Close
Faqja 7 prej 53 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 521
  1. #61
    MilanFan Forever Maska e Pajtim123
    Anëtarësuar
    15-09-2007
    Vendndodhja
    Republic of Kosova
    Postime
    148
    3-0 (Boriello)

    3-1 (Djuric)

  2. #62
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    kaq e kishte milani sa te zhbllokohej hajde mbaji tani keto. nuk e di une jam simpatizant i Fiorentines, po me kete qe beri sot milani besoje se do ndikoje pozitivisht ne ecurine qe do te kete ne seria a. goli i patos ishte fantastik, me te vertet nje goditje perfekte, urime milanit per fitoren.

  3. #63
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Urime Milanit. Në përgjithësi ekipet italiane sonte kanë brë kërdi. Bravo Sampdorias (5:0). Edhe Udineze e Napoli fituan. Jam tifoz i ekipeve italiane në Evropë.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Nata e Ronaldinjos, Galiani shuan dyshimet

    Braziliani i është betuar drejtuesit kuqezi për të atin, se është zbavitur deri në orën 02.00 të mëngjesit

    Në një moment jo shumë të lumtur për Milanin, vjen më në fund një lajm i mirë për Galiani me shokë. Nuk ka pasur ndonjë natë të nxehtë nga ana e Ronaldinjos në Brazil, pas barazimit javën e shkuar 0-0 me Bolivinë për eliminatoret e “Botërorit 2010″.
    Kështu, lajmi i ardhur nga Brazili (ku, sipas burimeve, paska kërcyer dhe dëfryer deri në mesditë me shokët e tjerë të kombëtares, në shoqërinë e disa femrave deri në orët e drekës), është përgënjeshtruar menjëherë nga lojtari në takimin me administratorin e deleguar kuqezi, me një buzëqeshje të dukshme në fytyrë. M’u betua për të atin: në festë kishte shkuar, por qëndroi deri në orën 2 pas mesnate, dhe jo deri në orët e drekës, para nisjes nga Brazili drejt Italisë, - konfirmoi Galiani. - Në këtë rast, unë i besoj Ronaldinjos, dhe jo zërave që kanë dy ditë që qarkullojnë në shtyp.” Pra, gjithçka në rregull, asnjë problem, asnjë polemikë apo qortim nga ana e klubit kundrejt Gauços. Por sa frikë për të gjorin Galiani, i cili, me gjithë problemet që ka mbi formën e dobët dhe periudhën e vështirë që po kalon Milani, nuk e mori mirë lajmin e nxjerrë në shtyp nga një agjenci braziliane (”Agencia Estado”). Sidoqoftë, numri dy i kuqezinjve, sapo ka mësuar për lajmin ka thirrur menjëherë në klub fantazistin e “Selesaos”, për ta sqaruar situatën. Një takim që zgjati rreth treçerek ore, ku Ronaldinjo e pranoi që ishte i pranishëm në një festë në Rio-de-Zhanejro, pas barazimit 0-0 ndaj Bolivisë, por, duke përgënjeshtruar kategorikisht që qenka larguar nga vila “e nxehtë” në orën e drekës së ditës tjetër, i lodhur dhe pa energji. “Nuk është e vërtetë, - i paska thënë braziliani Galianit. - Betohem për babanë tim! Në të vërtetë, isha aty, por vetëm për darkë. Shkuam pas mesnatës dhe në orën 02:30 të mesnatës isha kthyer në shtëpi.” Me djalin e vogël, që nuk e shihte prej kohësh, ka vazhduar t’i raportojë lojtari drejtuesit. Galiani me drejtuesit e klubit i besuan.
    MILNA LAB - Nuk janë ditë të lehta për Milanin dhe Adriano Galianin, i shndërruar në shënjestër nga kritikat në çdo drejtim për një strategji merkatoje, që deri tani ka dalë e dështuar.
    Administratori i deleguar kuqezi është më shumë se asnjëherë nën trysni dhe pret kohë të mira për t’u çliruar nga “shkopinjtë nën rrota. “Kur je i fundit në renditje, duhet të heshtësh dhe të ringrihesh, - shtoi ai. - Pastaj do të vijë koha për t’u përgjigjur. Por tani shpresojmë të fitojmë ndonjë ndeshje.” Nëse dëmtimi i Andrea Pirlos është një tjetër telash, që bie mbi shpatullat e tij, për Galianin nga infermieria vjen një lajm i mirë: Rino Gatuzo po riaftësohet shpejt dhe rikthimi i tij tashmë është shumë pranë, aq sa mund të luajë në ndeshjen e së dielës ndaj Lacios në “San Siro”. Për pjesën tjetër të ekipit kuqezi është parashikuar një program rikualifikimi fizik, për të fituar gjendjen e duhur atletike. Në fund, Galiani i siguron të gjithë: “Tani të vazhdojmë me stërvitjet e diferencuara. Milan Lab-i është gjallë dhe di si të punojë”.
    Sporti Shqiptar

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Milan, tifozët duan skemën 4-2-3-1

    Mbështetësit e kuqezinjve duan të shohin bashkë në fushë Kakanë, Dinjon, Sedorfin dhe Paton

    Abiati, Zambrota, Nesta, Senderos, Jankulovski, Pirlo, Flamini, Kakà, Ronaldinjo, Sedorf (ose Shevçenko) dhe Pato. Është ky formacioni i Milanit që duan tifozët kuqezinj, lexues të adresës në internet Sportmediaset.it. Për sa i takon rreshtimit, shumica është dakord me Karlo Ançelotin, i cili duket se ka ndër mend të kalojë nga 4 3 2 1-shi te një vendosje më sulmuese 4 2 3 1, duke parë edhe ardhjen e Dinjos. Shtatë milanistë nga dhjetë, e mbështesin risinë taktike dhe duan të shohin një skuadër sulmuese. Me pak fjalë, spektakël me çdo kusht.
    Duke i marrë rolet me radhë, për sa i takon portës, është zgjedhur me një shumicë dërrmuese Abiati. Pas përvojës spanjolle, portieri 31-vjeçar ka lënë pas Didën dhe Kalacin, duke marrë 92% të preferencave.
    Në mbrojtje, hapësira u është besuar blerjeve të reja Zambrota (24%) dhe Senderos (18%), të cilët ua kanë marrë vendin Kalaxes dhe Odos, ndërsa Nesta është i paprekshëm. Edhe Jankulovski ndodhet në krye të preferencave, por duhet të gjejë një alternativë për vendin e tij në të majtë të mbrojtjes. Roli i trurit të mesfushës i duhet besuar të pazëvendësueshmit Pirlo (34%), me Flamininë përkrah tij. Në këtë mënyrë, mbeten jashtë dy milanistë të mëdhenj, si Gatuzo dhe Ambrozini. Ndërkohë, ka pasur një ekuilibër të madh, i cili ishte i pashmangshëm, për sa i takon rolit të fantazistit. Kakà dhe Ronaldinjo kanë marrë të dy 34% të votave, ndërsa Sedorfi dhe Shevçenko 16%. Do të jetë pikërisht kjo dilema që do të duhet të zgjidhë edhe trajneri kuqezi; më mirë holandezi i çlodhur dhe në formë apo ukrainasi i kthyer në shtëpi? Për sa i takon rolit të sulmuesit Pato, thuajse nuk ka rivalë, duke marrë 52% të votave. Atë e ndjekin Borrielo dhe Inzagi, të cilët ndodhen fare pak larg njëri-tjetrit. Me pak fjalë, tifozët e bënë skuadrën. Tani i takon Ançelotit ta dëgjojë apo jo këshillën e mijëra “zëvendësve” të tij.

    Sporti Shqiptar

  6. #66
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga King_Arthur Lexo Postimin

    e lexova me vemendje, po nese do eci nje ekip me idete e tifozeve eshte i marr fund. se nje pale deshiron te shikoje njerin tjetri, tjetrin e me radh, ateher perse eshte ai trajneri po te bejne sondazhe dhe te degjohet preferenca e tifozeve. spektakli nuk mungon asnjeher me gjith ato yje qe jan ne skuader, po problemi qendron sa te asamblohet dhe te njihen me mire dhe do i shikojne frytet qe do japin. jam i sigurt qe milani do bej shum perpara dhe do i tregoje dhembet fuqishem qe kete jave dhe ne derbin me interin. une e urrej milanin dua fiorentinen po kur vjen puna per te folur realitetin milani ngelet imazhi i italise ne te gjithe boten.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Komunikate Zyrtare e AC Milan

    Andrea Pirlo ka bere sot nje ekografi qe ka evidentu nje demtim te grades se dyte te nje muskuli (nuk di si i thone shqip bicipite femorale) te kofshes se djathte
    Koha e reabilitimit mendohet te zgjase nga 45 deri ne 60 dite.

    Bera nje llogari te shpjete dhe i bie te humbe 11 ndeshje te kampionatit.

  8. #68
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anëtarësuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Kjo ishte nje humbje tjeter e Milanit .Tani kush do kthehet mbrapa te organizoje lojen???I vetmi eshte Zeedorf .

  9. #69
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Hajt mo nji plak ma pak.asnji nuk eshte i pazevendesueshem.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    Hajt mo nji plak ma pak.
    Si mor drague na e bane plak edhe Pirlon 30 vjeç?
    Te Milan 30 vjeçat jane pleq, kurse te ekipet e tjera Nedved, Figo, Zanetti etj qe jane 36 vjeçare sapo kan ardhe nga ekipet e te rinjve.

Faqja 7 prej 53 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. AC Milan - Djajte Kuq & Zi ne sezonin 2008-09
    Nga beerti në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 504
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 19:24
  2. Parashikimet tuaja për sezonin vijues!
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-09-2005, 15:54
  3. Kalendari i Formula 1, me 19 gara për sezonin 2005
    Nga VAZELOS në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 08:22
  4. Ronaldo perandorë i ri Interist në sezonin 2005/06.
    Nga asteri në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 14:54
  5. Shejtani
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 11:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •