Është futur në fazën finale njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit fqinjë, Maqedonisë. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi dhe shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Tahir Hani, i kanë dorëzuar Parlamentit projekt-rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj nisme, Parlamenti i Maqedonisë, nesër në ora 11:00 ka thirrur seancë parlamentare, ku do të ketë në rendite rezolutën për njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga ana e autoriteteve maqedonase. Kjo nismë është ndërmarrë nga partia shqiptare e koalicionit qeverisës, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ky lajm transmetohet ekskluzivisht për ueb-portalin SHQIP1 nga burime të larta qeveritare të Maqedonisë.
Krijoni Kontakt