Siria dėnon sulmin e pretenduar amerikan.
Siria thotė se katėr helikopterė amerikanė kanė kryer njė sulm mbi njė fshat tetė kilometra brenda territorit nė kufi me Irakun.
Ministria e Jashtme siriane tha se tetė civilė u vranė nė sulmin qė duket se kishte nė shėnjestėr njė kantier ndėrtimi.
Siria ka protestuar ndaj diplomatėve amerikanė nė kryeqytetin Damask pėr atė qė e quajtėn "njė veprim agresiv".
Nuk ka patur asnjė koment zyrtar nga autoritetet amerikane.
Nėse pretendimet e sirianėve vėrtetohen, ky ėshtė i pari inkursion amerikan nė territorin sirian prej Irakut.
Ai vjen nė kohėn kur administrata e Bushit po i afrohet pėrfundimit tė mandatit dhe kur aleatėt evropianė si Britania dhe Franca janė duke u pėrpjekur tė zgjerojnė lidhjet e tyre me Damaskun.
Cilėtdo qofshin faktorėt ushtarakė lokalė tė pėrfshirė nė kėtė operacion, do tė ishte e paimagjinueshme tė mendohej se njė inkursion nė Siri nuk do tė kishte nevojė pėr njė vendim politik tė nivelit tė lartė.
Lėvizjet e kryengritėsve dhe luftėtarėve tė huaj nga Siria nė Irak, kanė qėnė prej kohėsh njė mollė sherri mes Damaskut dhe Uashingtonit.
Argumenti amerikan ka qėnė gjithmonė se sirianėt nuk po bėjnė sa duhet pėr tė kontrolluar kufirin.
Sirianėt nga ana e tyre kanė reaguar se janė fajėsuar nė mėnyrė tė padrejtė pėr trazirat brenda Irakut qė nuk janė shkaktuar prej tyre.
Duke lėnė mėnjanė dallimet e tyre pėr Irakun, Uashingtoni e sheh Sirinė si shumė miqėsore me Iranin dhe qė nuk i ndihmon Libanit.
Mes dy qeverive, ka patur kontakte tė nivelit tė lartė; Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice ėshtė takuar me ministrin e Jashtėm sirian Walid al-Muallem, kur merrnin pjesė nė punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė disa javė mė parė, por kėto bisedime nuk sollėn ndonjė ngrohje.
Nė Evropė presidenti i Francės, Nicolas Sarkozy drejton pėrpjekjet pėr ta nxjerrė Sirinė nga periudha e marrėdhėnieve tė ngrira.
Por administrata e Bushit ka qėnė e qėndrueshme nė politikėn pėr tė mos zhvilluar bisedime me Sirinė derisa - siē shprehen amerikanėt, - Siria tė luajė njė rol mė pozitiv nė rajon.
Tani qė administrata e Bushit po i afrohet pėrfundimit tė mandatit, njė inkursion ushtarak amerikan mund tė jetė si njė plumb lamtumire kundėr sirianėve.
Ėshtė e qartė se nėse senatori Barrack Obama vjen nė krye tė Shtėpisė sė Bardhė, kėshilltarėt e tij kryesorė janė nė mesin se atyre qė janė pro bisedimeve me Damaskun pėr njė seri ēėshtjesh.
![]()
Krijoni Kontakt