Një grup tranvestitësh kanë mbërritur paraditen e djeshme në dyert e Gjykatës së Tiranës, ku do të mbërrinte “shoqja” e tyre Briken Lika, për t’u njohur me masën e sigurisë. Në formë proteste, “shoqet” e Brikenit 18-vjeçar që akuzohet për “ushtrim prostitucioni në vende publike”, kërkonin nga gjykata lirimin e tij duke pretenduar se nuk kishte bërë asgjë të jashtëligjshme. Por pavarësisht protestës që shkoi deri në konfliktim me forcat policore, togat e zeza vendosën ta mbajnë në qeli të akuzuarin Lika si dhe 27-vjeçaren Rajmonda Vezi, mbi supet e së cilës rëndon akuza e “ushtrimit të prostitucionit në vende publike”. Dy të pandehurit kanë pretenduar se punojnë për të fituar bukën e gojës, duke e konsideruar ushtrimin e prostitucionit si diçka tejet normale. Tranvestiti Lika dhe Vezi kanë kërkuar lirimin, por gjykata ka vendosur t’i lërë në qeli deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria.
Protesta
Megjithëse një grup i vogël, ata kanë mbërritur para Gjykatës së Tiranës, duke protestuar për mbajtjen në qeli të mikut të tyre, Briken Lika. Tranvestitët i kanë drejtuar thirrje gjykatës për lirimin e “shoqes” së tyre, (pasi kështu e quajnë njëri-tjetrin), duke u shprehur se “ajo” nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme. Por kjo e fundit, pasi ka shqyrtuar provat dhe faktet e sjella nga prokuroria, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të pandehurit Briken Lika dhe Rajmonda Vezit, të akuzuar për ushtrim prostitucioni. Të pandehurit Lika dhe Vezi u arrestuan tri ditë më parë, pasi u kapën në flagrancë në afërsi të Stacionit të Trenit, duke ushtruar prostitucion në vende publike në këmbim të 5 mijë lekëve. Tranvestiti nga Shkodra është arrestuar dhe një herë më parë së bashku me “shoqet” e tij, por sapo ka përfunduar dënimin e drejtësisë, i është rikthyer profesionit të tij. Të njëjtën gjë ka bërë dhe 27-vjeçarja Vezi, e cila është dënuar dhe më parë për prostitucion.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt