Faleminderit z Agim!
Kam kenaqesi te vecante kur ju vizitoni faqen time.
Te uroj gjithe te mirat!
Te uroj suksese Beso ne krijimtari, duke vazhduar keshtu kaq bukur ne stilin tend terheqes dhe mbresalenes. Ta dish qe forumi eshte nje liber i hapur, qe ndersa dikur pati nje fillim, hyrje, s'besoj te kete fund. Perqafime Mondi
DHE I YTI DHE I HUAJ
Esht` nje keng`ketej nga ne
Jo..s`esht`keng`por eshte himn
Sa te duam o ATDHE
Sa na do tash nuk e dim`
Dhe me vete bluaj bluaj
Por cfar`bluaj nuk e di
Dhe i yti dhe i huaj
Oh moj nena SHQIPERI
Nene tjeter nuk kerkojme
S`jemi djem moj te keqij
Vec na bere te mendojme
A na ke TI prap femij`
Dhe i yti dhe i huaj
Beme qe k`te rresht ta ndreq
Ndjes`kerkoj qe k`shtu po shkruaj
Vec beso po ndjehem keq
Mondi!
Te falenderoj per gjithcka shkruan!
Sinqerisht ndjehem i respektuar nga ju dhe gezoni simpatine time per gjithe krijimtarine tuaj dhe pse jo edhe `xhelozi`.
Perqafime
Besua
SA TURP
Mbreme qendrova deri vone ne qytet
Sa gabim bera sa gabim
Njerez te dehur jargavitur per ibret
Pshurrnin qoshet e pallateve te qytetit tim
Zhurma potere te shara gjithandej
Sa dhe hena ndali per nje cast
Oh sa turp sa turp dhe sot ndjej
Ndaj mbreme ika me vrap oh c`vrap
Sonte henes une do t`i kerkoj ndjes`
Per ata qe pshurren pallatet
Vec ajo te ike e qet`si cdo mengjes
Dhe le te bien mbi mua mekatet
BESO SI GJITHNJE JE FENOMENAL.
Me Respekt
LZ
Faleminderit shume white snake!
Ndjehem per nje cast i lumtur kur ju pelqejne poezite e mia.
TE UROJ NJE DITE TE BUKUR!
e meriton ate lumturi, se na lumturon edhe neve kur lexojme vargjet e tua...
Krijoni Kontakt