Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 158 prej 158
  1. #151
    Citim Postuar mė parė nga Dasius Lexo Postimin
    2 operacione antipartizane, te permasave masive ne rang rajonal (20 000 veta efektiv luftarak), te vena ne zbatim nga trupat e Vermahtit brenda nje viti, besoj, duhet te jene te majftueshme per te ngjallur kureshtjen tende ne lidhje me permasat e UNCSH dhe veprimtarine se saj.
    20.000 ushtare gjerman ne nje siperfaqe prej 50.000 km2 dhe ne nje vend qe kishte levizje politike dhe ushtarake te shteteve si Greqia , Jugosllavia eshte nje ushtri shume modeste por efikasese. Armatimi i Gjermaneve, organizimi dhe deshira per te arritur qellimet e caktuara ishte ne nivelet me te larta dhe nuk mund te konkuroheshin nga vendet ballkanike ne asnje aspekt ( perjashto Polonine )

    Mendoj qe disa shkrime ketu duhen permisuar ose te fshihen fare. Jane shume shkrime te kohes se dulles te cilat u perdoren per propagante. Disa shkrime te tjera per ballin jan po te njejtit nivel vec se te ndara ne dy menyra ku vet balli i ngren vlerat vetes dhe propaganta antiballiste e cila e shihte ballin si rival politik dhe i ul vlerat.

    Une i qendroj mendimit se Shteti Shqiptar ekziston per hir te interesave politike gjeografike te fuqive te medha. Nuk i jap vlere asnje levizje. Kush do qe mund ta ket bere nje levizje clirimtare te tokave Shqiptare, ka qen trim budalla dhe ka ren per budallallek. A mos valle ishim me te pregatitur se Franca etj shtete per te perballuar okupimin ? E pra ja qe Franca nuk donte perfundimin e Polonise. Ti kishte hyre nje ferr gjermaneve ne kemb nga ne, sot do te ishim biond te gjithe
    Revolution 1848

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin

    "E shikoni , pra , qe krisma nuk ka patur ...?" "Kujdestari i pashpirt e ndoqi Sulon hap pas hapi dhe Sulua duke kercyer nga murii per te ikur , ra me koke dhe vdiq !"

    Ja nje zgjidhje ku te gjithe dalin "heronj" , por dhe te "pafajshem" , por edhe ku "Sulua" (viktima) e ka te gjithe fajin .....!

    Sa budallenj kena qen , nuk e kemi ditur !!??? Jo , neve , se neve te hame m... dhe jo te rrokim armen , por ata pra partizonet dhe ballistet qe rroken armet ..... ne ate kohe ....!

    E mer cfare kohe jetojme !? Cfare nuk te degjojne veshet ! Gallate e modhe per neve dhe fatkeqesi e modhe per vendin te nesermen ......

  3. #153
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin

    Wow, edhe ballistet i paskan rrokur armet ???!!!???

    Po nuk vidhnin dhe hanin pula ata ???

    Jetojme ne nje kohe o viola, ku secili mund te llogjikoje dhe te mendoje. Te krahasoje faktet dhe te nxjerre konkluzione.

    Dikur te gjitha keto veprime i kryente idhulli yt, xhaxhi Dulla, dhe populli e kishte gjithēka gati. Vetem luga e floririt mungoi, per ters. Mgjs jo per te gjithe, Dulla dhe miqsia e tij farefisnore-krahinore-partidhjere e shijoi edhe salltanetin e luges se florinjte.
    Po si s'ju mori me vete t'shijonit edhe "parajsen" ?!?
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Wow, edhe ballistet i paskan rrokur armet ???!!!???

    Po nuk vidhnin dhe hanin pula ata ???
    E kush tha qe ballistet nuk i kane rrokur armet ? Po pse me cfare vrane njerezit ata , me "pordhe" ? Po gjermanet dhe italianet me cfare i ndihmuan , vetem me spiunlliqe ?

    Sa per pulat , iu kane rene kot ne qafe ! Ata kishin me shume qejf deshet ! Ha...ha....ha....

    O Bluje , meqenese ti vjen nga "parajsa" e ballistave , si ishte purgatori ?

  5. #155
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    E kush tha qe ballistet nuk i kane rrokur armet ? Po pse me cfare vrane njerezit ata , me "pordhe" ? Po gjermanet dhe italianet me cfare i ndihmuan , vetem me spiunlliqe ?

    Sa per pulat , iu kane rene kot ne qafe ! Ata kishin me shume qejf deshet ! Ha...ha....ha....

    O Bluje , meqenese ti vjen nga "parajsa" e ballistave , si ishte purgatori ?

    Spiunlliqet i bente Dulla, o viola, pse e humb keshtu ??? Vet Qazim Mulletja i tha Bahri Omarit, po ti ku e njef kte (per Dullen), ky eshte i joni (i Mon Kukaleshit).

    Per "purgatorin" te keshilloj te pyesesh ndonje partizon "trim" qe vriste mrapa kraheve, ndonje nga ata qe e pesuan nga "vellezerit" e idealit dhe te armeve ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #156
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Wow, edhe ballistet i paskan rrokur armet ???!!!???

    Po nuk vidhnin dhe hanin pula ata ???

    Jetojme ne nje kohe o viola, ku secili mund te llogjikoje dhe te mendoje. Te krahasoje faktet dhe te nxjerre konkluzione.

    Dikur te gjitha keto veprime i kryente idhulli yt, xhaxhi Dulla, dhe populli e kishte gjithēka gati. Vetem luga e floririt mungoi, per ters. Mgjs jo per te gjithe, Dulla dhe miqsia e tij farefisnore-krahinore-partidhjere e shijoi edhe salltanetin e luges se florinjte.
    Po si s'ju mori me vete t'shijonit edhe "parajsen" ?!?
    BlueBaron me pelqen kur shkruan per perjudhen e komunizmit dhe ate te luftes se dyte. Kemi patur ca debate te 'ashpera' rreth demokracise se shqiperise dhe pishtareve te vetdeklaruar, por ne kete tem me ato qe kam lexuar ke kompensuar pak
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    "Njeriu me top", njė dėshmi historike
    Botohet nė shqip libri me kujtime "Lufta ime mė e gjatė: Shqipėri 1943-1948", me autor Franko Benantin. Fragment.

    "Me 8 shtator 1943, gjermanet zune garnizonin e Korces, repartet e dislokuara ne Pogradec, ne Leskovik e afer kufirit greko-shqiptar. Ne Korce, gjermanet pushkatuan shume oficere, midis te cileve edhe mikun tim, nentogerin Bonafedi nga Roma. Gjithashtu, 17 ushtare dhe rreshteri Karli nga Koparo, shkuan ne gryken e pushkes, sepse nuk kishin dashur t'i bindeshin urdhrit te dorezimit. Une, se bashku me nentogerin Piponci nga Pietragala (Potenca) e rreshterin Italo Rizi nga Roscino (Salerno), si dhe 37 ushtare te armatosur deri ne dhembe, lame fshatin e Mborjes, fare afer Korces, ku kishim qene deri atehere, dhe u bashkuam me partizanet. Pasi kishim pershkuar fushen e Korces, ne afersi te Boboshtices, u ngjitem ne malet ne drejtimin e kundert dhe mberritem ne Voskopoje. Atje takuam partizanet. U vume ne dispozicion te gjithe me armatimet individuale, e per me teper edhe disa kaseta me predha mortajash 81 mm. Partizanet nuk bene asnje perpjekje per te na carmatosur.

    Qeme strehuar prane kazermave e barakave qe me pare u perkisnin karabiniereve. Takova aty disa oficere, tashme ne sherbim prane Gjykates Ushtarake te Korces, togeret Falko, Celi e Karfanja. Kishte mjaft ushtarake te cileve u drejtohej ne menyre te vecante propaganda e agjitatoreve komuniste shqiptare.

    Nderkohe qe gjendesha akoma ne Voskopoje, nje dite erdhi kreu i famshem partizan Riza Kodheli, i cili me propozoi qe, bashke me togerin Di Falko e rreshterin Rizi, si dhe me gjithe kompanine, t'i bashkohesha batalionit partizan "Tomorri", qe komandohej prej tij. Riza Kodheli me pyeti nese dija te perdorja mortajat dhe, si mori prej meje pergjigje pohuese, me besoi te vetmen mortaje 81 mm qe dispononte batalioni, si dhe nje skuader partizane per mbrojtjen nga afer te armes. Bashkepunonin me mua edhe oficeret e ushtaret italiane qe permenda me siper, pas pranimit per t'u rekrutuar ne radhet e batalionit "Tomorri". Municionet e disponueshme per mortajen, ishin ato qe kishim sjelle ne me vete. Kodheli ishte nje komandant guerriljesh i lindur, per te cilin kjo lloj lufte ishte ceshtje jete.

    Nisi keshtu aventura ime e gjate bashke me partizanet shqiptare. Batalioni "Tomorri" me grupin e artilerise (sic e quante Kodheli mortajen e tij te vetme), filloi ekskursionet e shpejta ne rajonin e Korces e te Kolonjes. Aksioni i pare qe ndermorem ndodhi ne afersi te fshatit Polene, ku u sulmuam nga nje formacion patrullimi gjerman. Gjate luftimit, komandanti me urdheroi te qelloja me mortaje, ndersa batalioni po mundohej t'i ndalonte gjermanet me nje zjarr te dendur pushkatar. Sheshova mortajen ne nje pozicion qe zoteronte luginen ku kishte zene vend armiku, dhe nisa te jap disa goditje me mortaje. Rezultati ishte shume me i madh nga sa pritej, sidomos per efektin psikologjik qe paten goditjet e mia ne moralin e partizaneve. Armiku u terhoq. Nga ana jone nuk pati humbje, ndersa gjermanet lane ne fushen e luftimit disa te vdekur. Per me teper, partizanet zune kater rober, te cilet me urdher te komandantit u pushkatuan menjehere dhe u zhveshen nga rrobat. Pas ketij suksesi, Riza Kodheli dhe gjithe partizanet e batalionit shprehen admirimin e tyre ne drejtimin tim me terma entuziaste, te tilla qe vetem njerez te pagdhendur mundnin te shprehin.

    Konsiderata e larte per mua u rrit jashte mase ndonje jave me vone, kur, me disa goditje te matura mire, i rashe ne koke nje fshati te vogel ne afersi te Ersekes, te zene nga ballistet, armiq te Riza Kodhelit, duke i shtrenguar ata t'ia mbathnin nga syte kembet. Plaku kercente perpjete nga gezimi. Pasi hyri ne fshat dhe dogji disa shtepi te kundershtareve te vet, ai me ftoi mua dhe italianet e tjere te hanim me te. Menjehere pas kesaj u nisem per Shtemnice. Ishte nje mbasdite e qarte me diell. Ishim duke pershkuar nje lendine qe shembellente me nje kopshet japonez, kur u sulmuam nga nje formacion gjerman. Ushtari Xhuzepe Mileti, qe ishte ne pararoje, u gjend i pari nen bresherine e plumbave te nje patrulle armike. Hapi zjarr menjehere, vrau dy gjermane te patrulles, por mbeti edhe per vete i vrare, duke marre nje plumb ne balle. I gjithe batalioni u angazhua ne nje aksion luftarak te ashper, ne te cilin mora pjese edhe une me mortajen time. Armiku u detyrua te braktise fushen e betejes. Trupi i heroit Mileti, pasi ju bene nderimet ushtarake, u transportua me mushke ne Cemerice, fshati i lindjes se Riza Kodhelit, dhe u varros ne qafen e Martes.

    Pas disa ditesh pushimi ne Cemerice, u drejtuam nga veriu dhe, duke kaluar lumin Devoll, arritem ne zonen e Mokres. Batalioni thuajse u rrethua nga gjermanet. Shpetuam me mundim, duke u kthyer mbrapa e duke kaluar serish Devollin. Gjate kthimit, togeri Di Falko u ngaterrua e mbeti menjane. U kap rob nga gjermanet, por sic mora vesh me vone, nuk u pushkatua, duke mos u njohur nga askush si oficer. Arriti te arratisej dhe te bashkohej serish me partizanet ne Voskopoje, por gjate spastrimit tjeter armik mbeti i plagosur rende. Te paqarta me mbeten edhe lajmet per fatin e metejshem te tij. Une nuk e ripashe me.

    Duke i shpetuar rrethimit te gjermaneve, batalioni "Tomorri" pershkoi gjere e gjate zonat e Skraparit e te Tomorices dhe zhvilloi beteja te ashpra kunder forcave balliste. Ne afersi te Mirasit, nje goditje e mortajes sime nxori jashte luftimit shtate balliste, duke nxitur entuziazmin e Kodhelit. Ky aksion provokoi nje spastrim te ri, te ekzekutuar bashkerisht nga gjermanet dhe ballistet, ne vijim te te cilit u zhvendosem serish ne zonen e Korces, e prej aty, deri ne afersi te Permetit. Vazhduam te endeshim neper male me dite e me jave, te ndjekur nga gjermanet, te cilet nderkohe kishin filluar "Operacionin e Dimrit", te shtrire ne te gjithe rajonet e Shqiperise".

    Ne ditet e para te gushtit erdhi ne Cepan, komisari i Brigades se 2-te, Vasil Konomi, me urdhrin e transferimit tim prane kesaj brigade, qe e kish bazen e saj ne Vithkuq, fshat malor afer Korces. Nje urdher i njejte ishte perpiluar edhe me pare per togerin Belodi. Midis Cepanit dhe Vithkuqit eshte nje largesi prej rreth 40 km. Por, pjesa e fundit e rruges sone, pas Panaritit, shkonte permes nje pylli te dendur ne ngjitje te vazhdueshme, deri ne qafen e Kumbulles. Arritem ne Vithkuq nga darka, pas nje rropatjeje te lodhshme. Dhe me kujtohet, si nje e papritur per mua ate kohe, qe fshati ishte i ndricuar me drite elektrike.

    Komandanti i Brigades se 2-te, Beqir Balluku, ishte nje kapobande tipike shqiptare: oportunist dhe i eger, i zoti sa s'ka per te ndjekur personin; ai shprehte keshtu instiktet sekrete te races se vet. Lufta e shqiptareve kunder turqve, per shekuj ka qene nje rrokullime e vazhdueshme reprezaljesh te egra e te pergjakshme. Prej shekujsh vetem ky instikt, i pandrydhur, ka qene ne baze te jetes se shume shqiptareve. Menyra e tyre e te kuptuarit e te zhvilluarit te luftes partizane, ishte tregimi me i mire i ketij instikti dhe rrethanat aktuale, tek e fundit te jepnin te kuptoje bazen me te pershtatshme per vleresimin e tendencave te ketilla. Gjate okupacionit italian, Beqir Balluku kishte ndjekur shkollen per nenoficer, duke dale prej saj me graden e rreshterit. Me pas ballistet i kishin vrare nje vella. Tani qe ishte bere komandant, ai po u kthente borxhin atyre. Ishte tek e fundit hakmarrja e gjakut, qe percillet nga brezi ne brez dhe qe ne mendjen e tij gjente nje perligjje logjike, te lindur mbi traditat e te themeluara nga te paret e tij.

    Kur komisari i brigades me njohu me te, u gjenda perballe nje mesoburri te dobet shtatlarte, me sy te zinj, te vegjel e te levizshem si te shqarthit dhe nje buzeqeshje pertallese mbi buze. Mbante krahaqafe nje dylbi dhe nje cante me harta topografike. Me beri disa pyetje mbi partizanet e mi te meparshem e pastaj me ftoi t'i hidhnim nje sy rrafshit te Korces. Dolem dhe u vume ne rruge jashte fshatit, tatepjete malit. U bashkua me ne edhe togeri Belodi. Balluku ecte perpara me hap elastik, si nje dre. Ne mezi e ndiqnim. Ne nje cast ndaloi, nxori nga canta nje harte topografike dhe, duke ia treguar Belodit, tha: "Ne jemi ketu. Ti me mortajen tende duhet te godasesh gjithe fshatrat e rrafshit ne dore te ballisteve!". Ishte qesharake e absurde qe, me nje mortaje te vetme e me njezet predha, ai mendonte te godiste gjithe rrafshin e Korces. Belodi bente gjoja sikur miratonte.

    Gjate muajve te gushtit, te shtatorit e te tetorit 1944, morem pjese ne aksionet partizane qe Brigada e 2-te, se bashku me Brigaden e 20-te, ndermori ne rajonin e Korces. Shtabi i Pergjithshem i kishte ngarkuar Beqir Ballukut dy detyra kryesore: te pengonte levizjet e autokolonave gjermane pergjate rruges Follorine - Korce dhe te sulmonte fshatrat e rajonit te Kolonjes te zene nga ballistet. Ne plotesimin e ketyre detyrave mortaja e Belodit beri me te vertete mrekulli. Balluku duhej te kish kuptuar qe konsiderata e larte qe miku im kishte patur prane batalionit "Tomorri" te Riza Kodhelit, ishte plotesisht e perligjur. Goditjet e tij te matura mire ndihmuan per te shkaktuar humbje te ndjeshme ne autokolonat gjermane qe vinin nga Follorina, sic ndodhi prane Bilishtit, gjate rruges Korce-Pogradec dhe ne Qafe Thane, afer liqenit te Ohrit, ku eshte bigezimi qe te con ne Elbasan dhe ne Struge. Aksionet shpaguese kunder forcave balliste u ekzekutuan ne disa fshatra te rajonit te Kolonjes, si ne Luaras, ne Gostivisht, ne Borove, ne Rehove e ne Prodan, gjithnje me ndihmen e ēmueshme te mortajes se togerit Belodi.

    Fragment nga libri me kujtime "Lufta ime me e gjate: Shqiperi 1943-1948" ("La guerra pił lunga: Albania 1943-1948"), me autor Franko Benantin, i sapobotuar ne gjuhen shqipe, nga shtepia botuese "Naimi".
    Miku

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ky divizion edhe pse shume nga ta u mashtruan nga komunistet dhe dezertuan u kane q.ire nenen shkieve deri ne Beograd.

    LNC-ja ka qene lufte per dominim te komunizmit,ndihme per Rusine dhe vendet sllave,nuk ka qene lufte per tu cliruar shqiptaret.
    Sepse shqiptaret nuk u cliruan deri me 1999,dhe ende nuk jane cliruar .Ka ende pune.Atehere kend e cliroi kjo LNC?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema tė Ngjashme

  1. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 12:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •