GJIGANTĖT E HISTORISĖ DHE LILIPUTĖT E PAVARĖSISĖ - Shkruan: AVNI KLINAKU
GJIGANTĖT E HISTORISĖ DHE LILIPUTĖT E PAVARĖSISĖ
Reagim ndaj artikullit tė Halil Matoshit, "Rilindasi i fundit Qosja e &" botuar nė gazetėn "Express", tė datės 18.3.2008
Shkruan: AVNI KLINAKU
(Duke ditur se historianėt e publicistėt tanė tė njohur nuk do ta marrin mundimin ti pėrgjigjen H. Matoshit pėr shkrimin e tij skandaloz dhe duke pasur parasysh temėn e prekur nga ky publicist, pa as mė tė voglėn pėrpjekje qė ta marrė rolin e avokatit tė Qosjes, Putos e Godos, pėr gazetėn tuaj do ti them disa fjalė pėr kėtė shkrim). Qė nė fillim tė artikullit tė tij H. Matoshi na bėn me dije se gjuha e tij nuk do tė jetė aspak mirėdashėse dhe pėrpjekje pėr debat apo sqarim, por siē edhe njihet ai gjithmonė: kontradiktor, fyes e grindavec dhe mbi tė gjitha "analist i mirė i rrethanave kombėtare e ndėrkombėtare", - siē po shitet ai.
"Nuk kam ndėrmend tė polemizoj me historianė dhe publicistė shqiptarė tė mendėsisė nacionalsocialiste, glorifikuese dhe jokritike. Sepse, janė egocentrik dhe manipulatorė tė (pa)vetėdijshėm, horra qė nuk i shquan patriotizmi qytetar dhe ligjor, por nacionalizmin e kanė strehė tė fundit". Kėshtu i asgjėson qė nė fillim Halili i ditėve tė sotme "historianėt dhe publicistėt shqiptarė" me tė cilėt "nuk e paska ndėrmend tė polemizojė", sepse qenkan "nacional-socialistė", "glorifikues dhe jokritik", "manipulatorė (tė vetėdijshėm apo tė pavetėdijshėm), horra etj., etj.
Megjithatė, edhe pse "nuk e ka ndėrmend tė polemizojė" (tė fyejė, po!) Halili ynė pasi qė i ka veshur rrobat e metalta, ka vėnė nė kokė pėrkrenaren, ka ngjeshur mirė e mirė shqytin e tij (problem e ka vetėm shqytarin: Lila nuk pranon historianė, publicistė a ēfarėdo qoftė profesioni qė shqytari i tij tė jetė shqiptar, sepse ai ka rrezik, - rrezik krejt i padėshirueshėm pėr pragmatistin e pėrkryer, - tė jetė nacionalist, manipulator, apo horr ). Pra, pasi i ka bėrė tėrė pėrgatitjet e tij donkishotiane, ai e drejton shtizėn e tij vdekjeprurėse drejt kolosėve tė historisė e tė letrave shqipe (Rexhep Qosjes, Arben Putos e Sabri Godos) dhe i akuzon tė gjithė ata pa pėrjashtim pėr hiē mė pak se nacional-socialistė, d.m.th. nazistė, d.m.th. fashistė hitlerianė. Por, si kalorės i zoti qė ėshtė, Halil kalorėsi i ditėve tė sotme nuk mund tė mos japė edhe disa goditje nė tė djathtė e nė tė majtė (Adem Demaēi, Albin Kurti e Lėvizja VETĖVENDOSJE! do ti nėnshtrohen forcės sė krahut tė tij!). Nga i gjithė artikulli i Halil Matoshit, si porosi pėrfundimtare del se populli shqiptar nuk u dashka tė kėrkojė bashkim me Shqipėrinė. Dhe populli shqiptar nuk u dashka tė kėrkojė bashkimin e tij nė njė shtet tė vetėm pėr kėto arsye:
1) Nuk e paskemi tė drejtėn historike! "Gjithēka qė ata (ata = historianėt dhe publicistėt shqiptarė - horrat nacionalistė!) thonė e shkruajnė pėr Kosovėn si pjesė e aneksuar e Shqipėrisė nga Serbia (mė 1913-tėn) ėshtė thjesht shmangie nga e vėrteta historike, pėr mė tepėr nacionalizėm primitiv. Historiografi qė mbėshtetet nė mite nacionale. "Aneksimi i Kosovės" - thonjėzat janė tė H.M. - ėshtė thjesht propagandė nė shėrbim tė ideologjisė nacionaliste"...
2) Kėrkesa pėr bashkim kombėtar sipas H.M. nuk qenka nė pėrputhje me politikat e sotme pragmatiste! "Por ai (Rexhep Qosja - vėr. ime) e ka humbur kohezionin e pragmatizmit politik duke u lėshuar nė aventurat pėr me ba histori jo me ba tė vėrtetėn!"
3) Kosova ėshtė dhe do tė mbetka pėrgjithmonė shtet i pavarur dhe sovran! "Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran dhe kėshtu do tė jetė edhe nė tė ardhmen, nėse nuk bėhemi Nostradamusė e tė besojmė nė farė fati hyjnor, apo nė ndonjė apokalipsė!? Nuk jam nga ata qė u besojnė miteve tė vjetra dhe qė krijojnė tė reja".
4) Do ti hidhėronim aleatėt - shpėtimtarėt! "Duke e shitur bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm si interes madhor kombėtar, kėta (R. Qosja, A. Puto, S. Godo dhe tė gjithė ata qė kėrkojnė bashkim kombėtar - vėr. A.K.) i anashkalojnė shpėtimtarėt e Kosovės, ShBAtė dhe BE-nė, anashkalojnė NATO- n dhe integrimet euroatlantike ndėrshqiptare si interesin mė madhor tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė, pra si interesin vital tė shqiptarėve nė rajon".
5) Do t bėnim nervoz armiqtė - serbėt dhe rusėt!... "Deklarata tė tilla jo vetėm qė e ushqejnė ultranacionalizmin serb, kursin armiqėsor rus dhe hezitimin evrocentrist: a u desht qė Kosova tė bėhet shtet"... Dhe e fundit:
6) Rrezikojmė ndarjen e Kosovės 60%:40%! "Ndėrsa nė rrafshin praktik intenca e Kosovės pėr bashkim me Shqipėrinė ēon pashmangshėm nė ndarje territoriale midis shqiptarėve dhe serbėve, diku nė pėrmasa 60:40. Dhe kur tė kihet parasysh efekti domino nė Ballkan, ndarja e tillė shkakton luftėra tė reja tė pėrgjakshme nė rajonin tonė dhe definitivisht e zhvendos kategorinė e tė drejtės nga shqiptarėt tek serbėt dhe aleatėt e tyre". Kėto janė gjashtė arsyet kryesore sipas Halil Matoshit pse Kosova nuk u dashka tė kėrkojė tė bashkohet me Shqipėrinė.
Duke rrezikuar qė lexuesi do tė mėrzitet nga njė shkrim mė i gjatė dhe duke pasur parasysh natyrėn e gazetės, do tė pėrpiqem qė sa mė shkurt tiu pėrgjigjem kėtyre gjashtė "arsyeve" pse ne "nuk u dashka tė kėrkojmė" bashkimin tonė kombėtar.
1) E drejta historike Edhe pse H.M. nuk e thotė asnjėherė drejtpėrdrejt se populli shqiptar nuk e paska tė drejtėn historike pėr bashkimin e trojeve ku ai pėrbėn shumicėn e popullsisė nė njė shtet tė vetėm (kėtė deklaratė si duket ai akoma nuk guxon ta bėjė krejt hapur), tėrthorazi kėtė ai e bėn shumė herė nė artikullin nė fjalė. Mė skandalozja nė kėtė drejtim ėshtė thėnia e tij se ", - thonjėzat janė tė H.M., - (nga ana e Serbisė - vėr. A.K.) ėshtė thjesht propagandė nė shėrbim tė ideologjisė nacionaliste... Them se ėshtė mė skandalozja sepse i gjithė opinioni si vendor, ashtu edhe ai ndėrkombėtar (e pranoi publikisht apo jo) e di se gjenerata tė tėra tė popullit shqiptar u pėrpoqėn, demonstruan, u burgosėn, luftuan e u vranė pikėrisht pėr ta bėrė tė qartė aneksimin e Kosovės edhe tė trojeve tė tjera shqiptare nga ana e Jugosllavisė dje dhe nga ana e Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi sot. Pėr ta bėrė tė qartė dhe pėr tu ēliruar nga ky aneksim shumė gjak u derdh, z. Halil. Edhe themelet e kėsaj (pa)varėsie-shkėputjeje tė Kosovės nga Serbia - janė tė lara me gjakun e bijave dhe bijve mė tė mirė tė kėtij populli, z. Halil. Ėshtė nė ndėrgjegjen tėnde nėse do ti pranosh faktet apo jo, apo do qė tė vazhdosh e ti quash faktet historike mite dhe mbrojtėsit e tyre nacional-socialistė, manipulatorė, horra e etj.
I vetmi fakt prapa tė cilit fshihet H.M. ėshtė se Kosova "kurrė nuk ka qenė nėn juridiksionin e Shqipėrisė" qė tė mund ta quajmė veprimin e Serbisė aneksim tė Kosovės. Nuk mund tė besoj se Halil Matoshi nuk e di se territoret shqiptare (sė paku tė banuara historikisht me shqiptarė) gjatė historisė kanė ardhur vazhdimisht duke u tkurrur dhe janė tkurrur vazhdimisht nga fqinjėt tanė dhe se ky veprim nuk mund tė quhet ndryshe veēse aneksim.
Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė sė sotme mė 1912 ėshtė bėrė pikėrisht edhe pėr ta ndaluar kėtė tkurrje tė mėtutjeshme. Ata qė e kanė shpallur shtetin e pavarur shqiptar nuk ia kanė pėrcaktuar kėta kufij qė i ka sot Shqipėria. Shqipėria e pavarur, i ka nėnkuptuar tė gjitha territoret e banuara me shqiptarė, por forca e madhe e pushtuesve tė trojeve shqiptare dhe ndikimi i vogėl i popullit shqiptar nė arenėn ndėrkombėtare kushtėzuan padrejtėsinė e madhe tė copėtimit tė Shqipėrisė (tė territoreve tė banuara me shumicė shqiptare do tė thoshe ti, H.M. pėr tė shpėtuar, nėse ky ėshtė ndonjė shpėtim).
2) dhe 6) Aventura, mungesa e pragmatizmit dhe rreziku i ndarjes sė Kosovės.
Duke e akuzuar Rexhep Qosjen pėr "humbje tė kohezionit e tė pragmatizmit politik", H.M. parasheh njė aventurė tė frikshme e cila mund tė ēojė edhe deri te luftėra tė reja dhe ndarje tė Kosovės 60% : 40%.
Frika tė tilla gjatė historisė kanė ekzistuar dhe nuk kemi si ti shėrojmė. Madje populli thotė: Pėr tut ska hajmali. Jo rrallė herė para luftėrave ēlirimtare janė shfaqur edhe zėra tė tillė tė panikut e tė disfatizmit akuza pėr ēlirimtarėt pėr mungesė kohezioni e pragmatizmi etj., etj.. Por nė zhvillimet e sotme politike njė frikė e tillė e Halilit mė duket krejt e paarsyeshme sepse luftėra ēfarė ai parashikon nuk shihen askund nė horizont dhe se bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė mund dhe do tė bėhet edhe pa luftė. Mundėsia e ndarjes sė Kosovės ėshtė njė parashikim mė realist i H.M., por habit fakti se si paska menduar H.M. se ajo ndarje do tė jetė 60% : 40%. Nga e ka nxjerrė Halili kėtė 40% tė territorit tė Kosovės si risk tė Serbisė, kėtė besoj se gjithkush ėshtė i interesuar ta dijė.
2)Sipas H.M. Pavarėsia e Kosovės pengon bashkimin kombėtar Edhe vetė projektuesit e pavarėsisė sė Kosovės, kur e kanė vėnė ndalesėn e bashkimit tė Kosovės me ndonjė shtet tjetėr, e kanė ditur dėshirėn e vėrtetė tė shqiptarėve pėr bashkimin e trojeve tė tyre nė njė shtet tė vetėm dhe mundėsinė qė e krijon pavarėsia e sovraniteti nė kėtė drejtim, pėrkundėr betimeve e zotimeve nė tė kundėrtėn tė kastės sė sotme politike apo tė ndonjė halili a liliputi tjetėr tė pavarėsisė.
Pavarėsia e sotme e Kosovės ėshtė njė zgjidhje koniunkturale qė i ėshtė bėrė ēėshtjes shqiptare nė Kosovė dhe ndalesa apo cungimi i sovranitetit ėshtė produkt i kėtyre koniunkturave. Dhe si ēdo gjė tjetėr nė kėtė botė edhe koniunkturat nuk vendosen pėrgjithmonė. Me njė presion demokratik tė popullit shqiptar, pa ndihmėn e Nostradamusit, pa fatin hyjnor dhe pa ndodhur asnjė apokalips, por vetėm me njė referendum popullor populli shqiptar i Kosovės do tė vendosė nėse dėshiron apo jo ti bashkohet Shqipėrisė. Pavarėsia e Kosovės dhe sovraniteti i saj jo qė nuk e pengojnė bashkimin kombėtar, por janė ndihmesė nė rrugėn e bashkimit. Vetėm pavarėsia e cunguar, pavarėsia pa sovranitet, pavarėsia liliputiane janė pengesė pėr integrim dhe bashkim tė plotė kombėtar si pjesė e bashkėpunimeve e integrimeve ndėrkombėtare.
3) Me kėrkesė pėr bashkim do ti hidhėrojmė aleatėt! (Pėr saktėsi Halil Matoshi nuk e ka pėrdor termin "hidhėrim" por "anashkalim". Mirėpo njė anashkalimi tillė thotė H.M. mund tė ēojė nė ndarje dhe luftėra tė reja... dhe zhvendosje tė sė drejtės tek Serbia dhe aleatėt e saj... Pra nėse ne kėrkojmė bashkim kombėtar, do tė ndodhin gjėrat e imagjinuara nga Halil donkishoti dhe "shpėtimtarėt" tanė nė hidhėrim e sipėr do ta zhvendosin tė drejtėn nga ana jonė tek Serbia...!!!). Pa u lėshuar thellė nė histori dhe pa pasur nevojė ti rikujtojmė pozicionet e atyre qė ne sot i quajmė aleatė e shpėtimtarė me rastin e krijimit tė Shqipėrisė, mund tė ndalemi vetėm nė historinė mė tė re tė Kosovės e ti shohim pozicionet e "shpėtimtarėve" tanė dhe do tė shohim se ata kanė qenė prerazi kundėr pavarėsisė sė Kosovės, madje edhe nė trajtat e sotme tė saj dhe kur shqiptarėt kanė kėmbėngulur e kanė luftuar edhe pozicionet e tyre kanė lėvizur. Kanė lėvizur e do tė lėvizin gjithmonė nė pėrputhje me rrethanat dhe me interesat e tyre. "Shpėtimtarėt" tanė dhe tė gjithė aktorėt tjerė tė politikės ndėrkombėtare nuk i ndėrtojnė pozicionet e tyre nė bazė tė hidhėrimeve apo ēfarėdo emocioni tjetėr por vetėm mbi interesa.
4) I bėjmė nervoz - i ushqejmė armiqtė tanė! "Deklaratat e tilla (pra aneksim i Kosovės, e drejtė historike e popullit shqiptar, kėrkesa pėr bashkim kombėtar) jo vetėm qė e ushqejnė ultranacionalizmin serb, por...)
Ultranacionalizmi serb nuk ka lindur e as nuk ėshtė mbajtur gjallė nga deklaratat e shqiptarėve, por nga historiografia nacionaliste serbomadhe, si zėdhėnėse e interesave hegjemoniste tė Serbisė. Zgjidhja pėrfundimtare e ēėshtjes shqiptare (duke pėrfshirė kėtu edhe deklaratat qė ndihmojnė nė kėtė drejtim) nuk e ushqejnė, por krijojnė premisat pėr tu fashitur pėrgjithmonė nacionalizmi serb, maqedonas, malazez e madje edhe ai shqiptar. Zgjidhja qė i ėshtė bėrė sot Kosovės (sipas Pakos sė Ahtisarit), pavarėsi e mbikėqyrur, e kushtėzuar dhe e kufizuar, me mohimin e sė drejtės sė shqiptarėve pėr tė qenė shqiptarė, me mohimin e sovranitetit tė kėtij populli, me enklavat e barikaduara serbe, me veriun e qeverisur nga Serbia janė ushqyes tė pėrhershėm dhe tė mjaftueshėm pėr ultranacionalizmin serb. Vetėm zgjidhja e plotė e ēėshtjes shqiptare krijon mundėsinė e njė fqinjėsie mė tė mirė se deri mė sot.
Nė vend tė pėrfundimit: Nuk mė ka rėnė as tė dėgjoj e as tė lexoj nga njė shqipfolės akuza mė tė rėnda (shpifje deri nė fyerje) pėr historiografinė shqiptare, nėpėrkėmbje e tallje me luftėrat e popullit shqiptar dhe tė figurave gjigante tė historisė e tė publicistikės sė tij. "Nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar" ėshtė luftuar edhe mė herėt, por askush deri mė tani nuk e ka marrė guximin qė historiografinė dhe publicistikėn shqiptare ta quajė nacional-socialiste (fashizėm i tipit hitlerian). Pas shpalosjes sė flamurit kosovar, stemės dhe himnit, pas kushtetutės sė "komuniteteve" tė Kosovės, pas ndalesave tė shumta pėr popullin shqiptar, a duhet tė fillojmė tė mėsohemi (madje edhe tė pėrgatitemi) me njė valė tė re tė luftės kundėr "nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar", edhe pse nė njė formė mė moderne e mė perfide?!
Ėshtė ky vetėm njė budallallėk i H.M. apo "ēka ka shpia e nxjerr thmia", - kjo mbetet tė shihet.
Krijoni Kontakt