Sipas burimeve tė RTK-sė, kryeministri Hashim Thaēi ka vendosur ta shkarkojė zėvendės ministrin e Industrisė dhe Tregtisė Naser Osmani, pėr shkak tė sjelljeve joparlamentare, pėr shkak tė kėrcėnimeve dhe pėr shkak tė fyerjes sė Qeverisė. Ky vendim pason ngjarjet pas fyerjeve qė ndodhėn nė seancėn e sotme tė Kuvendit.
Gjithēka ndodhi pasi ministri i Transportit Fatmir Limaj mori fjalėn nė emėr tė qeverisė, ndėrkaq kjo u pasua me reagimet e deputetit nga LDK-ja Naser Osmani.
Kryetari i Kuvendit ndėrpreu pėrkohėsisht seancėn. Debati po zhvillohej pėr heqjen nga rendi i ditės tė tė emėrimit tė anėtarėve tė Organit Shqyrtues tė Prokurimit, kėrkesė kjo e grupit parlamentarė tė LDK-sė.
Njė pjesė e seancės sė Kuvendit tė Kosovės degjeneroi nė fyerje dhe ofendime ndėrmjet Ministrit tė Transportit, Fatmir Limaj dhe deputetit nga radhėt e LDK-sė Naser Osmani, i cili reagoi pasi Limaj nė mungesė tė zv.kryeministrit mori fjalėn nė emėr tė qeverisė.
Mirepo komunikimi jo i zakonshėm ndėrmjet deputetit Osmani dhe ministrit Limaj vazhdoi duke e detyruar kryetarin e Kuvendit tė Kosovės Jakup Krasniqi tė ndėrpresė punimet e seancės.
Ishte kėrkesa pėr heqjen nga rendi i ditės tė emėrimit tė anėtarėve tė Organit Shqyrtues tė Prokurimit qė ngjalli kėtė debat. Kėrkesa u bė nga grupi parlamentarė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ndėrkaq u pėrkrah edhe nga partitė opozitare.
Votimi pritet tė bėhet pas vazhdimit tė seancės.
Kuvendi me shumicė votash hoqi nga rendi i ditės edhe dy pika tjera, Shqyrtimin e Raportit vjetor tė punės sė Radio Televizionit tė Kosovės pėr vitin 2007 si dhe Shqyrtimin e Raportit tė punės sė Komisionit tė Pavarur pėr Media pėr vitin 2007.
Kuvendi ka vazhduar punimet.
RTKlive.com
Un nuk kam pas rastin me percjell kete gja por me sa kam ndegjuar.. keta dy kishin perdor nje fjalor te rugve.. duke e sha njeri tjeterin nga nėna para kamerave.. njeashtu .. Fatmir Limaj tu kercenu.. Naserin se.. "tash e shohim kur te dalim jashte...." do te thot si lloj ringu me mend te femijeve..!
Cka mendoni ju , a duhet te shkarkoht vetem njeri zv. minister apo duhet te dyt ,. se te njejten gje e perdori edhe Limaj duke kercenu ..
p.s Kisha deshir nje Video me pa nqs .. ka pas dikush aop e gjen ne internet
Gjith te mirat.
Krijoni Kontakt