Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389

    Dr. Mentor Çoku - Ideali im është Lidhja e Prizrenit

    Dr. Mentor Çoku - Ideali im është Lidhja e Prizrenit

    Viset e Maqedonisë shqiptare kanë dashur gjithmonë përmallshëm t’u bashkohen atyre të trungut amë. Banorët e këtyre trojeve etnike,këta besimtarë të unitetit kombëtar, duke dashur të mos u binden trilleve të fatit historik, kanë luftuar me pushkë dhe penë për të kundërshtuar Londrën e vitit 1913, për t’iu bashkangjitur vëllezërve të tyre. Në këto përpjekje vigane, dhjetra herë më të madhe se mundimet e Sizifit së lashtë, janë edhe jeta e vepra e Dr.Mentor Çokut.

    Lindi në Elbasan më 1914. Ende pa mbushur motin së bashku me të ëmën, shkuan në Ohër. Pat qarë e qeshur në ate derë bucare, e cila decenie më parë ish ngritur në lartësitë e këngës prej trimërive të gjyshit të tij Iljaz Pashë Dibra. Pat ecur nëpër ato gurë të sokakut nga merrnin udhë të largët trimat e nisnin të këndonin grykat e armëve. Iljaz Pashë Dibra, ishte dhe mbetet prej furtunave të maleve të Dibrës. Ai luftoi një jetë të tërë në krah të burrave të tillë si Abdyl Frashëri, Ymer Prizëreni e Sulejman Vokshi duke ndriçuar jo vetëm nderin dhe krenarinë e vet, por krejt Dibrës dhe Shqipërisë.
    Ndërsa i jati i Mentorit, Hamdi Bej Ohri, do të njihej në gjithë vilajetin e Manastirit jo vetëm për atdhetarinë, por edhe trimërinë e tij. Në bashkëpunim të ngushtë me nijazi Resnjën, Said Najdenin, Bajo Topullin, Gjergj Qiriazin etj, Hamdiu do të vendosej në vitet e para të shekullit të njëzetë, në radhët e burrave që formuan komitetin e fshehtë të Manstirit. Si rallëkush në ato kohëra, Hamdi bej Ohri do t’i kundërvihej politikës mashtruese të turqve të rinj, të cilët deri sa muarën pushtetin nuk lanë premtim pa bërë, ndërsa më tej, nisën të shkelin me zjarr dhe me hekur çdo nismë shqiptare për dije dhe përparim. Në të gjitha tallazet që kalonte Shqipëria, edhe atëherë kur u coptua tragjikisht nga Fuqitë e Mëdha, në vitin 1913, Hamdi Bej Ohri, dijti të mbajë të ndezuara për një të ardhme sa më të lumtë për atdheun e vet, të mbledhur në kufijtë etnike – arbërore. Këtë mesazh, ai ua përcolli edhe fëmijëve të vet, ku veçmas në vetëdijen e Mentorit të vogël, ky mesazh la gjurmët e veta të pashlyeshme. I betuar deri në vedekje për lirinë e krejt viseve shqiptare, Hamdi Bej Ohri do të luftonte me armë në dorë, mal në mal të Dibrës si ndaj hordhive të Sulltanit ashtu edhe ndaj synimeve aneksioniste të serbo-sllavomaqedonasve e bullgare. Pikërisht në këtë udhë, do të ecte më pas edhe i biri mentori, i cili duke trashëguar virtytet e rralla të gjyshit e babait të vet, që në rininë e tij, përkrahu thellësisht idetë nacionaliste.
    Mësimet e para Mentor Çoku i merr në Ohër, i cili, në vitet 20 të të shekullit të kaluar ende ruante diçka nga madhështija e viteve të shkuara. Ai do të dallohej aty për dashurinë e madhe për dijet dhe veçmas do të ishte i interesuar për gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë së tij, në krejt viset etnike. Më pas në vitet 1925-1928, vazhdon shkollën e mesme në Beograd, ku jeta e tij merr një tjetër përmasë, ate të shqiptarit me shpirt të kulluar por edhe të vendosur për të kërkuar të drejtat e veta. Në Beograd mban lidhje të drejtëpërdrejta me atdhetarin tjetër të shquar Rauf Fiçon, i cili në ate kohë ishte Ambasador i qeverisë shqiptare në Jugosllavi. Natyrisht edhe me nxitjen e Raufit, Mentori së bashku me dhjetar gjimnazistë shqiptarë në beograd, krijon “shoqërinë e djelmërisë për të drejtat e shqiptarëve” në thelb të së cilës parashihej lufta me mjete diplomatike dhe politike për arritjen e të drejtave të shqiptarëve. Në vitin e fundit të gjimnazit, kur protestat e kësaj shoqërie i patën kaluar kufijtë e Beogradit dhe po diskutoheshin në Paris e Gjenevë, Mentor Çoku pushohet nga shkolla pa të drejtë për t’u rikthyer më në beograd. Kthehet sërish në Ohër dhe me disa provime plotësuese ka arritur në Shjqipëri të marrë dëftesën e gjimnazit. Duke qenë se rrezulltatet në mësime i ka patur tejet të larta, me ndihmën e pakursyer të prindërve (nëna e Mentorit ka qenë prej familjes së njohur të Toptanasve) shkon në Milano dhe fillon studimet në Fakultetin e Drejtësisë. Edhe këtu ndjenjat atdhetare të birit të Ohrit nuk do të mungonin. Në shoqërinë e dhjetar bijve të tjerë të shqiptarisë, juristi i ardhshëm, Mentor Çoku, do të debatonte me pedagogët e vet italianë, lidhur me disa të drejta legjitime të kombit të vet. Ka qenë viti 1935 ku Mentor Çoku le Milanon dhe shkon pranë familjes dhe miqve të vet në Ohër. Ndërsa urtësia ka qenë tipari karakteristik i tij, Mentori e ka pritur i revoltuar pushtimin Italian të 7 prillit 1939. E vërteta është se qenë ditët e para të ardhjes në Shqipëri qeveria italiane bëri çmos të shtinte në dorë pikërisht intelektualët shqiptarë që patën mbaruar studimet atje. Dhe nëse në ndonjë rast, ia arriti qëllimit, tek pjekuria dhe dinjiteti i Mentor Çokut, kjo manovër italiane dështoi plotësisht. Biri i Ohrit kishte një qartësi të mahnitshme për rrjedhat e ngjarjeve ndaj nuk e humbi askurrë shpresën. Në fillim të vitit 1943, kontaktet e tij me nacionalsitët e Kosovës, Maqedonisë shqiptare dhe atyre të shtetit amë, sa vijnë e shpeshtohen. Duke lënë menjanë avokatinë, Mentor Çoku bëhet organizator i formacioneve luftarake nacionalsite në Ohër, Strugë e Manastir. Ka qenë kjo arsyeja që ai zgjidhet si delegat i këtyre trevave në Lidhjen e Dytë të Prizërenit në vjeshtën e vitit 1943. Fjala e tij në disa tubime të kësaj Lidhjeje, në Prizëren, u dëgjua me vëmendje të madhe jo vetëm pse sillte atje trazimet politike në Ohër, Strugë e Manastir, por sepse parashihte trazime akoma më të mëdha në të ardhmen. Zëri i Mentor Çokut, u ndje ashpër sidomos në ngritjen sa më shpejt të formacioneve luftarake që do të vireshin në shërbim të kësaj Lidhjeje. Ata që kanë dëgjuar gjykimin e drejtë të Mentor Çokut në këto tubime, asesi nuk kanë harruar shprehjen proverbiale të tij “Partia ime është Lidhja e Prizërenit”. Tek ky simbol i bashkimit të forcave shqiptare, ai parashihte të vetmen mundësi të shpëtimit të kombit të vet, nga sllavomaqedonasit e rinj dhe të vejetër.


    ...........................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-01-2010 më 21:28

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Në parllamentin shqiptar të viteve 1943-1944, Mentor Çokun e shohim të kandidojë si përfaqsues i popullit të tij. Ai e fiton këtë të drejtë ngase treva e Ohrit e pat kuptuar shpirtin demokrat të birit të vet, vendosmërinë dhe guximin e tij për ta përfaqsuar denjësisht në parlament, si edhe ëndrrën e lashtë për Shqipërinë etnike. Ndonëse ngjarjet do të rrokulliseshin në një shpejtësi maramendëse dhe ai parlament me përfaqsues nga krejt viset etnike shqiptare i pati ditët e numëruara, fjala e Mentorit si kryetar i grupit parlamentar të Maqedonisë shqiptare, pati jehonë të madhe.

    Në qershor-tetor 1944, Mentor Çoku në bashkëpunim edhe me nacionalistët e tjerë organizon formacionet luftarake në Ohër-Strugë, me ç’rast do t’u kundërviheshin çetnikëve serbo-sllavomaqedonas. Disa prej këtyre formacioneve, zhvilluan luftime edhe ndaj ushtrisë bullgare e cila pas kapitullimit të Italisë, pat deklaruar se do të arrinte deri në Ohër, sipas teorive të “Bullgarisë së Madhe”. Influenca e Mentorit në organizimin e këtyre formacioneve nacionaliste në Ohër-Strugë ishte tejet e madhe edhe në një rrafsh tjetër. Kjo lëvizje mundi të shmange edhe ndonjë konfrontim që nacionalçlirimtarët shqiptarë, donin të relizonin në popullin e këtyre trevave. Falë pjekurisë dhe aftësive organizative të Mentor Çokut, i cili komandonte forcat nacionaliste, në Ohër dhe Strugë, komunistët nuk mundën të formaojnë asnjë çetë partizane. Më tej, kur aradhat partizane shqiptare, të drejtuara nga Hoxhët e Mugoshët, u lëshuan si lukuni ujqish në trevat e Maqedonisë shqiptare, Mentor Çoku mendoi se rezistenca do të ishte tejet e vështirë dhe mund të sillte rrjedhoja fatkeqe për shqiptarët. Parashikimi i tij u realizua, vite më pas. Është kjo arsyeja që Mentori shkon në Shqipëri dhe në nëntorin e vitit 1944, së bashku me Mid’hat Frashërin, Hasan Dostin, Bato Rexhibin, Faik Qukun, Vasil Andonin e dhjetra nacionalsitë të tjerë të shquar, merr rrugën e mërgimit.

    Fillimisht në Itali, vazhdon të plotësojë studimet. Mendja nis të punojë por gjithsesi mendaj e tij do të jetë në vendlindjen e dashur e shtypur prej serbo-sllavomaqedonasve dhe në Tiranën e okupuar nga komunizmi, ku kishte vetëm vajzën e tij. Ndiqte me vëmendje të madhe ngjarjet atje duke jetuar përditë me shpresën e madhe për t’i parë trojet amtare të bashkuara dhe të ngrohura prej diellit të demokracisë. Duke dashur të bëjë diçka për bashkëatdhetarët e vet, falë aftësive komunikative dhe popullaritetit që gëzonte, viret në krye të disa shoqatave bëmirëse dhe mbledh ndihma të ndryshme për Shqipërinë. Shkon edhe në ambasadën shqiptare në Romë dhe u tregon për këto ndihma të m¨dahja, por përgjigjja prej hekurave të asaj ambasade komuniste, është mjaft cinike ; “Populli shqiptar jeton me mirëqenie të plotë dhe nuk ka nevojë për lëmoshat e kapitalistëve !!” Por kjo nuk e deziluzoi aspak Mentorin. Nëpër shtypin italian të kohës ai jep të dhëna të sakta se si jetojnë shqiptarët duke u përpjekur të demaskojë regjimin komunist të Tiranës, duke u përpjekur të flasë hapur mbi fasadat socialiste “të lumturisë” shqiptare. Në shtëpinë e tij, por edhe në zyrën e tij në rrugën “Korso Trieste”, tashmë do të hynin e dilnin dhjetar emigrantë shqiptarë. Mentor Çoku ndërmjetsonte në organizmat përkatëse të trajtimit të refugjatëve dhe bënte ç’ish e mundur të lehtësonte sadopak barrën e vuajtjeve për bashkëatdhetarët e vet.

    I përkushtuar pas konfesionit mysliman, Mentor Çoku do të ishte në vitet 1970-1980 një prej ideatorëve kryesorë të ngritjes së një xhamie në një nga sheshet e Romës. Në krye të komunitetit mysliman për Europën Juglindore, biri i Ohrit do të bënte ç’ish e mundur që çështja shqiptare të diskutohej në rrethet më të larta të diplomacisë perëndimore e lindore. Tepër i ndjeshëm e tolerant, ai nuk do të nisej askurrë prej mentaliteteve të vjetëruara por do të kërkonte rrëzimin e komunizmit në Shqipëri me ndihmën e gjithkujt. Falë autoritetit dhe përkushtimit të tij, në vitet e 80-ta në Romë, do të ngrihej xhamia e madhe dhe aq e bukur e paisur me të gjitha ambijentet e duhura. Në këtë xhami do të vinin myslimanët nga e gjithë bota duke uruar me ngazëllim pos të tjerave, edhe birin e Ohrit, Mentor Çokun e dashur e trim.

    Me besimin e patundur se një ditë komunizmi do të shporret nga Shqipëria, Mentori me të gjithë vitet në supe, punoi plot përkushtim ndaj çështjes sonë kombëtare. Ai ndoqi me vëmendje jo vetëm zhvillimet në Shqipëri por edhe veprimtarinë nacionaliste në diasporë duke u përpjekur kurdoherë të jetë një urë bashkimi për ta. Mjaftë nacionalistë shqiptarë, kujtojnë se kur vinin në shtëpinë tij, ishin përgaditur të shanin e cirreshin për njerën apo tjetrën padrejtësi që dikush u pat bërë. Por në bisedime me Mentorin e qeshur, fjalët sikur zbuteshin. Në prani të tij, ai s’lejoi askurrë të shahej ndonjë shqiptar, shpirti i tij i butë dhe i kulluar ishte mbushur tejpërtej me shqiptarizëm. ( Më se e vërtetë ,mendimi im kepi )

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Në vitet 1992-1993, ai shkon në shtetin amë disa herë. Shamllet me të bijën që e pat lënë foshnjë, me miqtë e të afërmit, duke u kujtuar me ç’rast edhe bisedat e lëna në mes, në nëntorin e vitit 1944. Ai pritet nga personalitete të larta të së djethtës shqiptare, intelektual të tiranës dhe Ohrit e Dibrës. Në një prej intervistave të dhëna në shtypin shqiptar të atyre viteve, lidhur me çështjen shqiptare, ai do të shprehej tekstualisht ; “Unë kam një bindje personale që nuk ka të bëjë hiç me politikën, dhe përsëris me të madhe se çështja shqiptare në Ballkan asht fitueme. Asht e fitueme për një arsye. Jo aq për meritën e shqiptarëve të 1913-ës, por të Kosovës dhe Shqiptarëve të maqedonisë që kanë mbërri koshiencën kombëtare, ndërgjegjen kombëtare”. (Gazeta “Daradania” nëntor 1993 ).

    Me mendimin e ndershëm për simbolet e shtrenjta të shqiptarëve, Mentor Çoku, do të mbante në tavolinën e punës, në zyre, por edhe në ambijentet e shtëpisë, flamurin tonë kombëtar. Në duart e tij, ai flamur do të valvitej në mjaft tubime paqësore në decenie me radhë, atëherë kur në emër të nacionalsitëve shqiptarë në mërgim, kërkohej liria e shqiptarëve të rrethuar prej telave me gjëmba. Lidhur me këtë simbol, pyetjes së një gazetari në Tiranë, atdhetari Mentor Çoku do t’i jepte këtë definicion ; “Përse populli ynë, më i lashti në Ballkan dhe Evropë, të mos prezantohet me shqiponjën e vërtetë të heroit tonë kombëtar, simbol që rrjedh dhe trashëgon lashtësinë prej dhjetra shekujsh përpara vetë Skenderbeut ? Sot kur fatmirësisht këtë simbol e kemi në duart tona, të zbuluar dhe të verifikuar, një mendim tjetër mendoj se është i palogjikshëm, anakronik dhe si i tillë nuk mund t’i qëndrojë kohës”. ( Gazeta “Republika” më 25 nëndor 1993 ).

    Është me vend të kujtojmë se Montor Çoku, në këto vite u përpoq deri në sferat e larta të diplomacisë evropiane, lidhur me marëdhëniet shqiptaro-italiane. Duke u mbështetur në tradicionin e tyre, kurdoherë në takime, biseda e intervista, ai u tërhiqte vëmendjen miqve të tij, diplomatë të shtetit amë, sidomos në marëdhëniet që ata nisën të ndërtojnë me fqinjët antishqipatrë, greg e sllavomaqedonas. Mendimi prioritar i tij mbetet ai, se rruga e Shqipërisë për në Europën perëndimore do të kalojë nga Italia, është i drejtë apo jo ky mendim, koha le ta gjykojë. Sidoqoftë emri i Dr. Mentor Çokut, do të bëhet i njohur për shumë shqiptarë në replikat e shumta të shtypit shqiptar në vitet 1993-1994, atëhrë kur dikush pat “zbuluar” se në vitin 1991, ky kishte ftuar dhe kishte ngrënë një darkë me zotërinjë Sali Berishën, Fatos Nanon dhe Aleksandër Meksin të cilët më pas u bënë protagonistë të politikës shqiptare. Mjaft prej gazetarëve të Tiranës, asaj kohe hodhën idenë absurde se pikërisht në praninën e mentorit ishin nadrë rolet pozitë-opozitë dhe për më tej, ishin caktuar edhe kolltuqet e ministrave. Por e vërteta qëndronte krejt ndryshe.

    Lufta politike në Shqipërinë postkomuniste, ishte tejet e avancuar dhe mentaliteti i qytetarëve të shettit amë, nuk e pranonte lehtë që shqiptarët e barakidave të kundërta të uleshin së bashku me një tyrezë. Prandaj, duke mos patur besim në prononcimet e liderve të tyre, të majt e të djethtë, tifozërisht, iu vërsulën “enigmës” Çoku, a thua se ai mbante çelsat e ardhmërisë shqiptare. Por Mentori me qetësinë dhe buzëgazin e tij, iu përgjigjej thjeshtë këtyre hamendjeve ; 2Atë natë në Romë u bisedua rreth gjendjes në Shqipëri dhe zhvillimeve në të ardhme. Të gjithë ne, këtë e bëjmë sidomos në tri vitet efundit, në çdo kohë në në çdo vend. Por biseda në darkën e përmendur, ishte vetëm një shkëmbim i lirë mendimesh, i painstitucionalizuar, që nuk përfaqsonte angazhime. Prandaj nuk mund të bëhej fjalë për marrëveshje”. ( Gazeta “ Republika “ më 17 nëntor 1993 ).
    ........................

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    I tillë i pastërt në shpirt, do të mbetej Mentor Çoku, deri kur zemra e tij pushoi së rrahuri në majin e vitit 1996. Vajza e tij Valbona, ajo që vuajti rininë e saj nëpër kampet famkeqe të punës në Shqipëri, e përbuzur prej diktaturës komuniste, tregon me mall se si ditën efundit të jetës së vet, Mentori kishte qenë tejet i lumturNpërmjet valëve satelitore, ai pat ndjekur në studion e vet, një protestë të fuqishme që ne shqiptarët në Zvicër patëm organizuar për lirinë e Kosovës. Kjo protestë, fjalët ezjarrta dhe hymni shqiptar i kënduar në Bern, e patën entuziazmuar Mentorin tonë, i cili i kish thënë të bijës, Valbonës, fjalët e mbrame ; “Kosova jonë do të lirohet shpejtë, endoshta pas kësaj i vjen radha Maqedonisë shqiptare” E sikur Mentori, ky birë trim i Maqedonisë shqiptare të jetonte do të shihte se Sharri e Karadaku e dhanë kushtrimin e lirisë ata filluan t’iu përgjigjen amaneteve të varreve që na mësuat dhe edukuat drejt rrugës “Ja Liri , Ja Vdekje “.

    Ajo udhë e gjatë, e vështirë e shqiptarizmës, e filluar në vitet 40-ta të shekullit të kaluar, mbyllej me epilogun e lumtur të Shqipërisë pa diktatorë e tiranë, pa komunistë e murtaja të tjera sllave. Andaj edhe shpirti i tij shkonte i qetë në paqën e amëshuar.


    ================================================== ================






    E gjeta këtë shkrim ( mbi Dr. Mentor Qokun ) rastësisht në një forum tjetër ( EDSH.org ) dhe më ktheu mbas memorinë time për 21 vjetë që pata rastin të njohtohem me këtë njeri :- Dibran ,Elbasanli e Ohërli ,me një fjalë Shqiptar i përgjithshëm .Bash nipi i parë i Ilaz Pashë Dibrës - kryetarit të parë të Qverisë Shqiptare të dalur nga Lidhja e Prizrenit .

    Duke qenur si pjesëmarës në zhvillimet torbulence shoqërore në Kosovë që në ditën e parë të demostartave në Menzën e Studentëve e deri ditën e 3 Qershorit të vitit 1987 ,mu v;shtirsua pak sa jeta ,për ç'kak edhe hika dhe e lashë vendlindjet time ,e si stacion të parë pata Italinë .
    Aty njoha dhe ish të ndjerin e nderuar Dr. Mentor Qokun - rahmet pastë .

    Si mërgimtar i ri ,normalisht që do përqëndrohesh aty ku mblidhen shqiptarët më së shumti ,dhe ai vend ishte mu afër qendrës të Romës - në anë të djathtë të stacionit Roma Termini si nja dhjetë minuta udhëtim në këmbë .

    Po ,ai vend ishte hotel ku në të njetën kohë banonin edhe rufegjatë të bllokut komunist .
    Por kafeaneja e atij hoteli sundohej nga shqiptarët .
    E keqja ishte se gati të gjitha ata shqiptarë ishin hajdutë që kryenin veprimtarinë e tyre prej Trieshte deri në Napoli .
    Aty kam ndëgjuar gjëra që mendja e njeriut nuk i paramendonte ,aty kamë parë lloj karekteresh e moralesh , lloj lloj sjellshej ,qëndrimesh e veprimesh .

    Unë vetëm ndëgjoja dhe çudetesha se sa e i prishtë dhe i keq qenka truri njerzor .Kur isha aty, bisedoja rallë -vetëm kur më pyeste dikush për diçka .
    Kështu kaloi muaji i parë i imi në emigrim ,derisa një ditë më parqitet njeri prej tyre me emër e mbiemër të vetin origjinal si N.B. nga Livadhia e Strugës .E kisha para edhe disa herë të tjera aty këtë njeri.
    Në dukje dukeshte si njeri babaxhan .

    Më pyet kush jem e nga jem . Për emër e rejta me thanë të drejtën ,se aty kishte edhe udb-sha e sigurimsa sa të duash .
    Kur ai më kërkon të dalim jashtë me hecur- shëtitur pak .
    E pranonoj propozimin por me një kusht që të mos largohemi shum nga hoteli se nuk e njihnja mirë Romën .
    Më premon që jo ,dhe dalim .

    Fjal e parë që ma tha ishte :-
    Më rejte se të quajnë ashtu siç më the ,por të quajnë Shefqet Marku dhe je nga Dibra .
    Woow ,u habita se si ai më kishte mësuar emrin tim .
    I them ,kush të paska rejtur ti ashtu për emrin tim .
    Më thotë ,Shefqet leri muhabetet se unë dij gjithçka për ty , po hajde se do shkojmë në një vend që do më jeshë mirënjohës gjithë jetës ,dhe besoj se kurrë më nuk ke për të shkelur dyert e këtij hoteli faqezi ,pas kësaj vizite .
    Dhe më thotë ;- mentaliteti tënd, qëndrimi tënd,karakteri tënd e morali tënd , për sa kam parë unë nuk është për ate qerdhull hajdutësh .

    I the mirë po shkojmë, por a bën me e ditur se ku shkojmë .
    Më thotë do shkojmë tek një Dibran por që e mban vetën edhe për Ohërli dhe Elbansanli .
    Unë kujtohu e mednohu se kush mund të jetë ky njeri ,nuk munda ti bij për fije .
    Nga hoteli muarëm rrugën pak si në të majtë ( unë regjistroja rrugën me çdo kuotë që mundesha ,për ta mabjtur mend ) dhe kur dualëm në rrugën “Corso Trieste” që në rielef ishte pak sa teposhtë .

    Si hecëm nja pesë minuta ,ja na ndalën para një ndërtese dhe më thotë ,këtë zotninë që do e takojmë e quajnë Mentor Qoku .
    Atëherë mu kujtua se në një fshat të Dibrës Klloboçishtë ( që është në Shqipëri ) jetojnë këta Qoket .

    Hymë mrenda dhe aty ishte vetëm sekretari i Zot. Mentorit .
    Ai na drejtoi në zyrë dhe na tha se menjëherë do vjenë Zot. Mentori .
    Vërtet pas dy minutash ja erdhi Zot. Mentori .
    Na priti aq përzemërsisht dhe aq ngrohtësisht ,sikur prindi që pret fëminë e vetë të kthyer pas kush e din sa vitesh mërgim .

    I. B. i tha Zot.Mentor Qokut .
    Zotni ,të pata premtuar se do të të njohtoj me një njeri që mund të bisedosh e të meresh vesh si njeri për gjithçka ,por gjithashtu është njeri që rrënjët një pjesë i ka Ar e tjetrën pjesë Argjent .
    E ai njeri është ky , dhe quajnë Shefqet Marku dhe është nga Dibra .

    Zot. Mentori u çua përsëri në këmbë dhe më përqafoi edhe njëherë dhe më tha u bëmë dy Dibranë të paktën që mund të qajmë hallet .
    Atë kohë ,I .B. kërkon falje dhe del .

    Filluam bisedën e ndejtëm deri në ora 6 mbasdite duke biseduar .
    Ishte kënaqsi të ndëgjoje historinë tonë jashtë asaj të shkruar nga kuqaloshët .Ishte njeri fjalë ëmbël,me zë të kumbueshm e pa ton .
    ...............................

    Më kujtohet njëherë e tensionum paksa muhabetin ( në faktë unë e tensionova ) në një bisedë kur flisnin për katër majorët e parë Shqiptar me Akademi Ushatrake të mbaruara jashtë Shqipërisë ( Austri dhe Itali ) :-
    Preng Pervizi, Hysni Dema , Muharem Bajraktari dhe Fiqiri Dide për marëdhëniet e tyre me Ahmet Zogun si Mbret i Shqipërisë .

    Më tha që jam gabim ,shkaku se nuk kam informacion të mjaftueshëm për ata dhe për ate kohë .
    Unë këmbëngula në mendimim tim dhe ashtu e lamë atë bisëdë .
    Por diku pas nja tre viesh këtu në Amerikë më dualën fjalët e Zot. Mentorit të sakta .


    ...........................
    E pata bërë si punë orari , çdo të mërkurë shkoja dhe e vizitoja se atë ditë ishte pak sa ma i lirë nga puna . Me ate njeri ,siecili takim ishte më i ngrohtë dhe më i ëmbël se i pari . Çudi ishte puna e atij njeriu .

    ...........................
    Njëherë tjetër ,duke biseduar me Zot. Mentorin më thotë ;- Shefqet a ke qef ta vizitosh Parizin .
    I them e kam vizituar para 14 vitesh ,kur isha në shkollë të mesme .
    Po tjetër kund a ke qenur ;- i them po ,gati në të gjithë europën .


    Kur ja ,kur shkoj ta vizitoj pas nja dy jvësh ai nuk ishte aty .
    Sekretari i tij më thotë që të vij javën e ardhshme se sin. Mentori është në Francë momentalisht .

    Njese ,javën e ardhshme shkoj dhe e vizitoj .
    Kur u takuam ,ishte shum shum i gëzuar dhe i kënaqur ,ftyra i qeshte . Unë mendova se mos ndoshta rashtësisht ka biseduar me vajzën e tij në Shqipëri pas aq vitesh .
    Pasi u pyetëm se si jemi e qysh jemi , i them :- Zot. Mentor më falni që po ju pyes ,por diçka sot keni emocione .
    Më thotë :- Shefqet ku mos qenur i gëzuar kur javën e kaluar e Ngritëm Përmendoren e Heroit tonë Kombëtar në Paris .
    E urova dhe ma uroi ,dhe u përqafuam si dy fëmijë së bashku .
    I ridhnin lotët nga gëzimi dhe e falemderonte shum ,për punën e palodhur që kishte bërë Zot. Genc Shllaku në Paris për të vënë Heroin tonë Kombëtar midis Parisi .

    ....................

    Zot. Mentor Qoku vërtet ishte njeri GJITHË - SHQIPTAR .


    Ishim duke ndejtur një pasdite në zyrën e tij ,kur ja po vijnë nja dy djemë nga ajo çerdhja e urithave - nga ai hoteli ku vegjetonin ata hajdudët ,dhe i kërkojnë që të bisedojnë vetëm .

    Zot.Mentori iu thotë ,jo ,flisni çka kenë për folë ,se kyështë njeriu im .

    Kur ja ata i kërkuan ndihmë Zot. Mentorit për tiu ndihmuar për tua nxjerur një shokun e tyre nga burgu .

    Iu premtoi se do iu ndihmon dhe ata shkuan .

    I them , Zot. Mentor ,çka ngatëron vetën me këta rrugaçë .
    Ma kthen :- Shefqet ,ne jemi shum pak në numër që të bëjmë ndarje në të mirë e në të këqij .
    U habita dhe nuk fola më .

    .........................................

    Një rast tjetër .
    Shkoj në Firenze për tatakuar një mik nga gjyshi ( Baba i nënës ) .
    Ai industrial ,jo ku me ditëse çka ,por pasanaik po .
    Tek ai mik, u nisa pas disa bisedave dhe një libri që ma kishte dhënë Zot. Mentor .
    Kur shkoj atje dhe ai nuk më pranon nga friga se mos ndoshta do i bëj ndonjë antentat .I telefonoj Zot. Mentor Qoku në Romë .
    I them ,ky nuk qenka miku i gjyshit tim , qenka frikacak.
    Më pyet zot. Se prej ku paraqitem ,ia tregoj emrin e lokalit kur ja ,pas dy minutash hyn ai zotnia I.N. në lokal me sytë e të gurdulluar duke shiquar nëpër lokal .
    E njoha nga ftyra se ishte Ai që kërkoja .Ftyrë Shqiptari .
    Iu drejtova drejt për së drejti në italisht ,mendova që ta ndëgjojnë edhe të tjerët aty ,se mos po i bije të fikët - alivani nga friga .
    Nuk ndejta shum ( vetëm 10 minuta krejtësisht ) , nuk më pëlqeu si tip ,dhe ktheva për Romë menjëherë .
    I Zot. Mentorit që ai ishte frikacak dhe se frikacakët nuk kanë besë .
    Zot. Mentori u shkull tuj qesh dhe ma pret ,prej Sllova ësht more Shefqet ,prej Sllove ( Sllova është katund në Dibër të Vogël ) .

    ...................

    Isha në Amerikë .
    Lufta në Kosovë sa kishte filluar . Ishim në Yankers të New Yorkut ,ku përcjellnim Batalionin '' Atllantiku '' për Luftë në Kosovë .

    Më afrohet një mik i imi SH. A . dhe më thotë ;-

    Shefqet,para pes vitesh kur punonim sëbashku në Bonx ,më ke thënë se ke një mik të mirë në Romë .

    I them ,nuk e dij se për cilin mik e ke fjalën . Se unë bëj miq kah shkoj .

    Unë kam një hallë ,se babën dhe vëllanë ma kanë kapur në aeroprt me pasaportë fallc dhe janë të burgosur qe tre ditë .

    E mora vesh se për cilin mik timin e ke fjalën ,i them .

    A bën ti thuash atij mikut tënd që tiu ndihmon për ti nxjerur .
    Do e pagujmë sa don .

    I them ,SH. do e provoj ,por e dij se ai është i lodhur ,por nëse mund të hecën me shtagë ,besoj se do e mbaron këtë lutje .
    Dhe sa për pagesë ,i them as mos e hap fare ate bisedë , se atëherë ai nuk do të të ndihmon . Ai nuk ka nevojnë për pare ,por ndihmon për Shqiptar, i them i Sh.



    Kur shkoj në shtëpi i bëj telefon .Zoti .Mentor ndodheshte në Shqipëri dhe bisedova me dhëndrin e tij ( që as e njihnja e as më njihte ) .
    Ai më thotë që Zo. Mentor do vjen nesër nga Shqipëria dhe se ai do ia transmenton lutjen time dhe ia lashë emrat e aytre të dyve .


    Kur ja , Sh. A. mbas dy ditëve më bën telefon dhe më falemderon mua .
    Unë i them Sh. , bëri vetë tel . Zotit Mentor dhe falemderoju e gjithashtu falemderoju edhe në emrin tim .

    Kam shum e shum e shum ,kujtime të mira të tjera me këtë njeri.
    Jam shum i lumumtur që pata rastin ta njohi .
    Shpirti i Tij u Prehtë në Paqë .
    Ndryshuar për herë të fundit nga kepi : 18-10-2008 më 03:06

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Citim Postuar më parë nga kepi Lexo Postimin

    ...........................
    Njëherë tjetër ,duke biseduar me Zot. Mentorin më thotë ;- Shefqet a ke qef ta vizitosh Parizin .
    I them e kam vizituar para 14 vitesh ,kur isha në shkollë të mesme .
    Po tjetër kund a ke qenur ;- i them po ,gati në të gjithë europën .


    Kur ja ,kur shkoj ta vizitoj pas nja dy jvësh ai nuk ishte aty .
    Sekretari i tij më thotë që të vij javën e ardhshme se sin. Mentori është në Francë momentalisht .

    Njese ,javën e ardhshme shkoj dhe e vizitoj .
    Kur u takuam ,ishte shum shum i gëzuar dhe i kënaqur ,ftyra i qeshte . Unë mendova se mos ndoshta rashtësisht ka biseduar me vajzën e tij në Shqipëri pas aq vitesh .
    Pasi u pyetëm se si jemi e qysh jemi , i them :- Zot. Mentor më falni që po ju pyes ,por diçka sot keni emocione .
    Më thotë :- Shefqet ku mos qenur i gëzuar kur javën e kaluar e Ngritëm Përmendoren e Heroit tonë Kombëtar në Paris .
    E urova dhe ma uroi ,dhe u përqafuam si dy fëmijë së bashku .
    I ridhnin lotët nga gëzimi dhe e falemderonte shum ,për punën e palodhur që kishte bërëçb Zot. Genc Shllaku në Paris për të vënë Heroin tonë Kombëtar midis Parisi .

    ....................

    Më falni ,

    përmirsim gabimi në emrin e Zot. Shllaku .

    Duhet të jetë Zot. Zef Shllaku e jo Genc Shallaku .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ideali Im Eshte Qe Rinia Kosovare Te Punoj Dhe Qe Ta Ket Rrogen 2500€:

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit - 10 qershor 1878
    Nga Taulant-Dardani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 11-06-2023, 07:23
  2. Jeta e Prizrenit fillon me Therandën e lashtësisë
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-08-2014, 06:49
  3. Lidhja e dytë e Prizrenit
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  4. ROLI I ULEMAVE NË LIDHJEN E PRIZRENIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 03:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •