Këshilli për të drejtat e njeriut pranë Kombeve të Bashkuara, kohë më parë, aprovoi rezolutën me anë të së cilës dënohet ofendimi i islamit nga mediat. Këshilli dënoi rolin e medieve në nxitjen e dhunës, ksenofobisë, jotolerancës dhe diskriminimit ndaj islamit, bënë të ditur AFP.
Rezoluta është votuar në kërkesë të Organizatës së Konferencave Islamike, e cila shprehu shqetësim për shkak të barazimit të islamit me terrorizmin, dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Rezoluta është aprovuar me 21 vota pro, 14 abstenime dhe 10 kundër.
Sipas një studimi britanik (i cili kohëve të fundit është marr me studimin e mediave) mediat akuzohen për nxitje të islamofobisë, paragjykimeve duke demonizuar muslimanët dhe arabët, të cilët kryesisht paraqiten si persona të dhunshëm, të rrezikshëm dhe kërcënues.
Me anë të kësaj rezolute vendet anëtare ftohen që ta mbrojnë religjionin nga blasfemia.
Krijoni Kontakt