Nuk keni pse ofendoheni me njëri-tjetrin. Nëse dëshironi të merrni pjesë në temë diskutoni mbi subjektin e saj.
Nuk keni pse ofendoheni me njëri-tjetrin. Nëse dëshironi të merrni pjesë në temë diskutoni mbi subjektin e saj.
Jeta ime, mban emrin e saj..
Sic shihet krahas llojeve te tjera te urise tek ne eshte prezente akoma dhe ajo seksuale.Megjithate patriotizmi i ketushem( per kete rast ) me duket pak mbi normalin.Edhe balerina kineze te kishin ardhur (meqe po i quani balerina) popull do te kishte...Vetem te mos vrasim veten (ose te vritemi me njeri-tjetrin) !
Kujdes, më serioze kur poston!
Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 06-09-2008 më 16:09
Aman se u cmendet mbas "balerinave" serbe!!!
Po pse balerina u thoni ju atyre? Ato sic e ilustruat edhe me foto ketu sishin balerina por thjesht STRIPTIZERKA dhe duhet bere dallim.
Ehhh keshtu ndoshta do tju kuptojme me mire ne -femrat shqiptare perse ju paskan cmendur ato.![]()
Lumturia nuk vjen vetë, atë duhet ta krijojmë ne.
Ku ku per ne ku ka shku injoranca e shume Shqiptareve perderisa e quajne ku*vllekun arte.
Njerez pa dinjitet, rrespaket, erz, nder jeni je te gjithe qe e quani art. Turp t'keni.
PS: pse u hoqen komentat?????????????????
PS: pse u hoqen komentat?????????????????
I hoqi nje moderator sepse disa persona kishin fol aq bukur sa qe mahniten.Dhe ai si moderator qe e ka per detyre te mbroj ANetaret i hoqi se kishte frik se mos i mernin me sysh ata qe kishin fol bukur...
Edhe një teme ku si zakonisht komentet jepen pa menduar dhe krejtësisht jashtë vet titullit.
Këtu i lexova shumicën e komenteve dhe me duhet te them se sa kam qeshur aq edhe me ka dhimbur zemra.
Kam qeshur me disa komente qesharake mirepo me dhemb se si disa "liberal" te civilizuar, pro Europian, pacifistë, anti-urrejtje etj, nuk shohin me larg dhe insistojn se te gjitha keto komente i bëjnë ne emër te liberalizimit te madh qe kanë dhe qe janë rritur si liberal.
Po filloj te ju shpjegoj ku po gaboni apo ku po i ngatërroni gjerat, me apo pa vetëdije.
Balerinat Serbe çmendin djemtë Shqiptar
Këto nuk i kanë çmend pse kanë qenë Serbe por pse kanë qenë femra. Çdo mashkull heteroseksual kish me u kënaq me nje shou te tillë, pavarësisht nacionalitetit te vajzave.
Unë, personalisht, me parë kam dëshire te dijë se ne këto bare zhvishen vajzat jo Shqiptare se ato Shqiptare. Sepse me u zhvesh ne këto bare nuk është dëshirë e asnje vajze por kushtet ekonomike i shtyjnë për një gjë te tillë. Prandaj dëshira ime është qe asnjë Shqiptar te mos ushtroj asnjë pune pa dëshire vetëm e vetëm qe te mbijetojë apo me mendje te pasurohet mbrenda natës. fatkeqësisht edhe ne jemi njerëz prandaj edhe prej neve ka te atille qe mendojn vetëm per b***en e tyre e jo edhe për ata qe i duan dhe i rrethojnë. Ne çdo pyll ka therra.
Pse a nuk ka balerina Shqiptare por i kan marr balerinat Serbe?
Balerina Shqiptare ka, madje shume te bukura, por logjikisht, asnje balerine, apo stripteas nuk vepron ne barin e saj lokal. Kështu është ne gjithë boten, balerinat apo ato qe luajnë zhveshur zakonisht veprojn ne qytetet tjera apo ne disa raste edhe ne shtetet tjera. Gjithnjë larg familjes se tyre dhe qyteti/fshatit ku ka jetuar dhe e njohin. Ju garantoj se edhe këto vajza Serbe nuk veprojnë ne baret e tyre lokale ku i jetojnë prindërit e tyre dhe ata qe i njohin. Ndoshta mbas shumë viteve kur bëhen te njohura shumë dhe te kërkuara, ku pagesa është marramendëse, atëherë edhe prindërit e saj mund te pajtohen mirëpo kjo ndodhe shume rrallë.
Zakonisht vajzat qe e ushtrojnë ketë veprimtari dhe prostitucion, veprimtari keto qe nga krijimi i njerëzimit, jan prej atyre qe ose veprojnë jashtë dijenisë se familjes se tyre ose qe janë publikisht te denoncuar nga familja e tyre dhe nuk kanë kontakt me ta.
Vajzat sllave janë me te bukura, me inteligjente etj ne Ballkan.
Këtu mund te sqarohet shume lehtë pse ato duken te bukura. Pyete veten pse vajza e qytetit duket me e bukur se ajo e fshatit?
Vajza e qytetit ka mundësi me shume per te shëtit e pa gjera te bukura qe ofron bota. Ka mundësi te vëzhgojë dyqanet dhe te blej garderoben qe eshte ne modë. Ka mundësi te ndërroj garderoben me shpesh sepse kur jeton ne qytet ke mundësi edhe te gjeni pune, dhe kur ke pune ke edhe lekë. Ne qytet ke mundësi te takohesh edhe me te rinjtë tjerë ku këmben ideja e mendime dhe me ketë e fiton eksperiencën si ne veshje e dukje ashtu edhe ne biseda. Dhe me kete, ne qytet, gradualisht e humb atë kompleksin qe ne nje kohe çdo njeri e ka pasur e qe neper vendet rurale ende ekziston. Nje shembull konkret, vajza e qyteti fillon me u ngjyros(make up) qysh ne moshen 15 vjeçare sepse ashtu"duhet" veprojn vajzat e qytetit dhe pa komplekse, ndërsa vajzat e fshatit ngjyrosjen e pare e vendosin kur te martohen.
Vajza e qyteti ka kohe per mirëmbajtjen e saj apo dukjen, sepse jeton ne nje banesë, punët e shtëpisë i mbaron për 2 orë, nëse veç nuk i ka mbaruar nëna e saj ne mëngjes, ndërsa vajza e fshatit duhet me mbaruar punet qe nga arrat e deri te oborri i shtëpisë, dreken, darken e shume gjera tjera. Prandaj nuk guxojm te bejm krahasime te tilla vetem nga nje këndvështrim.
Vajza e fshatit nuk i ka asnjë mundësi si e ka vajza e qytetit. Se pari mundësin materiale, komplekset qe ekzistojnë ne vendet rurale se vajza nuk duhet te dal vet dhe shpesh ne qytet etj. Sikur edhe vajza e fshatit te ka këto mundësi tek atëherë mund te arrijmë ne konkludim se kush është me e bukur e kush me inteligjente. Pse ke leke te blej nje ngjyre te kuqe te buzëve dhe te ngjyrosesh, te tregon se je pa komplekse, nuk do te thotë se je me e bukur se ajo nga fshati qe e ka ende fëtyren, ne ketë rast buzët e njoma. Këtu duhet te kemi parasysh se disa e definojn fjalën e bukur ndryshe nga tjetri. Per dikend çka eshte e bukur nuk do te thotë se duhet te jetë edhe për tjetrin, çdo person e ka shijen e vet.
Prandaj, nëse vajzat e qytetit jan me te bukura e me inteligjente se ato te fshatit, atëherë edhe vajzat Serbe jan me te bukura se Shqiptaret. Kjo sipas logjikes se një postuesit me lart.
Mendimi im eshte se vajzat Serbe, ne përgjithësi, nuk e kan kompleksin qe ne Shqiptaret e kemi pasur, dhe falë zotit, shumica ende e kemi. Kompleksin e ruajtës se ftyres, traditës, emrit te familjes, nënçmimit te vet vetes, respektin ndaj familjes e sidomos prindërve.
Ne Shqiptaret e kemi traditë qe me parë te hajm bukë e krip se sa te shtrijm dorën, ndersa Serbet dhe te tjerët nuk e kan kete. Serbi te troket ne derë dhe kërkon nje lugë sheqer apo kafe nëse i nevojitet dhe aspak nuk turpërohet. Prandaj edhe jan pa komplekse apo ne gjuhen tone Shqipe, pa turp, dhe tani per disa ketu ne forum, ata quhen si njerz inteligjent, përparimtare, shume përpara neve etj. Pa komplekse-pa turp mund te bëhesh kur te duash, te ruash kompleksin-turpin është vështire.
Gjithashtu, fshatari gjithenje ka treguar me shume respekt ndaj prinderit e familjes se sa ai qe ka jetuar ne qytet. Kjo eshte e njejta me Shqiptaret vers Serbët.
I varferi gjithenje ka treguar kujdes ndaj familjes e prinderit me shume se i pasuri..
Çfarë dua te them, Serbet i kan pasur kushtet me te mira materiale, se ne Shqiptaret, prandaj duken se jan perpara neve por nuk do te thote se ata jan ne realitet me perpara. Pse duken me veshje me bukur se ne nuk do te thote se jan me te bukur. Ti dallojm ne mes dukjes te bukur dhe vet qenurit te bukur.
Thënë shkurt e shqip, lekët te hapin shume dyer, te bejn te dukesh bukur por nuk do te thote se je i bukur apo inteligjent apo me i bukur e inteligjent se tjetri.
Madje, sikur te kisha pasur mundesi, edhe gjyshen time 90 vjeqare, ndjesë paqtë, sikur te kisha veshur me nje fustan te mire, nje qaforre te diamantit, nje rregullim i flokeve mire, nje ngjyrosje te vogel ne fetyre, po ju premtoj i'a kish kaluar shume vajzave te reja, prap po them, ne dukje.
Çfarë eshtë ironike me keto krahasime eshte fakti qe i bejn disa njerz qe ne jeten e tyre i kan takuar nje numër te vogel te serbeve apo disa qindra, ndersa Shqiptaret, kan jetuar ne mesin e Shqiptareve dhe jan rritur me Shqiptar. Kur te bëni keso krahasime atehere duhet te keni parasysh moshen, vendin ku ka jetuar ai Serb me ate tjetrin qe po e krahasoni, ne kete rast me Shqiptarin. Nuk mund te thuash se nje Serbe e Beogradit duket me e bukur se nje vajzë Shqiptare qe eshte rritur ne ndonje vend rural te Shqipërisë. Apo e kunderta, nje vajz e Tiranes me nje vajz Serbe te nje vendi rural. Sepse ketu do te hasesh ne dallime shume te medha, dhe keto dallime ekzistojn ne çdo vend, madje mbrenda vet nje shteti e lere nga shteti ne shtet. Per te ardh deri nje rezultat i duhur atehere duhet te mirren 100 te reja nga Beogradi me 100 te reja nga Tirana apo Prishtina, ne moshe te njejte, femijeri te njejte, psh klases e njejte familjare etj, e tek atehere mund te gjykosh cili eshte me perpara.
Nje shembull tjeter, gjurmoni pak dhe do te shihni se sa, ne Shqiptaret, jemi perpara tyre ne shume lëmi, rast konkret interneti. Te ne madje ne vendet ku ende makina nuk kalon, kemi internet, ndërsa Serbia është shume mbrapa neve.
Mos ti përziejmë artin me politiken, than disa!
Ne nuk po i përziejmë por ata dhe politika e tyre po i përziejnë. Si ishte vendi është kuvendi, po me kujtohet kjo fjale e urte e jona.
Para disa viteve, ne nje kohe ku Shqiptaret u rrahshin nga Greket, Makedonet e Serbet, ne televizionin shtetëror, satelitor, Shqiptar(TVSH) per cdo dite ndegjoja kenge te Serbeve, Grekeve, Maqedonaseve, Rumune etj. I mora ne tel TVSH te pyes pse po leshojn muzikë te Serbeve e Grekeve? Te ju them te drejtën jam shokuar nga pergjigja e asaj vajza qe u lajmerua ne tel.
Pergjigja e saj ishte si shume pergjigje qe po lexoj ne kete forum, nga liberalet, pro Europianet, pacifistët etj. Atëherë jam shokuar ndërsa tani jam mësuar nga përgjigjet e njëjta ne ketë forum.
Ajo me tha se duhet te shikoj perpara e jo mbrapa, te civilizohem e jo te mbetem i mbrapa mbetur, te shkoj drejt Europes(kisha 32 vite qe kisha lindur ne Europe, ne Kosove).
Përgjigja ime ishte shume e thjesht, po mire moj zonjush, meqense ju jeni aq liberale, e civilizuar, emancipuar dhe aq pro Europiane, me trego drejt, keni ndëgjuarë ju ndonje kënge Shqipe ne TV Serbe, TV Greke etj? Keni shikuar ndonjë pjesë arti nga Shqiperia ne keto TV? Keni shikuar ndonje Artist qe jeton e vepron ne Shqiperi por qe eshte emituar ndonje art i tyre ne keto TV? Normalisht përgjigja ishte jo por kjo zonjusha nuk donte te dinte dhe gjithnjë i perseriste se duhet te shikoj drejt Europes. Përgjigje keto qe po i ndëgjojm shume shpesh nga po te njëjtit persona civilizues, pro europian, anti urretje, pacifista, ish shtetas-qytetar nga vendlindja e tyre etj. Prap nje fjalë e urtë po me kujtohet ne ketë rast, [B]te kaloj lumin njehere e mandej...[/B]
Te njejten idiotizem e bejn edhe RTK e Kosoves, por pergjigja e tyre ka qenë se me deshirë asnjehere nuk do te emitonin por UNMIKu vendos ne Kosove.
Per pacifistat, anti urretje, anti luft, këmbim arti me komshiun, respektimi i vlerave kulturore ndaj tjetrit etj.
Duhen dy persona per tango, apo jo? Vet fjala këmbim, qe ju shume shpesh e përdorni si kunder pergjigje ndaj neve, "anti demokrateve" " nacionalista te verbër, e nuk dij si na quani ndryshe, do te thotë se ju ofroni dicka tuajen e ata ofrojn dicka te tyre. Ju reklamoni artin e tyre e ata artin e juaj. Kjo pra eshte kembim.
Me tregoni, te dashur demokrat, liberal e te civilizuar, kur keni ndegjuar kenge Shqip ne TV Serbe? Kur keni shikuar një Artist Shqiptar ne këto TV. Kur keni shikuar se nje Artist Shqiptar këndoj ne një vend te Serbisë, Kur u hap ndonjë galeri ku artistet Shqiptar e paraqiten punën-artin e tyre? Te anash kalojmë politiken, sipas juve?
Per ata Shqiptar, ne përgjithësi, qe janë anti urrejtje e anti luftë..
Me tregoni o ju pacifistë, qe nuk e doni luften e urrejtjen, gjate luftës ne Irak e Afganistan, e qe shume vite ne Palestinë, kur jeni dalur ne qytetin e juaj e keni protestuar kunder kesaj lufte?
Ne gjithë boten kanë protestuar dhe ende protestohet për këto lufta dhe per lufta tjera, madje ne Amerike me miliona njerëz kan protestuar kundër qeverise se tyre dhe ketyre protestave i'u kan bashkangjitur te gjithe popujt tjerë ne bote. Me tregoni, madje një protest, me nje protestues se paku, qe ështe ngritur ne viset Shqiptare? Ju tregoj une, asnje. Asnje Shqiptar nuk e ka ngritur zërin kundër luftës e gjak derdhjes per popujt tjere. Nuk po flas per pozitat qeveritare, sepse qeveria dhe disa qeveri tregojn perkrahjen njeri tjeterit, shteti ndaj shteti, por e kam fjalen per popullin civil?
Ne kemi mundur te tregojmë botes se pavarësisht pozitës se qeveris tone, ne jemi popull humanist, popull qe e urren luftën dhe gjak derdhjen, pavarësisht kush ka faj ne këto lufta. Madje ne, si popull, jemi populli qe i ështe shtruar gjenocid me se shumeti nga te tjeret, dhe ne eshte dashur te jemi te paret te ngrisim zerin ndaj cfaredo gjakderdhje qe ndodhe ne botë. Prap po e perseriti, e kam fjalen per popullin civil e jo poziten e shtetit tonë.
Prandaj te nderuar pacifistë, mos na hudhni lot te krokodilit neper forume, ju lutem.
Sa jemi ne larg europes ju jeni edhe me larg, dhe jo vetem Europes por edhe realiteti. Europa, meqense shpesh po shkruani se duhet te jemi me Europian, te respekton identitein tuaj, pavarsist kush je dhe cfar kulture ke. Europa te respekton vetem nese ti e respekton vetveten se pari e pastaj tjetrin. Europa nuk te respekton nese ti e nencmon veten per me i hyj ne hater tjetrit. E ju "pro europian te nderuar, sapo te keni kaluar lumin e keni harruar vlerat e juaj kulturore, keni nderruar emrat e shume tjera, te gjitha keto, me i hyj ne hater tjeterit, me u duke se je i civilizuar, liberal, demokrat e nuk dij cka tjeter eshte ne trurin e juaj. Shume gaboni, sidomos ne ate qe mendoni se keshtu dukeni apo tingelloni si Europian. Me keto komente tregoni se sa pak e dini vlerat e po atij grupi qe ju pretendoni se i perkitni apo perfaqesoni.
Artisti Serb morri çelësin e qyteti te Tiranes.
Shume eshte ngritur pluhur per kete çelës ne ate kohe dhe ja tani prap u permend edhe ne kete teme. Edhe per kete jan ngaterruar gjerat, zakonisht nga ata qe nuk i analizojn gjerat por vetem shtypin pullen posto pergjigje te shpejt.
Nuk ka qene problemi pse ai ka qen Serb apo pse ka kenduar Serbisht, por, lexoni mire dhe mos e harroni, cka ka paraqitur arti i tij. E dij se shumica nga ju do te thoni se ka kenduar, eshte këngëtar dhe muzika e tij duhet te gjykohet. Mirëpo, ne realitet, a ështe gjykuar muzika e tij? A keni ndegjuar kengen kallashnikov, a keni pyetur cka simbolizon kallashnikovi, kur ështe krijuar kjo kënge dhe cka ka qen synimi i atij kalashnikovi apo kenge? Çfarë ka qen mesazhi asaj kënge kalashnikove dhe ne çfarë kohe-rrethana është krijuar ajo kënge?
Ajo kënge ështe krijuar ne momentin kur Serbet kan bere masakra ndaj jo Serbeve, ajo kënge eshte krijuar per ti motivuar dhe ngritur urretjen ndaj jo Serbeve. Ajo kënge se bashku me vet artistin ka nxitë urrejtje dhe gjakderdhje ndaj nje populli, ngjyre, religjioni tjetër. Prandaj te nderuar pacifistë, liberal, pro europian e nuk dij cka tjeter po e quani veten, per kete nuk është dashur te shpërblehet ky artist me çelës te Tiranes, sikur qe nuk eshte shperblyer nga asnjë qytet tjetër, madje edhe më pro demokrat e pro europian.
Doni shembull konkret? Sepse disave duhet me i'a vizatuar ne detale. Kush ka qen artist me i mire se Michael Jackson? Kush ka shitur CD me shume se Michael Jackson, kush ka marr çelësa te qyteteve, shperblime, me shume se Michael Jackson? Tani gjeni pergjigjen se ku eshte Micheal Jackson, a po merr shperblime, a po ftohet nga bashkiatet e kryeqyteteve?
Edhe per Michael Jacksonin, ndonje kryetar bashkie, mund te thote se ky eshte artist, mua nuk me intereson jeta e tij private, apo si ne rastin e disave ketu, nuk me intereson politika. Por jo, disa qe kan logjikë, largohen dhe nuk duan te duken se po e përkrahin nje person te tillë qe ka lenduar dike, qoftë ne jeten e tij private e qoftë me veprat e tyre artistike,si ne ketë rast, urrejtja e ketij artisti Serb qe ka krijuar ndaj jo Serbeve. Urrejtjen nese nuk mund te denosh atehere me se paku qe mund te besh eshte te mos e shperblen apo perkrahë, aq me pak kur je perfaqesues i shtetit apo ndonje qyteti.
Kjo ne teori eshte shume e logjikshme dhe do te ishte funksionale sikur edhe te tjeret te veprojn njejte. Por nese ti e meson femijun tuaj se si te perdore lapsin e jo thiken kjo nuk do te thote se neser femijun tuaj nuk do te sulmojn me thikë, sepse sipas logjikes tuaj, edhe te tjeret duhet te mesojn si perdoret lapsi apo jo?Korbi999
Edhe pse armiq deri dje, une nuk dua qe femijet e mi t'i le me armiqesi me serbet apo greket, llogjika thote -"te gjithe duan paqen". Keto kontakte duhet t'í shohim si nje shans qe u jepet serbeve/shqiptareve te kuptojne njohin me mire njeri-tjetrin dhe per pasoje afrimin e pashmangshem?!#>. Historia e fresket po tregon se kombe qe historikisht kane vrare e therrur njeri-tjetrin po qartesohen ne idene e nevojes qe koha dikton per miqesi dhe bashkepunim per perballimin e rreziqeve te perbashketa qe provokon e ardhmja e njerezimit. Lufta , urrejtja, hakmarrja, nuk jane metoda me e mire per te siguruar trashegimnine e brezave qe do te vijne, mendoj.
Ne kemi nevoje shpirterore te urrejme dike, serbet permbushin kriteret baze te nje urrejtje te mundeshme, greket po ashtu, turqit gjithashtu, italianet pa dyshim, gjermanet, anglezet etj. Me ke do te rrojme atehere, sepse me ke do te luftojme e dime. Salam!
Edhe une dua te mesoj femijun tim se duhet te perdore lapsin e jo thiken mirepo ne te njejten kohe do ti tregoj rrezikun qe thika mund te shkaktoj, cka nese vjen perball thikes, si duhet te veproj, nga kush mund te vjen ky sulm me shume e nga kush me pak, dhe si duhet te mbrohet.
Me fjalë tjera, do te mesoj te mos urrej mirepo nuk do te kerkoj nga ai te doj ate qe nuk e don, sepse keshtu do te duket se eshte nacionalist apo anti europian, anti demokrat etj. Do ti tregoj se per tango duhen 2 persona e jo sikur disa ketu qe gjithenje shkojn ne ate teorin, une duaj ty e ti duaje veten. Eh po ja qe keshtu nuk shkon, nuk ka qene asnjehere e nuk do te jete, perveq nese je i verber dhe te gjitha keto i ben te dukesh tjeter me cfare je. Ne realitet me keto nuk je askushi perveq fals me identitet falso.
Ti duaje ate ai te don ty, ti respekto ate ai te respekton ty por nese ai nuk te don, pse te duash ti atë? Pse te nencmoni veten? Nese ai nuk ju respekton, pse te respektoni atë? Disa madje shkojn aq larg se qe i bejn te gjithat dhe 'ia imponojn respektin ndaj atyre qe nuk e meritojn. Krejt kjo ne emer te pro europian, pro demokracis, civilizimit, liberalizmit etj.
Nese dikush te urren nuk do te thote te urreni edhe ju ate por te pakten mos e duani, jo publikisht apo per hater te dukem i civilizuar te tjeret. Perkundrazi do te dukesh naiv, i verber ne mendje dhe kurr nuk do te fitosh respekt nga te tjeret.
Une me duhet te pranoj se nje pyetje qe e kam shtruar vetes per shume vite, e kam gjetur pergjigjen ne kete forum, dhe forume tjera Shqiptare.
Pyetja ime ka qen shume e thjesht, pse ne Shqiptaret, pasardhes te Ilireve, me shekuj ne kete toke qe jemi sot, jemi mbetë popull i vogel, popull qe me se shumeti eshte copetuar, popull qe me se shumeti i jan abuzuar te drejtat elementare, kultura e identiteti?
Pergjigjen e kam marr nga Ju liberalet, ju pro europianet, ju pro demokratet, ju qe keni kaluar lumin. Ju qe ne emer te civilizimit apo te dukeni te civilizuar, liberal, demokrat (qe asnjeres fjalë nuk ja dini dmthenjen e sakt) i lejoni te ju poshtrohet vendi, kultura, emri dhe gjuha Shqipe. Ju qe e nënçmoni vendin ku jeni rritur vetem te hyni ne hater te tjetrit per nevoja te juaja personale.
Dhe me ketë, kam ardhur ne konkludim se nese sot kemi njerz te tillë atehere ne paskemi qenë gjithenje keshtu, prandaj edhe nuk eshte per te u habitur qe te tjeret na kan vjedhur shume gjera te çmueshme, na kan copetuar si kan dashur vet sepse ne vet i kemi lejuar, te gjtiha keto ne emer te civilizimit dhe te tregohemi se ne jemi me te civilizuar se tjetri. Keshtu kemi lejuar Greket, te cilet sot çdo gje lidhet se eshte krijim i grekeve, ndersa ne qesim pushk e top neper forume se si na i kan vjedhur etj. Perderisa ne i fshehim-ulim vlerat tona dhe i ngrisim te komshiut, sepse keshtu dukemi te civilizuar, mos u habitni qe ne nje kohe shume te shkurt te mos flasim e shkruajm as Shqip.
Hajt se e teprova me koment te gjatë por disi e pash te nevojes te pergjigjem te gjitha ketyre posteve qe jan shkruar me lart.
Me respekt e dashuri per te gjithe
Flag
Krijoni Kontakt