shkak te torturave çnjerëzore. Kur nuk munden ta mposhtnin dot ne krenarinë, dinjitetin dhe idealet e saj ata e futen n` nje thes bashke me nje mace duke e goditur vazhdimisht. Kur e nxirren prej andej, Maria nuk njihej. Dikush e kishte krahasuar me nje larve humane. E dërgojnë ne spitalin e Shkodres ku dhe ndahet nga jeta me 24 shtator te vitit 1950. Nje jete e mbyllur herët mes dhimbjesh dhe torturash pafund, po nje jete e mbyllur me dinjitet ne mbrojtje te besimit fetar dhe nderit. Ajo donte te behej murgeshe, t'i përkushtohej gjithë jetën besimit te saj te Zoti, po nuk mundi. Jetoi ne kohen me te egër të komunizmit shqiptar. Ishte koha e shfarosjes se katolicizmit që përbente nje rrezik te vazhdueshëm për laikun Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Ishte nje kohe e tmerrshme qe pati martiret e vet. Ne qytetin e Shkodrës përkrah 39 priftërinjve qe sot nuk jetojnë me ka nisur procesi i kanonizimit dhe për motër Maria Tucin, te vetmen martire te kishës katolike shqiptare ne diktature. Ajo nuk përfaqëson thjesht sakrificën heroike te nje vajze te re ne mbrojtje te besimit dhe nderit, po përfaqëson gruan shqiptare qe ngre zërin, qe akuzon haptazi prepotencën komuniste kundër atyre qe mendonin ndryshe. Ajo është simboli i gruas qe di te mbroje bindjet e veta dhe t'i shpalose ato pavarësisht rrethanave qe janë kundër saj. Ajo e don dhe respekton lirinë e saj dhe e mbron deri ne fund atë. Refuzon te jete objekt i epsheve, gruas qe rebelohet dhe nuk e pranon ne heshtje abuzimin.

    Marie Tuci është dhe do te mbetet simbol i gruas moderne qe ka idetë e veta dhe i shpreh me bindje ato. Tashme ajo ka hyre ne procesin e kanonizimit dhe ndoshta nje dite Kisha Katolike shqiptare do te këtë shenjtën e vet, ndërsa shoqëria civile shqiptare ka nje shembull te mire te emancipimit dhe dinjitetit femëror, nje shembull heroik deri ne vdekje.

    Marie Tuci: “Zoti më dha mëshirën që të vdes e lirë”

    - Martirja e parë shqiptare e kohëve moderne që dha jetën për besimin fetar, do të ishte 22 vjeçarja Marie Tuci, e cila u vra nga regjimi komunist më 24 tetorit të vitit 1950, plot 58 vjet më parë.

    - E mbyllën në një thes së bashku me një mace të tërbuar dhe e goditën me mjete te forta. Kur e nxorën nga thesi ishte transformuar sa nuk njihej. U dërgua në spitalin e të burgosurve në gjendje të mjerueshme e më pas në spitalin civil, pasi ishte falur nga shefi...

    Marie Tuci është mbetet e vetmja femër në listën e 40 martirëve shqiptarë mbi të cilët po kryhet proçesi dioqezan i kanonizimit për lumturimin e tyre. Në bazë të rregullit të kishës për lumturimin kërkohen për secilin dhjetë dëshmitarë që ta kenë njohur, të kenë parë, ose dëgjuar për martirizimin e tyre.

    Marie Tuci ka lindur në fshatin Ndërfushëz te Mirditës më 12 mars të vitit 1928, në një familje fisnike e cila ishte shumë e lidhur me kishën katolike. Ajo studioi në shkollën e mesme të motrave stigmatine në Shkodër, dhe më pas aspiruese për jetën fetare. Në vitin 1946 abat Frano Gjini e dërgoi së bashku me kushërirën e saj, Davida Gjonmarkaj (jeton akoma), si mësuese në shkollën e Mirditës, pasi Maria dallohej për shpirtin luftarak e human, dhe dëshirën për tu transmetuar dije të tjerëve. Në vitin 1946 sistemi komunist ndërmori një sërë masash persekutuese ndaj atyre që ushtronin besimin fetar. Maria i dënoi këto veprime duke u shprehur kundër poshtërimit që i bëhej kishës katolike nga komunistët. Këta të fundit mbyllën urdhrin stigmatin i cili vepronte në Shkodër dhe veri nga viti 1879. U arrestua më 10 gusht 1949, në kohën që si probande pritej t'i bashkohej urdhrit të motrave stigmatine si murgeshë. Pas një reprezalje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës sekretar i partisë komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve së cilës Maria i përkiste. Në të njëjtën ditë u arrestua dhe vëllai i saj, Mark Gjonmarkaj, i cili nuk e pa më as të gjallë, as të vdekur Marien. Në qelinë e burgut nuk hynte drita e diellit, ishte ftohtë dhe me shumë lagështirë.

    Torturat e “shefit”

    Por torturat për Marian lidhen me një emër. Ai ishte shefi i sigurimit të asaj kohe Hilmi Seiti, i cili u magjeps nga bukuria e 22 vjeçares dhe mendoi se mund te abuzonte me të sipas dëshirës, por kur hasi në rezistencën e saj, ai vendosi ta torturonte në mënyrën më çnjerëzore. E mbyllën në një thes së bashku me një micë të tërbuar dhe e goditën me mjete te forta. Kur e nxorën nga thesi ishte transformuar sa nuk njihej. U dërgua në spitalin e të burgosurve në gjendje të mjerueshme, ku nga plagët e marra nuk njihej. Nga spitali i burgut u dërgua në spitalin civil, pasi ishte falur nga shefi, ndërsa vetë ajo nuk dinte se përse falej nga ky shef, pasi nuk kishte bërë asgjë që përbënte faj. Në ditët e fundit që kaloi në spital vizitohej nga të afërmit e paktë, mes të cilave dhe shoqja e kushërira e saj Davida, që punonte si infermiere. Në fillim ajo nuk e ka njohur. Asaj Maria i ishte shprehur se shefi i sigurimit e kishte çuar deri ne fund fjalën e tij ku i kishte thënë se “do të katandis aq sa te mos njihesh”. Vajza e re është shprehur se e rëndësishme për të ishte që Zoti i dha mëshirën që të vdesë e lirë.

    Mbushen 58 vjet nga vdekja e kësaj martireje të kishës, faji i vetëm i së cilës ishte besimi në Zot. Eshtrat e saj gjenden në varrezat e Rrmajit së bashku me ato të babasë së saj. Ndërkohë, mësohet se është drejt fundit procesi i mbledhjes së dëshmive për kanonizimin e saj. Janë 5 shoqe të saj, përveç Marie Cepit e vdekur gjatë regjimit komunist që e realizuan dëshirën për tu bërë murgeshë vetëm në vitin 1991 - pasi sistemi ateist e ndërpreu probandinën e tyre, por ato kurrë nuk u martuan. Ato janë motër Bulgareski, Kaleta, Pashkja, Kraja dhe Shestani të urdhrit të Motrave Stigmatine në Shkodër. Nëse pas dëshmive të marra, Kisha Katolike do të pranojë kanonizimin, probandja martire Marie Tuci do te jetë kandidatja shqiptare e radhës për lumturim, krahas së Lumes Nënë Tereza.

    Kujtime...

    Një e burgosur Olimbi Baruti, e cila ndau qelinë me Marijen dëshmon se nuk kishin ndërresa dhe vetëm një herë të afërmit e Maries u lejuan të sjellin rroba për të, dhe këto ajo i ndau me shoqen e saj. Një tjetër dëshmitare e asaj kohe, Vita Matlia, e cila ndau dy muaj të dënimit me të, shprehej se e vetmja mënyrë per tu ngrohur në qeli ishte përqafimi me njëra-tjetrën.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    PROUD TO BE MUSLIM
    Anëtarësuar
    20-08-2007
    Vendndodhja
    TIRANA,ALBANIA
    Postime
    49
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin

    VETEM SE RESPEKT PER TE TILLA FEMRA QE VERTET E MERITOJNE FJALEN "BURRNESHA".

    PROUD TO BE MUSLIM.
    JAM KRENAR QE JAM MUSLIMAN.

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Permbledhje dua te zgjedhura
    Nga Nur_11 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 08:09
  3. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •