Close

Rezultati i Sondazhit: Sa genjeu Berisha ne HardTalk?

Votues
61. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • S'genjeu aspak

    20 32.79%
  • Genjeu mjaftueshem

    11 18.03%
  • E prishi pak me ca gjera

    3 4.92%
  • Kaloi kufirin

    27 44.26%
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 57
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Hej lioness te jesh komunist nuk do te thote te kesh teser partie. Komunizmin ju e keni ne shpirt dhe kjo duket sheshit. Shumica ketu ne kor vazhdojne te cirren genjeshtar, genjeshtar. Po kush na dha ne menyre bindese se cilat jane keto genjeshtra. Ne menyre komuniste ju vazhdoni akuzat duke u nisur nga opinione personale. Intervisten une nuk e kam lexuar nga RD po as nga Zp ama. Dhe perseri them se ishte nje interviste e mire. Perseri e them se eshte per tu pergezuar dalja e nje personaliteti shqiptar ne ate kanal, dhe kete e them edhe sikur ky te ishte vete edvini.

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22
    Lioness, e morem vesh qe per ty ishin te gjitha genjeshtra ato qe tha Berisha. Na lejon ne te tjeret te mendojme ndryshe nga ty?

    Per Maqedonine thashe qe u pergjigj ne menyre korrekte per situaten per momentin. Ama mjeshteria filloi e mbaroi atje. C'mjeshteri mo Albo, kur ajo e pyeti nese ishte doktor i Hoxhes, e ky i thote: I was not, and you know why? Cause he didn't ask! Dmth po t'i kishte thene Hoxha bujrum, yrysh edhe ky.
    Apo te tjera idiotlleqe, genjeshtra qe tha per firmat piramidale, Gerdecin etj.
    Arsyeja perse Enver Hoxha nuk pranonte mjekimin e Dr. Berishës, edhe pse ishte një nga kirurgët më të mirë në Shqipëri që ishte specializuar edhe jashtë vendit, ishte se Enver Hoxha dhe familja e tij ishin njerëz paranojakë, nuk pranonin kurim nga doktorë që nuk ishin nga rrethi i ngushtë familjar, me një biografi të thekur komunistësh, jugorë, dhe mundësisht nga Gjirokastra. Enver Hoxha i trëmbej fundit si ai i shokut Stalin. Dhe ajo që Berisha po thotë në mënyrë indirekte është se Enver Hoxha nuk do të pranonte kurrë kurimin nga një doktor i ardhur nga fshati Shkëlzen i Bajram Curit, pak kilometra nga kufiri jugosllav.

    Sa për firmat piramidale, ato u mbyllën dhe sekuestruan me urdhrin e ish-kryeministrit demokrat Meksi. Dhe Berisha nuk gënjen aspak kur thotë që nga hetimet e Arapit e kompani nuk u vërtetua e ngrit asnjë akuzë ligjore apo padi ndaj Berishës, edhe pse ne 1997 ata socialistat barkgjerë të parlamentit e akuzonin në popull si "hajdut të parave të popullit".

    Sa për Gërdecin, ai nuk gënjeu pasi Gërdeci nuk ishte pikë ushtarake dhe nuk është kompetencë e kryeministrit që të kontrollojë ushtrinë dhe ministrinë e mbrojtjes, komandant i forcave të armatosura te Shqipërisë është presidenti i vendit, i cili mbledh edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare. E vetmia kompetencë që kryeministri ka mbi ushtrinë është kontrolli mbi buxhetin vjetor dhe rrogat e pensionet e ushtarakeve.

    Me vjen keq te lexoj prej teje fjale te tilla si "jenicere te mediave liberale," drejt e nga libri i xha Saliut e ke marre kete shprehje?!
    Renditi të gjitha pyetjet e gazetares, vetëm pyetjet, dhe klasifikoi se sa prej atyre pyetjeve kishin të bënin me kryelajmin dhe arsyen përse Berisha ishte në BBC, ftesën për anëtarësim të Shqipërisë në NATO, sa prej tyre kishin të bënin me problemet politike dhe shoqërore aktuale për Shqipërinë, dhe sa prej tyre ishin kryekëput personale për personin Berisha.

    Dhe sa për dijeni, Dr. Berisha nuk ka shkruajtur ndonjë libër deri më sot.

    Albo

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    237

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Arritjet e Shqiperise? Hmm, vitin qe kaloi ekonomia shqiptare u rrit me 5%, ekonomia e Serbise u rrit me 7%. Shqiperia vuajti mbi kurriz periudhen me te keqe energjitike qe prej vitit 2000, dhe investimet e huaja te drejtperdrejta ngelen ne vend numero edhe pse assetet shteterore po falen (shqiperia 1 euro). Asnje privatizim serioz nuk ka ndodhur, e deri me sot vec pershpejtimit te rruges Durres-Kukes edhe ky projekt i qeverive te meparshme, qeveria Berisha, nuk ka iniciuar, projektuar, apo perfunduar asnje projekt tjeter te rendesishem. TEC- i Vlores, Depozitat e Naftes, Aeroporti i Rinasit, privatizimi i Albetelekomit, segmentet rrugore Lushnje-Fier, Gjirokaster-Tepelene, Levan Tepelene, Fier Vlore etj etj jane te gjitha jane projekte te perpiluara dhe financimet e siguruara nga qeverite e meparshme. KESH eshte sot ne gjendjen me te keqe ekonomike qe prej 1997, kur 4 vjet me pare ishte me 30 milione dollare fitim ne vit....

    nuk qenkemi kaq keq vitin qe kaloj ekonomia amerikane u rrit me 1% pra ne ja paskemi kaluar amerikes me 4 % dhe ekonomia e xhibudit u rrit me 20%

  4. #44
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Por cfare flisni, e degjoni se c'thote,, une rrezova firmat piramidale, po ne c'jemi leshko, firmat piramidale u bllokuan nga meksi ne momentin qe falimentoj Sudja dhe Cenaj ja mbathi me te katerta nga Shqiperia. Firmat kane shperndare para deri ne mes te janarit, si xhaferri, vefa apo ku ta di une. Ky carlatan duk mund te mashtroj sipas qejfit. Me falni por mund te me thoni se kush doli ne TV dhe tha qe parate e Shqiptareve ishin te pastra dhe te Sigurta me 1996??? dhe pse nuk e zbatuan ligjin per firmat qe hyri ne fuqi qe ne mars 1996??????????

    Sa per gerdecin nuk mundet nje njeri te mashtroje aq hapur, te gjithe kishin dijeni per gerdecin vetem ai nuk kishte, Baxhanaku i vet punonte si mbikqyres e ky miku nuk e dinte?????
    Pastaj keni degjuar ndonje kryeminister , apo prsident te nje vendi demokrat te flse ne veten e pare, une bera keshtu , un bera ashtu, flitet ne shumes ne etj, Keshtu flasin vetem diktatoret....
    Sa per vitet para 90 besoj se eshte treguar i sinqerte , si sekretar i pare i fakultetit te mjekesise, dihej se do te vinte me vrap per te kuruar enverin po ta therriste, por nuk duhet harruar se ka qene mjek byroje.........
    Nje kryeminister qe e fut ne loje nje gazetare, Trasparency International eshte organizata e para ne bote qe merret me matjen e Korrupsionit, me cfare do ta mase korrupsionin ky miku, me ndonje termometer special??????
    Ajo gazetarja beri ate qe nuk e ka bere ndonjeher nedonje gazetar ne Shqiperi, detyren e saj jo si kta te tan qe na i trajtojne politikanet si Zoter.........
    Amen!
    Liberté, égalité, fraternité

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    na erdhi ujku .....
    Liberté, égalité, fraternité ...ça n’existe plus…
    piramidat u rrxun me salen e sala tash ka fitu e piramidat kan mbet ender e kaluar
    E shkuar e harruar... (piramidat ishin compot kunder tij)
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #46
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    na erdhi ujku .....
    Liberté, égalité, fraternité ...ça n’existe plus…
    piramidat u rrxun me salen e sala tash ka fitu e piramidat kan mbet ender e kaluar
    E shkuar e harruar... (piramidat ishin compot kunder tij)
    Komplot kunder Sales????????
    Ku e gjete kte?! NJe kompkot qe zgjati per 3 vjet nga 1994 deri me 1997???
    Hajde mendje hajde. Piramidat linden ne kulmin e regjimit Berishian , dhe falimentuan, nuk i rrezoj njeri. Nuk e di ne ke degjuar ndonjehere per falimentim dhe vjedhje, dmth nje pjese nuk kishin me lek per ti dhene qytetareve, dhe te tjeret iken me leket nga Shqip...dhe per mbyllje Berisha ishte ai qe i trasformoje protestat ne lufte..............
    Edhe jo e Shkuar e Harruar por te mesojme nga gabimet e te kaluares..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ujku'80 : 12-04-2008 më 13:50
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #47
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    moter doruntin,
    mos ia shto merzitin,
    je tuj ngatrru kostantin,
    me te mbrapshtin ... salin!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ata keshilltare te Berishes, qe e çuan shefin e tyre si "Cjapi te Kasapi" , duhen pushuar menjehere nga puna.

    Gjate gjith intervistes, po me dukej gazetarja si nje "DOMINA" kurse Sala si nje klient i saj, i cili ka paguar nje tufe para që të kërbaçohet





    Çpo ndodh aty?
    Kundershton, shoku Kanan.
    Bjeri qenit.
    Pauuuuuuuuu! ____________ Qen bir qeni.

  9. #49
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kur i thane sali berishes, se kushton kaq e aq per te dale ne ate emision, ai eshte pergjigjur se ajo nuk eshte problem ...

    kumandari e ka humbur si xhaferi simiten ...

    nuk po krijon ni situat, per me e mpreh at shpat ...

    ajo puna e himares nuk asht kah e ndih fare ...

    ata keshilltaret e urdheruar prej salise, ata e kane fajin ...

    dy luane ka sot bota,
    ni n'afrike, ni europa ...

  10. #50
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Ndoshta Berisha mund te jete me mire se Nano ,por te thuash qe nuk eshte pergjegjesia ime per firmat piramidale, per korrupsionin, per Gerdecin.....apo ku ta di une.... atehere cili eshte roli i nje "kapiteni " te mire anijeje?
    Kush eshte i ndershem ( te pakten me veten) nuk mund ta lere veten e tij te bjere ne naivitet, dhe ndoshta te te tallin per kete. Cdo njeri me mendje te hapur i pranon gabimet, dhe mba qendrim kritik , perndryshe lundrohet ne suksese iluzionuese. Nje shoqeri me e mire nuk mund te ndertohet mbi gabimet qe mund te fshehin edhe mashtrime.
    Gjithe kjo periudha e demokracise shqiptare, po na tregon, qe kjo liria dhe demokracia sipas stilit tone, edhe pse e hapur per te gjithe njerezit, eshte ne fakt privilegj ekskluziv i disa minorancave te
    "arritura" dhe te "iluminuara". Sikur nuk e dime ne se kush kane qene!
    Te pakten te jene me te pergjegjshem kur flasin.,kur te tallin ne kete menyre, ja hedhin vetes se tyre
    n q s mendojne se te tjeret jane budallenj.
    La vida es un carnaval

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •