Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mendoni se do fitoje zgjedhjet ne US?

Votues
122. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PR: McCain/Palin

    60 49.18%
  • PD: Obama/Biden

    62 50.82%
Faqja 13 prej 41 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 409
  1. #121
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja edhe debati i plote qe u zhvillua ne mes tyre.

    Obama-McCain, botohet i plotė debati televiziv

    Nė debatin mė tė pėrfolur tė vitit, dy kandidatėt pėr president, senator Barack Obama dhe senator John McCain, u vunė pėrballė njėri-tjetrit pėr tė diskutuar nė ēėshtjet kyēe qė prekin vendin. Politika e jashtme dhe siguria kombėtare, e sigurisht ēėshtja mė imediate ėshtė kriza ekonomike qė ka pėrfshirė vendin. Gazeta "Tirana Observer" boton tė plotė debatin e dy kandidatėve presidencialė.


    WOLF BLITZER, Moderator i CNN: Nė rregull. Jemi vetėm njė minutė larg fillimit tė kėtij debati historik nė "Ole Miss", Universiteti i Misisipit, nė Misisipi. Dy kandidatėt do tė prezantohen nga Jim Lehrer. Ai do tė bėjė deklaratėn e hyrjes. E mė pas... do fillojnė pyetjet. Subjekti i natės sė sotme ėshtė politika e jashtme dhe siguria kombėtare.
    Por nuk ka dyshim, kriza ekonomike kėtu nė SHBA do tė jetė gjithashtu temė qendrore. Tė dy kėto kandidatė do tė kenė rastin tė shprehin mendimet e tyre mbi atė qė po ndodh dhe se ēfarė duhet tė ndryshojė.
    JIM LEHRER, MODERATOR: Mirėmbrėma nga Qendra "Ford" e Arteve nė Universitetin e Misisipit. Sonte debati do tė hapet me politikėn e jashtme dhe sigurinė kombėtare, e cila pėrfshin edhe krizėn financiare globale. Temat specifike dhe pyetjet janė pėrcaktuar nga unė. Ato nuk janė ndarė apo diskutuar me njeri.
    Le tė fillojmė me diēka qė gjeneral Eisenhower tha nė fushatėn e tij elektorale tė vitit 1952. "Ne duhet tė arrijmė edhe sigurinė edhe aftėsinė pėr tė paguar. Nė fakt, themeli i fuqisė ushtarake ėshtė fuqia ekonomike".
    Nga kjo frazė lind dhe pyetja e parė.
    Zotėrinj, pikėrisht nė kėtė moment, nė ēfarė pike jeni me planin e restaurimit ekonomik?
    BARACK OBAMA, KANDIDATI DEMOKRAT: Faleminderit shumė Jim dhe faleminderit Universitetit tė Misisipit qė na pret sonte. Nuk mund tė kishte kohė mė tė pėrshtatshme pėr tė folur pėr tė ardhmen e vendit tonė.
    Ne jemi nė njė moment kyē tė historisė sonė. Kombi ynė ėshtė pėrfshirė nė dy luftėra dhe ne po kalojmė krizėn mė tė madhe financiare qė prej Depresionit tė Madh.
    Edhe pse kemi dėgjuar shumė pėr "Wall Street", ata qė janė tė pėrfshirė nė biznes kanė luftuar pėr disa kohė me kėtė gjendje, dhe e dinė se kjo mund tė ketė impakt nė gjithė sektorėt e ekonomisė.
    Dhe ju po vrisni mendjen se si do tė prekė kjo gjendje secilin prej jush? Se si do tė prekė punėn tuaj, shtėpinė tuaj? Ēfarė efekti do tė ketė nė mundėsitė pėr tė kursyer e pėr tė dėrguar fėmijėt nė universitet apo nė pensionin e ardhshėm? Ndaj ne duhet tė lėvizim shpejt dhe me zgjuarsi. Unė kam dhėnė njė sėrė propozimesh, tė cilat sigurojnė mbrojtjen e taksapaguesve, ndėrkohė qė ne jemi tė pėrfshirė nė kėtė pėrpjekje tė rėndėsishme shpėtimi.
    Njė, ne duhet tė sigurohemi qė t'i kushtojmė vėmendje tė madhe kėtij procesi: 700 miliardė dollarė janė shumė-shumė para.
    Dy, duhet tė sigurohemi qė taksapaguesit, duke qenė se janė ata qė rrezikojnė paratė e tyre, tė kenė mundėsinė tė rifitojnė ato para bashkė me fitimet, kur dhe nėse tregu kthehet aty ku ishte.
    Tre, duhet tė sigurohemi qė asnjė monedhė s'do mbushė llogaritė e shefave ekzekutivė tė bankave.
    Dhe katėr, duhet tė sigurohemi se po ndihmojmė pronarėt e shtėpive, sepse kyēi i problemit ka tė bėjė me heqjen e pronės sė vėnė nė hipotekė, qė po ndodh nė gjithė vendin.
    Tani, duhet tė pranojmė faktin se ky ėshtė gjykimi final i tetė viteve tė politikave tė dėshtuara ekonomike, tė promovuara nga George Bush, mbėshtetur nga senatori McCain, njė teori qė nė parim thotė se ne mund tė thyejmė rregullat dhe pėrkrahjet e konsumatorėve dhe tė japim mė shumė dhe nė njė mėnyrė apo tjetėr prosperiteti do vijė nė vend.
    Nuk ka funksionuar. Dhe unė mendoj se bazat e ekonomisė duhen matur me faktin nėse shtresa e mesme po merr apo jo pjesėn qė i takon. Kjo ėshtė arsyeja pse unė po kandidoj pėr president dhe shpresoj qė kjo ėshtė ajo pėr ēfarė do flasim sonte.
    LEHRER: Senator McCain.
    SENATOR JOHN MCCAIN, KANDIDATI REPUBLIKAN: Faleminderit Jim. Faleminderit tė gjithėve. Unė kam njė njoftim tė trishtuar sonte. Senatori Kennedy ėshtė nė spital. Ai ėshtė njė mik e dashur pėr tė gjithė ne. Mendimet dhe lutjet tona shkojnė sonte pėr luanin e Senatit.
    Gjithashtu, dua tė falėnderoj Universitetin e Misisipit qė na pret sonte.
    Dhe Jim, unė nuk jam ndjerė mirė pėr shumė gjėra sė fundmi. Po kėshtu dhe shumė amerikanė qė janė shfaqur me sfidat. Por sonte ndihem mė mirė dhe do t'ju them pse.
    Sepse ne jemi kėtu sonte nė kėtė debat, ne po shohim pėr herė tė parė prej shumė kohėsh, republikanė dhe demokratė sė bashku, tė ulur pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr kėtė krizė fiskale qė na ka pėrfshirė.
    Dhe ne s'kemi dyshime pėr madhėsinė e kėsaj krize. Dhe ne s'po flasim pėr dėshtimin e institucioneve nė "Wall Street". Ne po flasim pėr dėshtimin nė industrinė e biznesit dhe njerėzit tė cilėt do tė humbin punėn e tyre, depozitat bankare dhe shtėpitė e tyre, nėse ne nuk e rregullojmė krizėn mė tė madhe fiskale tė kohėrave tona. Por, ēėshtja ėshtė se ne mė nė fund kemi parė republikanė e demokratė tė ulur bashkė pėr tė negociuar mbi njė paketė tė pėrbashkėt zgjidhjeje.
    Paketa ka transparencė nė tė. Duhet tė ketė pėrgjegjėsi dhe largpamėsi. Duhet tė ketė opsione pėr kreditė ndaj bizneseve tė falimentuara. Duhet tė ketė njė sėrė elementesh thelbėsorė nė tė.
    Por unė dua t'u theksoj njė pikė gjithė amerikanėve sonte. Ky nuk ėshtė fillimi i fundit tė krizės. Ky ėshtė fundi i fillimit, nėse ne do dalim me njė paketė qė i mban kėto institucione tė qėndrueshme. Dhe kemi shumė punė pėr tė bėrė. Dhe duhet tė krijojmė vende pune. Dhe njė prej kėtyre pikave, sigurisht, ėshtė tė eliminojmė varėsinė tonė ndaj naftės sė huaj.
    LEHRER: Nė rregull, le tė kthehemi tek pyetja ime. Cili ėshtė qėndrimi juaj nė planin e stabilizimit tė gjendjes? Dhe flisni me njėri-tjetrin pėr kėtė nėse mund tė arrijmė nė njė marrėveshje kėtu. Por ajo qė dua tė them ėshtė se, a e pėrkrahni kėtė plan senator Obama, senator McCain?
    OBAMA: Unė mendoj se po kryhet punė konstruktive. Kėshtu, pėr teleshikuesit, unė jam optimist nė lidhje me kapacitetin e atyre prej nesh qė janė bashkuar pėr tė hartuar njė plan. Pyetja qė duhet t'i bėjmė vetes, mendoj unė, ėshtė sesi arritėm nė njė situatė tė tillė?
    Para dy vitesh unė paralajmėrova se pėr shkak tė rrėmujės sė huave, pėr shkak tė rregullave tė shkujdesura, ne mund tė kishim njė problem potencial dhe u pėrpoqa pėr ndalimin e disa prej abuzimeve nė hipoteka.
    Vitin e kaluar, i shkrova sekretarit tė Thesarit pėr t'u siguruar se ai e kuptonte shkallėn e kėtij problemi dhe pėr t'i bėrė thirrje qė tė mblidhte gjithė aksionerėt pėr t'u marrė me kėtė problem.
    Sigurisht qė ne duhet ta zgjidhim kėtė problem nė njė kohė shumė tė shkurtėr. Por ne gjithashtu duhet tė shohim se si u bėnė copė gjithė ato rregulla? Ne nuk kemi pėrcaktuar njė rregullore tė kėndvėshtrimit tė shekullit tė 21-tė pėr manovruar me kėto probleme. Dhe kjo pjesė ka tė bėjė me filozofinė ekonomike qė thotė se rregullat janė gjithnjė tė kėqija.
    LEHRER: Nė rregull, le tė flasim pėr daljen nga kjo situatė.
    Dhe pėrgjigjja e parė ėshtė pėr ty senator Obama. Si president, si rezultat i planit financiar tė shpėtimit dhe 700 miliardė dollarėve, ēfarė do tė sakrifikoni, pėr sa u pėrket prioriteteve qė do tė zgjidhni si president i SHBA-sė?
    OBAMA: Ka njė sėrė gjėrash qė ka mundėsi tė shtyhen. Ne nuk e dimė akoma se cilat do jenė tė ardhurat e taksave. Ekonomia po ngadalėsohet, ndaj ėshtė aq e vėshtirė tė pėrcaktojmė qė tani se cili do tė jetė buxheti vitin e ardhshėm. Por nuk ka dyshim se ne do tė bėjmė ēdo gjė qė ėshtė e nevojshme. Ne duhet tė kemi pavarėsinė energjetike, ndaj unė kam propozuar njė plan pėr t'u siguruar qė nė dhjetė vite kohė, ne do ta kemi ēliruar veten nga varėsia e naftės sė Lindjes sė Mesme, duke rritur prodhimin nė vend. Por kryesisht, duke filluar me investimin nė energjinė alternative, diellore, si dhe atė tė erės.
    Ne duhet tė rregullojmė dhe sistemin e kujdesit shėndetėsor, i cili po peshon jashtėzakonisht shumė tek familjet tona.
    Unė po takoj njerėz nė gjithė botėn dhe shumė prej tyre po falimentojnė si pasojė e kujdesit shėndetėsor.
    E treta qė duhet tė bėjmė ėshtė tė investojmė nė arsim. Ne duhet tė investojmė nė shkencė dhe teknologji.
    Dhe njė nga gjėrat qė duhet tė bėjmė, ėshtė tė bėjmė tė mundur qė universiteti tė jetė i pėrballueshėm pėr ēdo tė ri nė Amerikė. Unė gjithashtu mendoj se duhet tė rindėrtojmė infrastrukturėn, rrugėt dhe urat.
    LEHRER: Cilat janė prioritetet qė ju do pėrshtatni pėr shkak tė krizės financiare senator McCain?
    MCCAIN: Sido qė tė jetė puna, ne duhet tė presim shpenzimet. Puna ėshtė se duhet tė ekzaminojmė ēdo agjenci tė qeverisė. Ne u pėrpoqėm tė ndėrtojmė njė anije tė quajtur "Littoral Combat Ship" qė supozohej tė kushtonte 140 milionė dollarė, por qė ka arritur nė 400 milionė dollarė dhe s'ka pėrfunduar akoma. Ndaj ne duhet tė kemi kontrata fikse. Ne duhet tė kuptojmė se shpenzimet nė fushėn e mbrojtjes janė shumė tė rėndėsishme dhe jetike, veēanėrisht me sfidat e reja, me tė cilat po pėrballemi nė botė, por ne duhet t'i kemi shpenzimet nėn kontroll. Dhe unė di si ta bėj njė gjė tė tillė. Unė kam shpėtuar 6.8 miliardė tė taksapaguesve, duke dalė kundėr njė kontrate qė po negociohej ndėrmjet "Boeing" dhe "DOD" qė ishte krejtėsisht gabim. Ne e rregulluam kėtė dhe njerėzit pėrgjegjės pėrfunduan nė burgun federal, ndaj unė e di kėtė sepse e kam bėrė prej shumė vitesh. Ndaj mendoj se duhet tė kontrollojmė ēdo agjenci tė qeverisė dhe tė shohim cilat po bėjnė punėn e tyre dhe ato qė s'po e bėjnė punėn e tyre t'i eliminojmė.
    LEHRER: Le tė kalojmė nė njė temė tjetėr. Shumė ėshtė folur pėr leksionet e Vietnamit. Si e shihni Irakun senator McCain?
    MCCAIN: Unė mendoj se mėsimi qė na jep Iraku ėshtė shumė i thjesht dhe se nuk mund tė kesh njė strategji tė dėshtuar, e cila do shkaktojė mė pas humbjen e konfliktit. Suksesi jonė fillestar ushtarak ishte se shkuam nė Bagdad dhe tė gjithė festuan. Mė pas, kur lufta vazhdoi u trajtua shumė keq. Unė shkova nė Irak nė vitin 2003, u ktheva dhe thashė se duhet ta ndryshojmė kėtė strategji. Kjo strategji kėrkon trupa shtesė, njė ndryshim themelor. E sė fundmi ne dolėm me njė gjeneral tė madh dhe njė strategji qė ka pasur sukses. Kjo strategji ka dalė me sukses. Dhe ne po fitojmė nė Irak. Ne do kthehemi nė shtėpi me fitore dhe nder. Gjithashtu, dua tė them se do tė kemi sukses dhe do tė kthehemi nė shtėpi, jo tė mundur dhe tė shohim njė aleat tė qėndrueshėm nė rajon, si dhe njė demokraci tė re.
    Pasojat e mundjes do tė kishin rritur influencėn iraniane. Do tė kishte pasur rritje tė dhunės fanatike. Do tė kishte pasur njė luftė mė tė gjerė qė mund ta kishte detyruar Amerikėn tė kthehej sėrish pas.
    Falė kėtij gjenerali tė madh, David Petraus dhe trupave, tė cilėt luftojnė nėn komandėn e tij, ato ia kanė dalė mbanė me sukses. Ne po fitojmė nė Irak dhe mė pas do kthehemi nė shtėpi.
    LEHRER: Senator Obama.
    OBAMA: Kjo ėshtė njė fushė, ku senatori McCain dhe unė kemi ndryshime rrėnjėsore sepse unė mendoj se pyetja e parė ėshtė nėse ne duhet tė kishim shkuar nė luftė si fillim.
    Para gjashtė vitesh unė u ngrita dhe kundėrshtova luftėn, nė njė kohė kur ishte politikisht e rrezikshme. Unė thashė se ne nuk e dinim se sa do tė kushtonte, se cila do tė ishte strategjia e daljes, se si do ta prekte imazhin tonė nė botė dhe nėse inteligjenca jonė ishte nė gjendjen e duhur, por gjithashtu sepse ne kishim njė ēėshtje tė pambaruar nė Afganistan. Ne s'e kishim kapur akoma Bin Laden. Ne s'i kishim dhėnė fund Al Kaedės dhe si pasojė, unė mendova se do tė ishte shpėrqendruese lufta. Senatori McCain dhe presidenti Bush e gjykonin ndryshe. Unė uroja qė tė isha gabim pėr hir tė vendit, por nuk ka rezultuar kėshtu. Ne kemi shpenzuar 600 miliardė dollarė deri tani. Ne kemi parė 30 mijė tė plagosur dhe Al Kaeda ėshtė rigjallėruar, duke u bėrė mė e fortė qė prej vitit 2001.
    LEHRER: Jeni dakord me kėtė, me mėsimin qė na dha Iraku?
    Presidenti i ardhshėm i SHBA-sė nuk duhet ta trajtojė ēėshtjen nė formė tė tillė, nėse ne duhet tė kishim shkuar apo jo nė Irak. Presidenti i ardhshėm i SHBA-sė duhet tė vendosė tashmė se si duhet tė largohemi, si duhet tė largohemi dhe se ēfarė po lėmė pas. Senator Obama tha se ndėrhyrja nuk mund tė funksionojė, tha se rrit dhunėn fanatike dhe se ishte e paracaktuar qė tė dėshtonte. Por gjithsesi, ai akoma thotė se do ta kundėrshtonte ndėrhyrjen nėse do t'i duhej tė vendoste sėrish sot. Ėshtė e pabesueshme qė nė 900 ditė ai nuk ka shkuar nė Irak dhe nuk ka kėrkuar kurrė njė takim me gjeneralin Pertraeus.
    LEHRER: Le tė diskutojmė disa prej kėtyre gjėrave...
    MCCAIN: Senator Obama ėshtė kreu i njė komiteti qė mbikėqyr NATO-n qė ėshtė nė Afganistan. Deri mė sot ai nuk ka pasur asnjė seancė dėgjimi.
    LEHRER: Ēfarė do thoni pėr kėtė pikė?
    OBAMA: Cilėn pikė? Ai nxori disa pika.
    LEHRER: E di. Le tė flasim pėr ēėshtjen mė tė fundit. Qė ju s'keni qenė...
    OBAMA: Unė jam shumė krenar pėr zgjedhjen time tė zėvendėspresidentit Joe Biden, i cili ėshtė drejtues i Komitetit tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nė Senat, dhe siē e shpjegon ai dhe siē e di dhe John, ēėshtjet e Afganistanit, ēėshtjet e Irakut dhe ēėshtje kritike si ato nuk kalojnė nėpėrmjet nėnkomitetit tim, sepse ato trajtohen nga komiteti nė tėrėsi. Senatori McCAin ka tė drejtė kur thotė se dhuna ėshtė reduktuar si pasojė e sakrificės tė jashtėzakonshme tė trupave tona dhe familjeve ushtarake. Ato kanė bėrė njė punė tė mrekullueshme dhe gjeneral Petraeus ka bėrė njė punė brilante. Por kuptoni qė kjo ėshtė njė taktikė e hartuar pėr tė frenuar dėmin e shkaktuar nga menaxhimi i keq i katėr viteve tė mėparshme. John-it i pėlqen tė bėjė sikur lufta ka filluar nė vitin 2007. Ti po flet pėr atė ndėrhyrje. Lufta ka filluar nė vitin 2003 dhe nė atė kohė ju thatė se ajo do ishte e shpejtė dhe e lehtė. Ju thatė se ne e dinim se ku ishin armėt e shkatėrrimit nė masė. Ju u gabuat.
    LEHRER: Kam shumė pėr tė thėnė kėtu...
    MCCAIN: Kam frikė se senator Obama nuk e kupton ndryshimin mes njė taktike dhe strategjie. Por e rėndėsishmja, dua t'ju them se mė 4 korrik dy vite mė parė isha nė Bagdad. Gjeneral Petraeus ftoi senatorin Lindsey Graham bashkė me mua tė merrnim pjesė nė ceremoninė kur 688 amerikanė tė rinj, tė cilėve u kishte mbaruar afati i qėndrimit, ishin regjistruar pėrsėri pėr tė qėndruar e pėr tė luftuar pėr lirinė irakiane dhe pėr lirinė amerikane.
    Isha i nderuar tė isha atje. Isha i nderuar t'u flisja trupave. Dhe mė pas kaluam shumė kohė me ta. E dini se ēfarė na thanė? Na lini tė fitojmė. Na thanė na lini tė fitojmė. Nuk duam qė fėmijėt tanė tė vinė kėtu. Dhe kjo strategji, dhe ky gjeneral, po fitojnė. Senator Obama refuzon tė pranojė se ne po fitojmė nė Irak.

    OBAMA: Kjo s'ėshtė e vėrtetė.
    MCCAIN: Sapo miratuan njė ligj...
    OBAMA: S'ėshtė e vėrtetė.
    MCCAIN: ... njė ligj zgjedhor nė ditėt e fundit. Ata kanė arritur progres social dhe ekonomik, dhe njė strategji, njė strategji pėr t'u futur nė atė zonė pėr tė kapur e spastruar. Njerėzit e vendit janė aleatė. Ata informojnė pėr tė kėqijtė. Dhe paqja vjen nė atė vend, edhe prosperitet.
    Kjo po ndodh nė Irak dhe nuk ishte taktikė.
    LEHRER: Mė lini tė kuptoj...
    OBAMA: Jim, Jim, ėshtė shumė ...
    MCCAIN: Ishte manovėr. Dhe e njėjta strategji do tė zbatohet nė Afganistan nga ky gjeneral i madh. Dhe senator Obama, i cili pasi premtoi se nuk do tė votonte pėr prerjen e fondeve pėr trupat, bėri gjėnė e pabesueshme e votoi pėr prerjen e fondeve pėr trupat nė Irak e Afganistan.
    OBAMA: Jim, ka shumė pyetje tė cilave duhet t'u pėrgjigjemi. Si fillim, tė flasim pėr kėtė ēėshtjen e financimit tė trupave, sepse John gjithmonė e pėrmend. Senator McCain preu, senator McCain kundėrshtoi fondet pėr trupat nė njė legjislacion qė kishte kalendar, sepse nuk besonte tek kalendari.
    Unė kundėrshtova tė financoj njė mision qė nuk kishte kalendar, duke i dhėnė njė ēek bosh Gorge Bush-it. Kishim ndryshim nė kalendar. Nuk kishim ndryshim nė faktin nėse duhet apo s'duhet t'i financonim trupat.
    Kishim ndryshime tė ligjshme, dhe unė absolutisht qė e kuptoj ndryshimin mes taktikės dhe strategjisė. Dhe pyetja strategjike qė presidenti duhet tė pyesė kėtu nuk ėshtė nėse duhet apo s'duhet tė mbajmė njė qėndrim tė veēantė nė vend nė momentin qė kemi marrė vendimin tė jemi atje.
    Pyetja ėshtė: "a ishte e zgjuar"? Kemi parė Afganistanin tė pėrkeqėsohet, tė shkatėrrohet. Kemi nevojė pėr mė shumė trupa atje. Kemi nevojė pėr mė shumė burime atje. Senatori McCain, gjatė nxitimit pėr tė shkuar nė Irak, e dini ēfarė tha? Kemi qenė tė suksesshėm nė Afganistan. Atje s'ekziston asnjė rrezik pėr ne.
    Nė kėtė kohė Bin Laden ishte ende jashtė, dhe tani ata e kanė ristrukturuar veten. Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates vetė e pranon se lufta kundėr terrorizmit lindi nė Afganistan dhe duhet tė pėrfundojė atje.
    Por s'mund ta bėjmė nėse nuk jemi tė gatshėm t'i japim irakianėve vendin e tyre. Ajo qė po them ėshtė se duhet t'i japim fund kėsaj lufte nė mėnyrė tė zgjuar. Duhet ta bėjmė nė faza. Por nė 16 muaj, duhet tė kemi reduktuar trupat, tė ndihmojmė familjet e ushtarakėve dhe trupat tona, tė pėrkrahim pėrpjekjet nė Afganistan, nė mėnyrė qė tė kapim Bin Laden-in dhe tė shtypim Al Kaedėn.
    Nė kėto momente, komandantėt nė Afganistan, si dhe admirali Mullen, kanė pranuar se nuk kemi mjaft trupa tė nevojshėm nė Afganistan, pasi kemi ende shumė trupa nė Irak.
    MCCAIN: Admirali Mullen sugjeron se plani i senatorit Obama ėshtė i rrezikshėm pėr Amerikėn.
    OBAMA: Nuk ėshtė ky rasti.
    MCCAIN: Po kėtė tha...
    OBAMA: Ajo qė tha ishte e nxituar...
    MCCAIN: Admirali Mullen nuk e tha kėtė.
    OBAMA: ...tėrheqja do tė ishte e rrezikshme. Ai nuk e tha kėtė. Nuk ėshtė e vėrtetė.
    MCCAIN: Edhe gjenerali Petraeus tha tė njėjtėn gjė. Osama bin Laden dhe gjenerali Petraeus kanė diēka tė pėrbashkėt me sa di unė. Tė dy thanė se Iraku ėshtė fusha qendrore e betejės.
    Gjenerali Petraeus ka lavdėruar sukseset, por ai tha se ato suksese janė delikate dhe nėse vėmė njė datė specifike pėr tėrheqjen, dhe meqė ra fjala, plani origjinal i senatorit Obama, ata duhet tė kishin dalė pranverėn e kaluar, para se rrethimi tė shihte sukseset e veta.
    Unė e di qė kjo ėshtė njė strategji qė ka funksionuar dhe mund tė ketė sukses. Por nėse marrim humbjen nga nofullat e fitores dhe zbatojmė planin e senatorit Obama, atėherė do tė kemi njė luftė mė tė gjerė dhe gjėrat do tė pėrkeqėsoheshin nė tėrė krahinėn, pėrfshirė dhe Afganistanin. (Qeshin).
    Kjo ėshtė pėr ty, senator Obama, dhe prek njė pikė qė e kemi kaluar. A mendoni se nė Afganistan duhet tė dėrgohen mė shumė trupa, mė shumė trupa amerikane, sa dhe kur?
    OBAMA: Po, na duhen mė shumė trupa. Kėtė kam mė shumė se njė vit qė po e them. Dhe duhet ta bėjmė sa mė shpejt tė jetė e mundur, sepse dihet nga komandantėt nė terren se situata po pėrkeqėsohet, nuk po pėrmirėsohet.
    Vitin e kaluar viktimat mes trupave amerikane ishim mė tė lartat qė nga vitit 2002. Jemi dėshmitarė tė njė ofensive masive, Al Kaeda dhe talebanėt kalojnė kufirit dhe sulmojnė trupat tanė nė mėnyrė tė pacipė. Ata ndihen tė mbushur me guxim.
    Nuk mund ta ndalim Afganistanin nga Irakun, pasi ajo qė komandantėt kanė thėnė ėshtė se nuk kemi trupat e duhura pėr t'u marrė me Afganistanin.
    Prandaj unė do tė dėrgoja tri brigada tė tjera nė Afganistan. Mos harroni se kemi katėr herė mė shumė trupa nė Irak, aty ku askush s'kishte tė bėnte me 11 shtatorin para se tė shkonim, aty ku nuk kishte Al Kaeda para se tė shkonim, por kemi katėr herė mė shumė trupa se sa kemi nė Afganistan.
    Dhe ky ėshtė gabim strategjik, sepse ēdo agjenci zbulimi do ta pranonte se Al Kaeda ėshtė rreziku mė i madh kundėr Shteteve tė Bashkuara dhe Sekretari i Mbrojtjes, Gates, pranoi se fronti qendror, vendi ku duhet tė merremi me kėta njerėz, ėshtė Afganistani dhe Pakistani.
    Prandaj ja se ēfarė duhet tė bėjmė nė tėrėsi. Nuk bėhet fjalė pėr mė shumė trupa. Duhet tė nxisim qeverinė nė Afganistan tė kuptojė se ata po punojnė pėr popullin e tyre. Dhe kėtė ia kam thėnė presidentit Karzai.
    Numėr dy, duhet tė merremi me tregtinė nė rritje tė opiumit qė ka shpėrthyer gjatė viteve tė fundit.
    Numėr tre, duhet tė merremi me Pakistanin, sepse Al Kaeda dhe talebanėt kanė strehė nė Pakistan, pėrgjatė kufirit nė krahinat veriperėndimore, dhe edhe pse me miratimin e George Bush-it dhe me mbėshtetjen e senatorit McCain, i kemi dhėnė mbi 10 miliardė dollarė gjatė shtatė viteve tė fundit, por s'kanė bėrė atė qė duhet tė bėnin pėr tė hequr qafe kėto pika strehimi.
    Derisa ta bėjmė, amerikanėt nė shtėpi nuk do tė jenė tė sigurt.
    LEHRER: Afganistani, senator McCain?
    MCCAIN: Si fillim, nuk do tė pėrsėris gabimet pėr tė cilat jam penduar shumė. Pasi mundėm tė ndihmojmė luftėtarėt e lirisė nė Afganistan dhe nxorėm rusėt jashtė Afganistanit, nė thelb lamė duart me atė krahinė.
    Dhe rezultati gjatė kėsaj kohe ishte talibani, Al Kaeda dhe shumė vėshtirėsi me tė cilat po pėrballemi sot. Prandaj nuk do t'i shpėrfillim kėto mėsime tė historisė.
    Nė lidhje me kėtė ēėshtje, pėr ndihmėn ndaj Pakistanit, nėse do tė merrni nė shėnjestėr dikė, George Shultz, sekretari i madh i shtetit mė tha njė herė, mė mirė pėrgatitu tė tėrheqėsh kėmbėzėn.
    Nuk jam i pėrgatitur nė kėtė kohė tė pres ndihmat ndaj Pakistanit. Prandaj nuk jam i pėrgatitur ta kėrcėnoj, ashtu si senatori Obama kėrkon tė bėjė, pasi ka thėnė se do tė shpallė greva ushtarake nė Pakistan.
    Duhet tė kemi mbėshtetjen e njerėzve tė Pakistanit. Ai tha se do tė nisė greva ushtarake nė Pakistan.
    Kjo nuk bėhet. Kjo nuk thuhet me zė tė lartė. Nėse duhet tė bėni diēka, duhet ta bėni; dhe duhet tė punoni me qeverinė pakistaneze. Presidenti i Pakistanit, Kardari, i ka duart plot. Kjo zonė nė kufi nuk ėshtė qeverisur qė nė ditėt e Aleksandrit tė Madh.
    Unė kam qenė nė Waziristan. E kam parė sa i fortė ėshtė terreni. Qeveriset nga njė grusht fisesh.
    Senatori Obama bėn thirrje pėr mė shumė trupa, por ajo qė s'kupton ėshtė se duhet tė jetė njė strategji e re, e njėjta strategji qė dėnoi nė Irak. Ajo duhet tė zbatohet nė Afganistan.
    Duhet tė ndihmojmė pakistanezėt nė kėto zona dhe tė fitojmė besnikėrinė e njerėzve. Kjo do tė jetė e vėshtirė. Ata kanė bėrė krushqi me Al Kaedėn dhe talebanėt. Do tė jetė e vėshtirė. Por duhet patjetėr tė kemi bashkėpunimit e njerėzve nė ato zona.
    Pakistanezėt duhet tė kuptojnė se bombardimi i hotelit "Marriott" nė Islambad ishte njė sinjal nga terroristėt se nuk duan qė qeveria tė bashkėpunojė me ne nė luftėn kundėr talebanėve dhe elementėve tė xhihadit.
    Prandaj kemi shumė punė pėr tė bėrė nė Afganistan. Por kam besim, tani qė gjeneral Petraeus ėshtė nė pozicionin e ri nė komandė, se do tė zbatojmė njė strategji qė jo vetėm do tė sjellė trupa tė reja, dhe meqė ra fjala, kemi patur 20 mijė trupa tė reja shtesė, nga 32 mijė nė 53 mijė, dhe duhet tė kemi mė shumė.
    Nuk janė vetėm trupat shtesė ato qė kanė rėndėsi. Ėshtė njė strategji qė do tė ketė sukses. Dhe Pakistani ėshtė njė element i rėndėsishėm kėtu. Dhe unė e di si tė punoj. Ju garantoj se nuk do tė pohoj publikisht se do t'i sulmoj.
    OBAMA: Askush nuk tha se do tė sulmojė Pakistanin. Ja se ēfarė thashė unė.
    Dhe nėse John nuk bie dakord me kėtė, mund tė ma bėjė tė ditur se nėse Shtetet e Bashkuara kanė Al Kaedėn, Bin Ladenin dhe lejtnantėt mė tė lartė nė fushėpamje, dhe Pakistani nuk ka mundėsi apo nuk dėshiron tė veprojė, atėherė ne duhet t'i nxjerrim.
    Kjo mendoj se ėshtė strategjia e duhur; kjo mendoj se ėshtė politika e duhur.
    Dhe, John, ke plotėsisht tė drejtė kur thua se presidentėt duhet tė jenė tė matur nė atė qė thonė. Por kur e dėgjoj nga ty, i cili nė tė kaluarėn ka kėrcėnuar me shfarosje Korenė e Veriut dhe ka kėnduar kėngė pėr bombardimin e Iranit, nuk e di sa e besueshme ėshtė kjo. Unė mendoj se kjo ėshtė strategjia e duhur.
    Senatori McCain ka tė drejtė kur thotė se ėshtė e vėshtirė. Nuk ėshtė njė situatė e lehtė. Kemi njė zgjedhje. Mund tė lejojmė qė trupat tona qė vetėm tė mbrohen dhe tė mos bėjnė asgjė nėse Pakistani nuk dėshiron tė bashkėpunojė, ose duhet tė fillojmė tė marrim vendime.
    Dhe problemi, John, me strategjinė qė ėshtė ndjekur pėr 10 vite, kur mbajtėm me pekule Musharraf-in, ėshtė se armiqėsuam popullin pakistanez, sepse ishim anti-demokratikė. Kishim njė mentalitet qė thoshte: "E dini, edhe mund tė jetė diktator, por ėshtė diktatori ynė".
    Dhe si pasojė, humbėm ligjshmėrinė nė Pakistan. Shpenzuam 10 miliardė dollarė. Dhe ndėrkohė, nuk po ndiqnim Al Kaedėn, dhe tani ata janė edhe mė tė fuqishėm nga sa ishin kur nisėm luftėn nė Afganistan.
    Kjo do tė ndryshojė kur tė jem president i Shteteve tė Bashkuara.
    MCCAIN: Nuk e besoj se senatori Obama e kupton se Pakistani ishte shtet i dobėt kur Musharraf erdhi nė pushtet. Tė gjithė e dinim mirė se ishte shtet i dėshtuar.

    Por mė lejo tė tė tregoj, nė lidhje me ēėshtjen e bombardimit tė Iranit dhe gjithė kėtė, mė lejo tė tė tregoj historinė time. Nė vitin 1983, kur isha kongresmen i porsazgjedhur i SHBA-sė, ai, personi qė admiroja mė shumė dhe ende admiroj, Ronald Reagan, donte tė dėrgonte marinėn nė Liban.
    Dhe unė pashė situatėn dhe mbajta qėndrim, votova kundėr, sepse kisha frikė se nuk mund tė bėhej paqe nė njė vend kur 300 apo 400 apo disa qindra marinsa. Tragjikisht kisha tė drejtė: Gati 300 marinsa humbėn jetėn nė bombardimin e kazermave.
    Dhe mė vonė ishte Somalia, mė pas luftėn e parė tė Gjirit. Unė e mbėshteta.
    Mbėshteta edhe Bosnjėn, kur njė numėr i kolegėve dhe anėtarėve tė partisė sime ishte kundėr operacionit nė Bosnje. Ishte gjėja e duhur pėr t'u bėrė, pėr tė ndalur gjenocidin dhe pėr tė ruajtur atė qė ishte e nevojshme brenda Evropės.
    Mbėshteta atė qė bėmė nė Kosovė. E mbėshteta sepse po ndodhte spastrim etnik dhe gjenocid.
    Dhe kam tė dhėna, dhe Somalia, kundėrshtova qė tė kthejmė forcėn nė Somali nga njė forcė paqeruajtėse nė njė forcė paqeruajtėse, pėr tė cilėn ata nuk ishin tė aftė.
    Prandaj kam tė dhėna. Kamė tė dhėna se jam pėrfshirė nė kėto ēėshtje tė sigurisė kombėtare, tė cilat kanė tė bėjmė me pėrgjegjėsinė mė tė madhe dhe vendimet mė tė vėshtira qė ēdo president mund tė marrė.
    Nė mbledhjen e bashkisė nė Wolfboor, New Hampshire, njė grua u ngrit dhe mė tha: "Senator McCain, duhet tė mė bėsh nderin qė tė mbash njė byzylyk me emrin e djalit tim tė shkruar mbi tė".
    Ai ishte 22 vjeē dhe u vra nė njė pėrleshje jashtė Bagdadit, Metthew Stanley, para Krishtlindjes vitin e kaluar. Kjo ndodhi gushtin e kaluar, njė vit mė parė. Dhe unė i thashė: "Do ta bėj, do ta mbaj byzylykun me nder".
    Kjo ndodhi nė gusht, njė vit mė parė. Dhe atėherė ajo mė tha: "Senator McCain, dua qė tė bėsh gjithēka, mė premtoni diēka, se do tė bėni gjithēka qė keni mundėsi tė siguroheni se vdekja e djalit tim nuk ndodhi mė kot".
    Kjo do tė thotė se misionet kanė sukses, ashtu si ata tė rinj qė janė regjistruar pėrsėri nė Bagdad, ashtu si nėna qė takova nė aeroport disa ditė mė parė, tė cilės djali i ishte vrarė. Dhe tė gjithė mė thonė se nuk duan mposhtje.
    Njė luftė nė tė cilėn mora pjesė, kur kishim Ushtrinė, pėsoi disfatė, jo pėr fat tė tyre. Dhe unė e di sa e vėshtirė ėshtė pėr ushtrinė qė ta marri veten pas disfatės. Dhe e morėn veten dhe ne do ta fitojmė kėtė dhe nuk do tė kthehemi me mposhtje dhe ēnderim. Me siguri do tė rikthehemi nė luftė nėse dėshtojmė.
    OBAMA: Edhe unė kam njė byzylyk nga nėna e rreshterit Ryan David Jopeck. Ajo mė kėrkoi tė sigurohem qė njė nėnė tjetėr tė kalojė atė qė po kalon ajo. Asnjė ushtar nuk vdes mė kot, sepse po zbatojnė misionin e kryekomandantit. Dhe ne e nderojmė gjithė shėrbimin qė kanė kryer. Trupat tona kanė qenė tė shkėlqyer. Ēėshtja mbetet nė dorė tė presidentit tė ardhshėm; a do tė kemi gjykime tė sakta pėr mėnyrėn si ta mbajmė Amerikėn tė sigurt, sepse dėrgimi i ushtarėve nė betejė ėshtė njė hap i madh.
    Kjo ėshtė diēka qė duhet ta mendojmė me seriozitet. Dhe kur tė bėhem president, kėtė do bėj.
    MCCAIN:
    Kam qenė i pėrfshirė, siē jua thashė mė parė, nė ēdo sfidė tė madhe tė sigurisė kombėtare me tė cilėn jemi hasur gjatė 20 viteve tė fundit. Kam shumė pėrvojė, njohuri dhe avantazhe nė gjykim.
    Dhe sinqerisht qė nuk besoj se senatori Obama ka njohurinė apo eksperiencėn dhe ka bėrė shumė gjykime tė gabuara nė njė numėr zonash, pėrfshirė edhe reagimin fillestar tė pushtimit rus, agresionit nė Gjeorgji. E kemi parė kėtė kokėfortėsi mė parė nė kėtė administratė pėr t'iu vėnė pas besimit se pushtimi nuk ka patur sukses. Kjo gjė mė tregon se kemi nevojė pėr mė shumė fleksibilitet tek njė president i Shteteve tė Bashkuara.
    Sa pėr punėn e veteranėve. Unė i njoh ata mirė. E di se ata e dinė qė do kujdesem pėr ta. Kam qenė krenarė pėr mbėshtetjen e tyre. Unė i dua dhe do tė kujdesem pėr ta. Ata e dinė se do tė tregoj kujdes pėr ta. Kjo do tė jetė puna ime.
    Por nė tė njėjtėn kohė, kam aftėsinė dhe njohurinė dhe bagazhin pėr tė bėrė gjykimet e duhura, pėr ta mbajtur kėtė vend tė sigurt e tė qetė.
    Reforma, prosperiteti dhe paqja janė sfida tė mėdha pėr Shtetet e Bashkuara. Nuk e besoj se kam nevojė pėr trajnim. Jam gati ta bėj tani.
    OBAMA: Mė lejo tė them diēka pėr mbyllje. E di, babai im erdhi nga Kenya. Prej andej e mora emrin. Nė vitet '60, ai shkroi letėr pas letre pėr tė ardhur nė kolegj kėtu nė SHBA, sepse nocioni ishte se nuk ka vend tjetėr nė Tokė ku do t'ia dilje nėse pėrpiqeshe. Idealet dhe vlerat e Shteteve tė Bashkuara frymėzuan tė gjithė botėn.
    Nuk e besoj se ēdonjėri prej nesh mund tė thotė se qėndrimi ynė nė botė tani, mėnyra se si fėmijėt nė tė gjithė botėn i shohin Shtetet e Bashkuar, ėshtė i njėjti.
    Dhe pjesė e asaj qė duhet tė bėjmė, ajo qė presidenti i ardhshėm duhet tė bėjė, dhe kjo ėshtė pjesė e gjykimit, kjo ėshtė pjesė e mėnyrė si do ta mbajmė Amerikėn tė sigurt, ėshtė t'i dėrgojmė njė mesazh botės se do tė investojmė nė ēėshtje si arsimimi, nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me mėnyrėn si njerėzit e zakonshėm do t'i realizojnė ėndrrat.
    Dhe kjo ėshtė diēka qė do ta bėj me zell si president i SHBA-sė.
    LEHRER: Edhe pas sekonda. Pėr pak mbaruam.
    MCCAIN: Jim, kur erdha nė shtėpi pa burgut, pashė veteranėt tanė qė trajtoheshin keq dhe kjo mė trishtoi. Atėherė fillova punėn me normalizimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve, nė mėnyrė qė tė gjithė veteranėt tanė tė ktheheshin nė shtėpi.
    Ju garantoj, si president i Shteteve tė Bashkuara, se di si t'i shėroj plagėt e luftės, di si tė merrem me kundėrshtarėt dhe di si tė merrem me miqtė tani.
    LEHRER: Dhe me kaq mbyllet debati pėr sonte. Mė 2 tetor, tė enjten e ardhshme, nė orėn 9 tė pasdites, dy kandidatėt pėr president do tė debatojnė nė universitetin "Washington" nė St. Louis. Kolegu im, Gwen Ifill, do tė jetė moderatori.
    Nga Oxford, Misisipi, ju faleminderit senatorė, qė tė dyve. Unė jam Jim Lehrer. Faleminderit dhe natėn e mirė.



    John McCain

    Datėlindja: 29 gusht 1936 (Kanali i Panamasė)
    Vendi ku u rrit: Aleksandri, Virxhinia
    Bashkėshortja: Cindy Hensley McCain
    Fėmijėt: Sydney McCain, Doug Shepp, Andy Shepp, Meghan McCain, John Sidney McCain IV, James McCain, Bridget McCain

    Karriera
    •Anėtar i Komitetit "American Dream Political Action"
    •Anėtar i Kėshillit pėr Marrėdhėniet me Jashtė
    •Anėtar nderi i bordit tė fondacionit "Hispanic Youth"
    •Anėtar nderi i bordit "The Leonard Cheshire Foundation"
    •Anėtar nderi i bordit "National Hispanic Foundation for the Arts Advisory Council"
    •Zv/kryetar i "New Majority Council"
    •Anėtar i bordit tė administratorėve tė "Gallaudet University"
    •Anėtar i bordit "Veterans of Foreign Wars"
    •Senator nga viti 1987 e deri tani.
    •Anėtar i Komitetit tė Tregtisė, Shkencave dhe Transportit

    Libra
    •"Karakteri ėshtė fati: Histori frymėzuese qė ēdo i ri duhet t'i dijė dhe ēdo i rritur duhet t'i mbajė mend", nga John McCain.
    •"Pse kurajo ka rėndėsi: Mėnyra pėr njė jetė mė tė guximshme", nga John McCain.

    Barack Obama

    Datėlindja:4 gusht 1961 (Honolulu, Havai)
    Vendet ku ka jetuar fėmijė: Xhakarta, Indonezi; Honolulu, Havai
    Bashkėshortja: Michelle Robinson Obama
    Fėmijėt: Malia Ann Obama, Sasha Obama

    Shkollimi:
    •"Harvard Law School, J.D." 1991
    •"Occidential College/Columbia University, B.A."
    •"Punahou School"

    Karriera:
    •Senator i Illinoisit nga janari 2005. Anėtar i Komitetit tė Shėndetit, Arsimit, Punės dhe Pensioneve. Anėtar i Komitetit tė Ēėshtjeve Ndėrkombėtare.
    •Pasi studioi pėr drejtėsi, Obama u kthye nė Ēikago pėr tė praktikuar avokatinė e tė drejtave civile, duke filluar punė nė firmėn "Miner", "Barnhill & Galland".
    •Ai ka ndihmuar pėr organizimin e regjistrimit tė votuesve gjatė fushatės sė Bill Clinton nė vitin 1992.
    •Gjatė kėtyre viteve, Obama ka punuar me demokratėt dhe republikanėt nė hartimin e legjislacionit mbi etikėn, shėrbimet e zgjeruara shėndetėsore dhe programet arsimore tė fėmijėve tė varfėr.


    T.O
    Sui generis

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anėtarėsuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    ohhh say it aint so Joe !!!!lmao

  3. #123
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Edhe pse jam me ēiftin e pare! lajmet nga amerika vijne per te dytin!

    Thone se ēifutet, greket, armenet etj me Sorosin ne krye po luajne me krizen financiare ne interes te Obames!

    Sipas sondazheve Obama kryeson jo vetem ne vote popullore por dhe ne vote zgjedhore!
    Mbase racistet akoma nuk jane shprehur !


    ps: Nuk jam racist por per interesa kombetare jam pro McCain-it!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  4. #124
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Debati i dyte ishte i dobet fare, asnjeri nga kandidatet thuajse s'tha gje te re.
    Nuk doli asnjeri me i forte pas debatit te dyte, retorike plot si ne te kaluaren, pallavra dhe jo ndjeshmeri per situaten katastrofale qe ballafaqon njeriu i rendomte amerikan........mjer ne qe duhet te zgjedhim njerin nga keta te dy...
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anėtarėsuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Nuk e kuptoj se cpo ndodh me McCain. Papritmas e ka zene virusi i Palin dhe ka humbur aftesite e tija si debatues. Ka aq shume municione kunder Obames sa sdi nga tja filloj ndoshta...

  6. #126
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    qi duhet ta murrin demokratet duhet po vallaj ai b*thziu nuk durohet ta kesh per president.

    nuk bohen njerez ata. kudo qi shkojn ja ulin vlerat e zones se jon te piset ene demela
    ata bojn vetem me racen e tyne.
    no glove no love

  7. #127
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Obama i pjekur dhe me i afte? Te besh kete koment do te thote te mos kesh idene sesi funksionon propaganda, premtimet dhe how to... ne Amerike. Obama deri tani ka bere premtime te cilat po ti shikosh ne thelb jane te pamundura per tu realizuar ne kushtet e ekonomise qe ndodhet Amerika. USA nuk eshte gati per nje president me ngjyre. Harroje fitoren e Obames. Plus jam dakort me Lioness. Marrja nga McCain e guvernatores se Alaskes si VP ka qene levizja me e mencur qe ka bere ai gjate gjithe kesaj fushate. Jo vetem amortizoi pranine e Hillaryt po hodhi dhe bazat per te marre votat femerore ne kete fushate. Guvernatorja e Alaskes ndonese pa shume eksperience ne jeten politike, eshte nje kandidat fantastik per mentalitetin e nje shtrese relativisht te madhe amerikane. Qe mbas disa oresh nga propozimi i emrit te saj vemendja e medias dhe e debatit u shkeput nga fjalimi patetik 'madheshtor' i Obames dhe u perqendrua tek figura e re qe hyri ne skene. Mjafton kjo per te treguar gadishmerine amerikane ne favor te McCain.

    Just my two cents ...
    Wow! Darius, kujtoja se kisha lexuar gjithshka nga ty. Temat e tua ne forumet e historise jane fantastike.
    Besoj se duke pare se si kane rrjedhur ngjarjet kete muaj do jesh bindur per te kunderten per sa i perket fitores se Obames. Po keshtu besoj se ke pare dhe "aftesite" dhe "sharmin" e zonjes Palin dhe ke kuptuar sa i pa-mencur dhe i papergjegjshem qe McCain qe e zgjodhi.

    Per te gjithe ata qe mendojne se Obama nuk eshte ne anen e shqiptareve- per mendimin time jeni shume gabim. Edhe sikur Obama te kishte lekundjen me te vogel per kete, ai ka me vete Biden, nje nga mbrojtesit kryesore te pavaresise se Kosoves. Kosova eshte e sigurte dhe pavarsia e saj eshte e pakthyeshme. Obama vete e ka deklaruar kete disa here.

    "just my two cents"

  8. #128
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Ilira2 Lexo Postimin
    Per te gjithe ata qe mendojne se Obama nuk eshte ne anen e shqiptareve- per mendimin time jeni shume gabim.
    1. Nuk arrije te kuptoj po perkrahjen e zjarrte qe Obama ka patur dhe vazhdon ta kete nga Guvenatori me origjine Serbe i Ilinoisit?

    Citim Postuar mė parė nga Ilira2 Lexo Postimin
    Edhe sikur Obama te kishte lekundjen me te vogel per kete, ai ka me vete Biden, nje nga mbrojtesit kryesore te pavaresise se Kosoves.
    2. A mendon se eshte e njejta gje te kesh perkrahjen e Presidentit apo te zv/presidentit?

    Citim Postuar mė parė nga Ilira2 Lexo Postimin
    Kosova eshte e sigurte dhe pavarsia e saj eshte e pakthyeshme. Obama vete e ka deklaruar kete disa here.
    Qe pavaresia e kosove eshte e sigurte kjo tashme dihet edhe sikur president i USA te behet nje filoserb, sepse tashme shtetet perendimore e kane njohur Kosoven dhe kane per ta mbrojtur pavaresine e saj sepse nuk eshte aq e thjeshte qe Sarkozi, Merkel etj te ndryshojne faqen meqe dhe USA ndryshoi faqe.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  9. #129
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Obama i pjekur dhe me i afte? Te besh kete koment do te thote te mos kesh idene sesi funksionon propaganda, premtimet dhe how to... ne Amerike.
    Nuk mund te them se cili eshte i afte apo cili nuk eshte i afte. Pse? Sepse nje njeri qe e shikon nga tv, apo duke e lexuar neper gazeta qofte dhe nga intervistat qe ai jep, nuk mund te thuash ky eshte i afte dhe ky "budalla".

    Nje kriter (qe eshte kusht i nevojshem por jo i mjaftueshem) eshte arsimimi. Dhe nuk mund te thuhet qe Obama ka mbaruar ne Universitetin Bujqesor te Tiranes. Ai ka mbaruar atje ku eshte enderra e ēdo studenti, Harvard.

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin


    Obama deri tani ka bere premtime te cilat po ti shikosh ne thelb jane te pamundura per tu realizuar ne kushtet e ekonomise qe ndodhet Amerika.

    Obama, dikush e ka krahasuar me Kenedin per politiken ndryshe qe pretendon te paraqes. Padyshim qe po te besh krahasimet me fushaten zgjedhore te Kenedit, Obama qendron me siper, edhe pse ketu mund te kete ndikuar dhe kriza ekonomike. Nuk i dihet se si do te qeverisi nqs behet president por deri ketu eshte ne rregull.


    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    USA nuk eshte gati per nje president me ngjyre. Harroje fitoren e Obames.

    Mendoj se USA eshte nje nder vendet me demokratike ne bote edhe pse nuk kam qene dakort me shprehjen 200 vjete demokraci (dihet pse u zhvillua lufta civile amerikane). Nqs Obama do te zgjidhet president, kjo ngjarje do te shenoj nje revolucion te vogel boteror sepse u jep zemer te gjithe njerezve me ngjyre kudo ne bote. Dhe ai emigranti i vogel zezak ne Paris, Londer etj do ta kete rrugen me te lehte per te perparuar ne keto vende sepse dhe paragjykimet do te bien per kete shtrese qe diskriminohet jo vetem ne kete planet por dhe ne Shqiperi.
    Nuk duhen harruar dhe sondazhet, Obama kryeson si ne vote popullore ashtu dhe ne vote zgjedhore.


    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Marrja nga McCain e guvernatores se Alaskes si VP ka qene levizja me e mencur qe ka bere ai gjate gjithe kesaj fushate. Jo vetem amortizoi pranine e Hillaryt po hodhi dhe bazat per te marre votat femerore ne kete fushate. Guvernatorja e Alaskes ndonese pa shume eksperience ne jeten politike, eshte nje kandidat fantastik per mentalitetin e nje shtrese relativisht te madhe amerikane.
    Padyshim nje "triblim" i paster por me vendimin e parlamentareve te Alaskes per akuzat e korrupsionit ndaj Palin kjo mund te jete dhe nje levizje jo dhe aq e zgjuar. Nje kandidate per zv.pres. mund te ishte dhe ndonje grua tjeter e paster per nga akuzat.


    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Qe mbas disa oresh nga propozimi i emrit te saj vemendja e medias dhe e debatit u shkeput nga fjalimi patetik 'madheshtor' i Obames dhe u perqendrua tek figura e re qe hyri ne skene. Mjafton kjo per te treguar gadishmerine amerikane ne favor te McCain.
    Just my two cents ...
    Nje mendim i kopjuar nga disa media te cilat ēdo gje te re e ngrene ne piedestal.



    Ne postimet e mia kam shprehur hapur mbeshtetjen per McCain jo se eshte me i afte, me i zgjuar por sepse ka pranuar hapur (dhe kjo jo ne gazetat shqiptare qe qarkullojne ne USA) dhe ne ēdo konferenc kombetare dhe nderkombetare mbeshtetjen per Pavaresine e Kosoves dhe per Antaresimin e Shqiperise ne NATO.
    Nqs do te isha me origjine jo Shqiptare padyshim qe vota ime do te ishte per Obamen, por.... ja qe jam Shqiptar absolutisht qe jam krenar per kete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeNi_25 : 13-10-2008 mė 09:29
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  10. #130
    GeNi_25.

    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25 Lexo Postimin
    1. Nuk arrije te kuptoj po perkrahjen e zjarrte qe Obama ka patur dhe vazhdon ta kete nga Guvenatori me origjine Serbe i Ilinoisit?

    Dhe cili eshte efekti i kesaj perkrahje ne lidhje me pavaresine e Kosoves? Ka mundesi te citosh nje reference ku thuhet se ky guvernator ka ndikuar ne qendrimin e Obames ndaj Kosoves? E vetmja gje qe kam degjuar une, jane deklaratat e Obames qe pavaresia e Kosoves eshte FINALE dhe e PAKTHYESHME.


    2. A mendon se eshte e njejta gje te kesh perkrahjen e Presidentit apo te zv/presidentit?

    Kane kaluar koherat kur z-presidenti nuk kishte shume fuqi (mjafton te shohesh Cheney-in).

    Obama eshte shume i zgjuar dhe per me teper nje nga karakteristikat kryesore te tij eshte se e rrethon veten me njerez akoma me te afte se vetja dhe i degjon keshillat e tyre. Biden ishte zgjedhja e tij perfekte dhe e pare ne prizmin e ngushte tonin, duhet te mjaftoje qe te na qetesoje ne shqiptareve. Biden dhe McCain jane miq te ngushte dhe ishin bashkeautoret e rezolutes per Kosoven. Biden ishte ai qe i tha ne sy Milloshevicit se ai ishte nje kriminel lufte. Biden nuk ja perton shume te thote mendimin e tij dhe Obama e di mire kete gje. Prandaj dhe e ka zgjedhur.

    Qe pavaresia e kosove eshte e sigurte kjo tashme dihet edhe sikur president i USA te behet nje filoserb, sepse tashme shtetet perendimore e kane njohur Kosoven dhe kane per ta mbrojtur pavaresine e saj sepse nuk eshte aq e thjeshte qe Sarkozi, Merkel etj te ndryshojne faqen meqe dhe USA ndryshoi faqe.

    Amerika ka qene mbeshtetesja numer 1 e ceshtjes shqptare. Evropa na ka kthyer krahet gjithmone dhe, te pakten ne dy raste kyce kur ekzistenca jone vihej ne pikepyetje, ka bere ate qe duhej vetem per hir te Amerikes. Prandaj supozimi i cuditshme qe ke bere ne fjaline e fundit eshte, per mendimin tim, krejt i pavend.
    Dhe dy fjale sa per mbyllje.

    Obama ka me vete konsulentet me te mire te botes ne abolutisht te gjitha fushat. Skuadrat e keshilltareve te presidentit Clinton punojne per Obamen; strateget e fushates se Hillary Clinton po punojne per te (per te mos permendur perkrahjen e vete dy Clinton-ve); Warren Buffet eshte nje nga keshilltaret kryesore ekonomike te tij. Dhe s'po e zgjas me Biden sepse kam folur me lart. Keto jane vetem pak nga arsyet qe me bejne te kem me shume siguri te Obama.

    Vota e secilit eshte personale. Po te thuash se perkrah McCain sepse jam krenar qe jam shqiptar, une mendoj se eshte papjekuri dhe injorim i problemeve madhore. Ne s'jemi vetem shqiptare por dhe qytetare te botes. Meqe jam bindur se ceshtja jone kombetare eshte e paprekshme pavaresishte se kush eshte president, une per vete, kam vendosur te jap kontributin me modest qe mundem ne te miren e perbashket: Voten per Obamen.

Faqja 13 prej 41 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •