Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071

    Djali rreh mamanë, vjehrra nusen, kurse babai të bijën

    Konfliktet në familje, firmosen 3 urdhra mbrojtje

    Tre urdhra për mbrojtje të menjëhershme janë firmosur të enjten nga policia e Tiranës, për shkak të dhunës në familje. E para që kishte kërkuar mbrojtje ishte dibrania 78-vjeçare Razie Malaj. E moshuara akuzonte të birin, Besnik Malaj, 53 vjeç se e kërcënonte duke ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike ndaj saj. Me të marrë kallëzimin përkatës, oficeri i policimit në komunitet i komisariatit numër 4 të policisë, Haxhi Tufa, ka plotësuar kërkesë-padinë për marrjen në mbrojtje të menjëhershme të të moshuarës. Kjo e fundit ka pretenduar se i biri i
    bënte presione psikologjike për shkak të debateve që kishin mes tyre. Ndërkohë, një 19-vjeçare ka denoncuar në Komisariatin numër 6 të Policisë së Tiranës vjehrrën, se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Marsilda Maknori, ka kërkuar mbrojtjen e menjëhershme nga policia për shkak të
    kërcënimeve të vazhdueshme që i vinin nga vjehrra. Esma Kurteshi, 50
    vjeçe, mësohet se kishte probleme me të renë, dhe këto shpesh ktheheshin në
    motiv për grindje mes tyre. Edhe në rastin e Maknorit policia ka firmosur kërkesëpadinë për mbrojtje të menjëhershme nga gjykata. Po në Komisariatin numër 6 të Policisë së Tiranës ka mbërritur të enjten denoncimi i
    24-vjeçares Marjeta Osmani, për babanë e saj Nderin Osmani 51 vjeç. Marjeta akuzonte të atin se ndërhynte në privatësinë e saj dhe se ushtronte në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Oficerët e policisë gjyqësore
    të komisariatit, kanë plotësuar edhe për Marjetën kërkesë-padinë për mbrojtje
    të menjëhershme. Brenda dy javëve, për të treja rastet pritet që gjykata e faktit të shprehet nëse do e marrë parasysh dhe do miratojë kërkesat për mbrojtje të
    menjëhershme të të moshuarës që kërcënohej nga i biri, të nuses që e
    rrihte vjehrra dhe të vajzës që e keqtrajtonte i ati.

    Mare Nga (B/W)

  2. #2
    Cun Fantastik Maska e Tribal_heart
    Anëtarësuar
    23-08-2007
    Vendndodhja
    Anej dhe Knej
    Postime
    63
    u CMEN DYNJAJA LALE KTA QEKAN PER KAFAZ

  3. #3
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

    Talking

    Keta qenkan per ne kafazin e arte, e paskan bo me rend keta' me nje fjal e paskan hoby siç po e lexova.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Keta jane te semure.E shqyet b/w.
    E ka mire im ate kur thote se po te lexosh b/w ka vetem mizerje .

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Nuk eshte vra asnje te pakten. lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Nuk eshte vra asnje te pakten. lol
    E madhe kjo.

    P.s U mesuam u vra filani, vrau filanin. Ky me duket rast mese normal ne Shqiperi. Me gjithe se eshte e mira qe ta pesoje njeher njeriu qe mos te ngrej me dore. Ne Shqipetaret jemi mesuar ta drejtojme gryken e pushkes nga me i dobeti nuk e ngrem ke i forti. Ishalla po ben ndonje gje policia, se eshte katastrof te ngresh dore mbi nje qenie te gjall.

  7. #7
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Kto party kan bo apo jan rrah
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  8. #8
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    ----Djali rreh mamanë, vjehrra nusen, kurse babai të bijën---- pa shif cfare titulli qe i kan ven pffff
    mendova se mos kan ndodhur ne nje familje e kjo do ishe No Comment!!!!!

    Sic tha edhe Apollyon mbase nuk ka te vravre mire eshte..:S
    !Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    te tri rastet keq po ma e keqja djali me trondit nanen dhe vjehrra nusen ...
    po si mund djali ta denon nenen, sod kam mendu ka shum nena qe te gjitha mundesit dhe rinin e tyre e kan dhen ber te birin e ai si asht martu e ka lan nanen ne vend qeni....bile qenit i qesin me hanger asaj JO....nusja thot plaka po fol, djali thot ti nen po folê mos me fol prap te shajn !!

    po edhe ato vjehrra te zoja qe rrafin nuset bravo ju qoft ...

    mos mi rraf ato nuk ndegjojn askend dhe nuk deshirojn te punojn edhe kur vje burri nga puna mundohen me ja lan fajet nanes....

    pa ligj pa rregul krejt mjegull.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 13-10-2008 më 19:04
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Po ato vjerra te çmendura pse ti rrahin nuset? apo ju kane ikure vitet e xhelozia si lene mi pa nuset e reja e te bukura , dhe mundohen te behen si kapetane ti urdherojne si ne kohên e vjeter

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. vjehrra apo nusja???
    Nga mije në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 18-02-2024, 12:11
  2. Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 19-07-2014, 17:33
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Rrëfenja nga Amerika
    Nga angeldust në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-12-2003, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •