Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 158
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Post Lufta Nacional Ēlirimtare

    perSHENDETje
    Vura re se ne kete forum te "istorise Shqiptare" jan hapur shume tema interesante dhe tema qe nuk lidhen drejt per drejt me ne Shqiptaret. Mendova pse mos te hapim nje teme per luften qe bene "gjyshrit" tane ne emer te lirise, per luften qe shume patriota dhane jeten qe ne sot te flasim Shqip e te kemi shtet. Kjo lufte e Shqiptarve kundra fashistave duhet te jete krenaria e kombit tone, sepse morem guximin t'i themi "jo" vrasesve te kombeve (hitlerit dhe musolinit). Pavarsisht nga qendrimi i mbretit Zog dhe i qeverive qe erdhen mbrapa me Mustafa Krujen e Bushatin, populli shqiptar i tha "jo" armikut shkaterues e vrases, kete gje duhet t'a ngulisim ne koke dhe nuk duhet te tallemi me disa pleq kur thone se "jane veteran lufte". Se ata pleqt (e sotem) ishin njerez te thjesht si une e si ti dhe qe nuk kishin asnje interes te luftonin por kur u desh ishin te gatshem te japin jeten. Afersisht 27me 28000 shqiptare u vrane gjate kesaj lufte, qe shume veta mundohen ta harojne sepse e quajne "luften e Komunistave", lufta e 2 Boterore ishte "lufta e popujve kundra mostrave", dhe mire do ishte t'i rikujtojme ato vite sepse sipas "Realistave": istoria perseritet.
    Me kete teme ftoje te gjithe ata qe munden, te shkruajne ngjarje reth perpjekjes se Shqiptarve te asaj kohe per clirimin e atdheut.
    shkurtimisht...
    Me 18 Prill 1939 Italjanet zbarkojne ne Durres dhe ne Vlore , populli i Tiranes (dhe qyteteve te tjera) ishte "derdhur" neper rruge per te kerkuar arme qe t'i kundervihej armikut. Qeveria e Zogut deri diten e pushtimit komplet te Shqiperise i thoshte popullit se nuk kishte asnje rrezik. Itljanet brenda 3 diteve pushtuan te gjithe Shqiperine , Zogu u perndoq nga atdheu dhe shtegetoi ne Greqi, nga Greqia ne Angli dhe nga anglia ne Egjipt. Pra popullit shqiptar i mungonte udheheqesi qe do e conte drejt clirimit. Italia (mbas pushtimit te gjithe Ballkanit) deklaroi se kishte ndihmuar ne krijimn e "Shqiperise se madhe" me ngjitjen e Ulqinit, e Kosoves, e Dibres se madhe dhe Camerise ne qeverisjen Shqiptare (sidoqofte qeverisja ndodhej nen duart e Musolinit dhe Shqiperia kishte "qeveri kukull) e Mustafa Krujes. Kjo gje beri qe mos ket pergjigje te menjehershme nga populli. Por me kalimin e kohes fashistat e treguan fytyren e tyre.
    Viti 1941 krijohet Partia Komuniste Shqiptare qe perbehej nga tre grupime marksistesh , dega e Korces me ne krye Enver Hoxhen, dega e Girokstras dhe ajo e Tiranes.Ishte partia me e re komuniste ne gjithe europen. Komunistat bashkpunuan me delegatet e Titos. Te njejtin vit partia boton gazeten e paligjshme "zeri i popullit" dhe vendos fillimin e luftes nacional clirimtare. Revulucioni filloje ne Shtator te vitit 1941, 3 muaj para revolucionit jugosllav dhe 8 muaj para revolucionit grek.
    Ne te njejten kohe nje grup i perbere nga nacionalista, katolike dhe fermere (me ose kundra Zogut) bashkohen nen udheheqjen e Abas Kupit, ne kete grup mernin pjese dhe Shqiptar te trevave jash kufijve dhe ndihmoej nga Anglezet.
    Ne fund te 1942shit ishin cliruar gati gjithe zonat malore te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, dhe revolucioni jone ishte bere i njohur anemban botes. Ministrat e jashtem te Bretanise dhe Bashkimit Sovjetik (Andoni Iden dhe Vladimir Molotof) po ate vit kishin pergezuar Shqiperine me "cmimin e nderit" dhe kerkuan me nje ze pavarsine e saj. Viti 1943 ishte i veshtire per Shqiperine sepse Fashistat Itljan u zevendesuan nga Nazistat Gjerman, 70 000 ushtar te Vermachtes zbarkuan ne Shqiperi. Ne ate koh partizanet ishin afersisht 20 mije te ndare ne 22 "brigada sulmuese" me armatim shum me te lehte.

    (Vashdimin po e lej ne doren tuaj, do doja te sillnit fakte istorike , data konferencash. Dhe do mundohem te shkruaj prape. )KETE TEME I'A KUSTOJE GJYSHERVE TE MIJE TE CILET LUFTUAN (si shum te tjere) PER CLIRIMIN E KETIJ ATDHEU, QE KURRE NUK PO "E NGREN KOKEN"

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    E ashtequajtura LNĒ, them keshtu se nuk u ēlirua gje me 1945, ka plot pikepyetje ne rrugen se si eshte trajtuar deri me sot nga historianet shqiptare.

    Cili ishte reagimi i Mbretit Zog I kundrejt ultimatumeve te Musolinit?

    Vete numri 28 000 deshmore te rene ne te, vihet i pari ne pikepyetje.

    Pastaj kalojme tek problemi a pati ne Shqiperi nje rezistence te vertete kundra fashizmit apo nazizmit?

    Apo pati nje lufte civile (partizane kundra legalista & ballista) ?

    Partite qe u formuan gjate atyre vite rrjedhoje e kujt ishin?

    Sa rryma politike vepronin ne vend ne ato kohe?

    Para themelimit te PKSH a ka patur rezistence ne Shqiperi, apo ishte pikerisht ajo qe filloi rezistencen?

    Si u shprehen gjate viteve te luftes, partite politike shqiptare mbi ēeshtjen kombetare?

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Eni pyetjet qe shtron jane me vend, por me mire do isht t'i pergjigjeshe ndonjeres vet.

    Per te dhenat e mesiperme jam bazuar me shume te libri "istoria e Ballkanit" nga Georges Castellan.
    (do mundohem te pergjigjem me ngjarje te tjera istorike).falemiNDERit

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    5
    E di si eshte puna:NUK JA VLEN, SE PREJ ASAJ LUFTE TE MALLKUAR
    QE BENE KOMUNISTET E VUAJTEN TE GJITHE SHQIPTARET 50 vjet.
    Te gjithe paraardhesit jane fajtore.Synimi i" horrit" nuk ishte clirimi por, marrja e pushtetit me force.
    Si te doni

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Une dua tju bej juve KHALID dhe te tjereve nje pyetje. Si do ishte me mire, pale e humbur dhe nje Shqiperi e madhe...., apo fitimtare dhe te copetuar sic dolem pas luftes?

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Beni ne qoftese do ishim me palen e humbur, sot nuk do kishim shtet do na kishte nda Europa me Rusine copa copa.

    E thash dhe here tjeter lufta nuk qe vetem e komunistave. Dhe mos mohoni mundimin e gjysherve tuaj se ata nuk dilnin neper male per partine apo per pushtet por dilnin ne male per lirine. Neqoftese mendoni se pushtuesit ishin "njerez te mire" beni gabim fatal, pushtuesit na mernin ushqimet per nevojat e ushtrise se tyre (italia me naftrat e Patosit , 1100 kubik, beri gjithe luften ne Etiopi) njerzit ne ate kohe s'kishin as te hanin, ne rruget e qyteteve gjermanet pushkatonin femije nenash. Dhe keto ne Shqiperi u bene ne mas me te vogel ne lidhje me vendet e tjera te botes kur kishte raste qe pushkatonin nje qytet te tere (psh. ne Kroaci nje nate gjermanet pushkatuan 7500 veta, bashke me nxenesit e shkollave).

    Le te vashdojme istorine....
    Shtator 1942 behet konferenca e Pezes ku marin pjese PKSHja, dhe shqiptar nacionalista, pasanike dhe katolike te gjithe keta vendosin krijimin e "rezistences antifashizte per clirimn kombetar".
    Maj 1944 behet konferenca e Permetit , vendoset krijimi i nje kuvendi prej 121 aneterave dhe krijimi i nje keshilli per pavarsine nga 13 anetar.
    22 Tetor 1944 konferenca e Beratit vendos krijimin e qeverise te pavarur shqiptare, me ne krye Enver Hoxhen.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    KHALID po a nuk na ndau ne europa ne kater pjese? Pasojat e kesaj ndarje i vuajme edhe sot e kesaj dite. Sa per luften une mendoj se duhet rishikuar ne nje kendveshtrim te vertete historik dhe te largohemi nga propogandat dhe ideologjite e ndryshme. Ato fakte qe ti na sjell i kemi lexuar e sterlexuar ne tekstet e historise tejet te politizuara te kohes se partise se punes.

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Postuar mė parė nga Khalid

    Le te vashdojme istorine....
    Shtator 1942 behet konferenca e Pezes ku marin pjese PKSHja, dhe shqiptar nacionalista, pasanike dhe katolike te gjithe keta vendosin krijimin e "rezistences antifashizte per clirimn kombetar".
    Maj 1944 behet konferenca e Permetit , vendoset krijimi i nje kuvendi prej 121 aneterave dhe krijimi i nje keshilli per pavarsine nga 13 anetar.
    22 Tetor 1944 konferenca e Beratit vendos krijimin e qeverise te pavarur shqiptare, me ne krye Enver Hoxhen.
    Ne Konferencen e Pezes rezistenca kundra fashizmit nuk u pa si preoritet vetem i PKSH,por i te tere shqiptareve. Me pas PK e uzurpon kete te drejte madje na del dhe me propozimin per t'i vene legjioneve ushtarake kundra fashisteve, yllin e kuq ne kapelen ushtarake, veprim qe u kundershtua nga nacionalistet pjesemarres ne Peze.

    Para 1944, Khalid kemi konferencen e Mukjes ku shqiptaret rimblidhen serisht te pandare komuniste-nacionaliste per te vendosur mbi fatet e kombit dhe dilet me deklaraten se pas L.II.B. shqiptaret ne baze te Kartes se Vetvendosjes do te shprehin vullnetin e tyre per te qene nje komb Shqiperi-Kosove etj.
    Por dhe kjo tentative u shkelmua nga Hoxha nen udherat e leshuar nga Popovici & Mugosha.

    Vijme tek Kongresi i Permetit - turpi-tradhetia qe PK i ben Shqiperise dhe shqiptareve. Vendimet e Kongresit te Permetit shpallin luften civile ne vend, vellavrasjen - shqiptari komunist do te vrasi ate nacionalist. kongresi i Pr. vendos qe pushtetin pas luftes ta marre PKSH-ja. Por me ē'te drejte?

    Pale, Mbledhja e Br, s'ia vlen per komente krijohet qeveria komuniste, nje shkelje e hapur e parimeve te demokracise ne Shqiperi. Popullit i serviret nje qeveri e gatuar ne guzhinen komuniste, dhe si rrjedhim fait complé - rregjimi komunist vendos diktaturen gjakatare.

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    O Beni ne Europa na kishte nda ne 4 copa para se tu bente lufta e 2 Boterore, mbas luftes nese do ishim me Naziztat do na ndante ne 8 copa.

    Eni , une nuk mohoje kritiken tende, dhe kur e hapa kete teme e hapa me qellim per te pasqyruar nje periudhe istorike qe Qeveria Enveriste e kishte stermadhuar kurse Qeveria sotme e ka shdukur nga librat shkollor. Dhe nuk eshte qellimi im propaganda ne favor te dikujt, dhe kerkoje qe mos te ngatroni rrjedhojat e mbas luftes me ngjarjet qe ndodhen gjate saj.

    Ju lutem , mos beni gabimin t'a analizoni luften nacional clirimtare si problem ideologjik dhe politik (megjithese nuk e mohoj qe gjate luftes ideologjite luajten rolin e tyre). Se sic e thash ne fillim lufta nuk ishte as e komunistave as Zogut e ku ta di une, lufta ishte e popullit shqiptar , si dhe shume popujve te tjere, kundra armiqve te Botes dhe te qenjes njeri.

    Mirepres shkrimet e juaja ne lidhje me ngjarjet e asaj kohe, do gezohesha nese do lexoja prej jush fakte qe argumentojne pjesmarjen ne kete lufte dhe te jokomunistave.
    falemiNDERit

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    sqarim...
    Per ngarjet qe kam pershkruar me siper perdora librin e nje istoriani te madh per kohen e sotme , librin "Istoria e Ballkanit" te Georges Castellan (francez) i shkruajtur ne vitin 1991.falemiNDERit

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 12:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •