Thellohet skandali i prokurorise se Ina Rames
E Hene, 13 Tetor 2008
Pas urdhrave te paligjshem me telefon per ndalimin dhe shoqerimin me force nga aeroporti i Rinasit te shtetasit te huaj, Damir Fazllic, prokuroria nxjerr nje tjeter urdher te paligjshem.
Ajo me date 10 tetor i ka kerkuar Hipotekes qe te bllokoje te gjitha pronat e paluajtshme te kompanive te ketij shtetasi dhe ortakeve te tij. Kjo kerkese eshte e kunderligjshme, pasi shkresa e bere nuk eshte nje vendim per sekuestro sic parashikohet nga ligji. Nese prokuroria do te kerkonte sekuestrimin e pronave te shtetasit te huaj, kete duhet ta bente me vendim gjykate dhe te arsyetuar. Aktualisht ne dosjen e Damir Fazllic, ne prokurori, ndodhen vetem shkrime gazetash kunder tij dhe asnje prove qe ta implikoje ate me ndonje shkelje ne dem te shtetit apo te ndonje qytetari shqiptar. Kerkesa per bllokim te pronave te tij pa asnje prove dhe pa vendim gjykate eshte nje shkelje flagrante e te drejtes se prones, e mbrojtur kjo ne baze te nenit 42 te Kushtetutes, e cila thote: Liria, prona dhe te drejtat e njohura me Kushtetute dhe me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor. Por per prokurorine e Ina Rames nuk ka asnje rendesi ligji dhe Kushtetuta, nuk ka asnje rendesi e drejta e garantimit te lirise dhe te prones. E rendesishme eshte furnizimi i mediave te saj me material per te krijuar pershtypjen e nje skandali te madh, ne nje kohe qe nuk ka asnje prove shkeljeje ligjore prej te akuzuarit. Histeria politike e Ina Rames ne kete ceshtje, e cila po perdoret nga kundershtare brenda mazhorances, konsiderohet amoralitet politik dhe juridik.
Kjo prokurori e cila vihet ne levizje nga shkrimet dhe shpifjet e gazetave, vetem se Damir Fazllic erdhi dhe dha nje interviste ne televizionin "Klan", nuk ka bere asnje hetim dhe nuk ka marre asnje te pandehur per vdekjen e 8 minatoreve ne Bulqize edhe pse kane kaluar disa muaj. Per Prokurorine politike te Ina Rames, jeta e 8 punetoreve te pafajshem qe humben jeten ne pune, s'ka asnje vlere. Per te eshte teper e rendesishme te denoncohet nje njeri qe s'i ka marre asnje euro kurrkujt dhe s'i ka borxh as shtetit, e aq me pak te kete bere ndonje krim me te rende. Ky njeri duhet te perballet se eshte miku i Kryeministrit sepse duke u perballur ai, realizohen interesat politike te kundershtareve te Kryeministrit. Keshtu shpjegohet vrapi i Prokurorise per ta fryre kete ceshtje ne maksimum brenda nje harku 24 oresh, ne nje kohe qe per vdekjen e 8 qytetareve ka muaj qe nuk ka gjetur kohe te therrase askend ne prokurori. Me kerkesen e paligjshme per ta ndaluar dhe arrestuar ne aeroport e me pas per t'i bllokuar pronat nje qytetari te lire ende pa renduar mbi te asnje akuze zyrtare dhe ende pa e marre te pandehur, Prokuroria politike e Ina Rames ia ka kaluar edhe prokurorise se Enver Hoxhes, te cilet te pakten formalisht i kopsitnin letrat dhe procedurat. Me keto veprime ndaj nje qytetari te huaj, cdo qytetar shqiptar ndjehet i rrezikuar. Kjo prokurori provoi se mund te te arrestoje apo mund te te marre edhe pronat bazuar vetem ne shkrime dhe shpifje gazetash, pa i lene kohe vetes te pakten proceduralisht te hetoje dhe te verifikoje nese i akuzuari i gazetave ka kryer ndonje shkelje ligjore dhe pas grumbullimit te provave, ta merrte te pandehur, ta arrestonte dhe t'i sekuestronte edhe pronat. Per Prokurorine nuk ka rendesi nese Damir Fazllic ka kryer ndonje krim, por per te eshte me e rendesishme te krijoje nje amulli politike dhe zhurme mediatike, e cila si te gjithe ceshtjet e nisura keshtu kane perfunduar me nje vrime ne uje. Nuk eshte e rastit qe Prokuroria e Ina Rames nuk prononcohet ende per aksidentin e Kosta Trebickes ku edhe pse te gjithe ekspertet shqiptare dhe te huaj tashme e kane dhene versionin zyrtarisht per aksident automobilistik. Ina Rama hesht sepse ky version bie ndesh me deshiren e perdoruesve te saj politike, te cilet e deshironin Kosta Trebicken te vrare dhe jo te aksidentuar.
"Nuk ekzekutojme urdhra te paligjshem te Prokurorise"
TIRANE - Ministria e Brendshme doli ne nje prononcim te ri dje duke deklaruar se Policia e Shtetit ka zbatuar dhe do te zbatoje me perpikmeri cdo urdher qe leshohet ne perputhje me ligjet e vendit. "Kjo ministri nuk ka zbatuar dhe nuk do te zbatoje kurre urdhra verbale qe shkelin kushtetuten dhe ligjet e vendit", - paralajmeroi Ministria e Brendshme. Ajo vlereson se "ne asnje rrethane askush nuk mund te jape nje urdher verbal dhe te pretendoje zbatimin e tij per te ndaluar nje qytetar te lire".
Ministria e Brendshme thekson edhe se Shqiperia eshte nje vend i lire dhe kushdo qe i lejon vetes nje praktike te tille do te perballet me ligjin. Ne kete kontekst Ministria e Brendshme thote se ka denoncuar dhe denoncon urdhrat e prokurorise te dates 08.10.2008 per te ndaluar dhe shoqeruar me force shtetasin Damir Fazllic".
KJ
Krijoni Kontakt