Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 67
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    berisha duke i hequr vetes pike per dite do ta shofi mbas nje viti ne zgjedhjet qe po afrojne.
    po pse mos jane gje budallenj njerezit qe te besojne gjithe keto mashtrime qe thuhen diten per diell????iku tosi laro grekeve dhe erdhi sala miku serboboshnjakeve
    dhe sekur te mos kete ndodhur asgje e thote me krenari se e ka mik fazlliēin
    berisha po ndjek stilin e edit ne tirane puno dhe vidh por nuk ma mer mendja se do ti heci si edit me zgjedhjet.
    bemat e berishes jane qe nga kompanite greke te celulareve qe gjoja do ju a vinte kufirin ke thana e deri te varret greke gerdeci dhe fazlliēi ne mbledhejet e sigurise kombetare.kjo eshte per te vene duart ne koke dhe nuk ka ***** ku te rrije eshte njelloj si ti varesh ujkut melēite ne qafe ose te vesh gjarprin roje ke vezet.
    mjere populli shkrete se ky patrioti e sigurte qe do na lere po kush do ta mari me pas???bir selmani nenes ēte te qaj me pare i thone kesaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skampin : 13-10-2008 mė 12:11
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Perse nje shqiptar duhet te skandalizohet nese nje person i dyshimte qe korr fitime te papara,hetohet ose ndalohet nga organet e drejtesise?
    Kaq per zemer ju ka hyre ky Fazlliēi sa qe nuk ngurroni te sulmoni prokurorine e vendit tuaj duke i akuzuar?
    Edhe sikur nje euro te vetme ti kete vjedhur nje shqiptari ky person nuki duhet te shkele me ne Shqiperi dhe duhet denuar.Nese nuk eshte fajtor ti kerkohet falje per ndalesen e jashteligjshme.
    Ketu flitet per fitime marramendese ne me pak se tre vjet.
    Nga dalin keto para,kush jane miqte e tij,kush e ka ndihmuar ate qe te beje aq shume pasuri?

    Ket Fazlliēin po e heton vendi i tij,kurse ne skandalizohemi perse po hetohet.
    Ska na ka njeri faj,sepse ne jemi viktimat e vetvetes.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #13
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    hahahahaha, vetem ne shqiperi degjon qe prokuroret denoncohen ne gjykate se po bejne punen e tyre. Kjo ska B*th ku te rrije. Puna e prokurorit eshte te investigoj akuza ndaj cdo subjekti (shteteror ose privat); ska rendesi nga kane ardhur akuzat (nga media apo burime te tjera). Nje "biznesmen" si Fazllic me pikepyetje te medha duhej te merrej ne pyetje nga prokuroria, pronat ti konfiskoheshin deri sa gjykata te dilte ne nje vendim. Sa kollaj u konfiskuan pronat e kompanive arabe qe dyshoheshin per terrorizem; nuk e kuptoj pse qenka e paligjshme te konfiskohen pronat e Fazllicit. Zoti i ruaj shqiptaret nga Saliu po si ka marr kjo pune shpejt do them nga i plotefuqishmi Sali. Turp

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anėtarėsuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    http://kohajone.com/html/artikull_31935.html


    Biznesi: Ne, te rrezikuar nga Prokuroria

    E Marte, 14 Tetor 2008



    TIRANE - Kompanite serioze shqiptare qe kane investuar dhe ushtrojne bizneset e tyre ne Shqiperi, pohojne se ndjehen te rrezikuar nga organi i Prokurorise. Rasti i menyres si u procedua me biznesmenin boshnjako-britanik, Damir Fazllic, nje investitor i huaj, ku u procedua penalisht mbi pretendime te hedhura ne media dhe u arrit deri ne perpjekje per bllokim pronash dhe fondesh financiare dhe urdher-ndalimesh me telefon, ka ngjallur pasiguri ne radhet e biznesmeneve ne vend.

    Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Shqiperise pohoi dje se po ndjek me shqetesim menyren se si po procedohet ndaj nje investitori te huaj, si Damir Fazllic, nga ana e mediave dhe prokurorise shqiptare.

    Zhilla, kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, doli dje para mediave me nje qendrim ku shtroi dhe pyetje qe lidhen me te ardhmen e biznesit ne vend.

    Zhilla theksoi se imazhi i deformuar eshte nje problem sa i vjeter, aq edhe i ri, qe ka trasheguar Shqiperia. Ai pranoi ne kete kuader, se vitet e fundit ne kemi pasur arritje te dukshme per sa i perket permiresimit te imazhit. Ndersa i vuri theksin faktit se rritja e imazhit te vendit eshte nje obligim i te gjithe institucioneve dhe i cdo qytetari shqiptar.

    Ne kete pike, Dhoma e Tregtise dhe Industrise vlereson se "na duket krejt i pashpjegueshem ritmi ekstremisht dinamik i procedurave te prokurorise perballe nje biznesmeni, e per me teper nje biznesmeni te huaj".

    Me te drejte ketu, Dhoma e Tregtise dhe Industrise, vlereson se "akoma me te pashpjegueshme behen keto veprime kur biznesmeni z.Damir Fazllic vjen te jape shpjegime publikisht, pasi edhe akuzat ishin drejtuar kryesisht publikisht".

    Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, thote se "ne logjiken elementare, prokuroret e ceshtjes duhet te kishin pritur edhe 24 ore". Ndersa shton se "nese nuk do te ishte i paragjykuar, prononcimet e biznesmenit Z. Fazllic duhet te mirepriteshin nga prokuroret e ceshtjes, sepse, perhere te pare, do te degjonin edhe anen tjeter te medaljes."

    Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Shqiperise Ilir Zhilla, me tej duke evidentuar se ne Shqiperi demokracia eshte vendosur dhe "ne kemi besim se dhe kjo ceshtje do te hyje ne rrjedhen normale juridike", i drejtohet publikut me nje pyetje.

    "Por nje pyetje do t'u qendroje mbi koke, si shpata e Demokleut, biznesmeneve te huaj: "Kur zotit Damir Fazllic, i njohur i kryeministrit te Shqiperise, dhe njekohesisht mik i z. Tom Ridge, ish - Sekretar i Departamentit te Sigurise Kombetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes fill pas 11 Shtatorit 2001, dy prokurore i heqin "skalpin" ne mes te dites, po ne?!".

    Ndersa pohon se kjo pyetje kushton disa qindra milione euro me pak investime te huaja", Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, shtron edhe pyetjen tjeter: "Po kete dem ndaj ekonomise shqiptare kush do ta hetoje?!".

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Citim Postuar mė parė nga HoLd*Em Lexo Postimin
    http://kohajone.com/html/artikull_31935.html


    Biznesi: Ne, te rrezikuar nga Prokuroria

    E Marte, 14 Tetor 2008



    TIRANE - Kompanite serioze shqiptare qe kane investuar dhe ushtrojne bizneset e tyre ne Shqiperi, pohojne se ndjehen te rrezikuar nga organi i Prokurorise. Rasti i menyres si u procedua me biznesmenin boshnjako-britanik, Damir Fazllic, nje investitor i huaj, ku u procedua penalisht mbi pretendime te hedhura ne media dhe u arrit deri ne perpjekje per bllokim pronash dhe fondesh financiare dhe urdher-ndalimesh me telefon, ka ngjallur pasiguri ne radhet e biznesmeneve ne vend.

    Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Shqiperise pohoi dje se po ndjek me shqetesim menyren se si po procedohet ndaj nje investitori te huaj, si Damir Fazllic, nga ana e mediave dhe prokurorise shqiptare.

    Zhilla, kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, doli dje para mediave me nje qendrim ku shtroi dhe pyetje qe lidhen me te ardhmen e biznesit ne vend.

    Zhilla theksoi se imazhi i deformuar eshte nje problem sa i vjeter, aq edhe i ri, qe ka trasheguar Shqiperia. Ai pranoi ne kete kuader, se vitet e fundit ne kemi pasur arritje te dukshme per sa i perket permiresimit te imazhit. Ndersa i vuri theksin faktit se rritja e imazhit te vendit eshte nje obligim i te gjithe institucioneve dhe i cdo qytetari shqiptar.

    Ne kete pike, Dhoma e Tregtise dhe Industrise vlereson se "na duket krejt i pashpjegueshem ritmi ekstremisht dinamik i procedurave te prokurorise perballe nje biznesmeni, e per me teper nje biznesmeni te huaj".

    Me te drejte ketu, Dhoma e Tregtise dhe Industrise, vlereson se "akoma me te pashpjegueshme behen keto veprime kur biznesmeni z.Damir Fazllic vjen te jape shpjegime publikisht, pasi edhe akuzat ishin drejtuar kryesisht publikisht".

    Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, thote se "ne logjiken elementare, prokuroret e ceshtjes duhet te kishin pritur edhe 24 ore". Ndersa shton se "nese nuk do te ishte i paragjykuar, prononcimet e biznesmenit Z. Fazllic duhet te mirepriteshin nga prokuroret e ceshtjes, sepse, perhere te pare, do te degjonin edhe anen tjeter te medaljes."

    Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Shqiperise Ilir Zhilla, me tej duke evidentuar se ne Shqiperi demokracia eshte vendosur dhe "ne kemi besim se dhe kjo ceshtje do te hyje ne rrjedhen normale juridike", i drejtohet publikut me nje pyetje.

    "Por nje pyetje do t'u qendroje mbi koke, si shpata e Demokleut, biznesmeneve te huaj: "Kur zotit Damir Fazllic, i njohur i kryeministrit te Shqiperise, dhe njekohesisht mik i z. Tom Ridge, ish - Sekretar i Departamentit te Sigurise Kombetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes fill pas 11 Shtatorit 2001, dy prokurore i heqin "skalpin" ne mes te dites, po ne?!".

    Ndersa pohon se kjo pyetje kushton disa qindra milione euro me pak investime te huaja", Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, shtron edhe pyetjen tjeter: "Po kete dem ndaj ekonomise shqiptare kush do ta hetoje?!".



    Ktij (zoterise) Zhilla i paska djeg shume veprimi ligjor i prokurorise, sepse kelysha si ky dhe shume te tjere perfshire ketu dhe serbin Fazllic , jan mesuar ta shofin Shqiperin si nje vresht pa roje ....Duket se kete radhe u ngeli sharra ne gozhde ......Jo skalpin ti heqin por dhe syte tja nxjerin KELUSHAVE qe kan lyer duart me gjak , sepse ato bisnese vijne era gjak .....

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    aman ore ky saliu njehere thoshte sallaku tani vuri ina ramen dhe kjo si pelqen po ska faje se ajo ka frike se po vijne zgjedhjet dhe se ndjek dot pas prandaj po ben detyren se saliu mund ti humb zgjedhjet secili per vete zoti per te gjithe hhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ambasada e SHBA mbron haptas prokurorinė nga Berisha

    Ambasadori i SHBA-ve nė Shqipėri, John Withers lė mėnjanė “petkun” e diplomatit dhe lėshon nė drejtim tė qeverisė mesazhe tė qarta kundėr ndėrhyrjeve nė pavarėsinė e prokurorisė, kundėr presioneve pėr bllokimin e hetimeve apo nismės pėr komision parlamentar.


    Ambasadori i SHBA-ve, John Withers, mbron Prokurorinė, kundėr presioneve tė ditėve tė fundit tė qeverisė “Berisha”

    Withers: Presioni kundėr Ina Ramės, njėsoj si nė rastin e Sollakut. Deklaratat e qeverisė, shqetėsuese

    TIRANĖ- Ambasadori i SHBA-ve nė Shqipėri, John Withers lė mėnjanė “petkun” e diplomatit dhe lėshon nė drejtim tė qeverisė mesazhe tė qarta kundėr ndėrhyrjeve nė pavarėsinė e prokurorisė, kundėr presioneve pėr bllokimin e hetimeve apo nismės pėr komision parlamentar. Duke uruar prokuroren e Pėrgjithshme, Ina Rama, pėr kontributin e dhėnė nė mbrojtje tė institucionit qė drejton ndaj presioneve politike, Withers i ka dhėnė asaj mbėshtetje tė hapur pėr “ hetimin e disa prej ēėshtjeve mė tė vėshtira dhe mė tė debatueshme qė ka njohur ndonjėherė Shqipėria “.

    Jo rastėsisht, ambasadori Witherska vendosur tė marrė pjesė nė seminarin e organizuar nga zyra e OPDAT-it pėr “Bashkėrendimin e Institucioneve Kundėr Pastrimit tė Parave”, prej nga ka dalė nė mbrojtje tė Prokurorisė, e vendosur nė qendėr tė presioneve politike, qė pas nisjes sė hetimeve pėr mikun e kryeministrit Berisha, Damir Fazlliē.

    Nė kėtė takim, ambasadori Withers shprehu shqetėsimin e qeverisė sė SHBA-sė nė lidhje me deklaratat e kryeministrit Sali Berisha dhe ministrave tė tij, pėr tė ngritur njė komision parlamentar ndaj punės sė kryeprokurores Ina Rama. “Siē jeni nė dijeni, parlamenti po shqyrton fillimin e njė komisioni hetimor pėr funksionimin e prokurorėve dhe Prokurores sė Pėrgjithshme kėtu nė Shqipėri. Qeveria ka bėrė thirrje edhe pėr njė farė inspektimi ndėrkombėtar nė kėtė fushė, tė cilin, sinqerisht, e gjej tė pashpjegueshėm.

    Tė gjitha kėto deklarata janė shumė ēoroditėse dhe mjaft shqetėsuese”,-tha Withers, duke bėrė analogji me ēėshtjen “Sollaku”. “Tetorin e kaluar, pak pasi kisha ardhur kėtu, parlamenti kish filluar njė komision hetimor pėr ish-Prokurorin e Pėrgjithshėm. Tani, duket se qeveria synon tė bėjė tė njėjtėn gjė ndaj Prokurores sė Pėrgjithshme aktuale. Po, parlamenti ka tė drejtė tė ngrejė komisione hetimore, por mos ėshtė kjo diēka qė parlamenti shqiptar e bėn ēdo tetor?”,- pyeti ambasadori Withers, duke shprehur mosbesim pėr respektimin e institucioneve tė pavarura nga ekzekutivi.

    Duke i bėrė thirrje qeverisė pėr mosndėrhyrje nė punėt e Prokurorisė, Withers ka mbėshtetur prokurorėt nė punėn e tyre tė mėtejshme. “Sinqerisht, nuk shoh asnjė arsye legjitime pėrse qeveria apo parlamenti t’i ndėrmarrė kėto lėvizje. Nxis si qeverinė ashtu edhe parlamentin tė rishqyrtojnė kėto lėvizje impulsive qė duken se ndėrhyjnė nė pavarėsinė e njė institucioni qė ka nevojė tė jetė i pavarur. Kėshilla ime dhe e qeverisė sime ėshtė qė prokurorėt tė lejohen tė bėjnė punėn e tyre si aktorė tė pavarur qė janė”,-tha ambasadori.

    Sipas Withers, pėrgjegjėsitė e kryeprokurores janė jo vetėm tė hetojė disa prej ēėshtjeve mė tė vėshtira dhe mė tė debatueshme qė ka njohur ndonjėherė Shqipėria, por nė njė kuptim mė tė gjerė dhe mė tė thellė, tė japė njė kontribut me peshė nė ndėrtimin e demokracisė shqiptare duke mbrojtur pavarėsinė e institucionit tė saj dhe tė gjyqėsorit nė pėrgjithėsi, ndaj presioneve politike dhe sulmeve politike. Ndėrkaq, kryeprokurorja Ina Rama gjatė fjalės sė saj pėrshėndetėse falėnderoi qeverinė dhe ambasadėn e SHBA-sė pėr mbėshtetjen e vazhdueshme qė i jep organit qendror tė akuzės.


    Ambasadori i SHBA-sė: Pastrimi i parave, shtylla kurrizore pėr krimin dhe terrorizmin

    Withers-prokurorėve: Hetoni pa u ndikuar nga presionet

    TIRANĖ- Ambasadori John Withers, duke shfrytėzuar takimin me prokurorėt e njėsisė sė Task-Forcės, shprehu konsideratė pėr punėn e tyre, duke u ofruar mbėshtetje dhe kurajė pėr tė vazhduar mė tej nė luftėn kundėr veprave penale si pastrimi parave, krimin e organizuar financiar, korrupsioni e terrorizimi. “Duke mbledhur bashkė ekspertizėn qė pėrfaqėsohet nė kėtė sallė; duke mbledhur bashkė prokurorė, oficerė tė policisė gjyqėsore, zyrtarė tė zbatimit tė rregullave nga bankat, kemi mbledhur bashkė ekipin qė nevojitet pėr tė luftuar njė murtajė.

    Kjo murtajė ėshtė pastrimi i parave, ēka pėrfaqėson shtyllėn kurrizore pėr krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin. Ju pėrgėzoj dhe ju uroj qė jeni ushtarėt nė kėtė luftė kaq shumė tė rėndėsishme”,-theksoi ambasadori, duke i kėrkuar respektimin e ligjit pėr ēdo person qė do hetohet nga seksioni i Task-Forcės. “Pėr sa kohė qė ndiqni ligjin, pavarėsisht nga kritikat qė merrni, pavarėsisht nga presionet qė ju bėhen, edhe ju, do ta arrini objektivin tuaj pėrfundimtar”,-tha ambasadori, i cili nuk ngurroi tė pėrmendė dy raportet e fundit tė publikuara nga organizatat ndėrkombėtare pėr punėn e vlerėsuar tė kėsaj njėsie. “Organizata jofitimprurėse “Freedom House” vėrejti qė korrupsioni vazhdon tė jetė njė problem i kudondodhur nė Shqipėri, por veēoi Task-Forcėn si njė mekanizėm tė efektshėm pėr tė luftuar korrupsionin.

    Gjithashtu, kohėt e fundit edhe Indeksi i Perceptimit tė Korrupsionit, i organizatės “Transparency International” pėr vitin 2008, e renditi Shqipėrinė nė vendin e 85-tė, njė kapėrcim prej 20 vendesh nga renditja e mėparshme globale kur ishte e 105-ta. Raporti vėrejti qė Shqipėria mbetet njė vend shumė i korruptuar, por njohu meritat aty ku duhej: tek prokurorėt dhe oficerėt e policisė gjyqėsore nė kėtė sallė”,-tha Withers.F.Vezaj


    PROFESORI

    Gurule, shembuj si tė Fazlliē

    Gjatė seminarit dy orėsh, profesor Xhimi Gurule si pėr ironi tė qeverisė, kishte zgjedhur pėr tė ligjėruar para oficerėve dhe prokurorėve tė task-forcės disa raste tė krimit financiar, konkretisht tė pastrimit tė parave nėpėrmjet shitjeve tė aseteve fiktive. Shembujt ngjanin thellėsisht me rastin qė hetuesit dhe prokurorėt e kėsaj njėsie po hetojnė mbi mikun e kryeministrit Sali Berisha, serbo-boshnjakun Damir Fazlliē.

    Seminari kundėr Pastrimit tė Parave vazhdoi pėr dy orė, ku ish-prokurori federal dhe ish-zyrtari mė i lartė ligjzbatues i Departamentit tė Thesarit nė qeverinė e SHBA-sė gjatė vitit 2001-’03 nuk ngurroi tė japė kėshilla pėr mėnyrėn e luftimit dhe hetimit tė ndjekjes penale tė ēėshtjeve tė pastrimit tė parave.


    Fjalimi i Withers pėr Ina Ramėn

    Dėshiroj tė filloj duke shprehur urimet dhe admirimin tim pėr Prokuroren e Pėrgjithshme, Ina Rama. Nė tė kaluarėn, znj. Rama ėshtė krahasuar me personazhin artistik, Silvia Konti. Siē e dini, znj. Konti ishte e pėrkushtuar dhe e vendosur tė luftonte krimin pavarėsisht ēfarė pengesash i krijonin, pavarėsisht nga vėshtirėsia e rrethanave, apo kundėrshtitė ndaj saj. Ky krahasim ėshtė me vend, por nuk arrin lart sa duhet. Sepse personazhi i Silvia Kontit ishte artistik, ndėrsa detyrat qė znj. Rama ka marrė pėrsipėr, janė shumė reale.

    Pėrgjegjėsitė e saj janė jo vetėm tė hetojė disa prej ēėshtjeve mė tė vėshtira dhe mė tė debatueshme qė ka njohur ndonjėherė Shqipėria, por nė njė kuptim mė tė gjerė dhe mė tė thellė, tė japė njė kontribut me peshė nė ndėrtimin e demokracisė shqiptare duke mbrojtur pavarėsinė e institucionit tė saj dhe tė gjyqėsorit nė pėrgjithėsi, ndaj presioneve politike dhe sulmeve politike. Nuk mė duhet ndonjė menēuri e madhe pėr tė parashikuar qė kur tė shkruhet historia e demokracisė shqiptare, pėr njerėzit si Ina Rama do tė ketė njė kapitull tė veēantė.

    Mė lejoni tė pėrfundoj me disa komente mbi zhvillimet e kohėve tė fundit nė Shqipėri. Siē jeni shumė mirė nė dijeni, parlamenti po shqyrton fillimin e njė komisioni hetimor pėr funksionimin e prokurorėve dhe Prokurores sė Pėrgjithshme kėtu nė Shqipėri. Qeveria ka bėrė thirrje edhe pėr njė farė inspektimi ndėrkombėtar nė kėtė fushė, tė cilin, sinqerisht, e gjej tė pashpjegueshėm. Tė gjitha kėto i gjej shumė ēoroditėse dhe mjaft shqetėsuese. Tetorin e kaluar, pak pasi kisha ardhur kėtu, parlamenti kish filluar njė komision hetimor pėr ish-Prokurorin e Pėrgjithshėm.

    Tani, duket se synon tė bėjė tė njėjtėn gjė ndaj Prokurores sė Pėrgjithshme aktuale. Po, parlamenti ka tė drejtė tė ngrejė komisione hetimore, por mos ėshtė kjo diēka qė parlamenti shqiptar e bėn ēdo tetor? Sinqerisht, nuk shoh asnjė arsye legjitime pėrse qeveria apo parlamenti t’i ndėrmarrė kėto lėvizje. Nxis si qeverinė ashtu edhe parlamentin tė rishqyrtojnė kėto lėvizje impulsive qė duken se ndėrhyjnė nė pavarėsinė e njė institucioni qė ka nevojė tė jetė i pavarur. Kėshilla ime dhe e qeverisė sime ėshtė qė prokurorėt tė lejohen tė bėjnė punėn e tyre si aktorė tė pavarur qė janė. Mė lejoni t’ju uroj pėr mundėsinė qė ėshtė sot pėrpara jush. Mė lejoni t’ju uroj ēdo sukses dhe t’ju pėrgėzoj pėr punėn e madhe dhe kurajon qė tregoni ēdo ditė nė punėn tuaj dhe nė veprimet tuaja.


    Shekulli
    Sui generis

  8. #18
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Ina Rama shembulli perfekt i zbatimit te ligjit ne shqiperi !

    Kyeministri jone eshte shume i implikuar neper afera korruptive te faktuara neper dokumente shteterore te bera publike nge Deputeti socialist Erion Brace....

    fakte te cilat vertetojne dhe ardhjen e berishes ne pushtet ne saje te ndihmes ne Fazllic!


    Ligji eshte njejte per te gjithe!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te njohesh dike.. thot populli.. duhet te kesh ngrene me te nje thes kripe..
    qe don te thote se.. te njohesh dike duhet te kesh jetuar me te apo pran tije vite e vite me radhe..

    sado inteligjente te jene diplomatet e huaj.. ata kurre smund te njohin 700 fytyrat e mafies shqiptare..
    cili ambasador di ngjarjet e vlor 42-43 ..ato prita e vrasje te pabesa te atdhetareve nga njesitet kriminale te hysni kapos e mehmet shehut me urdher te enver hoxhes..
    asnjeri..
    cili di nga diplomatet e huaj.. perjashto ata jugosllav e sovietik.. pushkatimin e cdo filizi demokratik ne shoqwerin shqiptare te viteve 45-50..
    asnjeri..
    cili i huaj qe vjen ambasador ne tiran.. ( pervec atyre jugosllav e sovietik)
    di pushkatimet pa gjyq te mijra inxhiniereve mjekve rilindasve profesoreve gjuhetareve gjeologve agranomeve mesuesve hoxhallareve e prifterinjve.. e grave shtazana e pleqve.. e internimet masovike te mijra familjeve shqiptare nga regjimi enverist ne vitet 45 deri ne 90-ten..
    asnjeri nuk i di.. po dhe ne se i di sadopak dikush.. kjo nuk i shkakton dhimbje..
    ku eshte kjo mase njerzish te organizuar nga enver hoxha qe i kreu keto menxyra ne 50 vitet kanibale envero staliniste..
    ne shqiperi eshte dhe nga antare e ppsh-se kjo mafie kanibalesh kaloj ne ps..
    e tani jan ndare ne 3-4 parti sa per kontorno.. jo ps jo psd jo jo pds jo lsi jo g99 jo ps e vertet etj..

    cfar beri ppsh ne 50 vite..
    perfeksionoj.. diktaturen.. jo ushqimin e popullit..
    sofistikoj demagogjine.. jo shoqerine..

    cdo te thot kjo..
    qe cdo qelize te aparatit te saj shtype kjo parti-shtet e cimentoj me zagaret e vet e me klyshet e zagareve te vet me te eger me te djallezuar.. te seleksionuar personalisht nga enveri ramizi e nexhmija..

    pra cfar jane gjykatesit prokuroret avokatet.. sot..
    kelysheeri e djallezise enveriste qe ndryshojne nga gjysherit e tyre te brezit te enverit jo nga karakteri jo nga mendja jo nga principet..por nga lloji i makinave.. nga kostumet..nga vilat e nga menyra e jeteses.. por ata jan perseri vegel e asaj partie qe i krijoj me kujdes ne 50 vite..

    pra ppsh krijoj ushtrin me vishinska e kjo ushtri sot i sherben .. po asaj partie po atyre shtabeve.. pra dje byros politike..sot shtabeve te ps-se lsi a psd -ve..

    vota e 3 korrikut u dha per ta shkallmuar kte oktapodh te krimit.. por rezultati tregon se asnje qime floku nuk ju luajt..
    asnje tentakule nuk ju pre..

    prandaj bejne qejf..
    jo vidhersin e amerikes mashtrojn keta po djallin vet..

    kurse me berishen ata luajn si tigri me nje ljepur fushe..

    u lumte.. punojne e fitojne e din te mbrohen..
    dje shkonte ustai i tyre tek ambasadori sovietik e kerkonte leje per pushkatime te armiqve..
    sot shkoj keta tek AMERIKA E ANKOHEN SE PO JU A RR B SALIU GJOJA..

    ESTRAD PRA.. PO PER TE QARE KI MILET E PER TU GAJASUR PERJETE KANIBALET..






    pra

  10. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    gjithmone viktime saliu i shkrete, sipas brar tra-la-la-se ...

    gjithmone i pa-afte saliu, kane gjetur saliun dhe kanibalet bejne sipas qefit ...

    sa i ngjan komandantit, more ... kerkojne dhe i bejne kompllote me ambasadat e huaja ...

    i paster qelibar saliu, nga goja eshte shk*rdhate; i pa-perlyer eshte saliu, vetem argita me shkelzenin bejne pa dijenine e tij si me gerdecin; sa trim eshte saliu karshi shokeve te tij "opozitare" ...

    saliu pra jo vetem qe nuk eshte ne gjendje te qeverise, por edhe te ruaje figuren e tij nuk ben me, veēse i jep njolla te tjera vendit, se pak ishin ato njollat e gjakut qe i shkaktoi popullit, vendit e Kosoves ne 92-97 ...

    dhe brari, harari, trari, kandari nuk jane ende ne gjendje te sajojne nje njeri me te zot se saliun ...

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •