Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Si të diktoj burimin se nga cila IP në rrjet ka sulme?

    Pershendetje.
    Kam nje problem me kompjuterin i cili ndodhet brenda nje rrjeti prej 50 kompjuterash. Dikush nga Pc-t e rrjetit duhet te jet i infektuar dhe transmeton tek kompjuteri im por edhe te te gjith te tjeret nje virus i cili shkakton prishjen e skripteve, i cakordon fare dmth.
    Ne momentin qe ky tipi e ka te fikur Pc-n e tij te infektuar nuk ndodh problemi ne fjale, faqet hapen normalisht (sepse kur e ka te ndezur nuk hapet as hotmail.com as hi5.com dhe disa faqe te tjera ). Mesaduket kur ndizet ky kompjuteri qe ka virusin na dergon paketa ne rrjet dhe te gjithe kan problemin qe ju thash me siper, sigurisht antivirusi ben punen e tij qe bllokon kto sulme por ngelen te prishur skriptet dhe kam probleme pastaj sic ju thash me disa faqe.

    Tani nese me ndihmoni dhe te me rekomandoni ndonje program qe te diktoj se nga cila ip me shkaktohet ky problem dhe ti shkoj e t`ja formatoj Pc-n edhe te biem rehat te gjithe.
    Flm

  2. #2
    WebAdministrator Maska e Albelektronik
    Anëtarësuar
    15-07-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    14
    Pershendetje! mund te perdoresh nje firewall si ZoneAlarm, ne momentin qe pc infektuar apo dikush tenton te futet ne pc tuaj do te merrni nje Notification si edhe ip. per te gjetur pc pastaj mund te kontaktosh me administratorin e rrjetit sepse ske se si, nuk eshte nje pc besoje me ip statike por me ip locale. nuk di nese mund te ndihmoje me dicka tjeter.

    Respekte; Olsi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Problemi eshte brenda rrjetit tone dmth prej ip te ktij rrjeti: 192.168.10.1 - 192.168.10.255

    ZoneAlarm po e mar dhe po provoj njehere, flm.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BHGod
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    447
    Përshëndetje OO7,

    Me sa kam provuar, Online Armor (versioni falas eshte mëse i mjaftueshem per ate çka ti kerkon te besh) eshte me i mire per te diktuar IP-te qe kerkojne te lidhen me jashte, ose IP-te qe tashme jane lidhur me nje kompjuter te caktuar. Perveç adreses IP mund te diktosh edhe vendin nga po rrjedh informacioni. Vepron edhe si fajruoll (mund te mbyllesh nje lidhje me jashte qe nuk e deshiron), edhe si antispiunues (duke ndaluar ose analizuar programet qe kerkojne te shtohen ne listen e filleses).

    Gjithë të mirat

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga BHGod Lexo Postimin
    Përshëndetje OO7,

    Me sa kam provuar, Online Armor (versioni falas eshte mëse i mjaftueshem per ate çka ti kerkon te besh) eshte me i mire per te diktuar IP-te qe kerkojne te lidhen me jashte, ose IP-te qe tashme jane lidhur me nje kompjuter te caktuar. Perveç adreses IP mund te diktosh edhe vendin nga po rrjedh informacioni. Vepron edhe si fajruoll (mund te mbyllesh nje lidhje me jashte qe nuk e deshiron), edhe si antispiunues (duke ndaluar ose analizuar programet qe kerkojne te shtohen ne listen e filleses).

    Gjithë të mirat
    po si i behet nqs nje person e ben kastile kete gje domethen e ka virusin ne usb dhe perdor nje proxy per te humbyr gjurmet?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BHGod
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    447
    Citim Postuar më parë nga neomatrix Lexo Postimin
    po si i behet nqs nje person e ben kastile kete gje domethen e ka virusin ne usb dhe perdor nje proxy per te humbyr gjurmet?
    Besoj se gjeja me e lehte per te bere eshte te mbyllesh lidhjen me personin qe po shperndan virusin, dhe kete e ke si mundesi brenda programit, dhe nese ai perdor gjithmone te njejten IP (e cila ne kete rast i bie qe nuk zbulohet dot) atehere mund ta shtosh tek dritarja e IP-ve qe ndalohen te kene lidhje hyrëse ose dalëse ne kompjuterin tend.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga BHGod Lexo Postimin
    Besoj se gjeja me e lehte per te bere eshte te mbyllesh lidhjen me personin qe po shperndan virusin, dhe kete e ke si mundesi brenda programit, dhe nese ai perdor gjithmone te njejten IP (e cila ne kete rast i bie qe nuk zbulohet dot) atehere mund ta shtosh tek dritarja e IP-ve qe ndalohen te kene lidhje hyrëse ose dalëse ne kompjuterin tend.
    Mua me mjafton te gjej se nga cila ip ne rrjet me vjen ky virus, te tjerat jan kollaj. Behet fjale per nje nga klientet qe ka lidhur internetin nga qendra jone, thjesht i hiqet fishi dhe mbaroi, mua problemi me qendron vetem te di se kush eshte problematiku

    Flm per ndihmen çuna.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Zero zero 7 problemi tek ju mund te jet edhe ndonje botnet ku ndodh te jet infektuar ndonjeri nga klientet e juaj qe merr internet nga ju apo edhe nga internet kaffeja!! Botnet humb shpejtesin e rrjetit .. dhe sulmon nga IP-ja juaj! Pra si te ndalohet apo kontrollohet .. permes task manager mund ta shohesh se cfar programi ke te hapur qe rrin i fshehur pra.. gjith ato cka jan me .exe por kjo duhet e kontrollohet ne gjitha pc-t!

    Ndoshta pak te ndihmoj ne kete menyr!

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e PantherTouch
    Anëtarësuar
    12-02-2004
    Postime
    31
    007 ...
    Firewall vetem sa bllokon lidhjet me kompjuterin tend, me e shumta qe mund te te thote eshte me filan protokoll ne filan porte dicka po kerkon te lidhet me kompjuterin tend. Ne pergjithesi vetem sa i drop paketat nese nuk ka nje rregull te caktuar (explicit rule).
    Per te bere ate qe kerkon ti menyra me e thjeshte eshte: Start/Run -> Shtyp: taskmgr
    netstat -n
    Shif lidhjet qe thone ESTABLISHED
    Gje ne Foreign Address lidhje brenda rrjetit qe duken te dyshimta dhe qe nuk kane lidhje me domain controller psh. ose lidhje qe i ke nisur ti vete.

    Menyra qe te ben pune tamam eshte te marresh Wireshark http://www.wireshark.org/ dhe te kontrollosh paketat derisa te gjesh dicka te dyshimte. Me kete menyre gjen jo vetem nga vijne lidhjet por edhe merr vesh me mire si eshte puna.

    Megjithate une nuk e kam idene si mund te jete rrjeti jot, linux, windows tjeter ? Ke nje domain controller kryesor apo jane te lidhur ne seri (home or small business networking ne windows psh.) Sepse nese ke nje domain controller do mund te te duhet te tune up rrjetin gjithashtu.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Rrjeti ka nje domain controller, nje Mikrotik dmth.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Urrejtja patologjike e Kico Blushit! Nga e ka burimin?
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 13:19
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •