Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 160
  1. #51
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Astronaut Lexo Postimin
    Nga na dolen gjithe keta demokrat adolesht qe na tregojn si ka qen ne kohen e komunizmit. Dihet qe komunizmi ka bere gabime por ashtu ka qen koha ateher. Ore te gjithe komunist kan qen ateher. Cfar jan keta bastard si josefina topalli dhe berisha. Shikojeni biografin e Josefina topalli, nuk e shkruan qe ka qen ne universitet ne kohen e komunizmit qe dali si me e persekutuar. Per berishen degjoni nexhmijen cfar thot.

    ... Dru je akoma ??? Ik dhe futi dhe nje vize tjeter ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga Astronaut Lexo Postimin
    ...Dihet qe komunizmi ka bere gabime por ashtu ka qen koha ateher. Ore te gjithe komunist kan qen ateher...
    Ke bere nje gabim te vogel kur ke zgjedhur Nick-un "Astronaut", pasi ky perdoret nga USA dhe vendet e NATO-s. Ti si komunist i vjeter duhet te kishe perdorur Nick-un "Kosmonaut" ( i perdorshem nga sovjetiket dhe ish-vendet e traktatit te Varshaves) ose "Taikonaut" (si e perdorin Kinezet).
    Nejse. Kjo ka pak rendesi, pasi : "Nuk ēalon gomari nga veshėt".


    Komunizmi nuk ka bere gabime.

    Komunizmi ka bere krime monstruoze.

    Komunizmi ka vrare nga mbirja e tij ( tetor 1917) ne te gjitha vendet ku zuri rrenje, disa here me shume se sa nazismi i Hitlerit.
    Ne kampet e perqendrimit komunist, "Gulak-et", vuajten disa dhjetra here me shume njerez, se ne ato naziste.

    Po ti bejme llogarite me dite burgu dhe/ose kampi perqendrimi, ateher ato disa dhjetra-milion dite vuajtje nen diktaturen naziste do te duken tmerrsisht pak, krahasuar me miliarda dite vuajte nen kulēedren e kuqe.


    Po nuk i dije keto gjera, ateher lexo (p.sh. "Arkipel Gulag" ) qe ti mesosh.

    Por

    Po qe se i di dhe thua megjithate, qe komunizmi ka bere gabime (jo krime), ateher me vjen keq per kohen e humbur per te shkruar keto rreshta, ne menyre qe te komunikoja me nje "Kėrrmė".



    .

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Intervista e mjerė e Rudina Xhungės


    Nga Pėllumb Kulla
    - Nė 100-vjetorin e Enver Hoxhės -




    Pėrshtypje tė pėrgjithshme




    Rudina Xhunga ka bėrė njė shėrbim tė keq gazetaresk. Kjo ėshtė mė e pakta qė mund t’i thuhet!

    Kjo gazetare e talentuar i bėri njė lėshim tė pahijshėm njė figure nga mė tė pėrbindshmet qė kanė lėnė hije mbi truallin shqiptar. Kuptohet se traktativat pėr tė intervistuar Nexhmije Hoxhėn kanė qenė tė ngatėrruara. Kėtė intervistė e kanė dashur tė dy palėt. Tė dy palėt kanė dashur qė kjo tė bėhej nė vigjilje tė 100-vjetorit tė Hoxhės. Por biseda dhe marrėveshjet do tė kenė qenė mjaft delikate, sepse Nexhmije Hoxha kish ndėrmend tė na lexonte, si gjithmonė, historinė kapakkuqe tė Partisė sė Punės, ndėrsa Rudina Xhunga donte qė t’i shtonte kurrikulumit tė vet njė top-intervistė, me rrezikun qė dhjetė vjetėt janė pak qė tė harrohej, se tė dyja patėn thėnė tė njėjtat gjėra, me rastin e 90-vjetorit tė diktatorit.

    Nexhmija duhej ta bindte Rudinėn qė ajo t’i vinte nė shtėpi dhe kėtu zonja Hoxha arriti fitoren e parė. Nė studion televizive janė sjellė plot presidentė dhe ish-presidentė, duke pėrfshirė edhe shokun e armėve tė shoqes Hoxha, Ramiz Alinė. Por jo shoqja Hoxha!

    Vejusha e madhe do tė kėrkonte, sidomos, qė gazetarja e njohur ta lejonte atė qė shumė herė tė cilėsuarave “kafshė shqiptare”, t’u shtronte edhe njėherė nėpėr grazhdet katrore elektronike silazhin qė u ka pas shtruar gjithmonė. Kjo do tė ishte dhe fitorja e dytė dhe pėrfundimtarja pėr tė venė e diktatorit.

    Dhe kėshtu ndodhi.

    Rudina Xhunga, nė 90 minuta tė mira, i ngriti topin dhe Nexhmija goditi e shėnoi pikė nė tė tėrė sektorėt e fushės sė kundėrshtarėve tė saj tė shumtė.

    Kushtet e zonjės Hoxha ishin poshtėruese dhe zonjusha Rudina Xhunga, pėr fat tė keq, i pranoi. Rudina nuk e ktheu dot nė gjyq intervistėn e bashkėpunėtores kyē tė kriminelit gjirokastrit, siē do ta donin kėtė pyetėsor milionat e shqiptarėve, qė, edhe pse tė pakėnaqur nga klasa e sotme politike, do tė vazhdojnė edhe pėr shumė e shumė vite ta quajnė ēiftin Nexhmije dhe Enver Hoxha shkaktarin e tė gjithė tė zezave tė kombit shqiptar. Nuk e ktheu nė gjyq, se nuk pat trokitur pėr atė punė nė dyer tė Hoxhatėve. Rudina i mungoi detyrės fisnike tė gazetarit dhe nuk arriti parametrat e saj tė njohura tė gazetarisė. Ajo nuk shtroi dot pėrpara vejushės sė diktatorit pyetjet e shumta qė bluajnė brenda tyre prej dekadash shqiptarėt. Dhe duke pėrvijuar nė figuracionin volejbollistik, duhet thėnė se gazetarja nuk i shfrytėzoi asnjėherė as edhe topat e panumėrt qė i erdhėn mrekullisht pėrmbi rrjetė nga zonja e vjetėr. Kėshtu, mjerisht, Rudina nuk bėri asnjė pikė dhe la tė kuptohej hapur, se ajo kish shkuar atje qė tė mundej.

    Rudina Xhunga ia shmangu Mėkatares sė Madhe gjyqin dhe i lejoi asaj ēeljen e kremtimeve publike tė festės sė pėrvjetorit.

    Kjo rezultoi njė intervistė e mjerė. Gjithēka u blua ishte njė bisedė e turpshme.

    Duke mos mėtuar aspak se unė do t’i pėrfaqėsoj mė mirė dhe siē duhet shqiptarėt e shumtė, mė lejoni tė shtroj unė disa pyetje qė duheshin bėrė, e ta pėrshkruaj edhe njė herė udhėn nga shkoi Rudina.

    Pėrgjigjet e zonjės Hoxha nė kėtė intervistėn time do tė jenė origjinale, e nuk do t’u heq apo shtoj atyre as presjen. Pėr fat tė mirė, besnikėrinė e pėrgjigjeve mund ta dėshmojnė tė gjitha gazetat e tri ditėve mė parė.

    Unė objekt kam vetėm palėn tjetėr e do tė pėrpiqem tė tregoj Rudinėn qė mungoi.








    Edhe njė herė intervista (Pellumb Kulla pyet "vejushen e Dracul-es"





    Rudina Qė Mungoi: Zonja Hoxha, nė fund tė vitit ’90, kampi qė kish marrė pėrsipėr tė ndėrtonte socializmin, u gremis. Po tė kishit guximin tė dilnit ato ditė nėpėr rrugė, ju do tė shihnit miliona shqiptarė tė drobitur e tė paushqyer. Njė litėr vaj pėr familje, nė muaj! Njė kilogram mish, gjatė atij muaji, katėrqind gramė djathė… A mundeni, moj zonjė, tė mė tregoni nė hartėn e Evropės njė vend mė tė rrėnuar se Shqipėria, mė tė varfėr e mė tė gjunjėzuar, se ky i yni? Se po tė gjendet edhe njėzė vend, mė i prapambetur, mė 16 tetor unė do t’ju bėj njė telefonatė dhe t’ju uroj 100-vjetorin e burrit. E gjeni dot?




    Nexhmija: Shiko, se ta kam thėnė edhe nė intervistėn qė mė bėre nė RTSH me rastin e 90-vjetorit tė Enverit… Se unė e di qė pėrgjegjėsia nė fund tė fundit bie edhe mbi tė.




    Rudina Qė Mungoi: Bie edhe mbi tė?! Pra ju thoni qė edhe Enveri paska faj pėr kėtė? Po mė habisni! Zonja Hoxha ėshtė akuzė e rėndė kjo, nė kėtė atmosferė festive.




    Nexhmija: Gabime janė bėrė, por jo me keqdashje, janė bėrė me mendim tė mirė, S’ka diskutim. Por unė dua tė them se kėto gabime, sot, nuk po shihen nė kuptimin e thellė tė fjalės, nuk bėhet analizė e thellė, sepse merren vetėm aspekte banale tė tyre.




    RQM: Aspekte banale… Pėr shembull, banale ėshtė qė njerėzit qė janė pushkatuar apo kanė vdekur nėn tortura, nuk dihet ku janė varrosur? Mendoni se kjo ėshtė bėrė me qėllim tė mirė? Qė familjet ta hiqnin mendjen nga tė vdekurit e tyre e t’i futeshin punės e tė shikonin pėrpara, drejt sė ardhmes sė ndritur? Apo e gjithė kjo kish pėr qėllim tė mirė qė vendi tė mos jepte tejembanė pėrshtypjen e njė varreze? Tė lemė gjuhėn e tėrthortė: A nuk duhej qė tė kėrkonit falje?




    Nexhmija: Pėr faljen kam edhe unė mendimin tim. Falja mund tė kėrkohet pėr marrėdhėnien qė ka njė person me njė shok apo me njė tjetėr, tė cilit e ndjen qė i ka bėrė diēka. Por, tė kėrkosh falje pėr faje qė janė bėrė nga njė kolektiv, nga njė sistem, kjo nuk bėhet. Ti, si njė sistem tjetėr, s'mund tė mė kėrkosh mua qė tė kėrkoj falje, aq mė tepėr kur mė akuzon pėr faje, pėr njė sistem tjetėr. Unė jam i njė sistemi tjetėr.




    RQM: Interesant! A mund tė themi, p.sh., se ju i vinit faj mė shumė sistemit tė Ahmet Zogut, se Ahmet Zogut vetė? Sistemit tė regjencės mė shumė se regjentėve? Mos gabimisht janė pushkatuar nga ju, njerėz, pėr fajet e sistemit tė tyre?




    Nexhmija: Sistemet, vajzė, kanė qenė nė garė, nė luftė… Falja kėtu nuk ka vend, kėtu ka vend vetėm pagimi dhe ne kemi paguar. Nuk kėrkohet dot falje, se lufta e klasave ėshtė njė fenomen qė ka ekzistuar, po ekziston dhe do ekzistojė, derisa tė jenė klasat. Vazhdon kjo, vetėm se ndėrron formė… Tani qė ėshtė njė pushtet tjetėr, ajo po vazhdon pėrsėri. Dhe ėshtė mė e egėr! Edhe unė jam njė viktimė e luftės sė klasave.




    RQM: Ju, zonja Nexhmije, nuk e dini se ē’ėshtė lufta e klasave! Atėherė nuk jua kanė treguar. Shtresat e pėrmbysura ishin objekti kryesor i luftės sė klasave. Sot, po tė bėhet fjalė pėr shtresa dhe njerėz tė pėrmbysur, mė tė pėrmbysur se zotėria juaj nuk ka! Ju, kryezonjė e pėrmbysur, kaq tė egėr e quani luftėn qė ju bėhet nė mes tė tė mirave tė kryeqytetit? Po si, moj, zonja Nexhmije, kishit tėrė ata njerėz e nuk ju treguan pėr kamionėt “Skoda”, qė vinin pa gdhirė nėpėr shtėpira e ngrinin familjet, fėmijė, pleq e plaka, lehona dhe bebe, i merrnin mbi karroceri nė mes tė acarit? E policėt e armatosur qė i shoqėronin hukitnin duart, tė ngjeshur brenda nė kabinėn e kamionit. I dėrgonin nėpėr fushat e internimit kėta fatkeq tė pafajshėm dyqind e treqind kilometra larg. E, paskėtaj, qė tė shkelnin nėpėr qytete, duhej tė merrnin leje tė posaēme tė policisė tuaj! Jo pėr tė banuar, vetėm pėr ta shkelur! Punonin nėpėr kėneta vocėrrakė e tė moshuar. Tani, pa ju pėrmendur torturat, pushkatimet dhe varjet nė litar, me vetėm kaq pak sa ju pėrshkrova: mė e egėr se kaq ėshtė lufta e klasave qė ushtrohet mbi ju?




    Nexhmija: Unė kam bėrė burg!




    RQM: Burg dhe internim pat bėrė dhe e shoqja e Mustafa Krujės. Burg bėnė edhe shoqet e tua tė ngushta, Belishova, Liri Gega... I dėrgove nė burg Fiqretit gazetarė francezė, qė t’i bėnin ndonjė intervistė, siē erdhėn dhe tė bėnė ty?




    Nexhmija: Jemi treguar kategorikė, ē’ėshtė e vėrteta. Kolektivisht. Qeveria ka bėrė gabime. Ja, Surja Selfoja, tregtar gjirokastrit, njeri shumė i mirė, e kish ndihmuar familjen e Enverit, se njerėzit e tij nuk kishin tė ardhura. E paskėshin burgosur. Enveri mbeti shumė i habitur se si kishte mundėsi njė gjė e tillė. U interesua se ē'kishte bėrė dhe iu tha se ishte pėrzier me deputetėt, qė ishin grupe tė asaj kohe. Ėshtė e vetmja herė qė tha: “Ma sillni kėtu mua dosjen”. “Mos e keni torturuar?”, - u tha, se ndoshta kishte parė ndonjė gjė nė dosje. I thanė qė jo. Enveri nuk mund tė thoshte qė ky ėshtė i pafajshėm, vetėm se ishte shoku i tij.




    RQM: Fanatik i parimeve ky, Enver Hoxha, apo jo? Se ka dhe 100-vjetorin kėto ditė…




    Nexhmija: Nuk mund ta thoshte, sepse duhej tė zbatoheshin ligjet. Si mund tė ndėrhynte ai nė kėto gjėra?! Dhe Koēi Xoxe atė kėrkonte, qė Enveri tė thoshte jo dhe tė dilte fjala qė Enveri mbrojti tregtarin, pasi ai quhej armik i popullit dhe i binte qė Enveri tė mbronte armikun e popullit. Tjetri ishte njė doktor, qė e quanin Enver Zazani, shok shumė i ngushtė i Enverit, qė ishin njohur nė Francė. Njeri jashtėzakonisht i mirė. Por edhe ai iku.




    RQM: Iku?




    Nexhmija: Bahri Omari, burri i motrės, qė Enveri ka dashur mė shumė…




    RQM: Ah, kunati qė e strehoi nė shtėpinė e vet burrin tuaj, sa kohė ai ish nė Tiranė, pėr ta mbajtur larg thonjve tė kuesturės italiane? Ēfarė ndodhi dhe me zotin Omari? Iku dhe ai?




    Nexhmija: Iku! Kur i pushkatuan kunatin, Enveri ishte kryeministėr, nuk mund tė ndėrhynte, sepse fundja ai ishte i akuzuar me tė tjerė. Koēi Xoxe e Bedri Spahiu kishin mundėsi, por i qėndruan provokimit tė tyre pėr Enverin.




    Rudina Qė Mungoi: Kishin mundėsi?! Koēi me Bedriun ishin ministra dhe ata kishin mundėsi tė ndėrhynin mbi drejtėsinė! Kryeministri nuk kishte! O zot, si paskan qenė punėt e parimeve tuaja! A nuk mendoni se historia duhet tė rishikohet?




    Nexhmija: Nėse do tė flasim pėr rishikimin e historisė, historia ėshtė njė gjė qė shkruhet dhe mbetet gjithmonė, ajo plotėsohet me dokumente e fakte tė reja dhe nė bazė tė kėtyre bėhen interpretime tė reja…




    RQM: Ēfarė mbetet? Ju nuk keni lėnė gjė tė mbetet! Unė shoh fotografitė e retushuara, njerėz tė hequr nga fotografitė, luftėtarė, figura tė Rilindjes, krerė tė partisė tuaj, gjeneralė… Tė gjithė tė pushkatuar… dua tė them, tė retushuar!




    Nexhmija: Ėshtė e vėrtetė qė retushimi ėshtė pėrdorur dhe ka qenė, pėr mendimin tim, njė budallallėk qė vjen nga njė pikėpamje injorante nė kėtė drejtim. E para, nuk ėshtė bėrė me urdhėr… shumė organizata dhe shoqata e bėnin kėtė.




    RQM: Pupu, zonja Nexhmije, keni bėrė shumė retushime! Ju vetė keni qenė drejtoreshė e fuqishme e propagandės. Nė vitet e para retushuat nacionalistėt, pastaj njerėzit tuaj. Skuadrat e retushimeve punonin me tri turne. Ju urdhėronit zjarr dhe ata i kositnin, me retush. Historia ėshtė gjymtuar keqas!




    Nexhmija: Le tė thonė ē’tė duan, Enver Hoxha nuk ka vrarė njeri. Ishte sistemi…




    RQM: Ka vrarė, nuk ka vrarė, krimet e komunizmit te ne duket se nuk do tė dėnohen kurrė, megjithėse bota e kėrkon.




    Nexhmija: Pėr tė mos folur pastaj kush i kėrkon kėtu, kėto. Qė ta kėrkojnė tė pėrndjekurit, kanė plotėsisht tė drejtė! Le tė luftojnė se iu pėrket atyre. Por sot e pashė nė gazetė se kush e kėrkon: Ismail Kadare!




    RQM: Mė mahnitni kur ju, zonjė, mbėshtetni tė pėrndjekurit! Po me Kadarenė ēfarė keni?




    Nexhmija: Nuk dua tė merrem me Ismail Kadarenė, nuk dua, sepse pastaj nxjerr edhe tė tjera.




    RQM: Po unė, fatlumja, pėr ato “tė tjerat” paguhem! Mirė qė mė dolėt nė shteg, zonja Hoxha! Tė gjithė kolegėt do tė habiten, po ta lė tė mė shpėtojė kjo deklarata juaj! Le tė flasim pėr “tė tjerat”! Se unė e di qė kėtė intervistė do ta lexojė edhe shkrimtari. E shoh qė e kyēėt gojėn, moj zonjė e shtėpisė. Mėkat! Sa temė e bukur jeni ju pėr Kadarenė! Po le ta lemė atė! Krimet e komunizmit nuk kanė si tė fshihen, daē tė flasin, daē tė mos flasin njerėzit te ne. Pasi u shfarosėn kundėrshtarėt nga radhėt e nacionalistėve, shpata u kthye nga tuajt. U vra Mehmeti, Fiqreti…




    Nexhmija: I kam njohur shumė mirė tė dy, si Fiqretin, ashtu edhe Mehmetin, madje Fiqretin e kam njohur me shumė, pasi kemi qenė nė shkollė, ajo ka qenė edhe jetime, konviktore, gjithė pushimet i bėnte te shtėpia ime, ishim komuniste nė njė grup... Por pėr mendimin tim ajo ra viktimė e Dushan Mugoshės, pasi ai e martoi me Mehmet Shehun.




    Rudina Qė Tmerrėsisht Mungoi: Mė falni, zonjė, nuk e kuptova kėtė. Si e martoi Dushani?! Njerėzit martohen vetė. Kjo e juaja tingėllon si frazė intrigantėsh, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, pasi ju nuk duhet ta thoshit kurrė pėr njė njeri tė vdekur! Ėshtė njė shoqe e vjetėr shkolle, jetime, qė pushimet i bėnte te shtėpia juaj!… Po tė mos i kishim parasysh kėto, do na dukej si njė shprehje femrash rrugaēe, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me thinjat, me rangun, me figurėn tuaj pretendente pėr faqet e historisė sė kėtij vendi fatkeq. Mė falni pėr reagimin tim tė ashpėr e mos ma merrni pėr anėsi. Unė po kėshtu do tė reagoja edhe ndaj Fiqretit, po ta dėgjoja tė thoshte pėr ju, qė gjoja zonjėrinė tuaj dhe Enverin, (qė kėto ditė ka 100-vjetorin!) ju martoi Miladini! Vazhdoni, ju lutem!




    Nexhmija: Ndėrsa pėr Mehmetin, ai bėri atė qė bėri… Ata ishin tė dashuruar me ne, ishin lidhje tė sinqerta…




    RQM: Dhe, pasi ishin tė dashuruar me ju, Enveri vrau Mehmetin!




    Nexhmija: Ata qė e vranė Mehmetin, ishin Kadri Hazbiu me shokėt e tij. Kjo e dėrrmoi fizikisht Enverin…




    RQM: Oh, shoqja Nexhmije, tani nuk mundem mė! Ca gjėra, nuk… nuk i kapėrdij dot. Se kam edhe unė njerėz qė mė ēmojnė, mė duan, mė paguajnė, mė gjykojnė! Sipas jush, del qė Enver Hoxhės sė gjorė ia vranė tėrė ata qė donte dhe e deshėn: burra motrash, komshinj, shokė shkolle, shokė lufte, shokė France… Kriminelėt e ndyrė, Koēi, Bedriu, Kadri Hazbiu, paskan bėrė kėrdinė, e paskan grirė tė parin e tyre nga tė katėr anėt!




    Nexhmija: E vėrteta do tė dalė njė ditė, por Enveri nuk ka lidhje.




    RQM: Po ai ishte i pari vendit, moj zonjė! Edhe kėta tė sotmit nuk do tė lejonin qė nė rrethin e tyre njerėzit t’u zhdukeshin kėshtu. Dhe nuk kam kėtu parasysh vetėm Nanon dhe Berishėn.




    Nexhmija: Oh, kėtė, tė dytin, mos ma kujto!




    RQM: Ėshtė folur se zoti Berisha ka qenė nė grupin e mjekėve tė burrit tuaj. Si qėndron e vėrteta?




    Nexhmija: Nuk ka qenė doktor i Enverit. Kur Enveri ishte sėmurė, u krijua grupi i mjekėve qė do ta ndiqnin atė mė nga afėr. Hysni Kapo mė dha mua emrat e kėtyre mjekėve. Pėr Sali Berishėn dija qė punonte nė klinikė, vetėm se poshtė, nė dosjen e tij, kishte njė shėnim qė vjehrra e tij ka qenė e UDB. Dhe unė nuk e pranova.




    RQM: Me vjehrrėn nė UDB, ju i dėnonit njerėzit vetėm duke mos i lejuar ata nė grupin e mjekėve?! Ju qofshi! Njė tjetėr nė vendin tuaj do t’i kish pushkatuar vjehrrėn dhe pastaj dhėndrin nuk do ta lejonte as nė parti e as sekretar nė organizatėn e tij! Nuk tingėllon pak si liberalizėm me okė ky i juaji?! Ju vetėm sa nuk e paskeni pranuar me mjekėt e tjerė!




    Nexhmija: Dhe ai bėri hakmarrje personale me mua dhe Enverin. Atė e zhvarrosi, mua mė futi nė burg pėr pesė vjet.




    Rudina Qė Deshi Tė Mungonte: Berisha erdhi vetė nė shtėpi dhe ju vuri prangat?! Rrėmbeu vetė kazmėn dhe hapi varrin e Enverit?! Se ti, kur vjen fjala tek yt-shoq, thua qė Enveri nuk burgosi e vrau njeri, e ata i vrau sistemi! Shikoni, se edhe juve mund t’ju ketė burgosur sistemi! Po tė jetė se do t’i personalizojmė gjėrat, atėherė Sali Berisha nuk hyn fare kėtu. Unė po ju kujtoj se jeni burgosur mė 4 dhjetor ‘91 dhe nė krye tė shtetit atėkohė ishte miku juaj i vjetėr, Ramiz Alia! Si nuk ju kujtohet juve kjo gjė?! Me tetėdhjetė e shtatė vjetėt tuaj, ju mbani mend Pijaden e Kardelin, Dushanin e Merkelin! Dhe nuk mbani mend se kush ju burgosi?! Unė jam e bindur se ju i kujtoni tė gjitha edhe ēfarė keni bėrė me burrin tuaj.




    Nexhmija: Ah! Tė them tė drejtėn, vazhdoj tė jetoj me tė. Vazhdoj tė flas ēdo ditė, ēdo natė gjithė kėto gjėra qė unė pėrjetoj. E pyes, kam librat qė ka shkruar…




    RQM: Pėr tė shkruar po, por a i ka lexuar? Dua tė them, qė janė pa numėr librat qė ka shkruar dhe ai moj zonjė, zor se i ka lexuar!




    Nexhmija: Me to kėshillohem, por ka gjėra, pėr tė cilat nė libra nuk gjej pėrgjigje dhe e kam tė vėshtirė se ē'mund tė mendonte Enveri pėr gjendjen qė ėshtė krijuar tani.




    RQM: Nė fakt, zonja Hoxha, nuk keni pėrse tė vini kujėn! Ja, siē e shikon, po ju intervistojmė, libra botoni, nesėr tėrė gazetat do t’ju kenė nė faqen e pare, me gjithė akuzat qė na bėjnė se ne po ju ofrojmė ekranin dhe mikrofonin e se gjoja ju vazhdoni tė thoni marrėzirat qė keni 50 vjet qė i pėrsėrisni! Unė flas disi aēik me ju. Pyetje e fundit: nė kėtė 100-vjetor tė lindjes tė diktatorit, - qė ju e thatė nė fillim, qė as doni t’ia dini fare se si e cilėsojnė shqiptarėt, - ndjeni ndonjė pėrgjegjėsi?




    Nexhmija: Ndjej si pėrgjegjėsi tė bėj ēmos tė bėhet njė kthesė drejt arsyes, drejt vlerėsimit objektiv, tė rolit dhe vendit tė Enverit nė historinė e Shqipėrisė. Kjo ėshtė shpresa ime e madhe.




    Rudina Qė Mungoi: E vetmja shpresė e juaja qė pėrkon me ato tė gjithė popullit! Tė gjithė atė shpresė kanė: qė objektivisht t’i jepet Enver Hoxhės tamam, vendi qė meriton nė histori. Pėr fatin tonė tė keq, nuk do t’ia arrini asaj dite, moj monstėr! Se do tė dėshpėroheshit shumė!


    http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=3455

    .
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 04-10-2008 mė 06:28

  4. #54
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ajo qe i mungon kryesisht dhe thellesisht intervistes fantazmagorike te Kulles eshte:

    - Denimi gjyqesor i krimeve te Enver Hoxhes; ketij denimi i jane shmangur me mjeshteri qe nga R. Alia, S. Berisha, F. Nano, I. Meta, P. Majko, E. Rama ... deri tek presidenti aktual, ashtu dhe Kryetaret e Gjykates se Larte, me kleantha, broza e deri me sot ...

    Perse?

    Sepse po te denohej E. Hoxha, keta birbot e sotem pushtetare ne ekzekutiv, legjislativ e gjyqesor do ti perkisnin te kaluares me kohe.

    Jane ata, ndaj mbetet i pa-gjykuar E. Hoxha; jane ata ndaj N. Hoxha "tallet" me denimin 5-vjeēar te kafeve; jane ata ndaj dalin e japin edhe intervista ramiz nexhmija ...

    Rudina e munguar eshte "rjedhoja" logjike e pas-komunizmit modern ala-shqiptar!

  5. #55
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Korrieri 01 October, 2008

    Berisha, pasardhėsi komunist
    Kreshnik Kucaj

    Kreu i demokristianėve thotė se PDK-ja do tė dalė e vetme nė zgjedhje me 140
    kandidatėt e saj, ndėrsa programit tė tij politik i shtohen edhe ēėshtjet e
    ish-pronarėve dhe tė ish-tė persekutuarve.

    Kryetari i Partisė Demokristiane, Nard Ndoka, thotė se afrimi nė Partinė
    Demokratike i disa partive qė kanė qenė nė koalicion me tė majtėn, tregon
    dukshėm qė PD-ja ėshtė njė parti e majtė. Sipas tij, kjo vėrtetohet edhe nga
    realizimet e programit qeveritar. Ndėrkohė, duke folur pėr mundėsinė e njė
    bashkėpunimi me Partinė Demokratike, Ndoka thotė se forca e tij politike nuk do
    tė jetė mė njė aleat numerik. Ai thotė se PDK-ja i qėndron idesė pėr tė dalė e
    vetme nė zgjedhje, duke nxjerrė 140 kandidatė nė listat e saj. Ndėrkaq, duket se
    Ndoka e ka gati edhe programin e tij politik pėr zgjedhjet e ardhshme.

    Pėrveē pikės kryesore qė ėshtė familja, programi i ri politik i PDK-sė do tė pėrmbajė
    edhe dy pika tė tjera tė rėndėsishme: kompensimin e ish-tė pėrndjekurve politikė
    dhe zgjidhjen e ēėshtjes sė ish-pronarėve. Kreu i Partisė Demokristiane thotė
    edhe rezultatin qė parashikon nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare: nga njė
    deputet pėr secilin rajon, madje edhe dy deputetė nga rajone tė veēanta qė janė
    bastionet e PDK-sė

    Tashmė nė kodin zgjedhor janė pėrcaktuar koalicionet e pėrbėrė. Cili ėshtė qėndrimi
    i Partisė Demokristiane dhe a vijoni t’i mbeteni idesė pėr daljen vetėm nė zgjedhjet
    e ardhshme parlamentare?

    “Partia Demokristiane do tė dalė e vetme nė zgjedhje, ashtu sikurse e kemi deklaruar.
    Ėshtė nė interesin e saj qė tė dalė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė
    vitit 2009 me listat e saj pėr secilin rajon”.

    A keni bėrė ndonjė negociatė me Partinė Demokratike, apo nuk do tė bėheni pjesė
    e negociatave tė saj?

    “Problemet qė ka Partia Demokratike dhe lidershipi i saj nuk mendoj se do tė ndryshojė
    ndonjė gjė. Ata po bėjnė ēmos qė tė mos ketė shumė hapėsira pėr koalicionin,
    edhe pėr vetė faktin se Partia Demokratike mendon qė t’i shkrijė disa parti,
    kurse pjesėn tjetėr vetėm t’i grumbullojė si numėr aritmetik”.

    Ndėrkohė, nė Partinė Demokratike po afrohen edhe disa forca qė kanė qenė nė koalicion
    me tė majtėn. Duke e nisur qė nga Partia Agraro-Ambientaliste e Lufter Xhuvelit dhe
    duke pėrfunduar tek Aleanca Demokratike e Neritan Cekės. Ēfarė tregojnė kėto afrime?

    “Partia Demokratike ėshtė kritikuar si njė parti e majtė dhe kjo lėvizje
    i jep tamam ngjyrimet e sė majtės, nė aspektin e dukshėm. Dhe, kur flas pėr kėtė
    ēėshtje, nuk e kam fjalėn vetėm tek ato qė ka realizuar nga programi i saj gjatė
    kėtyre viteve. Ka shumė rėndėsi qė e djathta tė ketė alternativa tė tjera,
    pėrveē Partisė Demokratike, sepse nuk ka arritur asnjėherė qė tė jetė njė e
    djathtė e besueshme dhe reale pėr pėrfaqėsimin e ish-tė pėrndjekurve dhe tė
    ish-pronarėve. Pra, kėto dy kategori, qė janė bėrthama e Partisė Demokratike,
    kjo e fundit nuk arriti asnjėherė t’i realizojė aspiratat e tyre. Pra, Partia
    Demokratike gjatė kėtyre viteve nuk ka kompensuar as tė persekutuarit dhe as nuk
    ka zgjidhur ēėshtjen e ish-pronarėve, pėr tė cilat kishte premtuar”.

    A mund tė jetė Partia Demokristiane njė parti “lider” e ndonjė grupimi forcash tė vogla
    politike, apo do tė jetė njė subjekt i vetėm?

    “Ne nuk jemi njė parti politike minore, qė tė shohim vetėm pėr aleanca. Ne do tė garojmė
    si parti e vetme nė tė gjithė qarqet, duke respektuar atė qė ėshtė pėrcaktuar nė kodin
    zgjedhor. Ne kemi mbėshtetje nė tė gjithė qarqet, por pa diskutim aty ku kemi mbėshtetjen
    mė tė madhe, mund tė marrin edhe nga dy deputetė. Kjo ėshtė e mundur, duke pasur
    parasysh se sistemi ėshtė proporcional dhe duke e krahasuar edhe me zgjedhjet
    lokale tė kaluara, mund tė pėrfaqėsohemi me nga njė deputet nė ēdo qark tė
    Shqipėrisė”.

    Sa kandidatė do tė nxirrni nė zgjedhjet e ardhshme?
    “Nė zgjedhjet e ardhshme Partia Demokristiane do tė ketė 140 kandidatėt e saj, pa diskutim”.

    Ka disa parti tė djathta qė nuk janė nė koalicion me Partinė Demokratike. A mund
    ]tė ketė njė bashkėpunim tuajin me to?

    “Ne jemi e vetmja forcė politike qė kemi njė rritje. Kemi njė alternativė tė besueshme,
    qė ėshtė e vetmja alternativė evropiane, kėshtu qė nuk besoj se ėshtė i nevojshėm koalicioni
    me parti tė tjera tė djathta. Gjithsesi, ky ėshtė njė proces i hapur, qė ne do ta shohim nė tė
    ardhmen. Asgjė nuk pėrjashtohet”.

    Kohėt e fundit keni dalė nė mbrojtje tė interesave tė ish-tė pėrndjekurve dhe tė ish-pronarėve. Ndėrkohė, nė kampin e djathtė ka disa forca tė tjera qė i kanė kėto dy ēėshtje si bosht tė programit tė tyre. Partia Demokristiane do i mbajė e vetme kėto pesha, apo mund tė ketė ndonjė bashkėpunim me ndonjėrėn nga kėto forca?
    “Partia Demokristiane sot ėshtė njė parti parlamentare, ka njė grup parlamentar tė sajin,
    ka kėshilltarė nė tė gjithė vendin dhe ka tė gjithė mekanizmat pėr t’i mbajtur dhe pėr t’u
    bėrė zėdhėnės i kėtyre problemeve. Nė kėtė aspekt, nuk besoj se kemi nevojė pėr
    koalicione tė tilla pėr mbrojtjen e kėtyre interesave. Kėto interesa do tė mbrohen nė
    mėnyrė programore edhe pėr faktin se vetė Partia Demokristiane drejtohet nga njė
    kryetar qė vjen nga shtresa e tė pėrndjekurve politikė, tė gjithė tė tjerėt vijnė nga
    pjesa e komunizmit, duke pėrfshirė edhe liderin e Partisė Demokratike”.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    brari= berisha=gomari= nje familje

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    ..mungon qershija mbi torte..

    ..mungon mendimi dhe diskutimi i " Brarit "..
    ..ky eshte nje vleresim personal i imi..po e ndjej shume mungesen e " Brarit " ne diskutimet e zakoneshme tek F.Sh.,.por tek keto tema qe kane lidhje me diktatorin e shkuar dhe qe ,indirekt, na kujtojne udheheqesin e sotem..mungon " qershia mbi torte"...

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Nexhmie Hoxha, ..... habitem si mereni akoma me ruspien e diktatorit. :S

  9. #59
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Komunizmi nuk ka bere gabime.

    Komunizmi ka bere krime monstruoze.
    Kjo eshte e vertete.

    Duhet te jete edhe nje teme ne forum, KRIMET E KOMUNIZMIT, po te lexoni krimet qe ka kryer komunizmi ne shqiperi do ju rrenqethet mishi edhe sot.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-10-2006
    Postime
    6
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Ke bere nje gabim te vogel kur ke zgjedhur Nick-un "Astronaut", pasi ky perdoret nga USA dhe vendet e NATO-s. Ti si komunist i vjeter duhet te kishe perdorur Nick-un "Kosmonaut" ( i perdorshem nga sovjetiket dhe ish-vendet e traktatit te Varshaves) ose "Taikonaut" (si e perdorin Kinezet).
    Nejse. Kjo ka pak rendesi, pasi : "Nuk ēalon gomari nga veshėt".


    Komunizmi nuk ka bere gabime.

    Komunizmi ka bere krime monstruoze.

    Komunizmi ka vrare nga mbirja e tij ( tetor 1917) ne te gjitha vendet ku zuri rrenje, disa here me shume se sa nazismi i Hitlerit.
    Ne kampet e perqendrimit komunist, "Gulak-et", vuajten disa dhjetra here me shume njerez, se ne ato naziste.

    Po ti bejme llogarite me dite burgu dhe/ose kampi perqendrimi, ateher ato disa dhjetra-milion dite vuajtje nen diktaturen naziste do te duken tmerrsisht pak, krahasuar me miliarda dite vuajte nen kulēedren e kuqe.


    Po nuk i dije keto gjera, ateher lexo (p.sh. "Arkipel Gulag" ) qe ti mesosh.

    Por

    Po qe se i di dhe thua megjithate, qe komunizmi ka bere gabime (jo krime), ateher me vjen keq per kohen e humbur per te shkruar keto rreshta, ne menyre qe te komunikoja me nje "Kėrrmė".



    .
    Ore gomar, nuk kam qen me shume komuniste se udheheqesi i partis demokratike sali berisha.
    Kote e ke qe me tregon krimet qe ka bere stalini etj sepse vetem cfar eshte bere ne shqiperi na intereson. Ne afrike ka pasur sisteme "demokratike" ku tribut therin njeri tjetrin per pushtet. Ato krime qe jan bere komunizmi ne 50 nuk kan qen me shume se cfar bene idiotet e terbuar mbas komunizmit. Kafsha kafsh ngelet ne cfar do sistemi sic je ti.

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-03-2023, 19:14
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  4. Antologji e plagėve nėn terrorin komunist
    Nga Dr Rieux nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 10:08
  5. Mashtrimi i madh
    Nga Veshtrusja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •