Mallku qofshin tradhetaret, ptu i marrofte Zoti!
Mallku qofshin tradhetaret, ptu i marrofte Zoti!
Sot ne shtyp lexova nje artikull me kte titull te njejt dhe u habita nga ky vendim i qeverise , qeveria jo se e ka sjell vet kte vendim po mesiguri eshte sjell nga dikush me lart tashi kta deshten apo sdeshten duhet te pranojn cka ju thuan te tjeret se kshu eshte kur dikush tjeter ta sjell pavarsin dhe pastaj te terheq per veshi dhe te con nga ti doj qefi , por nje gje e kam te sigurt qe edhe pse eshte sjell ky vendim populli shqiptar i Kosoves perseri do ta festoj kte fest se eshte fest KOMBETARE dhe smund tja ndaloj askush e jo me qeveria , shqiptaret e Kosoves kte fest e kan festuar edhe kur kan qen nen sundimin serbr e le me tashi , me nje fjal ksaj pune i thot " qeveria le ta boj punen e vet " po sa do zbatohet do te shofim
” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”
Shum gabim e ke, po te mos ishte 28 nentori dita e flamurit sot kosova do te kishte folur sllavisht.
Nuk e di se ne çfare enderre je ty?
Po te mos ishte Shqiperia's'do te ishe edhe ty sot duke shkruar ne gjuhen shqipe ketu duke debatuar ,por ma mer mendja se do te shkruaje rusisht apo sllavisht sot,pra mos u bene si maqedonsit kombe dhe histori ne vete.
Historia e kombit Shqiptare eshte e njejta si ajo ne shqiperi apo ne trojet te tjera sepse te gjithe kane luftuar per nje qellim dhe ai dihet se kush eshte flamuri kuq e zi me dy krena,sepse per ate flamur kane derdhur gjak i tere kombi, sepse per ate kombe eshte derdhur gjak deri ne vdekje edhe ty tani na tregon pse Shqiperia nuk e fut 17, po te mos ishte Shqiperia s'do te ishte dhe 17 shkurti te them une ty.
me sa degjova, nuk do te lejohet qe heqja e festes te ndodhe.
Mesiguri ky ka qene nje propozim nga keshilluesi i Hashimit,Demaqiahahahaha
A ju kujtohet dicka:
A nuk ishte Hashim Thaqi ai, qe me kembengulje e hudhte poshte propozimin e flamurit dardan,zoteri I.Rugoves!?
Po praaa...
Bile edhe ia shtinte flaken flamurit tuj thene: "Per flamurin kuq-e-zi ne kemi dhene gjake!Per 1700 vjet Kosova nuk do ta ndryshoje kete flamur.Ne qofte nevoja,ne prap do e japim jeten per te!"...
Jo 1700 vjet,
po as 17 dite nuk kaluan, dhe ja...e nxorri "patriotizmin"nga mbrenda
e kapi kemben e karrikes....uli bishtin,e mbylli gojen,i mbushi veshet me pambuke, dhe PUTHI nje flamur jo kuq e zi,jo me shqiponje,po nje flamur shume qesharak me simbole te minoriteteve...
Poooo
Cka ti bejsh!
Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 21-05-2008 më 09:12
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
une quditem me disa, se si nuk e kuptojn dicka, qe hashimi ska ne dor kurgjo, edhe melaqet po u ben kryeminister duhet te bejn si te thote unmiku, me qudit fakti si i veni faj thaqit, kete duhet ta kuptoni ju nga shqiperia e jo te thoni kosovaret dojn te ndahen nga ne, jo nuk dona jo, po politika ashtu pe do, cka te thojn te tjeter ne me be.
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Te cmendurit e Ballkanit
Festa e Flamurit qe do te vije kete 28 Nentor 2008 si do te jete per ne ne Diaspore?
Mund te festoje diten e milingonave, amebave Kosova por jo Diten E Flamurit?
Heqin dore nga vetvetja, keta mjerane qe kane humbur rrugen ne oborr.
Nuk do quhen shqiptare keta shqiptaret eKosoves me?.. perfundimisht do te vije puna tek ne dhe ata..a jane ne vehte mor keta?
C'feste do te festojme ne kete Nentor?
Po mos te ishin shqiptaret qe do te festojne 28 Nentorin , ne Kosove nuk do te kshte as milingona se le me ky kombi i ri fare dhe as qe do te kete perspektive mbijetese me zgjedhjen qe ben .
Po perse gjithe ai gjak dhe ajo lufte kur JU hiqni dore nga vetvetja!!?? mund te hiqnit dore dhe jetonit me Jugosllavine ju pa nje shuplake bile.
Eshte me e tmerrshme se vdekja dhe zhdukja e nje kombi kjo, kur behet me vetedeshire.
Kosova gjithmone ka qene ne gjendje te behet Kartagjene dhe jo te heqi dore nga shqiptarizma.
Ku jane bijte e Kosoves? apo kane vdekur qe dikush mos i kujtoje as per Ditelindje dhe as per Diterenje per shqiptarizmen.
Kane marre birtamam keta ate flamurin e dhuruar nga bota.. turp per nje komb.
Kjo nuk duhet te ndodhe ne asnje menyre dhe sigurisht jo pa u pyetur populli i Kosoves..
Per ceshtje kaq madhore ( te jeshe shqiptare i Kosoves me histori,apo te nisish historine me sot? te nisish me bishtin ne evulucion ..e tmerrshme)... kjo ceshtje do referendum.
Ne Ballkanin qe e quajtem " Vit I Shqiptarve" ,ky lajm eshte nje kataklizme qe ben rrafsh me toke dhe nen piken zero nje mund gjiyheshqiptare per 100 vitet e fundit..
Ne Ballkan ne rame pre e Kosoves, ka edhe nje Kosove ne Ballkan qe mbeti jasht Shqiperise dhe jasht kesaj Kosove te 17 Shkurtit.
Maqedonia Perendimore, Kosova Lindore, Malesia, Cameria qe se bashku jane me shume se Kosova c'do te quhemi ne ??? apo keni kaluar lumin JU dhe ne mund te shkojme ne fare te specit...
Vertete dihet nje gje me ne si te Cmendurit e Ballkanit , nje Vit qe nis i lumtur dhe premtues per ne mund te perfundoj me vdekjen tone, kur nuk ke mend dhe kur nuk mban mend cdo gje mund te ndodhe, edhe te gedhishe nje dite si komb tjeter.
Nje popull qe harron shpejt sigurisht se harron edhe origjinen e vet,si harruat per cka vdiqen ata qe ju morret emrin, harruat se nje njeri bashkluftar mbijeton vetem per nje qellimE COJE AMANETIN NE VEND,AMANETIN QE ATA E LAN NE GJYSE RRUGE.
Kjo eshte kudo ne bote, per te gjithe kombet e qytetruara...e cojne amanetin ne vend dhe shpesh ky amanet kushton me shume se 100 vjet perpjekje dhe shpesh duket se nuk ia vlen..por eshte vete kuptimi i te qenit qenje njerezore eshte vete kuptimi i te qenit komb...harruat Gjermanine? bashkimi i kushtoi me shume se ndarja , edhe sot i kushton me shume por ia vlen per nje komb qe e quan veten komb dhe jo per nje premtim lirie nderron emer , qenje, dhe soj.Nje familje shpesh ka antare qe i shkaktojne me shume dem, njollosje dhe dhimbje por familjaret nuk heqin dore ,dhe kush nuk mund ti beje bile te heqin dore ..gjaku eshte me i forte qe i lidh...ashtu edhe per popujt e qytetruar dhe jo per popujt e cmendur.
Populli i Kosoves nuk duhet te le kete turp te ndodhe se ky hap eshte te jeshe a te mos jeshe.
Ju qe do te pranoni nje gje te tille nuk mund te thirreni ne histori kombetare shqiptare neser dhe asnjehere...!
Kjo nuk eshte politike e larte, kjo eshte cmenduri e rradhes e nje kombi ne cmendje te sipert..
..do te shitni edhe vetveten neser per premtime, per shuma te pakufishme, per premtime qe nuk i kap imagjinata njerezore..do te shitni cdo gje neser.. e turpshme...ohhhhhhh si ta quaj vehten se c'soji i takoj...?
Emri, gjaku,nderi,flamuri, kombi, familja, Atdheu...nuk shiten per asnje cmim, nuk shiten as per "LIRINE" se pa keto as qe ka liri te vertete per sojin njerezor dhe per nje komb.
A.Z.C
S'me duhet ergjendi mua,
dua liri dhe ndere.
Dua te bej si te dua,
dhe jo si duan te tjere.
Ai qe ben si do vete,
ben si thote Perendia.
Nuk ka ne kete jete,
asgje me te vyer se LIRIA...( qe nenkupton liria te jeshe ai qe ke qene gjithmone, te keshe flamurin qe e ke pasur gjithmone, qe e ke ruajt me xhelozi, qe bijte me te mire te kombit ia kane ruajt te kuqt nga zbehja .)
P.S.
Mesoni pak nga "armiqt tuaj", po te kete nje serb te vetem ne Kosove ai do ti festoje te gjitha festat kombetare te Serbise,dhe do te kete nje flamur gjithmone.
Vetem ju jeni t'uj leshu pe per cdo dite si injorante pakurrizor ne politike.
Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 21-05-2008 më 10:36
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
NUk duhet ta lejojme kete, ashtu sic dolem me protesta kunder serbit, ashtu te dalim edhe kundra atyre qe duan te na heqin identitetin e kombesine.
nuk endrroj kur shkruaj hahaa , une e ceka se THaçi nuk mundet te bej asgje pa voten e parlamentit , e parlamenti e perfason kosoven , keshtu nese ata marrin nje vedim te till te mos e festojn zyrtarish festen e 28 nentorit , ateher kan arsye e ata e din! keshtu qdo shqiptar at dite e feston lirin e shqiptarve ne shqipri. Ne jemi mesuar me sfidat per 17 shkurtin andaj eshte mire ta beni zyrtare ket fest te kosoves , kosova mbijetoj per gati nje shekull pa ndimen e juve, ju i mbyllet kufijet na lat ne meshiren e sebve andaj xhaxhi juaj e ka ber kete ju e dini mire .
"bili99" e paske vajtue shume, kete qeshtjen e Flamurit dhe kosoves, rrahatonu pake ju atje e Maqedoni! per qfare flamuri e ke fjalen per me u vra mese veti me flamur ne dore eshte leht, por te punojm diqka te mire dhe te mbare mese vet do te ishte me mire!
Qka eshte puna e Kosoves?-Shtet i ri falmur i ri, qka ka te keqe ketu, kemi nje flamur kombetar shqiptar qe na ben te njohet identitetin kombetar shqiptar ne tere boten, e qka tjeter, nese kosova ka nje flamur shtetror, nuk do te thote se do te na humb identiteti shqiptar, e aqe ma pake se do te humb shqipria!
Qka po e bani kaqe te madhe ket pune, flamur i kosves eshte per merak, tersia teritoriale e kosves ne te tregone se jemi ne Europ, dhe shkojm drejt BE, dhe qka, Hashim Thaqi-bravo i koft se shume mire jane duke e udhehequr kosove se bashku me Fatmir Sejdiun. Nuk kame qen kurre antare i asnje partie, por e pilcej punen e ketyre te dyve, dhe voten e lire qe i ka zgjedhur.
Kosova e gezoftPavarsin dhe Flamurin e Ri, festen 17 shkurti, e Shqiperia po ashtu e gezoft pavarsin dhe festen e Flamurit 28 nentorit, por kjo fest do te festohet edhe ne gjithe trojet shqiptare por edhe ne diaspor, njkosishte edhe dita e pavarsis se Kosoves do te festohet ne gjitha trojet shqiptare edhe ne disapor.
Cka shifni te keqe ketu?!
Krijoni Kontakt