Kam lexuar METAMORFOZEN. Duhet te jesh i cmendur qe te arrish te kuptosh ate liber dhe Kafken ne pergjithesi![]()
Kam lexuar METAMORFOZEN. Duhet te jesh i cmendur qe te arrish te kuptosh ate liber dhe Kafken ne pergjithesi![]()
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
ok besoj se jemi te gjithe dakort kur them se kafka seshte i lehte per tu kuptuar,por jo i pamundur.pyetja ime eshte: si e kemi percjelle metamorfozen (sa mire qe kafka smund te na thote qe e kemi gabim)
per mua nuk eshte cmenduri te kuptosh metamorfozen. i njejti mesazh por pak me i thjeshtezuar percillet tek "studenti ne shtepi"i Migjenit. sipas kafkes pas cdo marredhenie, qofte kjo dhe marredhenia prind- femije mbeshtetet ne interesat. ty te duan per sa kohe qe ti je i dobishem. dhe sado e dhimbshme apo e pabesueshme kjo eshte nje e vertete e trishte. sapo ti fiton nje status te ri me te rendesishem te gjithe te duan dhe fiton nje respekt te vecante qe ne rastin e kundert do te bente ta humbisje ate.kjo e fundit i ndodhi dhe gregor zamzes, nenpunesit qe u zgjua nje dite i shnderrua ne kanderr, te metamorfoza e famshme.shikoni dhe ndryshimin qe ndodh ne trajtimin e studentit te Migjenit pasi kthehet nga studimet dhe behet i dobishem per familjen, nga babai i tij plot autoritet.sa shume degjohen mendimet e tij.
Jozef K. akuzohet e vritet sepse ka ber dic te ndaluar (...??!).. kjo esht ne ndergjegje te Kafkes respektivisht te personazhit te tij Jozef K.
Jozef K. eshte prototip i njeriut, qe vritet edhe ne ditet e sotit, pse ai dallaon nga masat-uniformat.
Por pse vritet edhe sot "jozef K" ket e ka ditur mire Kafka dhe na e ka treguar nese dim ta kuptojme thelle......
absurd- absurd -absurd...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABSOLUTE : 04-07-2008 mė 18:03
And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!
F.Kafka mbetet nje nga letraret me interesant per shume karakteristika te vepres dhe te jetes se tij.Relativisht percmon jeten dhe veten e tij, duke u bere i njohur fakti qe nuk deshi te botohej vepra e tij, por tema e qbsurdit ehste relativisht e veshtire dhe jo gjithmone gjen vend ne rutinen e jetes se perdirshme.Ajo ka nje filozofi themelore per ndodhite dhe faktoret qe ecojne individin drejt mungesave te orientimit dhe drejt shfrytezimit te pameshirshem te tij nga makina , si shoqeria, shteti, ligji, zakoni etj.Kur them makina , nenkuptoj ligjesi qe veprojne brenda ketyre niveleve.Nje sentence me vlere qe barazon mendimin e mesiperm eshte fraza e shkeputur nga teoria filozofike "MUret absurde" e autorit A.Kamy......Njeriu , ne rastin me te pare- thote ai- eshte viktime e te vertetave te vetes se tij.....pra Kafka mbetet i gjithkohshem dhe i perjetshem per sa kohe do te jete njeriu banues ne token dhe veten e tij.
Per mua eshte i pelqyeshem dhe i kendshem, ku mund te vjeles ne cdo moment pjese nga filozofia e tij dhe ta paralelizosh me te perditshmen dhe ngjarjet qe rrethojne jeten .
...........prandaj.........., po qe se edhe 1 milion vjet, te ekzistoje njerezimi, ABSURDI Kafkian esht i pranishem dhe pikerisht per ket esht ; UNIVERSOKAFKIAN!
Habitem sesi dikush me siper tha qe PROCESI eshte liber i merzitshem.PROCESI eshte novela me e shkelqyer e shekullit 19-te,eshte gjithashtu nje novele shume terheqese,dhe me humor shume te holle dhe te bukur.Une nuk kam lexuar kurre nje novele qe ka detajuar kaq bukur shpirtin e burokracise,dhe e ka zberthyer fije e per pe.
Por natyrisht qe krijimtaria e Kafkes nuk eshte dhe nuk ka se si te jete terheqese per te gjithe.Eshte e vecante.
HOW CAN ONE BE GUILTY AT ALL?-SURELY WE ARE ALL HUMAN BEINGS HERE!
E SI MUNDET DIKUSH TE KONSIDEROHET THJESHT I FAJSHEM?-NE FUND TE FUNDIT JEMI TE GJITH NJEREZ KETU!
Kur ne letersi autori ka per qellim te na shtyj imagjinaten tek kufijte e normales,krijimtaria e Kafkes e ka imagjinaten pa kufij,si nje hapesire e pafundme ku llogjika eshte fshehur aq larg sa eshte e pamundur te preket nga arsyeja.
Nqs letersia do te ishte shkence egzakte,Kafka padyshim eshte Anjshtanji i letersise.
Ndiz elektrikun dhe me pas lexoj Kafken...
Proēesin e Kafkės, e lexova( koenēidence) dy nete perpara se te linde im bir. I ulur ne stolin, ne korridorin e martenitetit te ishullit te Mitilinit, lexova kapitujt e fundit. Te nesermen lindi im bir. I tmerruar prej proēesit, pyeta vetveten nese im bir do te perballej me ndonje proēes te tille te tmerrshem.
Kafka e sjell realitetin aq te lakuriqte, saqe te dekurajon, t'i shteron forcat, frymezimin per te kaperxyer kurthet e jetes.
Nuk e di, por Kafka me duket deshiron ta trondise njeriun, - ketu nuk kam kundershtim- por prej pervojes time si shkrimtar, besoj se ai, dhe shkrimtaret ne pergjithesi duhet t'i prezantojne lexuesit metodat e arratisjes prej pylli primitiv.
Kete Kafka nuk e ben...
Shkurt, kur lexoj Kafken, e ngarkoj elektrikun me bateri te fuqishme, e ndez ate, dhe sapo romanet e tij me zbarkojne ne pyllin e terrte, kerkoj me driten e elektrikut, monopatin e arratisjes per ne boten e mbidheshme.
Rezart Palluqi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RSHP : 03-08-2008 mė 10:01
bsdev (01-03-2017)
Ti nuk ke nevoje ta lesh
dhomen tende. Rri i ulur
tek tavolina dhe degjo. As
mos degjo, thjesht vetem prite.
Bile as mos prite, rri qete
i palevizur dhe i vetmuar. Bota
lirishte do ta ofroj veten e saj ty;
do ta heq masken, nuk ka tjeter
zgjedhje, do te rrotullohet ne ekstaze
prane kembeve tua.
"Koka duhet pėrkulur zemrės"
bsdev (01-03-2017)
Krijoni Kontakt