Tek po shikoja skenat e dokumentarit Faith and Doubt at Ground Zero, e cila dje u shfaq ne Kendin Amerikan ne Tetove, m'u rikthyen ne kujtese ato imazhet shqetesuese te cilat me kishin percjellur per nje kohe te gjate pas 11 Shtatorit, 2001.
Njerez te pergjakur qe po dilnin nga germadhat, ca te tjere duke ikur, te tjere qe s'ishin ne gjendje te iknin, zjarrfikesit qe rrezikonin jetet e tyre per te shpetuar te tjeret, njerez qe po kercenin nga Kullat Binjake. Me bie tani ndermend pyetja e nje fotografi qe thoshte ne kete dokumentar: Pse po kercenin? A e dinin qe s'do mbijetonin? Apo e pane nga lart nje kopesht te bukur me rruge te gjera e me bukuri parajse? Apo e pane Zotin qe ju tha se i priste krahehapur? Une s'do e beja nje gje te tille kurre - thoshte fotografi.
Nje zjarrfikes e kishte humbur te birin ne WTC. Fill me pas kishte ikur ne kishen me te afert dhe qortohej me Zotin. "Me merr mua e me kthe te birin. Ai eshte i ri. Kjo s'eshte e drejte."
...jane ca skena qe te rrenqethin trupin kur i sheh, dhe do doje qe e gjithe kjo te ishte nje enderr, nje realizim i Hollywoodit. Do doje qe te ishte e fundit fare. Ate deshiroja me 11 Shtator 2001. Ate deshiroj edhe sot e kesaj dite.
7 vite me pas, jo vetem qe Bota nuk eshte me e sigurte, por eshte akoma me e rrezikshme. Skenat shqetesuese te 11 Shtatorit qe me rikthyen trishtimin dje vazhdojne te me shfaqen cdo dite ne TV. Irak, Afganistan, Gjeorgji... Dhe cdo dite e me teper po familjarizohemi, po na behet si nje e keqe e domosdoshme.
National Geographic Channel dje jepte nje emision per sulmet e 11 Shtatorit ku thuhej se qe nga viti 1991 eshte planifikuar ky sulm (dhe ca te tjere), biles ne vitin 1994 eshte vertetuar nje gje e tille, kur dy terroriste arabe arestohen diku ne Azi dhe ju konfiskohet nje kompjutor Lap Top ne te cilin kishin qene dhe detajet e sulmit, pra perdorimi i aeroplaneve si predha per te goditur objekte simbole te Amerikes, ne token Amerikane. Kishin zgjedhur edhe Qendren Tregtare Boterore si Simbol i Dominimit Global te Amerikes - thoshte NGC dje. Dhe CIA e dinte nje gje te ketille, por nuk ndermorri asgje per te evituar te keqen.
Nderkohe dicka tjeter s'me le rehat. Terrori, terrorizmi dhe terroristet. Kane ndryshuar gje definicionet e tyre?!
Le te shohim:
TERRORIZËM m. sh.
1. Zbatimi i dhunës së egër e të pamëshirshme nga një regjim shtypës a nga një organizatë reaksionare e kundërrevolucionare ndaj popullit e ndaj kundërshtarëve të vet politikë, që arrin deri në asgjësimin fizik të tyre; masa terrori; politikë terrori. Terrorizim i hapur.
Fjalor Shqip Online
ter·ror·ism
–noun
1. the use of violence and threats to intimidate or coerce, esp. for political purposes.
2. the state of fear and submission produced by terrorism or terrorization.
3. a terroristic method of governing or of resisting a government.
Dictionary.com
Kater avione u rrembyen, dhe u drejtuan ne Qendren Tregtare Boterore te njohur si Kullat Binjake, ne Shtabin Qendror te Ministrise se Mbrojtjes se SHBA te njohur si Pentagon, dhe nje tjeter avion qe u rrezua para se te "arrinte cakun" ne Washington DC, mbase Shtepine e Bardhe, apo Kapitolin. U sulmua EKONOMIA Amerikane dhe MBROTJA AMERIKANE, nderkohe qe (sipas gjitha gjasave) do sulmohej dhe ADMINISTRATA UDHEHEQESE AMERIKANE. U vrane vetem 2,999 (duke mos perfshire 19 sulmuesit) dhe u lenduan mbi 6,291.
Kater avione mund te perplaseshin ne kater pallate rezidenciale ne New York, Chicago, Boston, Houston, San Francisco, Los Angeles, etj, dhe do vrisnin (mbase) 30,000 njerez te pafajshem.
A nuk munden?
Sa terroriste ishin keta qe zgjodhen caqe administrative, jo thjeshte civile (sic do ishin banesat rezidenciale)?
Pse zgjodhen shtyllat e ekonomise Amerikane dhe ato te Mbrojtjes?
Duke dashur qe kurre me mos perseriten gjera te tilla, duke dashur qe kurre mos kete vuajtje civilesh, humbje jetesh, terror, duke deshiruar thellesisht qe pasardhesit tane te jetojne ne nje bote me te rehatshme, me te qete, pa terror (te cfaredo lloji), pa luftera, le te gjejme thelbin e problemit per te evituar cfaredo tmerri qe mund te na shkaterroje te ardhmen.
Ndjej keqardhje per te gjitha viktimat civile kudo qe bien ne Bote, dhe ndaj ngushellimet me te thella me te gjithe te afermit e tyre.
Krijoni Kontakt