(Gazeta Korrieri)
Zyra Ndėrkombėtare Civile deklaroi dje, se ekziston rreziku i ndarjes funksionale mes shqiptarėve dhe serbėve, por qė komuniteti ndėrkombėtar nuk do tė lejojė tė ndodhė njė gjė e tillė. Ndarja funksionale nė vija etnike e Kosovės pėrjashtohet nga institucionet vendėse, por Zyra Civile Ndėrkombėtare nuk e pėrjashton si rrezik qė i kanoset Kosovės. Zėdhėnėsi i kėsaj zyre, Andy McGuffie, deklaroi dje se, nė Kosovė ekziston rreziku i ndarjes funksionale, tė cilin e pati propozuar ministri serb, Sllobodan Samarxhiē, por qė komuniteti ndėrkombėtar nuk do tė lejojė qė kjo tė ndodhė. Nėse pyet se a ka rrezik, nuk mund ta pėrjashtosh mundėsinė. Por ne do tė bėjmė ēfarėdo qė tė mundemi, pėr tė siguruar se Kosova ėshtė njė hapėsirė e vetme legale dhe se organizatat ndėrkombėtare do tė punojnė nė mėnyrė koherente dhe me marrėveshje me njėra-tjetrėn, tha McGuffie pėr radion Evropa e Lirė.
Gazeta britanike Financial Times citoi pėrfaqėsuesin e Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Pieter Feith, tė ketė deklaruar, se letra e sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun, i siguron serbėt se edhe pėr njė kohė tė caktuar nė mjediset e tyre do tė vazhdojė status quo-ja. Sipas tė pėrditshmes, Feith ėshtė i mendimit se ndarja funksionale ėshtė gjithashtu njė mundėsi, por McGuffie tha se kjo nuk do tė lejohet. Po, ekziston rreziku, por organizatat ndėrkombėtare do tė punojnė shumė fuqishėm pėr tė siguruar njė tė ardhme multietnike pėr Kosovėn. Zoti Feith nuk ka thėnė se do tė ndodhė, por vetėm se ekziston rreziku dhe se ICO-ja dhe EULEX-i do tė punojnė, qė tė sigurojnė se nuk do tė ndodhė, u shpreh ai. Serbėt nė veri dhe nė enklavat serbe nuk pranojnė Kosovėn e pavarur dhe bojkotojnė institucionet vendėse.
Pavarėsisht kėsaj, zėdhėnėsi i Presidencės, Xhavit Beqiri, hodhi poshtė ēdo mundėsi tė sė ashtuquajturės ndarje funksionale tė Kosovės. Kosova ėshtė e pavarur nė tėrėsinė e saj territoriale, tė njohur ndėrkombėtarisht tashmė nga 43 shtete anėtare tė OKB-sė, nga 7 shtete tė G8-ės, nga pjesa dėrrmuese e shteteve tė BE-sė dhe besojmė se shumė shpejt edhe nga shumica e shteteve anėtare tė OKB-sė. Kėshtu qė as nuk mund tė diskutohet ēėshtja e integritetit territorial. Ajo ėshtė ēėshtje e mbyllur, tha Beqiri. Institucionet e Kosovės kanė pranuar nė parim letrėn e Ban Ki Munit, duke u pajtuar qė OKB-ja do tė vazhdojė tė kryejė, edhe pėr njė kohė tė kufizuar, funksione tė zbatimit tė ligjit, nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, derisa, siē thuhet, Bashkimi Evropian tė mund ta kryejė rolin e vet operativ. Megjithatė, serbėt e Kosovės interpretojnė letrėn e Ban Ki Munit nė mėnyrėn e tyre. Ata thonė se zoti Ban ka njohur gjendjen reale. Nebojsha Joviē nga Kėshilli Nacional Serb nė Mitrovicė, u shpreh se komuniteti ndėrkombėtar e ka parė se ndarja funksionale nė terren ėshtė e vetmja mundėsi. Zoti Ban Ki Mun nuk ka thėnė asgjė tė re. Ai vetėm e ka njohur realitetin dhe kjo ėshtė njė lėvizje pozitive, ku pėrfundimisht njė pjesė e komuniteti ndėrkombėtar qė nuk ka pasur sensin pėr kėrkesat tona, ka filluar tė shohė realitetin dhe kjo ėshtė pamundėsimi i shtrirjes sė institucioneve tė Kosovės sė pavarur nė veri, thekson Joviq. Serbėt vazhdojnė tė kundėrshtojnė praninė e misionit tė Bashkimit Evropian nė veri. Sidoqoftė, Andy McGuffie thotė se nė verė do tė fillojė zbarkimi i EULEX-it nė tėrė Kosovėn.
Server: Ndarja, fatkeqėsi
Jemi shumė pranė ndarjes sė Kosovės dhe kjo ėshtė fatkeqėsi, pasi do tė ketė implikime rajonale. Ėshtė gabim tė pranohet ndarja e Kosovės si de facto, ashtu edhe ajo ligjore. Ishte kjo deklarata e Daniel Server, nga Instituti Amerikan i Paqe, nė njė intervistė dhėnė dje pėr radion Evropa e Lirė. Sipas tij, Beogradi po pėrpiqet shumė qė tė ndajė Kosovėn dhe se as Kombet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian nuk po bėjnė sa duhet pėr ta ndalur njė gjė tė tillė. Beogradi, duke refuzuar tė pranojė pavarėsinė e Kosovės, duke ruajtur kontrollin nė zonat e banuara me serbė jo vetėm nė veri, por edhe nė enklavat nė pjesė tė tjera tė Kosovės, duke u pėrpjekur ti ndajė sa mė shumė serbėt dhe shqiptarėt, po e nxit ndarjen. Brukseli dhe Uashingtoni duhet tė zgjohen dhe tė shohin se ēfarė po ndodh, - tha Server. Ai shtoi se Beogradi po pėrpiqet tė pėrfitojė sa mė shumė, duke refuzuar ēdo propozim tė ndėrkombėtarėve, pėrfshirė dhe atė tė fundit nga sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara. Sa herė qė Beogradi ka hedhur poshtė njė propozim, njerėzit janė pėrpjekur tė sjellin propozime tė reja, qė janė mė afėr qėndrimit tė Serbisė. Mendoj se kjo ėshtė mėnyrė e gabuar negocimi nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare. Ndėrsa pala kosovare ka qenė menēurisht e duruar. Them menēurisht, pasi nuk ka pasur mundėsi tė bėjė mė shumė. Ėshtė koha pėr Uashingtonin dhe Brukselin tė zgjohen dhe tė kuptojnė se problemi i tyre ėshtė nė Beograd. Nuk ka problem me Kosovėn, por me Beogradin, - tha Server. Sipas tij, shqiptarėt e Kosovės duhet tė vazhdojnė tu lėnė derėn hapur serbėve, si e vetmja mėnyrė qė ata tė pranojnė tė integrohen nė shtetin e ri, pasi presioni i Beogradit ndaj tyre ėshtė tepėr i madh.
Krijoni Kontakt