Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Justiniani i madh, ky gjigand ilir

    Justinian depicted on one of the famous mosaics of the Basilica of San Vitale, Ravenna
    Reign 9 August 527 - 13 or 14 November 565
    Full name Flavius Petrus Sabbatius Justinianus
    Born c. 482
    Birthplace Tauresium, province of Dardania
    Died 13 or 14 November 565
    Place of death Constantinople
    Predecessor Justin I
    Successor Justin II
    Consort Theodora
    Dynasty Justinian Dynasty


    Justiniani (lat.: Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, gr.: Ιουστινιανός; ) zakonisht i njohur si Justiniani I, apo (nė Kishėn Ortodokse) Shėn Justiniani i Madh, lindi nė Tauresium, tė Ilirisė rreth viteve 482/483 dhe vdiq me 13 nėntor apo 14 nėntor, 565 nė Konstantinopėl. Ishte perandor i Bizantit nga viti 527 gjer nė vdekjen e tij, dhe anėtari i dytė i dinastisė justiniane, pas xhaxhit tė tij Justinit I.

    527-565)

    Gjatė kohės sė sundimit tė Justinianit, perandoria bizantine arrin kulmin e lulėzimit nė tė gjitha lėmenjtė e jetės dhe jo vetėm nė kulturė si ishte e joshur mė parė dhe pas Justinianit. Nga pikėpamja ushtarake, Afrika dhe Italia u rimėkėmben dhe pushteti i perandorisė ishte mė i fortė se kurrė mė parė. Nė anėn tjetėr arkitektura po lulėzonte dhe nga kjo kohė kanė mbetur shembujt mė tė mirė si p.sh.: Haja Sofia nė Konstantinopol (Stamboll). Historianėt siē ishin Prokopiusi dhe Agatia punonin me tė madhe sipas traditės sė Herodotit e Thukididit. Gjatė kėsaj kohe u krijua edhe Kodeksi i Justinianit (529) i cili u institualizua dhe hyri nė fuqi rreth viteve 533. Tė gjitha kėto vepra janė pika tė begatisė bizantine e qė janė krijuar nė kohėn e Justinianit.

    Pėr tė zhvilluar perandorinė nė pjesėt tjera, Justiniani i dha njė ēmim tė lartė nė vitin 532 Shahut pers Kusros I. Mirėpo pėrbrenda kishte trazira siē ishin kryengritja e Nikesė qė shpėrtheu nė janar tė 532 nė Konstantinopol. Pas disa ērregullimeve politike, Belisari hyri nė Hipodrome me ushtri dhe e shuajti revoltėn e "tė gjelbėrve" dhe "tė kaltėrve". Mė kėtė rast u shkaktua njė gjakderdhje dhe qyteti pėsoi dėmtime tė rėnda, mirėpo nė anėn tjetėr kjo i hapi rrugėn Justinianit pėr zbatimin e programit tė tij. Kėshtu ai vetėm disa ditė pas revoltės filloi punimet pėr ndėrtimin e kishės sė re nė vend tė kishės sė dėmtuar rėndė tė Haja Sofies.

    Nė vitin 533 Justiniani ndėrmori disa ekspedita tė udhėhequra nga Belisari kundėr mbretit vandal nė Afrikė. Armata qė kishte vėnė ai nė dispozicion Belisarit pėrbėhej pėrpos 10.000 kėmbėsorėve edhe nga mė se 5.000 kalorės dhe 3.000 barbarė qė merreshin si federatė. Me fitoret e korrura kundėr Gelimerit i cili nė fakt kishte mbajtur njė pjesė tė ushtrisė dhe njė pjesė e kishte dorėzuar nėn komandėn e tė vėllait Tata, nė ishullin e Sardineve, Belisari ja arriti tė pushtonte Karagen pėr njė kohė tė shkurtėr.

    Pas kėsaj fitoreje Belisari u kthye sė bashku me robėrit e zėnė nė Konstatinopol ku Justiniani i la tė vendoste pėr sundimin nė Afrikė.

    Sulmimin e gotėve tė jugut, Justiani e bėri me zbarkimin nė Itali nė vitin 535. Ushtria e udhėhequr nga Belisari nuk hasi nė ndonjė qėndresė deri nė Palermo dhe mė 31 dhjetor hyri nė Sirakuzė. Nė pjesėn tjetėr tė kohės ai pėrparoi pėrpara me ushtrinė e vet deri nė Napol ku ishin garnizonet e gotėve tė cilėt i theu . Nė dhjetorin pasues Belisarin e gjemė me ushtri tė nguluar nė Romė duke u pėrgatitur pėr kundėrsulmin e gotėve tė jugut. Pas njė viti rrethimi tė Romės me ndihmat e marra nga Justiniani, Belisari vazhdoi marshimin e tij drejt Ravenės me tė njėjtėn ushtri. Kėshtu nė maj tė vitit 540 bizantinėt hyjnė nė Ravenė. Justiani qė kishte pėr qėllim zbatimin e planit tė tij, pranoi njė mbretėri tė Gotėve tė jugut nė pjesėn veriore tė Italisė ashtu qė tė siguronte kėtė pjesė tė perandorisė dhe tė qėronte hesapet me perandorinė persiane nė jug tė kufinjve.

    Mė 540, Khusroi u hodh me ushtri nė Antioki dhe e pushtoi. Nė vitin 541 Justiniani e dėrgon Belisarin nė vijėn e frontit, mirėpo Khusroi ishte pėrqendruar nė Lazaricė ku Lazi, njė prirės armen kishte krijuar njė lidhje tė fuqishme. Luftėrat bizantino-perse nė kėtė kohė vazhduan deri mė 561 kur u bė njė marrėveshje. Pjesa lindore e Detit Zi i takonte perandorisė.

    Prapė Justiani vendosi qė tė dėrgonte Belisarin nė pjesėn perėndimore dhe e rimori Romėn nė dhjetor tė 546, mirėpo menjėherė pasi repartet e Belisarit hynė nė Romė ai mori urdhėr nga Justiniani qė tė ndėrmerrte njė ekspeditė kundėr rebelėve nė Siēili.

    Mė 550 Justiani emėron si prijės tė ekspeditės mė tė madhe nė Itali kushėririn e vet Germanusin i cili gjen vdekjen aty nga njė sėmundje. Nė vend tė tij Justiniani vė Narsin i cili po ashtu ishte njė udhėheqės i aftė me njė karrierė ushtarake tė ndritshme. Ky ia arrin qė tė mundė Gotėt nė vitin 552.

    Justiniani vdiq mė 565. Ai i kishte dhuruar perandorisė bizantine ēastet mė tė shkėlqyeshme nė historinė e saj. Gjatė kohės sė tij perandoria shtrihej nga Armenia deri nė brigjet e Spanjės e nga Danubi deri nė Afrikė. Detin Mesdhe e shėndrroi nė "Liqen Bizantin". Vdekja e tij i hapi rrugėn perandorit qė mbante emrin e tij Justiniani II.

    Perandoria Bizantine ne kohen e Justinianit te Madh
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 17-10-2008 mė 17:25

  2. #2
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Kodi i Justinianit

    Gjigandi Ilir beri reformat ne drejtesi qe i njeh gjithe bota sot dhe ishin keto reforma ne te cilat eshte ndertuar shoqeria e civilizuar europiane.Nga emri i ketij gjigandi vjen fjala drejtesi ne shume gjuhe te botes si italisht justicia ne anglisht justice sic e ka marre edhe emrin fakulteti i drejtesise ne universitete ai i juridikut

    Ja nje nga kodet e Justinianit te Madh

    http://uwacadweb.uwyo.edu/blume&just...rrections1.jpg

  3. #3
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Afreske te Justinianit te Madh
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #4
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Monedha te Justinianit te Madh
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #5
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Kryqi i Justinianit dhe afresk i gruas se tij Teodores
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  6. #6
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Nje kryeveper e Diptych Barberinit qe mendohet se eshte portret i Justinianit te Madh ose e Perandorit tjeter Ilir,Anastasit nga Durresi

    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...9063_whole.jpg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 17-10-2008 mė 18:02

  7. #7
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Janė me rėndėsi edhe ndėrtimet qė bėri, nja 60 kėshtjelle nė Iliri, pėr tė mbrojtur vendin nga barbarėt.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Pergezime per temen. Me falni qe po dal nga subjekti temes, po kam lexuar ne shum vende per Justinianin dhe me asnje vend nuk e kam marr vesh origjinen e tij ??

    Birthplace Tauresium, province of Dardania ( Me kete jam ndeshur ne cdo shkrim, kjo eshte vendlindja po origjinen nuk e kam marr vesh akoma)

    Nese dikush ka nje informacion fiks eshte i lutur ta shprehe.

    Ju faleminderit paraprakisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga E=mc² : 17-10-2008 mė 20:31

  9. #9
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar mė parė nga Hyjnor Lexo Postimin
    Birthplace Tauresium, province of Dardania ( Me kete jam ndeshur ne cdo shkrim, kjo eshte vendlindja po origjinen nuk e kam marr vesh akoma)
    Origjina ishte ilire.Ai ishte ilirisht-foles dhe ishte nipi i adaptuar i Justinit te Dardanise nje Perandor tjeter ilir

    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Janė me rėndėsi edhe ndėrtimet qė bėri, nja 60 kėshtjelle nė Iliri, pėr tė mbrojtur vendin nga barbarėt.
    alibaba do ta dija per nder sikur te gjeje informacione per keshtjellat.Vete po mundohem te perkthej nga gjermanishtja(qe do meret Conquistadori) e anglishtja pasi ne shqip jane shume te kufizuara informacionet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 18-10-2008 mė 08:11

  10. #10
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Justinian I, who assumed the throne in 527, oversaw a period of Byzantine expansion into former Roman territories. Justinian, the son of an Illyrian peasant, may already have exerted effective control during the reign of his uncle, Justin I (518–527).

    Hyjnor mund edhe te referohesh tek ky link qe permbledh shume enciklopedi, per Justinianin e Madh

    http://www.answers.com/topic/justinian-i
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 18-10-2008 mė 09:18

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  2. Perandoria Bizantine dhe Kalendari i Mesjetes- kronikografi:
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 13-09-2007, 04:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •