
Postuar mė parė nga
EDilo
Tani u futem ne nje teme te re, e pikerisht per Ahmet Zogun e Math! Nga sa kam degjuar,e lexuar , apo dhe biseduar me njerez me vlere rreth kesaj figure, kam konkluduar qe vertet A. Zogu ka qene nje figure e madhe historike shqiptare; nje burre i mencem e i ditur dhe pa diskutim nje politikan shume i zoti , nje politikan i madh. Krijoi nje shtet te vertete Shqiptar, me autoritet e te njohur shume ne Evrope.
Gjithashtu vlen te permendim ketu qe edhe sot e kesaj dite ,ne Universitete me ze ne Amerike,permendet e studjohet Kushtetuta e kohes se Tij , si nje nder Kushtetutat me te mira Evropiane!
Zogu e beri lekun Shqiptar te njohur e te perdorshem ne shtetet Evropiane, gjithashtu duke forcuar lekun,beri qe Shqiptaret te vinin pasuri te madhe ne flori, flori qe me von u shtetezua nga regjimi i ashtuquajtur popullor, dhe qe sot e kesaj dite esht enigme se ku ndodhet?
Ne kohen e Zogut,nje nenpunes mbante shtepine te tere me rogen qe merrte, keshtu te pakten tregojne per ne Zagorine tone; e per ate kohe kam degjuar dhe te thuhej: '' iku koha qe hante qeni petulla..."!
Krijoni Kontakt