Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 64
  1. #41
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne rastin e kesaj renieje ne qafe pune ben nje akuze per shpifje ngritur ne nivel nderkombetar kunder Carla Del Ponte. Sesi mund te behet kjo konkretisht mund ta sqarojne juristet. Lexova sot (ne gazeten austriake Der Standard) se kete e kishin kerkuar dhe ne Kosove, nuk di ndoshta dhe dikush tjeter, por eshte e sigurte qe e kish kerkuar z.Ramush Haradinaj ne emer te partise qe drejton AAK.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Nje dite, nje mikja ime stundente ne ekonomi (moldave), poi me shpjegonte qe, dy shqiptar kishin rrahur nje shokun e saj fare pa motiv ne nje diskoteke te Milanos. E pra, me erdhi zor nga vetja.....po pak me digjte ama, sepse e dija qe pak e vertet mund te ishte.

    KURSE KY RASTI KETU, I ORGANEVE eshte i PAKAPERDISHEM.

  3. #43
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne fakt artur nuk besoj se ka pike krahasimi mes rrahjes ne diskoteke, ku personat e perfshire ne rrahje, si i rrahuri ashtu dhe rrahesit mund te kene qene te dehur dhe ketij rastit qe eshte shtruar nga Del Ponte si akuze ndaj shqiptareve, qe do mendje teresisht te esellt, kriminale, organizim kriminal dhe mbrojtje kriminale ne nivele te ndryshme qe te mund te realizohet me sukses. S'ka pse te te vije turp se dy shqiptare qe kane dale sic duket per te rrahur njerez neper lokale paskan rrahur shokun e saj. Kete gje fare mire mund ta kishin bere dhe dy italiane, dy moldave e dy te cdo lloj kombesie tjeter qe leviz neper Itali. E nderkohe qe ta thote shoqja jote kete gje, ti kujtoji faktin se dhe ti je shqiptar e ti as po e rreh, as po i ben gje tjeter, perkundrazi mban qendrim kunder atyre qe kane kryer rrahjen. S'jane te gjithe njesoj, perndryshe sipas namit qe kane neper Europe e sipas kriterit te gjithe te nje kombesie jane njesoj i binte qe dhe ajo shoqja jote moldave te ishte tjetercka.

  4. #44
    hala jeni ka merrenni me ket kudren e thinjur a,
    ajo esht proserbe me mish e gjak, bile bile , mund t iu duket absurde, por plaka e thinosur kur shkon ne beograd per vizit, gjumin e ben ne krevatin e milosheviqit!?
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anėtarėsuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    cjane keto mashtime
    yep

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Po kujt i duhen organet e atyre kriminelve ore ?

    Une preferoj te vdes se sa te tranpluatohet zemra e nje serbit ne gjoksin tim...do kisha frike se do behesha edhe une kanibal si shkiet, ruana zot....!
    Serbet neve na kane lene mjaft viktima e ata qajne halline treqind organve te shkieve te vdekur ndoshta edhe nga ata kriminel, pse jo...qe t'ua lejne fajin shqiptarve...mos u mirrni me prralalt ruso serbe...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Kosovaret mos bejn gam gam por ta hedhin ne gjygj ate bushtren plak kjo do te jete gjeja me e mire. the taci ta mbledhi te ndenj....uren kur thote se dhe uck ka bere krime por ne e kemi mbyllur gojen per te miren e kombit??????????????????????

    ose ke bo gjo ose nuk ke bo gje ne mes nuk ka rruge

  8. #48
    Nga: Fatos Lubonja

    Disa komente mbi librin e Del Pontes "Ndjekja: unė dhe kriminelėt e luftės" dhe reagimin ndaj tij nė shtypin shqiptar

    I intriguar nga shtypi shqiptar dhe nga disa reagime tė tilla si deklaratat e fundit tė ndonjė deputeti se po pėrgatisin padi pėr Del Ponten shkova tė marr e tė lexoj librin e Del Pontes qė nuk se ėshtė i ndaluar, siē thoshte nė mėnyrė disinformuese News 24 para disa ditėsh, por qarkullon i lirė nė libraritė italiane. (Nė fakt Del Pontes shteti zviceran i ka ndaluar tė marrė pjesė nė promovimin e tij nė Milano pėr shkak se, nė petkun e pėrfaqėsues sė kėtij shteti, si ambasadore, mund tė krijonte reagime).

    Pėr hir tė respektit ndaj sė vėrtetės para sė gjithash, tė drejtėsisė mė sė dyti, tė lexuesit shqiptar mė sė treti, por edhe tė kėsaj gruaje pėr tė cilėn, pasi mbarova librin, ndjeva respekt, mendoj se duhen bėrė disa komente dhe sqarime pėr atė se si manipulohet publiku ynė nga gazetarė e politikanė shqiptarė, tė cilėt nė emėr tė njė vulgariteti nacionalist dhe pėr mė tepėr tė rrejshėm as nuk arrijnė, nė syverbėsinė e tyre, tė kuptojnė se nga gjithė kjo zhurmė qė duan tė ngrenė nė vend sė tė na venė vetulla, po na nxjerrin edhe sytė.

    Duke lexuar komentet mbi autoren nė Shqipėri sheh se ato pėrēojnė idenė se paskemi tė bėjmė me njė grua qė paska humbur mendjen, qenka marrosur pėr shkaqe qė nuk dihen, e prandaj i duhet ndalur hovi. E nė fakt nuk duhet tė ndalin hovin e saj, por duhet qė shqiptarėt tė mendojnė e tė kėrkojnė tė vėrtetėn.

    Sė pari duhet thėnė se libri nuk ka autor vetėm Del Ponten, por edhe gazetarin e New York Times, Chuck Sudetic, libri i tė cilit "Gjak dhe Hakmarrje" (Penguin 1998) qė flet pėr masakrat nė Bosnje ėshtė pėrfshirė nė librat mė tė rėndėsishmė nga New York Times dhe ėshtė cilėsuar si libri i vitit nga "The Economist" dhe "Washington Post". Kjo pėr tė qetėsuar sadopak histerinė kundėr marrėzisė sė Del Pontes.

    Sė dyti duhet thėnė se libri nuk mbulon vetėm Kosovėn, por ėshtė i ndarė nė 12 kapituj ku pėrshkruhen pėrpjekjet e prokurores pėr tė provuar fajėsinė e kriminelėve tė luftės nė shumė vende tė botės ndėr tė tjera edhe ato ballkanike si Serbia, Kroacia, Kosova e ku tregohet njė paanėsi e pamėshirėshme ndaj tė gjthėve. E komenti i parė qė mund tė bėhet lidhur me kėtė aspekt tė librit dhe shtypin shqiptar ėshtė se ndėrkohė qė ne kemi qenė tė prirur t'i pranojmė krimet e tė tjerėve, madje duke e glorifikuar Del Ponten, kemi njė refuzim total dhe krejt irracional kur kėto na atribuohen edhe neve. E kuptueshme kjo nga njė pikpamje naive nacionaliste. Nė Beograd tregon autorja, njerėzit qė demonstronin kundėr saj i ulėrisnin "kurvė!". Por jo kur bėhet fjalė pėr gazetarėt. Atyre nuk u falet tė harrojnė se vijmė tė gjithė nga e njėjta histori dhe e njėjta kulturė. (Pa harruar se janė po ata qė sapo kanė pėrshkruar me hollėsi se si ne hodhėm nė erė nė Gėrdec viktima tė pafajshme gra e fėmijė, pėr pesė grosh tė qelbura).

    Urrejtja ndėretnike gjeneron luftė dhe lufta gjeneron vrasje dhe krime qė shtrihen edhe kundėr tė pafajėshme. Nga ky realitet tragjik nuk mund tė pėrjshtohet asnjė komb. Historia e ka provuar kėtė. Prandaj duhet tė hiqen syzet e nacionalizmit pėrballė realitetesh tė tilla. Veēanėrisht nga gazetarėt kėrkohet kjo, por edhe nga ata politikanė qė shohin drejt Evropės sė ardhme dhe jo prapa drejt Holokausteve dhe Gulageve.



    Sė treti, libri nė tėrėsinė e tij flet pėr njė tė vėrtetė shumė tragjike: atė se drejtėsia dhe pushteti politik shpesh nuk shkojnė sė bashku, pėrkundrazi i zenė rrugėn njėra tjetrės. Iibri i Del Pontes ėshtė njė akuzė pėr tė fuqishmit e kėsaj bote qė, nė emėr interesash politike, kanė sakrifikuar drejtėsinė. Del Ponte flet pėr njė "mur gome" tė ngritur nga tė pushtetshėm tė ndryshėm tė kėsaj bote kur ajo u ėshtė drejtuar pėr t'u kėrkuar ndihmė. Tregon pėr George Tenet i cili disa herė i ka premtuar ndihmė, dmth. se CIA do ta ndihmojė nė hetimet e saj, por, mė nė fund, i ka thėnė troē se nuk i intereson fare shqetėsimi i saj. Del Ponte po ashtu ka akuzuar edhe Prodin e D’Alemėn pėr mbrojtje indirekt tė kriminelėve serbė, gjithnjė nė emėr tė tė njėjtave interesa politike. E pėrsėrit njė qėndrim tė tillė edhe kur flet pėr takimin e saj me presidentin e Ruandės Kagame. Kėtė e bėn edhe ndaj UNMIK-ut kur flet pėr Haradinajn, Thaēin, Ēekun, Limajn etj. Mos tė harrojmė se janė po kėto interesa qė mbron Tenet qė njė herė e kanė armatosur njė diktator si Sadam Hysejni dhe herė tjetėr e kanė varur si kriminel, qė Arafatin njė herė e kanė cilėsuar terrorist pastaj e kanė pritur me nderime. Del Ponte thotė: mua kėto interesa nuk mė interesojnė, si prokurore mė intereson drejtėsia. Kėtu mund tė hapet njė diskutim ndoshta edhe mjaft i thellė, pėr raportin e politikės me drejtėsinė, apo pėr atė se sa mund tė funksionojė normalisht njė Gjykatė ndėrkombėtare kur ajo ka kundėr interesa kombėtare, por duhet edhe tė lexojmė me vėmendje atė qė i ka mėsuar asaj pėrvoja: se imuniteti i politikanėve qė bėjnė krime, - imunitet pėr tė cilin ajo flet aq shumė, - do tė gjenerojė krime tė tjera e, po ashtu, se vetėdija se ekziston njė gjykatė krimesh, njė drejtėsi pėrtej pushteti tė tyre, ka penguar shumė nga kėta njerėz, qė kanė arrogancėn tė thonė nė vendin e tyre se "ligji e drejtėsia janė ata vetė" tė kryejnė krime tė tjera.

    Por le tė vijmė tek kapitulli i Kosovės qė si shqiptarė na prek mė sė afėrmi.

    "Dhuna, frika dhe varfėria u mbyllin gojėn dėshmitarėve" Me kėto fjalė fillon kapitulli pėr Kosovėn Shtypi shqiptar i paraqet publikut tė vet vetėm historinė e trafikimit tė organeve duke e manipuluar pabesueshmėrinė e njė akuze tė tillė si njė provė tė marrosjes sė Del Pontes. Por akuza e Del Pontes ndaj Thaēit, Hajradinaj, Limajt etj. nė thelbin e vet ėshtė shumė mė e gjerė. Zyra e saj ka marrė raporte tė shumta pėr aktivitetin e kėtyre personave dhe grupimeve qė komandonin ata - nė vitet 1998 - 1999 dhe veēanėrish pas bombardimeve tė NATOS - se kanė rrėmbyer serb, romė shqiptarė, ndėr ta edhe gra, tė cilėt janė mbajtur nė kushte ēnjerėzove robėrie nė burgje tė improvizuara, janė torturuar, pėrdhunuar, vrarė dhe se ka njė numėr jo tė vogėl tė zhdukurish ndėr tė cilėt edhe shumė shqiptarė kosovarė qė, sipas raporteve qė i vijnė Del Pontes, janė ndėr ata qė UĒK i konsideronte tradhėtarė apo jo mbėshtetės tė saj. Ajo akuzon ndėrkombėtarėt e mbi tė gjitha UNMIK se nuk e kanė lejuar dhe as ndihmuar, pėrkundrazi e kanė penguar, tė thellojė hetimet e saj nė kėtė drejtim pasi njerėz si Hajradinaj kishin shumė fuqi nė Kosovė dhe se, sipas llogjikės sė tyre, dėmi qė mund tė sillte nė rajon dėnimi i tyre ishte i madh sepse mund t'u destabilizonin rajonin. Ndėrkaq nė libėr ajo sjell prova tė shumta se kėta dhe njerėzit e tyre kanė frikėsuar dhe vrarė dėshmitarė pėr t'i shpėtuar ndėshkimit nga drejtėsia. Gjer kėtu besoj se nuk ēuditet askush. Janė gjėra qė i dimė me kohė si kėtej edhe andej kufirit. Dhe pėr mė tepėr nė libėr ajo sjell edhe pohimin e Thaēit i cili ia ka pohuar se ka shqiptarė qė kanė bėrė krime, por se ata nuk kanė qenė tė UĒK, por "civilė tė veshur me uniformat e UĒK". Kėto krime janė justifikuar apo mbajtur nė heshtje nė emėr tė "ēėshtjes sė Kosovės" apo "ēėshtjes kombėtare" ndonėse Del Ponte thotė se "nuk ka pasur asgjė fisnike apo heroike nė kėto krime" dhe ngulmon se mosdėnimi i tyer mund tė jetė burim luftrash tė reja.

    Tani le tė vijmė tek shtėpia e verdhė nė Mat pėr tė cilėn flitet nė libėr se janė bėrė heqje organesh pėr trafikim dhe pėr barakėn prapa saj ku mbaheshin viktimat. Nuk mohohet se kjo ėshtė mė spektakolarja nga pikpamja mediatike. Por nė libėr ajo nuk ka peshėn qė i kanė dhėnė mediat - edhe ato ndėrkombėtare. E lexova dy herė se tė them tė drejtėn edhe mua mė duket e pabesueshme. Mė rezulton se Del Ponte nuk ka bėrė asgjė qė del jashtė detyrės normale tė njė prokurori. Thotė se sipas burimesh qė identifikohen si gazetarė ka ardhur ky informacion. Se dy nga burimet deklarojnė se janė marrė edhe me varrosjen e kėtyre viktimave kurse njėri me transportin e njė organi. Kaq ėshtė e mjaftueshme qė njė prokuror tė fillojė hetimet. Sepse zyra e saj ka tė dhėna pėr serbė, rom, shqiptarė etj. tė zhdukur qė nuk gjenden e qė kėrkohen nga familjarėt e tyre pasi nuk u gjinden as varret. Si prokurore asaj i duhet ta hetojė edhe kėtė mundėsi. Dhe, kur flasim pėr hetime, nuk bėhet fjalė sikur kėto i zhvillon Del Ponte. Del Ponte iu referohet gjithmonė atyre qė i quan "hetuesit e prokurorisė" qė janė marrė me grumbullime provash e faktesh. Dhe provat pėr kėtė rast ajo i quan "tė pamjaftueshme" ndonėse nuk e fsheh zemėrim qė nuk ka mundur t'i shkojė deri nė fund kėsaj historie. Kėtė ia shton, sė bashku me dyshimin, edhe vetė prokurori qė shteti shqiptar u ka dhėnė si shoqėrues hetuesve kur u thotė kėtyre: "kėtu nuk ka varre serbe, por nėse kanė sjellė serb kėtej kufirit dhe i kanė vrarė mirė kanė bėrė." (faqe 298)

    Libri i Del Pontes duhet lexuar nga tė gjithė ballkanasit. Veēanėrisht nga ata qė mendojnė se populli i tyre ėshtė i vetmi popull i mirė dhe i drejtė i Ballkanit. Ai ėshtė njė kontribut i madh pėr paqen dhe tė drejtat e njeriut kudo nė botė, pasi ėshtė njė pėrballje kurajoze e tė drejtės me krimin i cili bėhet edhe mė i rrezikshėm nė luftė, kur vishet me arogancėn e pushtetit apo me fjalėn atdhe.

    Kush ulėrin sot pėr atė se na paska prishur imazhin e ftoj tė kujtojė atė kohė kur ne ishim tė izoluar me tela me gjemba nga njė bandė kriminale si ajo e Enver Hoxhės dhe kėrkonim me aq ngulm nga perėndimorėt tė vinin t'i zbulonin e denonconin kėtė krime sepse ishim tė pafuqishėm tė ēliroheshim vetė. (Situatė qė e kemi provuar edhe nė demokraci mė duket). Nė fakt zbulimi e denoncimi i tyre nuk prish imazhin e popujve, por prish imazhin qė pushtete tė korruptuar apo vrastarė duan tė mbajnė nė emėr interesash qė janė e kundėrta e interesave tė qytetarėve tė tyre. Kush pėrballė kėtyre fjalėve do tė mė verė fjalėn "atdhe" do t'i pėrgjigjesha me fjalėt e Durrenmarttit: "Mbi tė gjitha dysho tek atdheu sepse askush nuk ėshtė mė i prirur pėr t'u bėrė vrasės se atdheu".

    Gazeta Korrieri
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    A mundet dikush me ma spjegu se cka po ndodhe ketu.

    Si eshte e mundur qe nje roman,ende i pabotuar,te lexohet e te komentohet e te reagohet rreth ti ne kete menyre?

    "Kryeprokurorja e Hages per luften ne Ish-Jugosllavi shprehet ne librin e saj se ka te dhena per nje trafik organesh serbe gjate luftes se 1999 ne Kosove dhe qe varre masive me serbe mund te ndodhen ne Shqiperi.".....marre nga nje gazete serbe!
    Po cili serb na e paska pas at privilegje te mare ne dore romanin e pabotuar te Carles e ta lexoje pike e per pike...?!

    Keto "shpifje"sa jane te verteta?
    Prej nga sillen keto komente?


    Cka nese shtypi serb prap trillon dhe ngrit pezmin e shqiptareve kunder Carla del Pontes?
    Nuk eshte hera e pare qe ata dine te luajne me ne...

    mendimi juaj ju lutem...

    .

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku ki hup or rtp miki..

    duku ksaj ane..

    qe thua ti i dashur rtp.. ti e din se ka nje tradit te pasur serbia dhe populli i saje ..pra dhe inteligjenca serbe ne lemin e ankeso-logjise.. pra e kan te institucionalizuar kte ves apo virtyt a cka dreqin quhet.. pra e kan te shkenco-rizuar.. mjeshterine e te ankuarit..

    me tregonte nje mik dikur i cili gerrmonte vete vullnetarisht ne syndyqet e institutit te historise ne tirane mbi ca vandake me gazeta te vjetra serbe e turke te viteve 1800 e ca.. deri ne prag te lidhjes prizrenit..
    i kishte bere pershtypje nje ngjarje..
    po vinte ne prizren nje pash prej stambolle i derguar direkt nga sulltani per te pare situaten ne vilajet te prizrenit..
    portes i kishin ardhur mijra ankesa nga serbet e treves se prizrenit.. se kinse shqiptaret e atyhit po i plackisin po i vrasin e po i presin..
    e verteta ishte ndryshe.. ishin shqiptaret qe nen hunden e autoriteteve sulltanore te kohes.. persekutoheshin si ne prizren e si kudo.. nga bandat terroriste serbe ..
    kur vjen pasha.. shqiptaret i rrijne ftohte.. kurse serbet e mencur e kopila.. i dalin me valle e kenge e flamuj.. pashes perpara me i tregua se sa shum ju dojm juve or pasha i stambolles..prandaj na mbro e na ndihmo me i ja u kajt nanen mire shqiptareve..

    pra filozofija e ankeses edhe kur ashiqare skan te drejte eshte ne thelb te.. mentalitetit e genit serb..
    e kjo filozofi e tyre e armatosur me shtet.. dhe e sofistikuar me akademira e kisha e kremlina.. e dekadat e fundit dhe me kina e indi-ra.. mendo sa rezultative dhe e fuqishme dhe e rrezikshme behet..

    cfar duhet..

    duhet hapur ti thote hashim jakupi.. karla del ponte europes.. se ne shqiptaret ishim ljepuri qe iken.. me ne krye mue hashim gjarpen kembelehtin.. me jakup komunikatt rrenacak gjethen.. qe rreshqitem si hajni e ikem ne shqiperi te klos mejdan .mu.tave.. me pshtue bo.let tona.. se ishim ne e ashtu quajturit ushtri.. e drejtori politike qe bam sehir kur serbia masakronte prekazin ku ish mshel "legjendari" i ngrati.. adem jashar .. me fmi e gra.. sepse skishim as fuqi as trimeri me i dal para shkaut te tenko -izuar e autoblindozuar.. e qato mu.t .komunikatat tona ( qe jakupi yn ju a sqaroj ne hag se kan qene rrena..) e qata ushtria e zadhansave ( e vetmja ushtri reale).. an e kand evrope.. as nji qime nuk mujti me ja prek ushtrise se celikte serbe.. e jo ma me pas mundsi me shtru na uck-ashat nji tryez mjeksore e me kap serb e me ja u ca berkin e me ja qit zorret e me ja marr organet e me i cue ne kutia-frigorifer-speciale nder klinika te botes..

    populli yne duhet me i than hash demaq-pisi .. kupi.. qasaj karles del pont.. ishin ne ato vitet e "luftes" nje ushtri grash qe pa asnji mbrojtje.. me trimerine qe natyra u a fal te mjerave nana vrapuen neper male e pyje e ferra e gure nen qiellin me predha te artilerise serbe.. e nen shi e bore.. me mbrojt fmijet pi bajonetes se ushtris arkane.. e cila ushtri te vetmen ushtri qe u perball.. ka pas ushtrin me gra e pleq e qika e fmi ne gji e ne bark.. pa asnji mbrotje.. sepse celikat tone ishin te zanun me eksperimentet polpotisto llapushnikiste.. ose tuj ndjek neper rrugicat e tiranes ahmet krasniqat e tuj pergju me vra qafave te malit te puko -kuksit qat mergimin ilir qe ish fjalos me ideologet ton marksisto enveristo -klos mejdanoist ne 15 katsh. te rogner tiranes..

    pra oj zoja e madhe karl del pont.. na shqiptaret skemi pas asnji shanc.. me gjet nji aspirin e alvedon.. per te plagosurit e te masakruarit.. sepse kudo ishte tenku serb e armata arkane tuj na ndjek e na perzan.. e ska pas se si ndoj shqiptar kosove me pas mundesi me fantazu jo me me realizu keto cka po thot serbia..

    a mundet kingji oj karl.. me kap cakallin e me ja marr shpretken e me ja dhurue ariut..
    qashtu asht kan gjith here dhe me ne te mjeret shqiptar.. puna jon me serbet.. oj karl.. na jena kon kingji e serbia cakalli e ukjku e krokodili..


    prandaj oj karl duhet ti thote hashim kupi.. populli sna e futi ne po.rdh me na dhan vot ne " qlirimtarave " por u cue plak e fmi me i dhan lule qatyne zezakve te natos.. se klinton bler klarkut.. sepse per her te pare na dul oj karl nji zot dhe per ne.. me na mbrojt nga serbia qe ne shekuj e ka pas zotin e saj mbrojtes si ne kremlin e si ne avrop..

    keshtu duhet fol me boten e me popull tend..
    se rrena ta sjell dhe tenkun e arkanit por dhe akt akuzen e hages ne dere.. e mjer mileti jon .. pastaj..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 19-05-2008 mė 06:24

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •