Close
Faqja 2 prej 147 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 1464
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Aforizmat

    - Shqiptarėt, mė lehtė e rrėnojnė tėrė murin, se sa tė shtojnė njė tullė, nė murin qė e ka muruar para tyre dikuh tjetėr!
    - Tregu, nuk njeh vlerat tjera, pos atyre qė i servohen!
    - Treni, vėrtetė nuk ngrit shumė pluhur, por bartė shumė udhėtarė!
    - Kosova sot i ngjanė njė amfiteatri tė hapur, ku pėrditė luhen tragjikomeditė njėra pas tjetrės!
    - Dėshmorėt tanė, u bėnė flamujt e politikanėve, tė cilėt i pėrdorin vetėm gjatė fushatės elektorale!
    - Disidentin mund ta largosh nga toka e lindjes, por medoemos do ta varrosin nė tokėn e lindjes dhe me ceremoni mė madhėshtore!
    - Po mos tė kishin qenė barcoletat e politikanėve tanė, s'do tė kishin pasur ēka tė bėjnė ata tė "Fiks fare" dhe "Ditari i stupcave"!
    - Nėse shqiptarėt dojnė progres, trėndafilit komunist, duhet kėputur tė gjitha petalet njė nga njė!
    - Administratorėt nė Kosovė, mė ēojnė mallin e fjalės sė urtė:
    -"Shko e eja, si Adem Peja"!
    - Shumica e politikanėve tanė, kur vjenė nė pyetje pėrgjegjėsisa, ēdo herė flasin nė vetėn e tretė!
    - Edhe shtypi, edhe politika nė Kosovė, zihen nė njė kazan!
    - Pėr poetin e madh, hapėsira shtetėrore, ėshtė shumė e kufizuar!
    - Pėr krijuesit, provinca ėshtė si Trekėndėshi i Bermudeve!
    - Poezia e shkruar mbas ikjes sė kohės, ėshtė sikur shprehja e dashurisė mbas vdekjes sė dashurės!
    - Nė mesin e njė grumbulli hipokritėsh, edhe vepra e krijuesit do tė ngjyroset me hipokrizi!
    - Gazetaria dhe politika, janė si dashuria e moshės sė adoleshencės - me dashuri ekstreme dhe me urrejtje momentale tė skajshme, por shumė lehtė pajtohen pas ēdo ndarje!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga AGIM METBALA Lexo Postimin
    - Gati secili politikan i mbanė dy lloje syzash, pėr tė mos parė asgjė!
    - Liderėve tanė politik, u ka rėnė sėmundja e Parkinsonit, nga grushtimet e mėparme!
    - Akrobacionet politike, ndoshta janė mjete normale, por jo edhe morale!
    - Pėr mosukseset nė politikė, arsyetimet janė tė pajustifikueshme!
    - Politikanėt tanė, i gjasojnė shumė makushėve - fort mirė e fshehin kokėn, ndėrsa pėr bythėn, nuk kanė dert!
    - Ngritja politike mbrenda natės, ėshtė si rrezitja mbrenda ditės, medoemos rrjepet lėkura!
    - Sa herė e kam harruar ndjenjėn e atdhedashurisė dhe sa herė jam lodhur nga puna, e kam kujtuar zonjėn Nekibe Kelmendi!
    - Jeta e politikanėve josovarė, i gjason aezbergjeve - shihen madhėshtor, por edhe dielli i pranverės, i shtrrinė pėr toke!
    - Me ardhjen e forcave tė NATO-s, dhe tė UNMIK-ur, Kosova ka fituar shumėash kemi njerėz me tė gjitha ngjyrnat, rrymė sa pėr tė marrė frymė, dhe shumė ligjerata si tė mbrohemi nga sida!
    - Nė Kosovė, gjaku shitet nė ēdi miting popullor!
    - Lirinė e gėzojnė edhe at qė nuk kanė sakrifikuar asgjė, edhe ata qė buk kanė dhėnė asgjė, por pėrkujtohen ēdo herė vetėm ata qė kanė dhėnė diē pėr tė!
    - I pasuri, kurrė s'frigohet fjalėve tė thėna, ka mundėsi tė paguaj dėmshpėrblimin!
    - Radhitja nė politikė, shpesh bėhet si nė teatėr, nė ulėset e para, ulen shumė zonja dhe zotėrinj, qė nuk marrin vesh asgjė nga drama!- Politika ėshtė si patinazhi, andaj shqiptarėt rrėzoxen shumė lehtė!
    - Sgumė nga mjekėt kosovar, kur e kanė lexuar betimin e Hipokritit, gabimisht e kanė marrė:
    - Si betim i hipokrizisė!
    - Le tė mbajė mend mirė secili politkan kosovar, i cili vjen nė pushtet, se lotėt e nėnave tona, nuk janė ujė tė sistemit tė "Radonjiqit", apo i "Batllavės"!
    - Derisa nė treg, njė bombė kushton sa njė trangull , po aq kushton edhe koka e njeriut!
    Te gjitha shume te bukura Gimce,po ajo qe kam theksuar ishte me te vertete per

    t'u theksuar

    Faleminderit per aforizmat
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėrgjigje Endless

    Shumė vite i kam humbur, shumė netėt vetes i kam dhuruar pagjumėsinė, nė "kėrkim" tė zėnjes tė mendimit mė tė plot, pėr gjėrat qė na rrethojnė, pėr problemet qė na okupojnė, pėr gėzimin, fatin, dėshtimin... pėr dhembjen, lotin,ngadhnjimin... pėr zhvillimet tona tė pėrbashkėta politike e ēka mos tjetėr, e nė bazė tė mendimit tė lexuesve kosovarė, nga revistat e gazetat ku i kam botuar, dhe nga lexuesit e forumeve tė ndryshme (edhe pse jam kyēur tek nė vitin 2008), vėrtetė ndjej kėnaqėsi tė papėrshkruar se aforizmet e mi u pėrlqejnė tė tjerėve.
    Aforizmin tė cilin e keni potencuar, edhe mua mė duket se ėshtė qėlluar.
    Ju falenderoj pėr pėrkrahje.
    Kam edhe shumė e shumė aforizma tė tjerė, qė pjesė pjesė, do t'i dhuroj me kėnaqėsi lexuesve tė forumit shqiptar, pėr tė cilin kam respekt tė veēant.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Aforizmat

    - Aforizmi, vėrtetė therrė, por nxjerrė pėrjashta e gjithė qelbin!
    - Ai qė kėrkon shfajėsime, humb edhe kohėn e mbetur!
    - Fjala besė, tek ne nė kohėn e sotme, si duket ėshtė fjalė mė e keqpėrdorur!
    - Nėse pėr njė veprim, e di se duhet tė pendohesh, ėshtė shumė e ndershme tė pendohesh me kohė!
    - Njeriut mund t'ia marrish tė gjitha, por nėse ia merr edhe shpresėn, atėherė e ke mundur pėr vdekje!
    - Ikja, nuk ėshtė shtyrja e fillimit tė zgjidhjes sė problemit!
    - Cinizmi, sjell pasojat e paparashikueshme pėr tė tjerėt, por nė fund, grushtin vdekjeprurės pėr vet cinikun!
    - Tjetri mund t'i mbulojė edhe tė gjitha gabimet tua, por nuk mund ta ndal sjelljen tėnde nė vazhdim!
    - Veēim i diēkaje nga konteksti i lidhjes organike, medoemos sjell pasojėn!
    - Sinqeriteti, ėshtė si dielli pa re - mund t'ia shohish secilėn rreze!
    - Gėnjeshtari, s'kishte me qenė aq i rrezikshėm, vetėm nga fakti se gėnjen, porse pse ėshtė i pėrgatitut qė gėnjeshtrėn ta mbrojė me tė gjitha mjetet e mundshme dhe tė pamundshme nė skajshmėri!
    - Kurreshtja e tepruar, thurrė rrjeta merimange, qė pa mėdyshje do tė tė vejė nė grackė!
    - Pėr tė zbardhur tė vėrtetėn, kur mos u frikėso nga skandalet!
    - Mjet mė tė ultė tė komunikimit, qė mund tė pėrdorė njė intelektual, ėshtė pėrgojimi!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    - Nė momentin kur krimi barazohet me viktimėn, prite krimin e shumėfishuar!
    - Lepurin prapėe e dua, sepse ėshtė i vetėdijshėm se sa ėshtė frikacak!
    - Nė pamjen e njeriut tė pashėm, nuk pėrkasin shėmtimet!
    - Energjia potenciale, do tė jetė e padobishme, nėse nuk futet nė pėrdorim!
    - Kur tė dijshmit heshtin e budallenjt flasin, prite rrezikun!
    - Kureshtja e tepruar, thurrė rrjeta merimange, qė pa mėdyshje do tė tė vejė nė grackė!
    - I paafti, vazhdimisht ankohet se nuk ia pranojnė vlerat, ndėrsa i afti se ia mohojnė vlerat!
    - Heshtja e vazhdueshme, nėn vello fsheh problemin, zhgėnjimin apo mospajtimin!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    - Heshtja e vazhdueshme, nėn vello fsheh problemin, zhgėnjimin apo mospajtimin!
    - Dyshimi duhet tė ketė jetė, vetėm deri te e vėrteta!
    - Bisha, vėrtetė mund tė zbutet, por me dėnime tė rrepta e me dhurata modeste!
    - Ndėrgjegjja e papastėr, ėshtė si njė hije, nuk tė lė tė qetė as nė toalet!
    - Nėse nuk do tė frikėsohesh jetės nė mbarim, frikėsohu tėrė jetėn!
    - Ai i cili s'punon ditėn, me siguri qė nata do t'i dukej shumė e gjatė!
    - Nė dialog, vėrtet nuk i pėrmbushė dėshirat dhe kėrkesat e dėshiruara asnjė palė nė dialog, por ėshtė e vėrtetė e sigurt se nuk pėson asnjė palė, dhe kėtu qėndron arsyeja e dialogut!
    - Karrieristi dhe lavirja, janė shumė identik, kurrė nuk ngopen!
    - Nuk ėshtė i verbėr ai qė nuk sheh, por ai qė nuk don tė shoh!
    - Nga rreziku i pėrbashkėt, njerėzit bashkohen shumė lehtė, por me kalimin e rrezikut, edhe mė lehtė ndahen!
    - Endacaku, ēdo kund ka shtėpi, ndėrsa shtėpiaku i mirė, ka vetėm njė shtėpi!
    - Inkuarajim i tepruar personit inert, mund t'i sjell mė shumė dėm se sa dobi!
    - Fatkeqėsia mė e madhe e njerėzimit nė ēdo kohė, ka qėndruar nė faktin se paratė kanė qenė nė duar tė matrapazėve e dija nė njerėz tė urtė!
    - Si energjinė negative, ashtu edhe atė pozitive, duhet zbrazur vazhdimisht me kujdesin mė tė madh!
    - Nėse shikohen vetėm vėshtėrėsitė, asnjė punė nuk do tė niset e lėre mė tė pėrfundohet!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    AFORIZMAT E Agim METBALĖS

    - Vėrtetė kohėn s'mund ta kthesh mbrapa, por kohėn e mbetur, mund tė ecish me kohėn!
    - Kurrė mos humbė energji duke analizuar gabimin e bėrė, por pėrpiqu nė tė ardhmen, tė mos e pėrsėrishin gabimin e njejtė!
    - Mbivlerėsimi dhe nėnvlerėsimi i aftėsive qė i posedon, tė sjedhjin pasojat e barabarta!
    - Edhe nė hidhėrime edhe nė gėzime, pėrpiqu t'i drejtosh emocionet, e nėse kėtė e arrin, e ke mundur edhe armikun mė tė madh!
    - Kush arrin t'i udhėheq emocionet, definitivisht definitivisht shkurorizohet me korinė!
    - Mosmarrėveshtjet mė tė mėdha, lindin mu nga paaftėsia pėr t'u pajtuar me gjėrat!
    - S'ka njeri qė nuk ėndrron, por ėndrra e tė vobektit ėshtė mė e pastėr!
    - Nėse analizohen holl e holl, i pasuri, i forti dhe pushtetari, edhe ėndrrat i kanė tė rrezikshme - tė komplikuar!
    - Nėse do t'i analizosh pasojat e tėrbimit dhe durimit, pa kusht se mė lehtė do tė kalosh me durimin!
    - Ushqimi i pėrditshėm i keqbėrėsve, ėshtė fjala keqardhja!
    - Kryeneqėsia, i ngjanė vetėtimės, ka shndritje shumė tė shkurtėr!
    - Mendjemadhėsinė, e ushqejnė tė mjerėt!

    * Kėto aforizmat i kam botuar nė revistėn "filizat".

    P.S.h.h. Mė vjenė mirė se ju pėlqejnė aforizmat, ngase ato janė mehlem pėr shpirtin!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    AFORIZMAT E AGIM METBALĖS

    - Ekuilibrin e botės e mbajnė kriminelėt dhe tė ndershmėrit, ndėrsa e shfrytėzojnė ata qė gjenden mes tyre!
    - Mbas maskave, fshehen dy kategori tė njerėzve - frikacakėt dhe tė shėmtuarit!
    - Kurrė nuk mund tė kriminalizohet njė popull i tėrė!
    - Krimi nuk mund tė justifikohet as pėr ideale mė tė larta!
    - Shumica e pasanikėve, bashkė me fitimin, ecin me mėkate"!
    - Ngutia ėshtė fillimi dhe mbarimi i gabimeve tė secilit intelektual!
    - Nėse do fitim tė shpejt, paraprakisht siguroe njė derė tė blinduar!
    - E gjithė kėnaqėsia nė jetė, buron nga familja e shėndoshė!
    - Burri qė humb burrėrinė dhe gruaja qė humbė bukurinė kujdes nga ata!
    - Gruan mund ta armatosish me arsenal tė armėve mė bashkėjohore, por nėse arrin t'ia shkurtosh gjuhėn, totalisht e ke ēarmatos pėr jetė!
    - Gruaja lavire dhe urithi, janė identik - tė dytė rrėmihėn nėn kėmbė!
    - Gruaja lavire, ėshtė termet nė familje!
    - Derisa nė botė ka aq shumė kryetarė shtetesh tė krisur, wdhe shumė vite do tė pėrsėritet refreni luftė!
    - Ne shqiptarėt, ēdo herė kohėn e kemi matur me tahmine!
    - Shqiptarėt, ēėshtjen e vet ende e shikojnė si statistė, dhe dihet se statistėt ēfarė roli kanė nė secilėn shfaqje!
    - Syzat janė mjet optik - mashtrues, pėr atė i mbajnė shumica e politikanėve!
    - Liderėve tanė politik, u ka rėnė sėmundja e Parkinsonit, nga grushtimet e mėparshme!
    - Politikanėve tanė, nuk ua zė fort pėr tė madhe, ngase janė mbase janė nė fazėn e pubertetit politik!
    - Pėr t'u marrė me politikė nė kosovė, duhet ta njohėsh mirė alkimin!
    - Pacifistėt vėrtetė ēdo herė kanė tė drejtė, por politika venė barazpeshėn!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    AFORIZMAT E AGIM METBALĖS

    - Pas ēlirimit tė Kosovės, grave iu janė shtuar tė drejtat, fėmijėve iu janė shtuar tė drejtat, ndėrrsa burrave iu janė shtuar pėrgjegjėsitė!
    - Derisa hajni ēmohet si biznismen i sukseshėm, arsimtari qė falė notėn, si pedagog i mirė, polici qė nuk dėnon, si shumė i respektueshėm, gjykatėsi qė e liron tė akuzuarin, si ekspert nė nivel... nata do tė jetė pak e qarkullueshme nga njerėzit e ndershėm!
    - Secili aforizėm, mund tė jetė titull i njė romani!
    - Ēfarėdo qė ndodh pa fajin tėndė, aspak mos e merr si tragjike!
    - Ikja nė vėshtrim tė parė, sjell ēlirim, por nė thelb, tė okupon tėrėsisht!
    - Ēdo herė teleiset rrena apo gjėja e shėmtuar!
    - Seroziteti i tepruar, e hibridison personin!
    - Njeriu i zhgėnjyer, vazhdimisht gėnjen, pėr tė arsyetuar zhgėnjimin e vet!
    - Inferioriteti i vazhdueshėm, secilin person e sjell nė defetizėm dhe fatalizėm total!
    - Humbja e shpresės, ėshtė ndarja nga jeta!
    - Konfuziteti, nė momente ėshtė normal, nėse pėrsėritet e bėhet i pėrditshėm, atėherė ka punė neuropsikiatri!
    - Dhuna e vazhdueshme, e bėnė tė dhunshėm edhe njeriun mė tė padhunshėm!
    - Edhe shkaku mė i arsyeshėm, nuk e justifikon tradhtinė!
    - As dashuria dhe as miqėsia, nuk mbahen me gėnjeshtra!
    - Personi qė i ik lokaleve publike, e brenė ndėrgjegjja!
    - Shpirtngushtėsia, ėshtė mjerim shpirtėror!
    - Kompromisi, ėshtė ikja nė momentin e fundit, nga kompromitimi i mundshėm!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2008
    Vendndodhja
    kosovė
    Postime
    23
    shume te bukura keto aforizma

Faqja 2 prej 147 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •