Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te konsiderohet si Haram Duhani???

Votues
73. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po...

    48 65.75%
  • Jo...

    15 20.55%
  • I rezervuar...

    10 13.70%
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 72
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përshëndetje të nderuar.


    Sa i përket temës kisha të them dy fjalë.

    Për sa i përket duhanit dhe se a duhet ky i fundit të jetë haram në islam, përderisa nuk është një gjë e tillë në Kuranin e lartëmadhëruar atëherë më thoni vallë, ne njerëzit duhet të shtojmë ligje?

    Përderisa Allahu i lartmadhëruar nuk e ka ndaluar një gjë të tillë ne nuk mund ta ndryshojmë atë në asnjë mënyrë dhe duhani ka qenë, është dhe do të jetë i lejuar në fenë islame.


    Rapsoul
    Sui generis

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Tem intersante hahahaa , po pse haram te pish duhan auuu tjeter haram mos paqa

  3. #13
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Përshëndetje të nderuar.


    Sa i përket temës kisha të them dy fjalë.

    Për sa i përket duhanit dhe se a duhet ky i fundit të jetë haram në islam, përderisa nuk është një gjë e tillë në Kuranin e lartëmadhëruar atëherë më thoni vallë, ne njerëzit duhet të shtojmë ligje?

    Përderisa Allahu i lartmadhëruar nuk e ka ndaluar një gjë të tillë ne nuk mund ta ndryshojmë atë në asnjë mënyrë dhe duhani ka qenë, është dhe do të jetë i lejuar në fenë islame.


    Rapsoul
    Urdheri per pun te mira dhe ndalimi nga te keqiat nuk esht obligim i veçant per njerzit e shoqerise islame, sepse ai urdheron dhe ndalon gjerat rreth te cilave ka dije per to, dhe kjo ndryshon me ndryshimin e rasteve. Nese gabimi ndodh ne obligimet e dukshme apo ne ndalesat e njohura siç esht namazi, prostitucioni e te tjera te ngjashme, ateher dihet se çdo musliman ka dije rreth tyre .Jam krejt i bindur qe mesimi i kuranit dhe zberthimi i tije , perben nje formim te forte per muslimanin .

    Allahu i madheruar thote: “Nga ju le te jet nje grup qe therret ne ate qe eshte e dobishme, urdheron per pune te mbara dhe ndalon nga e keqja. Te till jan ata te shptuarit.” (Ali Imran – 104), po ashtu thote: “Ju jeni populli me i dobishem, i ardhur per te miren e njerezve, te urdheroni per mir te ndaloni nga veprat e keqia.” (Ali Imran – 110)
    ''Nëse puna ju shkakton lodhje ,atëher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  4. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Duhani HARAM (i demshem)

    I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i mëson njerëzit se Zoti ka lejuar çdo gjë që është e bukur dhe e shëndoshë, e ka ndaluar të gjitha gjërat që janë të shëmtuara e të dëmshme.

    Se edhe duhani bie në gjërat e shëmtuara e të dëmshme të epsheve të njeriut, kuptojmë nga Kur’ani ku Zoti thotë:

    “Mos ndiq pasionin tënd të ulët dhe mos iu bind atij, se ai do të të shpie në lajthitje, larg rrugës së drejtë të All-llahut.” (Sad:26)

    “Mos ndiqni epshet dhe ëndjet e ulëta, që të mos shmangeni nga e vërteta dhe rruga e drejtë.” (En-Nisa: 135)

    “Kush i frikësohet gjyqit të Zotit dhe e dëbon shprehinë e vet të keqe dhe epshet, vendi i tij është në Xhenet.” (En-Naz’at: 40)


    Askush nuk mund të mohojë se pirja e duhanit është kryesisht pasion dhe ëndje (kërkesë) e dëmshme.

    Hadithet:-

    “Askujt (as vetvetes, as tjetrit) nuk guxon t’i shkaktohet dëm!”

    - “Ruhuni nga epshet dhe ëndjet e ulëta, ngase ato njeriun e bëjnë të verbër dhe të shurdhër!”

    - “Lufta më e mirë është të luftosh kundër egos sate të keqe dhe ëndjeve të tua.”

    Duke marrë parasysh të gjitha qëndrimet e përmendura nga mësimet islame dhe duke pasur parasysh ato që janë zbuluar deri më sot për dëmin e duhanit, dhe që kuptohet e zbulohet ende në shkencë;me siguri të plotë mund të thuhet se përdorimi i duhanit, sipas mësimit islam, është e urryer dhe i ndaluar. Kjo sidomos vlen kur mjeku specialist i rekomandon njeriut që ta lërë duhanin në interes të shëndetit të tij.

    Nga e gjithë kjo shihet qartë se sa kanë të drejtë dijetarët islamë (ylemaja), të cilët e kanë gjykuar dhe ndaluar përdori-min e duhanit dhe se sa janë të mëdha e të lartësuara ato rregulla e parime islame në bazë të të cilave ata kanëmarrë qëndrim të këtillë dhe kanë dhënë zgjidhje të tillë. Këto rregulla dhe zgjidhje të ylemave duhen nderuar dhe zbatuar në praktikë. Me të vërtetë është dukuri e pikëllueshme që të kesh kësi rregullash përparimtare dhe të mëdha e të mos sillesh sipas tyre, por të pranosh sjellje dhe shprehi të dëmshme të përkundërta me këto!

    Prandaj, çdo musliman që pi duhan, në realitet e vë veten në një situatë të çuditshme, tragjikomike, për të cilën do të duhet të mendojë thellë dhe të shikojë veten dhe sjelljet e tij nga aspekti i zgjuarsisë dhe i Islamit. Kur të veprojë kështu, do ta gjejë veten në një situatë të palakmueshme, një fotografie shëmtuar, të cilën ai kurrë nuk do t’ia lejonte vetes, po të mendonte lirshëm e arsyeshëm dhe po ta shikonte këtë fotografi me sy dhe shpirt të zgjuar(vigjilent). Ky është shembulli ose fotografia e njeriut që për çdo ditë djeg nga një banknotë para syve të tij duke u kënaqur me tymin dhe flakën e saj. Kushdo që vepron kështu, në mënyrë absurde dhe të padobishme, po shkatërron
    paratë e veta. Në realitet, ai me dhënien e parave për duhan, të cilin e ndez menjëherë para syve të vet, në fakt, i humb këto para sikur t’i kishte djegur drejtpërdrejt, vetëm për se me pirjen e duhanit, së bashku me shkatërrimin dhe humbjen e parave, i shkakton edhe dëme shëndetit të vet.

    Pra, vetëdijshëm dhe vullnetarisht ai i jep të hollat e veta për diçka që ia rrezikon dhe ia helmon shëndetin. Atëherë vallë, a nuk është kjo një pozitë e çuditshme dhe e pakuptueshme e duhanxhiut, duke qenë rob i pirjes së duhanit? Kjo tregon se si njeriu ngandonjëherë është shumë i dobët dhe i paarsyeshëm kur ka të bëjë me kërkesat dhe shprehitë e tij, të cilat do të duhej t’i flakte. Për këtë duhet të kihet guxim dhe vullnet i fortë, e feja jonë e lartësuar-Islami-u jep pasuesve të vet këshilla të çmueshm dhe u mëson guximin dhe forcimin e vullnetit, që të mund t’i përballojnë të gjitha pasionet dhe vetitë e këqija, vetëm nëse sinqerisht e pranojnë këtë mësim dhe këto këshilla.

    Vëlla i dashur, motër e dashur, të moshuar e të rinj, djalë, vajzë dhe djalosh! Ti po e sheh dhe po e kupton qartë, duke lexuar ç’është parashtruar këtu, sefeja jote e lartësuar,Islami, e urren dhe e ndalon pirjen e duhanit,prandaj urreje dhe braktise edhe ti dhe përmbaju fesë sate; do të jesh fatlum dhe i kënaqur gjatë gjithë jetës,ngase do të shpëtosh nga një shprehi e dëmshme, nga një kob tejet i madh. Nëse fatkeqësisht,pa vetëdije apo nga mosdija,ke rënë në këtë kob dhe ke bërë shprehi që të pish duhan, përpiqu me të gjitha forcat që të shkëputesh nga kobi dhe të braktisësh duhanin. Nuk duhesh të hutohesh nga fakti se në mesin e shumë duhanxhinjve sheh mësuesin e fesë(ylemanë)dhe
    mjekun.
    Edhe ata në fillimin e pavetëdijshëm, kur nuk kanë ditur, kanë rënë në këtë shprehi e nuk munden lehtë ta braktisin por të gjithë do të dëshironin të mos ishin duhanxhinj. Nëse ende nuk ke hyrë në këtë kob, ruaju e assesi mos e bë shprehi të pish duhan! Mos bjerë nën ndikimin e askujt; as të “miqve”, as të “shoqërisë”, e as të “modës”, të cilët do të donin të të shpinin e të të bindnin në këtë kob të dëmshëm. Nuk e ke shok të mirë, nuk e ke shoqëri të mirë, nuk është as njeri i kulturuar ai që do të ta mbushë mendjen që të pish duhan, prandaj mos bjer nën ndikimin e tyre! Nuk mund të jetë moderne ajo që është e dëmshme dhe që e shkatërron shëndetin dhe fatbardhësinë tënde.

    Motoja jote jetës le të jetë: “Duhani është i dëmshëm e i padenjë, duhanin e braktis përgjithmonë!” Prandaj, vëlla i dashur dhe motër e dashur, kudo që të jeni përmbajuni
    këshillave dhe mësimeve shpëtimprurëse të fesë suaj të lartësuar-Islamit, duke qenë të vetëdijshëm se në këtë mënyrë do ta mbroni më së miri dinjitetin dhe nderin tuaj njerëzor!



    Vërejtje:

    Nëse nuk besoni në fjalët e All-llahut dhe të dërguarit të Tij Muhammedit a.s. që ishin më lart atëherë klikoni në adresen më poshtë dhe shiqoni argumentin shkencorë që është arritur me ndihme e All-llahut të Gjithdijshmit.





    http://<iframe class="restrain" titl...="0"></iframe>






    “Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” Kur’an(Fusilet,53)
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 29-05-2008 më 06:44
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kendveshtrimi Shkencor>>>

    Demet e Duhanit


    I nderuar i semure!

    Po te drejtohem keshtu, sepse sic pranohet tashme boterisht nje bashkejetese e shendetshme me duhanin nuk mund te ekzistoje.Sado shendet te plote te mendosh qe gezon efektet e cdo cigare qe pin nuk mund te kalojne paperfillshem.Duke filluar kryesisht nga sistemi frymemarrjes e ai kardiovaskular,thuajse te gjitha sistemet e trupit preken nga duhani. Rreth 25% e duhanpireseve eshte vene re te mbyllin jeten e tyre ne nje moshe te re.Sipas statistikave te kryera ne vitet 1950-1975 10 milion njerez kane vdekur si pasoje e semundjeve te shkaktuara nga duhani,nderkohe qe ne vitet 1975-2000pritej qe kjo shifer te kapte vleren 50 milion.

    Mendoni se kaq e pavlere eshte jeta?

    Kanceret perbejne grupin kryesor te semundjeve te shkaktuara nga duhani.Duke filluar nga kanceri i mushkerive, rrugeve te frymemarrjes, faringut, laringut, gojes, gjuhes, rruget e sistemit te tretjes, stomakut, pankreasit, veshkave, fshikzes se urines, dhe mitres tek femrat, eshte bere e ditur te shkaktojne 30% te vdekjeve; ndersa 90% e vdekjeve nga kanceri I mushkerive eshte pasoje e duhanit. Nje pakete cigare ne dite eshte vene re te rrise 20 here rrezikun e kanerit te mushkerive. Cdo cigare e konsumuar eshte nje hap drejt vdekjes!! Duhani eshte gjithashtu shkaku kryesor i bronshitit kronik dhe amfizemes. Probabiliteti I vdekjes nga bronshiti kronik: nga 3/100000 qe eshte tek mospiresit e duhanit, tek ata qe konsumojne me shume se nje pakete ne dite kap raportin 114/100000. Per me teper duhani duke demtuar sistemin imunitar te mushkerive rrit keshtu prevalencen e cdo lloj infeksioni ne kete zone.(Zaturee,bronshit etj.)Kush deshiron ta mbylle jeten e tij ne shtrat pa fryme?

    Semundjet koronare te zemres dhe hipertensioni jane me te shpeshta tek duhanpiresit, si dhe rreziku I krizave te zemres rritet trefish. Me ndikimin e hormoneve nga duhani vihet re nje rritje impotence e steriliteti te meshkujt e rrezik deshtimi e lindjeje te parakohshme tek femrat shtatzene.

    Cfare permban nje cigare?

    Sic dihet cigarja perbehet nga duhani, letra, filtri dhe nga dis materjale shtese. Por gjate prodhimit i shtohet dhe perberes te tjere si pesticide, fertilizer dhe materiale disinfektimi. Tymi i cigares permban rreth 4000 lloje kimikate nga te cilat 2000 jane helme.

    Disa nga kimikatet qe permban tymi i duhanit:

    +Karbonmonoksid: tymi i makinave,
    +Arsenik: helm,
    +Metanol: gazi qe perdoret nga raketat,
    +DDT: ilac kunder insekteve,
    +Kadmium: bateri makine,
    +Gaz Butan: gaz cakmaku,
    +Aceton: shkrires kimik,
    +Naftalin: ilac tejash,
    +Amoniak: pastrues kimik,

    Disa nga kancerogjenet qe permban duhani:

    Tymi i duhanit permban rreth 60 lloje kancerogjenesh,nje pjese te vogel e te cileve jane rradhitur me poshte:

    + Styrene,
    + Benzen,
    + Nitrozaminat,
    + Formaldehid,
    + Hidralazin,
    + Vinil klorur,
    + Nikel,
    + Kadmium,
    + Arsenik,
    + Polonium,
    + Hidrokarburet aromatike policiklike


    A keni te drejte tia beni keto femijeve tuaj?
    Duhani demton jo vetem duhanpiresit po dhe ato qe i rrethojne. Eshte zbuluar se edhe pirja pasive e cigares rrit rrezikun per semundjet e lartpermendura.

    Shkruan: mjeksia.net
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Vendndodhja
    Në tokën e ZOTIT
    Postime
    152
    Nuk jam dijetar, por Përderisa dëmton shëndetin tonë eshte Haram me plotkuptimin e fjaës !

  7. #17
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    une mendoj se duhani eshte haram...

    perderisa feja islame na meson se qdo gje qe e demton shendetin tone eshte haram, edhe duhani eshte haram se te gjithe e dijme se sa semundjet vijne si pasoje e konsumimit te duhanit.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Bazuar ne filozofine e islamit pa dyshim qe eshte harram.(une nuk jam besimtar por nisem nga ajo qe di objektivisht sipas islamit).
    Per faktin e thjeshte qe trupi jone eshte nje mjet qe na e ka dhene Allahu, dhe per faktin tjeter qe po sipas thenieve te profetit ne diten e fundit do na kerkohet llogari per si e kemi mbajtur trupin tone, dhe duke qene se duhani demton rende shendetin dhe trupin, del qe duhani eshte harram.
    Eshte harram çdo gje qe na demton ne, jo vetem ato qe demtojne te tjeret.

  9. #19
    Në udhë të mbarë Maska e Mbarësori
    Anëtarësuar
    19-05-2008
    Vendndodhja
    Shqipëri/Kosovë
    Postime
    61
    Në Islam ekziston rregulli që çdo gjë e keqe është e ndaluar-haram.

  10. #20
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Ca eshte me kto haramet mor aman.Haram kjo haram ajo.
    Duhani eshte jo i mire per shendetin e njeriut por nese dikush e pi duhanin e nuk e ka problem rrezikun qe i sjell pse duhet ta kete problem qe eshte apo jo haram.
    Ka shume gjera qe ju i quani haram e qe nuk me duket aspak e drejt.
    Pse nuk e quani haram nese merrni me shume se nje grua,apo nuk eshte haram
    м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!
    Nga new-man në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 05:42
  2. Duhani dhe ndikimi i tij
    Nga Estella në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 11:55
  3. A duhet te ndalohet duhani ne vende publike?
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 20:02
  4. Ndalohet duhani në vende publike në Shqipëri
    Nga Larsus në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 12:03
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •