GJIROKASTER - Krimi ne familje ka tronditur qytetin e Gjirokastres dje, ne mengjes. 54-vjecari Halil Roshi ka goditur me mjete te forta bashkeshorten e tij Donika Roshi, nga fshati Proponat i Tepelenes, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 04: 00 te mengjesit te djeshem, ne fshatin Topullare te Gjirokastres. Burimet policore bejne te ditur se kater femijet e ciftit Roshi kane pare te paret nenen e tyre te vrare brenda ne banese. Menjehere pas krimit, 54-vjecari eshte larguar dhe ka njoftuar vellane e tij per ate cfare kishte ndodhur. Policia e mberritur ne vendngjarje sekuestroi provat materiale te vlefshme per hetimin e ngjarjes, si dhe mori ne pyetje femijet deshmitare te vrasjes se nenes se tyre. Dyshohet se krimi makaber ndodhi per motive xhelozie mes ciftit.
Nena e kater femijeve eshte goditur per vdekje nga bashkeshorti i saj, gjate nje grindjeje familjare per motive te dobeta. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Topullaraj te rrethit te Gjirokastres, ne familjen e Halil Roshit. Sipas burimeve zyrtare ne policine e Gjirokastres, ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, ka ardhur nje telefonate se ne vendin e quajtur Topullare-Valare, ka ndodhur nje vrasje, ku nje shtetas ka vrare bashkeshorten. Pasi efektivat e policise kane mberritur ne vendngjarje, kane konstatuar se viktima Donika Roshi, 45 vjece, ishte goditur me sende te forta ne koke nga bashkeshorti i saj. Burimet zyrtare te policise kane deklaruar ne momentin e krimit, ne shtepi kane qene dhe femijet, te cilet po flinin ne dhomen tjeter. Behet e ditur se sherri per motive xhelozi ka bere qe 54-vjecari Roshi ta godiste bashkeshorten e tij me mjete te forta ne koke, per t'u larguar me pas me shpejtesi nga banesa, duke marre me vete edhe sendet, me te cilat ka kryer krimin.
Ne kete moment, femijet jane zgjuar nga gjumi nepermjet nje telefonate te bere nga xhaxhai i tyre, nga Tirana. Ky i fundit eshte lajmeruar nga Halil Roshi per krimin qe kishte bere ndaj gruas.
Arrestimi
Pasditen e djeshme, pas nje operacioni kerkimor, eshte bere e mundur ndalimi i 54-vjecarit Halili Roshi, i cili mesnaten e se premtes, gjate nje grindjeje per motive xhelozie goditi me sende te forta ne koke, gruan e tij, Donika Roshi, 45 vjece, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Kjo behet e ditur nga drejtori i Policise se Qarkut, Hysni Burgaj, nendrejtori Ylli Metko dhe shefi i sektorit te Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Gjirokaster, Afuz Basha, qe moren pjese ne aksionin kerkimor per vrasesin 54-vjecar. Burimet bejne te ditur se Roshi, pasi u largua nga vendngjarja eshte fshehur ne rrethinat e fshatit, Topullaraj, per t'i shpetuar ndjekjes se policise. "Duke nisur nga oret e mengjesit te se premtes, policia organizoi nje operacion te vecante per gjetjen dhe ndalimin e autorit te ngjarjes", thote drejtori i Policise se Qarkut, Hysni Burgaj. Pas gati 12 ore kerkimesh, policia ka bere te mundur ndalimin e tij. "Autori i ngjarjes u zbulua ne nje tunel, ne rrethinat e fshatit Topullaraj, fale metodave profesionale te perdorura nga agjentet antikrim", thote shefi i sektorit te Luftes Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres, Afuz Basha. Nderkohe mesojme se, pas ndalimit, Halil Roshi eshte shoqeruar per ne mjediset e Drejtorise se Policise ne Gjirokaster per t'iu nenshtruar hetimeve te organeve te drejtesise, me qellim zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje.
"Prinderit ziheshin shpesh per xhelozi"
Femijet e rritur te familjes i kane pohuar policise se shkak i grindjes mes prinderve te tyre kane qene motivet e xhelozise. Nje nder shkaqet kryesore te ketij fenomeni ata e shpjegojne per diferencen e moshes qe ekzistonte mes prinderve dhe asgje tjeter me konkrete. "Prinderit tane vitet e fundit grindeshin shpesh, per shkaqe xhelozie, debate te cilat kohet e fundit ishin bere akoma me te shpeshta. Me sa duket, debati i kesaj radhe eshte acaruar ndjeshem, qe ka detyruar babin te beje kete krim. Ne ate ore, ne po flinim ne dhomen e gjumit, kur xhaxhai na mori ne telefon dhe na tregoi per ngjarjen qe kishte ndodhur ne shtepine tone. U zgjuam dhe pame se nena nuk jepte me shenja jete. Te tmerruar, lajmeruam komshinjte, te cilet njoftuar menjehere policine per ngjarjen.
K.J
Krijoni Kontakt