Close
Faqja 100 prej 107 FillimFillim ... 50909899100101102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 991 deri 1,000 prej 1068
  1. #991
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Policia zbulon shtetase të huaja në një lokal të Tetovës


    Policia gjatë një kontrolli në lokalin e natës "Oriental As" në Zherovjan të Tetovës mbrëmë ka zbuluar pesë shtetase të huaja me vendqëndrim ilegal në Maqedoni.

    Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të lokalit dhe hapsirës përrreth, forcat policore kanë zbuluar katër shtetase serbe dhe dy shtetase bullgare, të cilët po kryenin punë të paligjshme. Në komunikatën e MPB-së thuhet se ky lokal në disa raste ka qenë pjesë e kontrolleve policore nga ana e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Tetovës. Si rezultat i këtyre kontrolleve, ndaj personit A.A (38) nga Bogovina e Tetovës, që është pronar i lokalit janë ngritur pesë aktpadi penale për kontrabandë të emigrantëve dhe falsifikim të dokumenteve personale.



    (INA)
    Sui generis

  2. #992
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Energjia elektrike shtrejtohet për 30 për qind

    Një kilovat orë energji elektrike në tarifën e shtrenjtë do të kushtojë 3.4 denarë, ndërsa në tarifën e lirë 1.8 denarë.

    Pas ndryshimeve të ligjit për energjetikë ekspertët energjetik shprehen se çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit mund të rritet me 30 %. Me çmimin e ri një kilovat orë energji elektrike në tarifën e shtrenjtë në vend 2.6 denarë do të kushtonte 3.4 denarë, ndërsa në tarifën e lirë prej 1.3 do të kushtojë 1.8 denarë. Nga kompanitë energjetikë duke moskomentuar paralajmërimet për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike thonë se për rritjen e energjisë përgjëgjës është komisioni rregullator i energjetikës. Duke i komentuar rritjet e çmimeve të ngrohjes qendrore, zëdhënësi i EEM-EVN-së Zllatko Popovski tha se kompania austriake ka filluar të bëjë analiza për përballim e situatës së re gjatë periudhës së dimrit.

    "Duhet të bëjmë llogaritje për sasinë dhe numrin e konsumatorëve të cilat do të kalojnë nga ngrohje qendrore në ngrohje me energji elektrike, por problem i parë paraqet instalimi i brendshëm elektrik në ndërtesa në aspektin e gatishmërisë së tyre për ta përballuar intensitetin e energjisë elektrike. Gjithashtu edhe rrjeti elektrik në Shkup është projektuar që qytetarët të ngrohen me anë të nxemjes qendrore", deklaroi Zllatko Popovski, zëdhënës i EEM-EVN-së.

    Kompania austriake është e kënaqur me nivelin e pagesës së energjisë elektrike, sidoos nga bizneset e vogla ku përqindja e pagesës është 100%.

    "Pagesa e energjisë shkon në rritje tek konumatorët industrial tek të cilët pagesa është 100%, ndërsa tek konsumatorët individual llogaritë paguhen me rregull, por në disa rajone përballemi me probleme me pagesën dhe humbjet e larta të energjisë", thekson Zllatko Popovski.

    Megjithatë zëdhënësi i EVN-së thekson se do të vazhdojë aksioni i ndërprrerjes së energjisë elektrike në rajonet ku niveli i pagesës së llogarive është i ulët. Sipas Popovskit, ndërprerja e energjisë elektrike në mënyrë kolektive në disa rajone bëhet si rezultat i sulmeve fizike ndaj të punësuarve të kompanisë, si dhe pamundësimit të tyre për të kryer detyrën e tyre profesionale.



    Ina
    Sui generis

  3. #993
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në përdorim aksi i dytë i rrugës anësore të Shkupit


    Aksi i dytë i rrugës anësore të Shkupit sot solemnisht do të lëshohet në përdorim, në drejtimin nga Orizara deri në Saraj, në gjatësi prej 12 kilometrave.

    Rruga anësore, e cila filloi të ndërtohet para disa viteve, sipas analizave, do ta zvogëlojë komunikacionin tranzit nëpër Shkup deri në 30 për qind, me çka do të zvogëlohen edhe sasitë e gazrave në qytet të dala nga automjetet.

    Tërë rruga anësore duhet të lëshohet në përdorim, deri në vjeshtë, kur pritet të përfundojë edhe ndërtimi i aksit të parë, në drejtimin nga Hipodromi deri në Orizarë, në gjatësi prej rreth 15 kilometrave.

    Aksi verior i Shkupit ka zgjidhje klasike automatike, me gjerësi prej nga 10,75 metra në çdo drejtim, me nga dy korsi vozitjeje dhe një për ndalim.
    Përgjatë rrugës anësore ka gjithsej nëntë rrugë dalëse nëpër të cilat do të zhvillohet komunikacioni mes lagjeve të Shkupit në afërsi të autostradës drejt Velesit dhe Kumanovës në lindje dhe Tetovës drejt perëndimit.

    Nga autostrada do të dilet, gjegjësisht hyhet drejt Shkupit në vendet Hipodrom, Hasanbeg, Butel, Orizarë, Stenkovec, Stopanski dvor, Vollkovë dhe Saraj.

    Rruga anësore e Shkupit është pjesë e Korridorit panevropian 8. Ajo është një prej objekteve më të rëndësishme infrastrukturore, aksi i parë i së cilë, sipas projektit, kushton 36 milionë euro, ndërsa i dyti 49 milionë euro.


    /Makfaks/
    Sui generis

  4. #994
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Ky eshte shkrimi yt i pare, qe me ka pelqyer, te pakten ke filluar te bindesh.


    Vetem vazhdo
    Edhe une po te pergezoj per qendrimin individual per rezonimin me koke te vet.Kjo po me pelqen, pra fryma e debatit dhe mendimit ndryshe pavaresisht nese i takon nje partie te njejte. Per fat te keq edhe militantet e PDSH-se duhet te vetreflektojne dhe ta thone te verteten per ate qe kane bere gjate 2 viteve shkatrrimtare per shqiptaret derisa ishin "ne pushtet"(apo me mire te themi derisa i sherbenin Nikolla Grujevskit).Nuk ka te keqe te pranohet gabimi dhe vetem me vetreflektim mund ta pastrojme shpirtin nga inati i gomarit dhe meria e madhe ne shpirt qe po na e nxin personalitetin dhe shoqerine tone.

  5. #995
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Në përdorim aksi i dytë i rrugës anësore të Shkupit


    Aksi i dytë i rrugës anësore të Shkupit sot solemnisht do të lëshohet në përdorim, në drejtimin nga Orizara deri në Saraj, në gjatësi prej 12 kilometrave.

    Rruga anësore, e cila filloi të ndërtohet para disa viteve, sipas analizave, do ta zvogëlojë komunikacionin tranzit nëpër Shkup deri në 30 për qind, me çka do të zvogëlohen edhe sasitë e gazrave në qytet të dala nga automjetet.

    Tërë rruga anësore duhet të lëshohet në përdorim, deri në vjeshtë, kur pritet të përfundojë edhe ndërtimi i aksit të parë, në drejtimin nga Hipodromi deri në Orizarë, në gjatësi prej rreth 15 kilometrave.

    Aksi verior i Shkupit ka zgjidhje klasike automatike, me gjerësi prej nga 10,75 metra në çdo drejtim, me nga dy korsi vozitjeje dhe një për ndalim.
    Përgjatë rrugës anësore ka gjithsej nëntë rrugë dalëse nëpër të cilat do të zhvillohet komunikacioni mes lagjeve të Shkupit në afërsi të autostradës drejt Velesit dhe Kumanovës në lindje dhe Tetovës drejt perëndimit.

    Nga autostrada do të dilet, gjegjësisht hyhet drejt Shkupit në vendet Hipodrom, Hasanbeg, Butel, Orizarë, Stenkovec, Stopanski dvor, Vollkovë dhe Saraj.

    Rruga anësore e Shkupit është pjesë e Korridorit panevropian 8. Ajo është një prej objekteve më të rëndësishme infrastrukturore, aksi i parë i së cilë, sipas projektit, kushton 36 milionë euro, ndërsa i dyti 49 milionë euro.


    /Makfaks/
    Sa per informacion te gjitha mbishkrimet ne kete aks jane ne gjuhen maqedone ne shkrimin cirilik dhe ne gjuhen serbe ne shkrimin latin.psh ПРИШТИНА/Priština.N e kete aks kalojne 99 perqind shqiptar nga Kosova,Shkupi,Tetova dhe Kumanova.Na qoft per hajr maqedonizimi i trojeve tona.

  6. #996
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nimic paralajmëron negociata të reja për çështjen e emrit

    Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë, Metju Nimic ka paralajmëruar zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh gjatë muajit gusht midis Athinës dhe Shkupit.

    Ai i bëri thirrje Shkupit zyrtar që para fillimit të negociatave të reja të marrë një qëndrim lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit me palën greke.

    Nimic nënvizoi se Athina dhe Shkupit deri tani kanë qenë konstruktive për propozime të shumta, por megjithate sipas tij akoma ka shumë punë për tu bërë para se të miratohet vendimi përfundimtar për zgjidhjen e kontestit midis dyja palëve.

    Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë greke, Evangelos Antonaris ka deklaruar për agjencinë e lajmeve ANA-MPA se qëndrimi grek është i njohur dhe është tejet kontrukstiv në bisedimet për zgjidhjen e kontestit.


    (INA)
    Sui generis

  7. #997
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anëtarët e Grupit të Kodovës nuk e njohin Agim Krasniqin

    Ismail Imeri nga fshati Batincë para gjykatëses deklaroi mohoi lidhjen me grupin e Kondovës duke shtuar se Agim Krasniqin e kishte parë vetëm në media.

    Në seancën gjyqësore kundër Agim Krasniqit dhe 8 personave tjerë, dëshmitë e tyre i prezantuan 2 të dyshuarit nga fshati Batincë. Njëri nga të dyshuarit, Ismail Imeri para gjykatëses deklaroi se nuk ka lidhje me grupin e Kondovës madje as nuk i njeh ata, ndërsa për Agim Krasniqin kishte dëgjuar vetëm në media. Ismail Imeri para gjykatës gjithashtu tha, për të 1 Qershori i vitit 2008 ka qenë ditë e zakonshme dhe as që janë interesuar për zgjedhjet.

    I dyshuari tjetër Rihan Memedi nga fshati Batincë, duke sqaruar rastin e 1 qershorit tha se bashkë me Nuhi Mustafën, Abdulla Jusufin, Imer Ismailin dhe Bedri Memetin kanë dalur të shetisin dhe nuk kanë pasur qëllim të ndikojnë në shkaktimin e incidenteve zgjedhore. Rihan Memedi theksoi se nuk është e vërtetë se në xhipin e tyre ka pasur armë zjarri, pasi policia nuk ka gjetur asgjë. Ai më tej shtoi se policët kishin veshur dorëza të bardha dhe i kanë rrahur, ndërsa pas 3 orëve në stacionin policor kanë kërkuar që të bëjnë identifikimin e arrmëve, të cilat aspak nuk kanë qenë pronë e tyre.

    Avokati Vlladimir Peshlievski tha se klientët e tij nuk kanë pasur qëllim që të pengojnë procesin zgjedhor.

    "Mbetet evident fakti se nuk ekziston asnjë grup I organizuar, që do të thotë se të dyshuarit nuk janë shoqëruar, për të kryer veprën penale Ëpengim të zgjedhjeve të 1 qershorit dhe ky përfundim doli në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga dëshmitë e të akuzuarve.Në një të ardhme të shpejtë do të caktohen seanca të reja ku do të prazantohen fakte, ndoshta edhe nga hetuesia, meqë nga mbrojtja gjithsesi se do jepen dëshmi të reja", deklaroi avokat mbrojtës i Krasniqit Vlladimir Peshlievski.

    Agim Krasniqi së bashku me Ramadan Halimin, Daim Fazliun dhe Sehat Ramadanin nga Kondova dhe Nuhi Mustafën, Rihan Memedin, Abdulla Jusufin, Imer Ismailin dhe Bedri Memetin nga fshati Batincë akuzohen se me 1 qershor kanë penguar procesin zgjedhor janë bashkuar për të kryer veprime të armatosura dhe kanë poseduar armë pa leje.



    Alsat
    Sui generis

  8. #998
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Policia zbulon shtetase të huaja në një lokal të Tetovës


    Policia gjatë një kontrolli në lokalin e natës "Oriental As" në Zherovjan të Tetovës mbrëmë ka zbuluar pesë shtetase të huaja me vendqëndrim ilegal në Maqedoni.

    Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të lokalit dhe hapsirës përrreth, forcat policore kanë zbuluar katër shtetase serbe dhe dy shtetase bullgare, të cilët po kryenin punë të paligjshme. Në komunikatën e MPB-së thuhet se ky lokal në disa raste ka qenë pjesë e kontrolleve policore nga ana e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Tetovës. Si rezultat i këtyre kontrolleve, ndaj personit A.A (38) nga Bogovina e Tetovës, që është pronar i lokalit janë ngritur pesë aktpadi penale për kontrabandë të emigrantëve dhe falsifikim të dokumenteve personale.



    (INA)
    Va paskan marr buken gurbetqarve
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  9. #999
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kryeparlamentari Veljanovski fton opozitën në Parlament

    Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në seancën e nesërme të Parlamentit kur do të zgjedhjet Qeveria e re.

    "I bëjë thirrje bashkërenduesve të grupeve parlamentare të partive politike të vijnë nesër në ora 11 në koordinim me qëllim që të meremi vesh për rrjedhën e seancës si dhe të merremi vesh për çështjet tjera të hapura”, theksoi Veljanovski, i cili gjithashtu paralajmëroi se seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re do të mbahet pasdite në ora 17.00.

    Partitë opozitare kanë paralajmëruar mospjesëmarrjen e deputetëve të tyre në seancën për zgjedhjen e Qeverisë. Lidhja Social Demokrate (LSDM) bëri të ditur sot se do të thirrë mbledhje paralele në ambientet e Parlamentit, ku janë të ftuar mediat dhe diplomatët e huaj për të diskutuar në një debat të hapur me temën “Demokraci, diktaturë apo Demokraturë”. P

    PDSH-ja jozyrtarisht ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme, pasi që kjo parti tashmë ka vendosur bojkotimin e Parlamentit.

    Në seancën e nesërme në të cilën pritet të votohet qeveria e re të cilën do ta përbëjnë koalicioni VMRO DPMNE, BDI dhe PAE.
    Në seancën për miratimin e Qeverisë pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar presidenti Branko Cërvenkovski, krerët e institucioneve të larta shtetërore, krerët e bashkësive fetare si dhe kori diplomatik në vend.


    (INA)
    Sui generis

  10. #1000
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prej të dielës pa viza në Izrael

    Shtetasit e Maqedonisë prej të dielës do të mund të udhëtojnë pa viza në Izrael, lajmëroi sot Ministria e Jashtme izraelite.

    Siç bëhet e ditur në një njoftim zyrtar, shtetasit e Maqedonuisë mund të udhëtojnë pa viza në Izrael që nga 27 korriku, pasi që ministria e jashtme e këtij vendi ka përfunduar të gjitha procedurat për heqjen e vizave me Maqedoninë. Për këtë vendim janë njoftuar pikat kufitare dhe policia kufitare.

    Lajmi sot është konfirmuar edhe nga ambasadorja izraelite në Shkup, Amira Aron, sipas së cilës rregullat e reja mundësojnë që shtetasit e Maqedonisë mund të qëndrojnë në Izrael më shumë se tre muaj dhe më pas pasojë procedurë të tjera të vendqëndrimit.

    Sipas saj, përveç se pasaportës, shtetasit e Maqedonisë nuk kanë nevojë të posedojnë asnjë lloj dokumenti tjetër.


    (INA)
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •