LSDM nuk kthehet në Parlament
Komiteti Ekzekutiv i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) pritet të vendos sonte për bojkotimin e Parlamentit, pas arrestimit disa ditë më parë të nënkryetarit të saj dhe pas miratimit të Rregullores së re të Parlamentit.
"Me miratimin e Rregullores së re të Parlamentit në një mënyrë tragjike brenda natës dhe pa asnjë llojë debati tregon se ne kishim të drejtë”, theksoi liderja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska para takimit të sontëm të Komitetit Ekzekutiv.
Kjo parti javën e kaluar u tërhoq nga Parlamenti pas arrestimit të Zoran Zaev, kryetari i komunës së Strumicës dhe nënkryetar i LSDM-së.
(INA)
Krijoni Kontakt