Që ti përgjigjem asaj që ti ke shkruar,do të kujtoj edhe një shprehje tjetër të popullit e cila thotë shprehimishtë kështu:"Gruaja është gjarpëri në gji në burrit";
Për të ndihmuar dikë..mund të shtoj se puthja është në kuptimin e bukurisë fizike që ka gruaja!Bukuria fizike e gruas është dhuratë për burrin dhe është pasuria më e madhe e saj.Sa për bukurin e "Gjuhës"..ajo ka lidhje me bukurin e mendimit dhe populli thotëjuha kocka s'ka,por kocka thyen.
Pse e vrisni çupërinë,
Sikur jeta ësht një hapë?
Pse e vrisni bukurinë,
Gjë që nuk ju kthehet prapë?
Kështu këndon populli për femrat.E dalloni dot këtë ç'do të thotë?E pra kjo ka të bëjë me "gjuhën" e femrës.
Ju uroj lexim të këndëshëm.
LAVDI DASHURISË
Shekullin e XXI-te? Natyrisht! 50% e çifteve qe rrine bashke jane te lumtur me ate qe kane, nuk keqtrajtohen fizikisht, jetojne ne harmoni, ne te shumten e rasteve nuk tradhetojne.(gje qe s'ishte aspak a rastit me 98 % e cifteve ne Shqiperi ku nje pjese GOXHA e madhe e tyre rrine bashke per hall)
Homoseksualet kane egzistuar perhere. Thjeshte nje pranim i asaj qe egzistonte. Nese ti je i sigurte per seksualitetin tend, atehere s'ke pse shqetesohesh.
Nganjehere çiftet gay jane me teper ne gjendje te edukojne nje femije sesa ciftet straight. Njoh shume cifte straight ne Shqiperi qe ne nje sistem perendimor do i kishin humbur femijet me jeten e poshter qe iu ofrojne.
Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 17-04-2008 më 10:46
Kam vetem nje limit: qiellin!
Je femer apo mashkull?
Nga arsyetimi me dukesh femer...
Se kuptoj pse e perceptoni si emancipim kete punen e divorceve apo te çifteve gay...?!?
Nuk e kuptoj dot...pse quhet emancipim...kur dikush divorcohet 2-3 here...dhe femija ngelet me nje nga prinderit...dhe e jeton jeten pergjysem shpirterisht.Ku eshte emancipimi ktu???
Si do e edukojne 2 meshkuj nje femije?Femija nuk ka nevoje per nje cope buke...ka nevoje per dashurine e nenes.Ku eshte emancipimi aty???
Cfare dmth emancipim per ju?...çdo gje qe del e re eshte emancipim?
Qindra llojet e drogerave qe qarkullojne jane emancipim?
Nuk ju kuptoj fare.
E di pse kuptohet si emancipim? Sepse eshte e pamundur qe 98% e cifteve qe martoheshin, te rrine bashke dhe te jene te lumtur siç ishte ne Shqiperi. Pra, kjo me ben te kuptoj qe kush e di sa njerez kane qene te futur ne kurthen martesore dhe jane ndjere mizerie totale, aq me teper kur presioni social/familiar/ekonomik nuk iu lejonte te ndreqnin gabimet e tyre qe mund te kene bere duke u martuar me ato njerez.
E lerme te te them qe nganjehere femija eshte shume me mire ne nje cift prinderish te ndare, sesa ne shamate konstante ama me dy prinderit ne shtepi.
Une kam nje koleg homoseksual(i cili eshte dhe mik i afert i imi) dhe ky bashke me partnerin e tije jane ne nje nga dhjetra ciftet e para homoseksuale ne vend qe kane adoptuar nje femije qekur adoptimi u ligjerua per ciftet homoseksuale. Jam habitur nga forma fantastike ne te cilen e edukojne ate femije. Jane prinder te mrekullueshem. Ajo goca e vogel thote"kam dy baba qe me duan shumeee. Kam dhe mama por ajo banon tek shtepia e gjyshit". Quan mama gjyshet. E duan me teper se veten e tyre. U be kohe qe i njoh dhe kurre nuk i kam pare keto njerez duke u puthur/prekur apo di une ne prani te kalamanit.Ajo eshte me e edukuar se 95% e kalamajve qe kam pare ne Shqiperi.
Me perpara vertete kam qene skeptike ndaj nje fenomeni te tille, por kur e sheh qe ata njerez kane aq shume deshire per nje femije, kane aq shume ngrohtesi per te dhene, atehere pse jo?
Kam vetem nje limit: qiellin!
Blue_sky nuk po te duket edhe ty qe po tregohesh pak siperfaqersore dhe pak konfuze sepse me duket se po i ngaterron gjerat !
Mendimi im
Ciao
Blossoms of heaven, Ashes of hell...
Nuk e di nqs do me shkonte per shtat fjala "lepurush" per gjithe keto vite qe mbaj per krye por do ishte me e duhur fjala "luan "
Nuk i ve ne dyshim dhe as ti mohoj faktet qe ti sjell ne arugmentimet e tua por si nje njeri i thjeshte si ty kerkoj te arrij ne gjykime dhe konkluzione te llogjikshme dhe brenda asaj qe jemi mesuar ta quajme : Normale !
Ndryshuar për herë të fundit nga Shkelqesia_E_Tij : 17-04-2008 më 11:29
Blossoms of heaven, Ashes of hell...
Jam shume dakord me Blue_Sky.
Per sa i takon çifteve ne Shqiperi,ajo qe thua eshte e llogjikshme,eshte arsyetim qe qendron...
Por me thuaj...pse tani martesat nuk jane interes???Sa % e çifteve martohen me dashuri tani?Atehere sakrifikonin per hir qe femijet te kishin nje familje...tani divorcohen sepse i pelqen dikush tjeter...dhe s'kane pike pergjegjshmerie per femijet.Tani e nderrojne partneret pa te keq...bejne seks vend e pa vend...Morali s'ekziston me.
Pse e ngaterroni emancipimin me degjenerimin???
Une s'kam asgje kunder gay-ve...te bejne ça te duan neper dhomat e veta te gjumit.Eshte pune e tyre.Por dhe miqte e tu ne jeten e tyre aq te lumtur...paskan nje genjeshter...qe i thone vajzes...mama eshte te shtepia e gjyshit.Ca kuptimi ka kjo?Ajo eshte e vogel se kupton...kur te rritet do e kuptoj se mama s'eshte te shpia e gjyshit.
Vajzat behen nena,duke pasur model nenen e tyre.Nje vajze pa modelin e nenes...ska pike referimi.Humbet intimiteti femeror,humbasin shume cilesi.Ajo rritet si individ qe do i mungoje diçka gjithmone.Plus do e kete te veshtire te gjej identitetin e saj...do jete psikologjikisht shume e brishte.
Une jam i sigurt qe edhe ti i kupton shume mire kto gjera.Argumentat qe thoni jane te qendrueshem si argumenta.,nuk po them qe jane argumenta kot...por nuk mjaftojne...nuk jane deçiziv...Praktikisht shkon shume pertej atyre argumentave tuaja.
Sepse me kete llogjike do vije puna qe kush eshte i divorcuar...eshte i emancipuar,kush jo eshte i prapambetur.Duhen seleksionuar gjerat siç duhen.
Krijoni Kontakt