Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistuar Maska e Cipiripi
    Anëtarësuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Çair
    Postime
    90

    Urim publik për kryetarin e BDI-së, mikun tim Ali Ahmeti.

    Urim publik për kryetarin e BDI-së, mikuntim Ali Ahmeti.

    Si mik e bashkëluftëtar me Ju për çështjen shqiptare, besoj se më lind e drejta t’ju uroj për rezultatet e arritura nga BDI-ja ne zgjedhjet parlamentare dhe për pjesëmarrjen e partisë suaj në qeverisjen e shtetit të Maqedonisë.

    Urime për fitoren! Punë të mbarë në qeverisje!

    Këto fitore të BDI-së i festuam të gjithë. E festuan anëtarët dhe simpantizantët Tuaj në Maqedoni, e kanë festuar edhe gjithë shqiptarët, simpantizantë e miqt Tuajt jashtë kufijëve të shtetit Maqedonas.

    Duke njohur vendosmërinë Tuaj kam bindjen se përfaqësuesit e BDI në të gjitha nivelet e pushtetit shtetëror do të kërkojnë pubikisht e do të insistojnë për të realizuar të gjitha të drejtat legjitime të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në Maqedoni. Kam bindjen dhe këtë e mbështes në njohjen që kam për Ju gjatë situatave tepër të vështira që udhëheqësia politike e shtetërore e BDI-së do të jetë një faktor nxitës e determinues për njohje sa më shpejt nga Republika e Maqedonisë së Pavarësisë së Kosovës, që deritashmë është njohur nga shumica e shteteve më të fuqishme politikisht dhe ekonomikisht të Botës.

    Shpresoj, besoj dhe kam bindjen në angazhimin dhe konsekuencën Tuaj për realizimin e premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale, duke pasur njëkohësisht prasysh edhe pengesat e veshtirësitë që do të hasni. Megjithatë, kur luftojmë për të drejtën, kur përpiqemi e sakrifikojmë për të marrë atë që na takon, gjithçka është e arritshme!

    Edhe njëherë urime për fitoren e arritur në zgjedhje dhe për pjesëmarrjen Tuaj në Qeveri! Me bindjen që këto do t’i shërbejnë gjithë shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë!

    Miku dhe bashkëluftëtari i Juaj,
    Xhavit Haliti
    Prishtinë, 07. 07. 2008

  2. #2
    i/e regjistuar Maska e Cipiripi
    Anëtarësuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Çair
    Postime
    90

    Menduhi ishte dhe do të ngelë një huadhënës burrec

    FAKTI ka kushtuar 5 milion euro, Menduhi nuk ti jep falë as 5 banka.


    Të gjithë ju që keni pirë ndonjë kafe nga Menduhi ose keni huazuar lekë nga ndonjë njeri i afërt i tij, mos guxoni ta kritikoni atë sepse ai pa fije turpi do t’ua përmend. Ky është argumenti dhe morali i Menduhit, kur don t’ua mbyll gojën njerëzve, të cilët ai ka qejf t’i trajtojë si borxhlijë të përjetshëm. Pikërisht, si të tillë ai u mundua të më trajtojë edhe mua atë mbrëmje në debatin e Top Show. Si të tillë, ai më ka trajtuar edhe në të gjitha ndejat e tymosura të restorantit „Dora“, duke e përhapur famën e njeriut të fuqishëm financiarisht që më paska mbajtur mua me para. Pikërisht këtu qëndron edhe iritimi im, i dashuri Menduh dhe ti ke qenë dashur t’ua sqarosh drejt njerëzve të vërtetën se nuk më ke dhënë para pa kthim, por më ke dhënë para hua, të cilët mi ke kërkuar pastaj në forma e metoda të ndryshme

    Emin Azemi, botues i "Faktit", Shkup

    Në edicionin e ditës së mërkurë, të emisionit Top Shoë, prodhim i Televizionit Top Chanel të Tiranës, u zhvilluaa një debat konstruktiv, i cili në thelb të syzheut kishte profilin politik të Menduh Thaçit, por që kishte edhe një agjendë përcjellëse problematizuese për tema aktuale, siç është ajo për paralajmërimin e regjimit të ri të vizave në mes të Maqedonisë e Shqipërisë, për raportet e brendshme politike shqiptare në Maqedoni si dhe për disa çështje që lidheshin me kontekstin rajonal të Maqedonisë, siç është pavarësimi i Kosovës, problemet e Shkupit zyrtar me Geqinë etj.
    Natyra e emisioneve të tilla, sikundër dihet, është përimtimi i atyre çështjeve që vijnë në studio si gjysëmenigma e që presin të sqarohen me argumenta pro e kundër, qoftë nga mediat, qoftë nga politikanët, qoftë nga analistët. Edhe debati i së mërkurës në Top Shoë, i kishte këto primesa, ndonëse shumë gjysmënigma ngelën të pasqaruara, mbase edhe për pasojë të limiteve kohore që ka natyra e një emsioni të tillë.
    Por, ishte edhe një limit tjetër, që nuk lejonte të sqarohen disa insinuata dhe të pavërteta të Menduh Thaçit. Ky limit, parasegjithash përcaktohej nga etika profesionale e qytetare për të mos e defokusuar temën e debatit, nga linjat krysore, në linjat anësore e banale. Unë isha i detyruar t’i nështrohem këtij limiti, sepse veten e quaj profesionist, madje edhe atëherë kur bashkëbiseduesi im, Menduh Thaçi, me paskrupullsinë më të skajkshme, mundohej të diskreditonte personalitetin tim dhe gazetën që unë drejtoj me gjysmëfabrikate të skaduara të thashethemnajës së tij bajate.


    Aparatura jodemokratike e qasjes ndaj mediave


    Ai, i mësuar në Maqedoni me komoditetin e politikanit që kritikën publike ta sfidojë me metoda të ndryshme staliniste, kishte harruar se ndodhej në studion e një televizioni kombëtar ku fjala publike e gazetarëve dhe mendimtarëve është e pacënuar, dhe ku, politikanët janë të barabartë në debat me jobashkëmendimtarët e tyre. Ai, kishte harruar se ndodhej pikërisht në Top Chanel, që s’i jep pesë pare as për Sali Berishën as për Xhorxh W. Bushin. Unë, pa dashur ta portretizoj këtë anë të errët të tij, ajo vetë u zbulua atë mbrëmje nga Thaçi me aparaturën jodemokratike të qasjes që e përdor në raport me mediat dhe gazetarët që nuk mendojnë si ai. Dhe unë do të vazhdojë të mos mendoj si Menduh Thaçi, deri atëherë sa ai të bindet se pesha e fjalës publike në gjuhën shqipe e ka të njejten rëndësi si në Shipëri, si në Maqedoni dhe deri sa të bindet ai se nuk e ka monopolin perandorak të së vërtetës për shumë çështje që pretendon se i njeh. Në fakt, ai e njeh veprimin politik më mirë se shumë gazetarë, ku bëj pjesë edhe unë, prandaj edhe është lider partie, por ai shpesh harron të bëhet modest dhe të pranojë se aq shumë ka arrogancë dhe mendjemadhësi në veprimin e tij, sa njerëzit madje habiten, se si ky njeri arrin të bëjë bashkë reth vetes dhjetë ndjekës të rrugës së tij politike.
    Ajo çka ngeli pa u thënë nga ana ime në debatin e Top Show, ndoshta ishte fare e parëndësishme për opinioinin e gjerë, aq më tepër kur zoti Thaçi kërkonte të më fusë në një skemë që ai e dëshironte, dhe mbi të gjitha, dëshironte të ma mbyllë gojën duke përmendur gjëra që nuk ishin për publik. Këtë, unë dhe një pjesë e teleshikuesve, e kemi kuptuar si zëvendësim të argumenteve me shpifje, si zëvendësim të dialogut të kulturuar me arrogancë e fodullëk


    Kosovari i vërtetë asnjëherë nuk ta përmend bukën


    Allahile, çka deshti të thotë Menduhi, atëherë kur më së paku kishte nevojë dhe me çka e nxita unë atë që të përmend, në një kontekst të gabuar, bukën që ma paska dhënë dhe gjoja ndihmat financiare për ta mbajtur FAKTI-n? Si kosovar, që ia ka ënda të vetprezontohet, Menduhi shumë pak ka mësuar nga mentaliteti kosovar, sepse kosovari i vërtetë asnjëherë nuk ta përmend bukën e dhënë dhe asnjëherë nuk ta përmend një të mirë që ta ka bërë. Drauj se nesër do t’ua përmend drekat e darkat edhe kolegëve Nazarko e Dudushi që ishin ditë më parë në Tetovë dhe druaj që do t’ua përmend edhe disa bakshishe ndonjë kolegu në Tiranë, që ai e din mirë se për kë bëhet fjalë. Por nejse, Menduhi është djalë i mirë dhe ka qejf t’i qeras njerëzit.


    Të gjithë ju që keni pirë ndonjë kafe nga Menduhi ose keni huazuar lekë nga ndonjë njeri i afërt i tij, mos guxoni ta kritikoni atë sepse ai pa fije turpi do t’ua përmend. Ky është argumenti dhe morali i Menduhit, kur don t’ua mbyll gojën njerëzve, të cilët ai ka qejf t’i trajtojë si borxhlijë të përjetshëm. Pikërisht, si të tillë ai u mundua të më trajtojë edhe mua atë mbrëmje në debatin e Top Show. Si të tillë, ai më ka trajtuar edhe në të gjitha ndejat e tymosura të restorantit „Dora“, duke e përhapur famën e njeriut të fuqishëm financiarisht që më paska mbajtur mua me para. Pikërisht këtu qëndron edhe iritimi im, i dashuri Menduh, dhe ti ke qenë dashur t’ua sqarosh drejt njerëzve të vërtetën se nuk më ke dhënë para pa kthim, por më ke dhënë para hua, të cilët mi ke kërkuar pastaj në forma e metoda të ndryshme. Për këtë ka dëshmi me shkrim, por si duket këtë dëshmi ti e ke grisur me qëllim që nesër të thuash se Eminin dhe FAKTI-n e ke mbajtur financiarisht. E vërteta është se ti, si çdo borxhdhënës tjetër, i ke dhënë një sasi të caktuar parash hua FAKTI-it dhe këtë huazim ti vazhdon ta trajtosh si „mbajtje me bukë“. Jazëk.

    Cili ishte tagri i i të qenit afër Thaçit e Xhaferit?

    Asnjehërë nuk kam dyshuar në kualitetet dhe performancat e plota politike të Menduh Thaçit, i cili për mua, si edhe për shumë shqiptarë të Maqedonisë, një kohë ishte referenca e guximit dhe dinjitetit qytetar e kombëtar këtu. Nuk do ta teproj, nëse them se ai ishte edhe frymëzim për politikbërësit e mëvonshëm, të cilët në skenën politike ishin futur pa moralin dhe guximin e Menduhit, por që më vonë edhe ata huazuan diçka nga guximi dhe morali i tij. Paraqitjen e Menduh Thaçit unë e kam ndjekur që nga fillimi i rrugës së tij politike dhe kam qenë një nga zëdhënësit e ideve që ai bashkë me Arbën Xhaferin plasonin në opinionin publik dhe për këtë, siç do të thoshte Menduhi, kam rrezikuar të keqkuptohem, të anatemohem dhe të paragjykohem nga shumë njerëz e sidomos nga diplomatë të huaj. Këta të fundit, madje, një kohë të gjatë kishin dërguar rekomandime në qendrat e tyre për të mos dhënë kurrfarë donacioni për FAKTI-n me pretekstin se unë jam shumë i afërt me dyshin Thaçi-Xhaferi. Konsulentë të këtyre rekomandimeve ishin edhe do kastraveca gjojashqiptarë që vegjetonin nëpër ojq. Ky është çmimi që e kam paguar duke qenë afër tyre dhe për këtë çmim asnjëherë nuk kam kërkuar kompenzim nga M.Thaçi.


    Pra, jemi në periudhën e viteve 1993 – 1998, vite këto të një thellësie të errët kur zëri opozitar i dyshit Thaçi - Xhaferi shumë pak dëgjohej, por që unë, me vogëlsinë time, duke qenë fillimisht redaktror në gazetën „Flaka“ (1993-1995), e më pastaj kryeredaktor në gazetën „Bota sot“ (në Cyrih), (1995-1997), mundohesha të krijoj një shteg të vockël për dalejn e tyre në opinionin publik. Këtë e kam bërë sidomos sa isha kryredaktor në „Bota sot“ dhe diaspora shqiptare ishte hollësisht e informuar me platformën që ofronin këta dy politikanë. Jo rrallë, edhe për këtë angazhim timin kam qenë i etiketuar nga qarqe titiste e marksist-leniniste në Zvicër, Gjermani, Danimarkë e gjetiu, madje (këtë po e them publikisht për herë të parë) herë herë kam qenë i kërcënuar e ofenduar nga thirrës anonimë në telefon. Për këtë, i dashuri Menduh, asnjëherë nuk të kam kërkuar kompenzim, madje as që ta kam përmendur, sepse ne në Kosovë, themi, të mirën që e bën mos e përmend. Kështu thonë në Kosovën time, dhe nuk di si thuan në atë mëhallën tënde kosovare në Tetovë. Por, e shoh se ai kosovarizmi yt përdoret nga ti vetëm si folklor patetik dhe asgjë tjetër.


    Për të sjellur në vemendjen e ish mikut tim Menduhit, periudhën opozitare të tij, dhe kontributin tim të vockël në senzibilizimin e platformës së tij politike, po ia rikujtoj atij periudhën kur nuk isha unë në „Bota sot“ (pas v. 1997) dhe kur nuk mundsha më të ndaloj të mos botohen tekste që ofendonin personalitetin e Arbën Xhaferit dhe Menduh Thaçit dhe asnjehrë Menduhit nuk i ka shkuar ndërmend ta rikjutoj këtë periudhë dhe njerëzit që atij i ndihmuan të animohet publikisht si poltikan me perspektivë. Pra, ende jemi në periudhën kur unë me rrogën time të gazetarit dhe kreyredaktorit, financoja fushatën mediale të Thaçit dhe Xhaferit, në periudhën kur ata ishin në opozitë dhe kur unë as që e dija se ata ndonjëherë do të vijnë në pushtet. Këtë e kam bërë me ndërgjegje të pastër, i udhëhequr nga ndjenja e qytetarit me liri dhe dinjitet të mungtuar kombëtar në Maqedoni dhe i bindur se platforma e kreut të atëhershëm të PPDSH (PDSH) ishte shumë më kombëtare se ajo e PPD-së.

    Unë me përkrahje, Menduhi me arrogancë

    Fillimi i botimit të FAKTIT e gjeti Emin Azemin me këto bindje dhe ndjenja, duke vazhduar ta trajtojë edhe më tutje PDSH-në opozitare si promotore të ideve madhore kombëtare në Maqedoni, dhe, duke vazhduar t’i profilojë Thaçin dhe Xhaferin si politikanët e ardhmërisë shqiptare në Maqedoni. Pra, FAKTI, filloi të botohet në prill të vitit 1998, kur PPD ishte në pushtet dhe kur PDSH ishte në opozitë deri në vjeshtën e po të njejtit vit, kur kjo parti vie në pushtet. Atëbotë, Emin AZEMI, me modestinë e tij të skajshme as që kishte menduar se tani ka ardhur koha kur nga Thaçi-Xhaferi duhet kërkuar ndonjë kompenzim për kontributin e dhënën në ardhjen e partisë së tyre në pushtet. Këtë e kam bërë, sepse në Kosovë thonë, punën e mirë që e kë bërë, mos e përmend dhe, fundja, atëbotë kam menduar se po e kryej një obligim kombëtar.


    Por, çka ndodhi pastaj? Jo vetëm që nuk u kompenzua mundi, rreziku dhe çiltrësia e Emin Azemit nga ana e kreut të PDSH-së, por ato, çuditërisht u shpaguan me arrogancë, mosmirënjohje dhe shantazh. Krejt kjo burimin e ka në një zënkë publike që atëbotë e kishte kreu i atëhershëm i BIM, Sulejman Rexhepi me numrin dy të PDSH-së, Thaçin, të cilën zënkë FAKTI donte me çdo kusht ta mbyllë. Reagimin e Menduh Thaçit ndaj një fjalimi të Sulejmani Rexhepit, diku në rrethinën e Tetovës, ne e botuam dhe e botuam edhe kundërreagimin e Rexhepit. Pasuan një apo dy reagime nga të dyja palët dhe unë si botues pata vendosur që këtë polemikë të tyre ta mbylli me aq, duke e kursyer edhe PDSH-në nga konfrontimet e mëtejme me grupet e ndryshme të interesit, siç ishte edhe BIM, por edhe Sylejman Rexhepin dhe disa bashkëpunëtorë tij tij që ishin pranë tij e që tani janë bashkë me Sylejman Rexhepin në prehërin e Menduh Thaçit. Por për dallim nga këta të fundit, unë nuk kam praktikuar asnjëherë të shkruaj me pseudonim kundër Menduhit, por gjithmonjë me emër dhe mbiemër, duke përvijuar në tekstet e mia kritikën konstruktive dhe qëndrimin korrekt ndaj tij, me disa finesa stilistike e semantike që durohen në komunikimin publik. Atë që unë e kurseja në vitin 1998 nga ofendimet e Menduh Thaçit, sot bëhet titullar i BIM dhe krejt kjo kalon në heshtje, thuaja se nuk ka ndodhur asgjë dhe hajde tash bjeri në fije se si udbashi i atëherëshëm (sipas M. Thaçit), sot u bë patriot.


    Mirëpo, kundër mbylljes së polemikës ishte vetë Menduh Thaçi, i cili dërgonte në redaksinë e FAKTI-t lloj—lloj letra autoriale e anonime, ku diskreditohej figura e Sylejman Rexhepit.


    Kundërshtimin tim për të mos i botuar këto letra, Menduhi e pat pritur me pezëm dhe arrogancë. Ai as që e konceptonte dot autonominë redaktoriale të një gazete dhe kishte menduar se si njeri i fortë, që sapo kishte ardhur në pushtet, mundte të ushtronte trysni edhe mbi mediat, madje edhe mbi ato media dhe gazetarë që atë e kishin kultivuar medilaisht, e kishin formësuar publikisht dhe e kishin afirmuar kombëtarisht.


    Këtu edhe plasi sherri. Letrat ofenduese në adresë të Sulejman Rexhepit nuk u botuan nga ana ime, por pasoi bllokada informative nga ana e PDSH-së. Asnjë ministër, asnjë drejtor, asnjë funksionar i kësaj partie nuk ishte i lejuar nga Menduh Thaçi të jepë deklaratë për FAKTI-n. Gazetarët e mi atëbotë silleshin si gjynah dyerve të funksionarëve të PDSH-së, por ishte e kotë këmbëngultësia jonë profesionale për të informuar opinionin publik. Këtë këmbëngultësi tonën e pamundësonte Menduh Thaçi me njerëzit e tij, të cilët shkonin aq larg sa dërgonin edhe kërcënime telefonike, duke mos kursyer edhe redaktroren e atehershme, Lindita Azisin, e cila vetëm ajo e din se me çfarë ofendimesh dhe denigrimesh vulgare është „qerasur“ nga një sejmen i Menduhit. Emrin e këtij sejmeni ratësisht ende e mbaj mend.


    Me paratë hua, Menduhi kishte menduar se më ka ble


    Shkojmë më tutje. Marrëdhëniet e tendosura me PDSH, të imponuara nga vetë Menduh Thaçi, zgjatën deri në prag të zgjedhjeve presidenciale, në vitin 2000, atëherë kur, pas një ndërmjetësimi të ministrit të atëhershëm të Informacionit, z. Rexhep Zllatkut, unë takohem me Menduhin dhe vendosëm të pajtohemi. Dhe kishe u pajtuam. PDSH hoqi bllokadën informative, kurse FAKTI ndërpreu marrjen e komunikatave të PDSH-së nga gazetat maqedonase. Edhe këto të fundit me vite e vite kishin baltosur dyshin Thaçi-Xhaferi, por ato asnjëherë nuk përjetuan bllokadë informative nga PDSH.


    FAKTI i kishte bërë dy vjetë të botimit të vet dhe problemet që e përcollën këtë gazetë nuk ishin të vogla. Mjetet financiare të qeverisë që subvencionoheshin për mediat, fillimisht nuk u ndanë për FAKTI-n me urdhër direkt të Menduh Thaçit dhe ky ishte një hendikep i madh financiar për neve si gazetë. Normalizimi i marrëdhënieve me Menduhin asnjëherë nuk u bë për motive private. Në përgjegjësinë dhe ndërgjegjën time morale e profesionale qëndronte një ekip i tërë njerëzish të cilët punonin dhe me vështirësi i siguronin pagat. Me vështirësi mbahej edhe procesi i shtypjes së gazetës. Motivet e interesit publik më kanë detyruar të kërkoj ndihmën e Menduhit, të cilin kisha menduar se e kam mik, por nuk e kam menduar asnjëherë se paratë që ai m’i huazoi për ta mbajtur gjallë gazetën një muaj e gjysëm me të gjitha shpenzimet, dhe ndërhyrjen e tij për të deblokuar subvencionet e qeverisë, do t’i shërbejnë atij si gurë për t’mi varur mua në qafë, dhe për të mos mundur asnjëherë ta ngrejë kokën, e lëre më, mozallah, ta kritikojë ndonjëherë publikisht.


    Është e vërtetë se unë kam patur kontakte të shpeshta me Menduhin dhe është e vërtetë se ai në të gjitha rastet nuk më ka lënë të paguaj. Për këtë, edhe njëherë po i falenderohem publikisht. Por, as që më ka shkuar ndërmened se ai do të ma përmend bukën. Shumëçka që kemi biseduar me të, unë e kam mbajtur për vete dhe asnjëherë nuk e kam keqpërdorur besimin e tij ndaj meje.


    Kështu vazhdoi deri në v. 2001 kur mijëra shqiptarë të pakënaqur dolën në mal dhe ia kthyen pushkën qeverisë, në të cilën participonte edhe partia e Menduh Thaçit. Unë dhe gazeta ime, në mungesë të informacioneve, në fllim kemi patur disa lajthitje të vogla sa i përket kryengritjes shqiptare, por shumë shpejt , sidomos pas ndryshimit të kursit ndërkombëtar ndaj zhvillimeve në terren, edhe unë me gazetën time, filluam të mbështesim, aq sa mundëm, ndonëse me shumë sakrifica, këtë rezisetncë.


    Këtu, mbase mund të ketë filluar edhe pakënaqësia e Menduhit ndaj meje. Ai, mbase, atëbotë ka pritur që unë do t’i kundërvihem kryengritjes dhe do të vazhdoj ta përkrahi politikën e PDSH-së në qeverinë e Lupço Gerorgievskit. Këtu buron edhe keqkuptimi i tij ndaj meje, sepse sipas logjikës së tij, unë ka qenë dashur ta mbështes atë, sepse ai më paska paguar mua. Në fakt, ai është treguar burrec kur paratë e dhëna hua, i ka përfolur në çarshinë e Tetovës dhe është munduar ta diskreditoj personalitetin tim, si një njeri që gjoja ai më paska ble një kohë, por ja që tani i paskam dalë prej dore.

    Menduhi ishte dhe do të ngelë një huadhënës burrec

    Menduhi, nuk arriti të më blejë asnjëherë, sepse unë isha botues gazete dhe nuk isha kockalëpirës i restoranti „Dora“. Jo pse unë si person isha i shtrenjtë, por sporti që unë udhëheqi është tepër i shtrenjtë dhe Menduhi asnjëherë nuk ka patur mundësi dhe zemër të mbulojë shpenzimet e një gazete, si FAKTI, që kanë tejkaluar shumën mbi 50.000 (pesëdhjetë mijë) euro në muaj. Ai edhe tani mendon se me pak para, duke futur në lista pagesore („pllaten spisok“) gazetaruca, që jo rrallë shkruajnë edhe maqedonisht, mund të ndërtojnë për të famën e politikanit të madh.


    Atëherë kur Menduhit dhe Arbnit nuk guxonin as emrin t’ia përmendin (1993- 1998), unë, me rogën modeste të gazetarit shkruaja për ta dhe, ata, për dallim nga disa gazetarë të tanishëm shqiptarë, unë i mbroja nga propaganda e egër maqedonase dhe ata nuk i mbroja nga gazetarët dhe politikanët shqiptarë. Unë atëherë Menduhin e mbroja edhe nga Llatasi i gërditshëm me diskursin e tij të njohur antishqiptar, po nga ai Llatas i cili tani e shoh se ka relacione shumë perfekte me Menduhin dhe grupimin politik që ka ngelë nga PDSH e dikurshme e Arbën Xhaferit.


    Menduhi për mua ishte dhe do të ngelë një huadhënës burrec dhe asgjë më shumë. Çdo pretendim tjetër i tij për ta paraqitur raportin e tij me mua, nuk ka të bëjë me realitetin dhe është i gykuar të pësojë fiasko. Nëse në debatin e Top Shoë nuk ja thashë këto, për ta kursyer auditoriumin e gjerë të TOP Chanelit me detaje që s’çojnë shumë peshë për një opinion më të gjerë publik, këtë po e bëj tani, sidomos për lexuesit e nderuar të FAKTI-it, të cilëve u them që le të flejnë rehat se gazeta e tyre jo vetëm që nuk është financuar nga Menduh Thaçi, por ajo në të shumtën e rasteve është penguar dhe anatemuar nga ai. Gazeta FAKTI tash ka hyrë në vitin e dhjetë të botimit të saj, dhe të gjithë ata që pretendojnë se kanë mundur ta financojnë atë, janë treguar të dështuar para një projekti shumë të shtrenjtë, i cili Emin Azemit deri më tani i ka kushtuar mbi 5 milion euro të thata. Menduhi nuk ti jep as 5 banka falë. Sa për huazime, mund t’i drejtoheni edhe ju, por mos provoni ta kritokoni se ju bën hor. Unë e bëra një përjashtim. Atë e kritikova edhe atëherë kur huazova nga ai për të mbuluar një vrimë të vogël në krejt këtë kështjellë që quhet FAKTI e që atij aq shumë i pengon, dhe aq shumë ua ndalon ministrave të tij të japin deklaratë për këtë gazetë. Përfundimisht, me Menduhin mund të jesh shok vetëm atëherë kur nuk e kritikon. Uroj që shoqëria shqiptare të ketë sa më pak shokë të tillë.

  3. #3
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Cipiripi Lexo Postimin
    Urim publik për kryetarin e BDI-së, mikuntim Ali Ahmeti.

    Si mik e bashkëluftëtar me Ju për çështjen shqiptare, besoj se më lind e drejta t’ju uroj për rezultatet e arritura nga BDI-ja ne zgjedhjet parlamentare dhe për pjesëmarrjen e partisë suaj në qeverisjen e shtetit të Maqedonisë.

    Urime për fitoren! Punë të mbarë në qeverisje!

    Këto fitore të BDI-së i festuam të gjithë. E festuan anëtarët dhe simpantizantët Tuaj në Maqedoni, e kanë festuar edhe gjithë shqiptarët, simpantizantë e miqt Tuajt jashtë kufijëve të shtetit Maqedonas.

    Duke njohur vendosmërinë Tuaj kam bindjen se përfaqësuesit e BDI në të gjitha nivelet e pushtetit shtetëror do të kërkojnë pubikisht e do të insistojnë për të realizuar të gjitha të drejtat legjitime të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në Maqedoni. Kam bindjen dhe këtë e mbështes në njohjen që kam për Ju gjatë situatave tepër të vështira që udhëheqësia politike e shtetërore e BDI-së do të jetë një faktor nxitës e determinues për njohje sa më shpejt nga Republika e Maqedonisë së Pavarësisë së Kosovës, që deritashmë është njohur nga shumica e shteteve më të fuqishme politikisht dhe ekonomikisht të Botës.

    Shpresoj, besoj dhe kam bindjen në angazhimin dhe konsekuencën Tuaj për realizimin e premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale, duke pasur njëkohësisht prasysh edhe pengesat e veshtirësitë që do të hasni. Megjithatë, kur luftojmë për të drejtën, kur përpiqemi e sakrifikojmë për të marrë atë që na takon, gjithçka është e arritshme!

    Edhe njëherë urime për fitoren e arritur në zgjedhje dhe për pjesëmarrjen Tuaj në Qeveri! Me bindjen që këto do t’i shërbejnë gjithë shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë!

    Miku dhe bashkëluftëtari i Juaj,
    Xhavit Haliti
    Prishtinë, 07. 07. 2008
    URIME DHE PUNE TE MBARE THUHET PUNE SE ME MAQEDONET DUHET VETEM LUFT QE TE MARRIN VESH PERNDRYSHE SKA BISED ME TA EDHE NJIHER SUKSESE
    URIME FITOREN PDK

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Une nuk jam shume brenda aferave politike te Maqedonise, por gjithesesi uroj per bashkim midis shqiptareve, jo per ndarje, sic e ka zakon shqiptari.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Ne vitin 1999,2000 dhe 2001 Emin Azemi dhe njerezit afer tij kane marre para te thata nga Menduh Thaci.Koordinatori partiak (PDSH) i gazetes, deputeti i atehershem nga Kumanova ka qene transportuesi i parave te thata.Emin Azemi nuk ka fare te drejte morale te flas per keto gjera sepse e di qe se paku dhjetra njerez jane deshmitar te transaksioneve te parave te thata te bera ne kafiterite e boshnjakeve ne lagjen e Fushe Topanes ne Shkup.E di qe jeta eshte biznes dhe paraja e sjell boten por se paku duhet te jesh i dinjitetshem dhe ta mbyllish gojen.Menduh Thaci e ka blere Emin Azemin me para te thata prandaj ai ska te drejte te trajtoje kete teme.Menduhi ka te drejte kur thote" te kam blere".Kur shitesh nje here mos e hap me gojen.

  6. #6
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Ali Ahmetin e pret nje pergjegjesi e madhe nese deshton edhe 4 vitet e ardhshme sic deshtoj ne periudhen 2002 2006 aj duhet te bej vetvrasje..................
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  7. #7
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    as qe ka per te bere gje dhe ky,te gjithe njesoj jane dhe sju intereson ceshtja kombetare apo populli shqiptar i maqedonise por vetem pushteti,kareklla dhe postet dhe gjithe te mirat qe sjellin keto.jam shume pesimist.
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  8. #8
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga strong_07 Lexo Postimin
    Ali Ahmetin e pret nje pergjegjesi e madhe nese deshton edhe 4 vitet e ardhshme sic deshtoj ne periudhen 2002 2006 aj duhet te bej vetvrasje..................
    Muhabet kot !!!
    Skan bo vetvrasje ato qe kan sjell vellavrasje mes shqiptareve e te bej Ali Ahmeti i cili regulloi pak gjendjen tone ne Maqedoni.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  9. #9
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Cfar gjendje na pasak rregullu Ali Ahmeti A? permendi disa jam kureshtar ti di .......
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  10. #10
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga strong_07 Lexo Postimin
    Cfar gjendje na pasak rregullu Ali Ahmeti A? permendi disa jam kureshtar ti di .......
    Mos paske dashur te te bej Amerik / Maqedonin ?
    S'ka nevoje te permend pasi flasin faktet vet.
    Tash mund te mesojsh ne gjuhen shqipe me mire, mund te studjojsh ne Universitetin Shteteror te Tetoves, mund te vendosish flamurin kombetar ku dhe kur te duash ti, neper spitale dhe vende tjera publike mund te drejtohesh ne gjuhen e nenes, jane punesuar shume shqiptare, dmth gjendja e tyre neper institucione shteterore eshte permisuar etj etj, duhet akoma te permend apo i din ?
    Me nje fjale je me i lire ...
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  2. Situata në Kondovë, Maqedoni
    Nga Prespar_ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  3. Pse Ali Ahmeti ik nga duelet televizive?
    Nga Omari në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-09-2007, 10:34
  4. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  5. Intervista e z. Ali Ahmetit dhënë gazetës Fakti!
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 09:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •