Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 104
  1. #61
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Sill dokumente e mos u hap bythėsh kėtu.
    Ti mos mu bej si k..ve, po sill kontra/argumente.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #62
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ti mos mu bej si k..ve, po sill kontra/argumente.
    Kontra-argumente pėr llafe boshe, qė tė bien ndėrmend e hapesh bythėsh sikur kurvicė e llastuar???

  3. #63
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    o l1 boll ore me keto gjera,ti do zgjedhesh se cishte kosova dhe shqiperia para 1000 vjetesh??kosovaret fituan pavaresine me tere ata te vrare dhe barbarine e serbeve dhe ti po mundohesh me mish e shpirt ti lendosh duke ju thene se ata kurre nuk ishin shqiperi????edhe cfare pastaj se nuk ishin kurre bashke me shqiperine???kujt ju prish gjiza per kete gje?kurren ekurres mos kete qene kosova shqiperi jane troje te banuara kompletesisht me shqiptare dhe jo shqiptarefoles ketu edhe shume shekulla dhe kishin te drejten e tyre te luftonin per pavaresi.ti pse ju kundershton se kuptoj?
    POSHTE GREKET
    POSHTE SERBET
    POSHTE PROGREKET
    POSHTE PROSERBET
    pike dhe kaq
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  4. #64
    Citim Postuar mė parė nga bledikorcari Lexo Postimin
    o l1 boll ore me keto gjera,ti do zgjedhesh se cishte kosova dhe shqiperia para 1000 vjetesh??kosovaret fituan pavaresine me tere ata te vrare dhe barbarine e serbeve dhe ti po mundohesh me mish e shpirt ti lendosh duke ju thene se ata kurre nuk ishin shqiperi????edhe cfare pastaj se nuk ishin kurre bashke me shqiperine???kujt ju prish gjiza per kete gje?kurren ekurres mos kete qene kosova shqiperi jane troje te banuara kompletesisht me shqiptare dhe jo shqiptarefoles ketu edhe shume shekulla dhe kishin te drejten e tyre te luftonin per pavaresi.ti pse ju kundershton se kuptoj?
    POSHTE GREKET
    POSHTE SERBET
    POSHTE PROGREKET
    POSHTE PROSERBET
    pike dhe kaq
    Keshtu po qe flitet
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KOMBI I HALILIT - (Reagim ndaj shkrimit tė Halil Matoshit ‘Talk show‘ i racistėve shqiptarė) - Shkruan: Liburn Aliu Gazeta “EXPRESS”


    (Reagim ndaj shkrimit tė Halil Matoshit ‘Talk show‘ i racistėve shqiptarė)

    KOMBI I HALILIT

    Shkruan: Liburn Aliu Gazeta “EXPRESS”

    Nė fushatėn e shkombėtarizimit qė po synon tė zgjerohet dita-ditės ndaj shqiptarėve, Halil Matoshi tani filloi edhe fazėn e tretė. Nė fillim qe vetėm ideja, qė trasohej lehtė pėr ndėrrimin e identitetit tonė, si njė nevojė pėr ta ndėrtuar shtet e ri. Pra, pėr hir tė krijimit tė shtetit, duhej tė ndėrtonim atypėraty njė identitet tė ri. Pastaj kjo vazhdoi edhe nė draftkushtetutė dhe nė diskutimet pėr tė. Edhe pse sipas draftkushtetutės ēdo gjė serbe mbetet serbe, e edhe historia e kultura bėhet e tillė, pra serbe, ajo qė ėshtė shqiptare po bėhet multietnike dhe kosovare. Mirėpo tė gjitha, nė fund tė fundit, ishin tė veshura me njėfarė arsyetimi pragmatist, pra pranoheshin si kompromise, madje edhe "tė dhimbshme". Por tani jemi nė terren krejtėsisht tjetėr, pra te mohimi i asaj qenėsores, madje edhe i historisė pėr hir tė njėfarė projekti.

    Nė shkrimet e tij Halili godet aty ku gjithnjė jemi mėsuar tė na godasin tė tjerėt dhe, pėr ēudi, me po tė njėjtat argumente. "Ka ekzistuar vetėm nocioni i gjeografisė shqiptare", thotė Halili, duke na pėrkujtuar kėtė shprehje nga Otto von Bismarck-u nė Kongresin e Berlinit, ku thuhej e njejta gjė: nuk ka komb shqiptar, por vetėm shprehje gjeografike. Pataj Halili vazhdon "shqiptarėt nuk ishin tė organizuar, ata jetonin akoma nė fise dhe nuk e dinin se ēka ishte shteti dhe kjo ishte tokė e askujt". Argumente tipike tė Nikolla Pashiqit dhe Jovan Cvijiqit, tė cilėt aneksimin e Kosovės e arsyetonin duke e cilėsuar si tokė tanimė tė askujt dhe tė banuar nga njerėz tė pacivilizuar, qė jetonin nė fise dhe nuk kishin ide pėr kulturėn dhe ndėrtimin e shtetit, prandaj nuk u takonte shteti. Ishte ky njė argumentim qė pėrputhej me ato tė fuqive tė kohės pėr arsyetimin e mbajtjes sė kolonive. Mė vonė kjo doktrinė u trajtua botėrisht raciste. Luftėrat antikolonialiste sollėn ndryshime tė mėdha. Edhe serbėt nuk shėrbeheshin mė me kėtė arsyetim. Prandaj ai ndėrroi. Tash thonin shqiptarėt janė komb, por janė tė ardhur prej tjetėrkah, duke dashur tė thonė qė serbėt kanė qenė kėtu para nesh. Ēudi qė zoti Matoshi akoma ka mbetur nė nivelin e parė tė argumentimit kundėr kombit shqiptar, kur edhe vetė armiqtė mė tė pėrbetuar tė shqiptarėve moti e kanė braktisur atė!

    Sipas Halilit, shqiptarėt nė shekullin XIX ishin tė pavetėdijshėm pėr ekzistencėn e pėrkatėsisė kombėtare. Kjo ėshtė kategorikisht e pavėrtetė. Nė njė sqarim qė i bėn Lidhja e Prizrenit kryeministrit tė atėhershėm britanik, Benjamin Disraeli-t mė 1878, thuhet: "ne nuk jemi dhe as duam tė jemi turq. Do t‘i kundėrvihemi me tė gjitha mjetet atyre qė duan tė na kthejė nė sllavė apo grekė. Ne duam tė jemi shqiptarė". Populli mund tė ketė qenė i paarsimuar dhe ekonomikisht i pazhvilluar, por e ditėn ama se ēka deshėn dhe se ēka ishin kombėtarisht, siē e thotė Benedict Andersoni te Imagined Community: Reflections on the Origin and Spread of Nationalism, kombi ėshtė "bashkėsi imagjinare" me ekzistencė reale.

    Por Halili vazhdon, madje thotė se nuk ėshtė fajtor pasi shqiptarėt nuk mundėn ta kontrollojnė territorin e tyre! Pra, ne ishim tė dobėt, kurse ata tė fortė, prandaj nuk mundėm ta marrim "tokėn e askujt". Ēfarė qėndrimi fashist! Mė duket sikur po i reagoj Musolinit e jo Halilit. Ata tė "organizuarit dhe qė e dinin se ēka ėshtė shteti", Halil, bėnė masakra tė tmerrshme dhe dėbuan qindramijėra shqiptarė qė nuk e paskan ditur se ēka ėshtė shteti. Tė bėsh realpolitikėn e Halilit ndaj popujve tė dobėt pėr shkaqe objektive, ėshtė pafytyrėsi e llojit tė vet. E lėre mė tė bėsh realpolitikė ndaj kombit tėnd qė ishte i pambrojtur, pėsoi vuajtje, dhunė, masakra e shkatėrrim. Halili thotė se edhe nė librin e Noel Malkolmit thuhet qartė se kėtu nuk ishin vetėm shqiptarėt, por kishte edhe vllehė, jevgji, ēifutė, ēerkezė e tė tjerė. Kėtė nuk e mohon askush, por edhe vetė Malkolm-i i quan ata pakica.

    Po pse bre Halil u ndale vetėm deri nė faqen 248 tė librit tė Malkolm-it, e nuk vazhdove vetėm edhe njė kapitull, ku qartė thuhet se shqiptarėt tanimė ishin tė lodhur nga kryengritjet kundėr Perandorisė Osmane dhe nuk qenė nė gjendje t‘i rezistojnė ushtrisė sė organizuar serbe. E madje edhe nė gjendje tė tillė ata luftuan, derdhėn gjak pėr tokėn, shprehje kėto qė pėr Halilin janė tė pėshtira, dhe as qė duhet tė pėrmenden, vetėm sepse ai ēdoherė e ka parasysh se shkrimet ia lexojnė edhe zyret e e haja, prandaj duhet tė tregohet si i moderuar, e jo si ata tė gjakut, tokės. Por Halili shkruan pikėrisht pėr kėto zyre: ai bėn me gisht - ja ku i keni kėta tė "tokės e gjakut". Halili tutje bėn pėrfundimin skandaloz tė radhės: "nė mbledhjen e Prizrenit me forcėn e popullit u pėrmbys dėshira pėr bashkim dhe pranuam tė jemi pjesė e federatės". Mbledhja e Prizrenit u mbajt nė korrik tė vitit 1945, pra ishte akoma gjendje e kontrolluar nga ushtria. Nė mbledhje morėn pjesė 142 delegatė nga tė cilėt vetėm 33 ishin shqiptarė. Ata qė kundėrshtuan u vranė dhe mėpastaj rreth 14 000 shqiptarė u vranė anekėnd Kosovės nga ai regjim. Pėr dallim nga kjo, nė Bujan u vendos qė shqiptarėt tė kenė tė drejtė pėr vetėvendosje, tė pėrcaktoheshin vetė ata pėr fatin e tyre, e jo t‘ua percaktonte dikush fatin pėr ta. Si mundka, pra, ta hedhė poshtė Konferencėn e Bujanit mbledhja nė Prizren? Vetėm pse shqiptarėt ishin nėn shtypje e dhunė? Po pse tė racionalizohet kjo shtypje e dhunė, dhe pastaj tė thuhet - ja, shqiptarėt nuk mundėn, prandaj le ta thejnė qafėn nė Serbi! Pas kėtij arsyetimi tė shtypjes, Matoshi thotė qė "deklaratat pėr bashkim tė shqiptarėve e ushqejnė nacionalizmin serb". Ishte pikėrisht ky argument i Titos dhe tė tjerėve qė arsyetonin mbajtjen e Kosovės nėn Jugosllavi. Futini nė burg tė gjithė ata qė kėrkojnė "Kosova Republik", sepse kjo ēon nė acarimin e nacionalizmit serb, e pastaj ky i fundit ēon kah shkatėrrimi i federatės.

    "Nuk ka pasė asnjėherė formacion shtetėror shqiptar me Kosovėn si pjesė e juridiksionit shtetėror tė saj". Ēka nėse nuk ka pasur? A ishte e drejtė kjo qė nuk paskemi pasur, qė qenkemi copėtuar, qė qenkemi okupuar nga tjetėrkush? Apo mos Halili don tė thotė kjo se nuk paska qenė dashur tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr ta ndryshuar kėtė padrejtėsi? Shqipėria e shpalli pavarėsinė e saj vetėm pėrbrenda territoreve ku kishte vazhdimėsi territoriale dhe demografike shqiptare. Kufijtė e vitit 1913 lanė jashtė mė shumė se gjysmėn e teritoreve qė pėrfshiheshin nė kufijtė e shpallur mė 1912. Madje Britania e Madhe nė atė kohė kishte qėndrim qė edhe Korēa dhe Gjirokastra t‘i takonin Greqisė, kurse Shkodra t‘i takonte Malit tė Zi. Ēka do tė thoshe pėr kėto qytete sikur tė mbeteshin jashtė Shqipėrisė? Qė nuk i paskan takuar Shqipėrisė?! Po Vlora qė mbeti interes special pėr italianėt?. Paskan gabuar shqiptarėt qė e ēliruan? Ose mos janė pushtues shqiptarėt nė Vlorė? Shumė diplomatė dhe gazetarė e analistė tė kohės, pjesėt e Shqipėrisė tė mbetura jashtė kufijve tė vitit 1913 i trajtuan si pjesė tė aneksuara. Edith Durham shkruan: "pėrpjekjet e kombinuara tė Francės dhe Rusisė e ndanė gati pėrgjysėm Shqipėrinė". "Qėllimi ishte", shkroi Carnegie Endowment, "transformimi total i karakterit etnik tė regjionit tė banuar ekskluzivisht nga shqiptarėt".

    Kurse Sekretari i Jashtėm Britanik i asaj kohe, Edward Grey, mė 7 prill 1913 nė fjalimin e tij para Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tha: "Marrėveshja ndėrmjet Fuqive pėr respektimin e kufijve tė Shqipėrisė u arrit pas njė pėrpjekjeje tė gjatė e tė mundimshme. U vendos qė bregdeti dhe Shkodra duhet tė jenė shqiptare, kurse Peja, Prizreni, Dibra, dhe - pas shumė negociatash - Gjakova duhet pėrjashtuar nga Shqipėria. Kjo marrėveshje lė njė masė tė madhe territoresh qė duhet tė ndahen mes Malit tė Zi e Serbisė si fryte tė fitores. Arritja e kėsaj marrėveshjeje ishte thelbėsore pėr paqen nė Evropė dhe, pėr hesapin tim, u arrit nė kohėn e duhur pėr ruajtjen e paqes mes Fuqive tė Mėdha." Kurse vetė Dimitrije Tucoviqi qė ishte serb, nė librin e tij Serbia dhe Shqipėria shkruante qė "Serbia, Greqia dhe Mali i Zi me politikėn e tyre pushtuese, nuk ia dolėn ta copėtojnė Shqipėrinė, por ato mundėn ta zvogėlojnė dhe ta rjepin atė" dhe se "Konferenca e Londrės u suall ndaj Shqipėrisė nė mėnyrė mė mizore se Kongresi i Berlinit".

    Pastaj gati nė ēdo libėr objektiv historik pėrmendet edhe rasti i Leon Trockit, qė asokohe ishte si gazetar gjatė Luftėrave Ballkanike, me ē‘rast shkruan: "arsyeja pse shqiptarėt e luftojnė depėrtimin e forcave serbe ėshtė se ata e kuptuan rrezikun e copėtimit tė Shqipėrisė mes tė Serbisė dhe Greqisė". Trocki citon njė ushtar serb pėr depėrtimin e tyre nė Gjilan, ku mė pas, duke e pėrshkruar Gjilanin, ai e quan atė "njė qendėr e asaj pjese tė Shqipėrisė". Owen Person, nė librin Shqipėria dhe Mbreti Zog, shkruan: "Konferenca e ambasadorėve nė Londėr vendosi t‘i jipte Shkodrėn Shqipėrisė, por e tėrė fusha e Kosovės u nda nga shteti i ri dhe iu dhurua Serbisė edhe pse popullata shumicė e saj ishte shqiptare". Por tani, ē‘tė shtyn ty tė mos i trajtosh ashtu, Halil? Pėrse duhet tė shėrbehesh ti me argumentet e njėjta si tė atyre qė na pushtuan? Qėllim i pėrhershėm i tyre ishte tė na e mohojnė ekzistencėn si komb. Tani kur ata bėhen mė tė pafuqishėm si pasojė e mizorive tė tyre, pėrse ti ta vazhdosh? A mos serviliteti ndaj tė huajve tek ti shkon aq larg, qė pėrmes kėtyre argumenteve tė synosh tė paraqitesh si i moderuar, si "njeri nė hap me kohėn", apo ku qėndron arsyeja? Nėse dikur dikush detyrohej tė bėnte diēka tė tillė me dhunė, ty sot s‘tė detyron askush. Po mirė, Halil, nėse ne jemi kombėtarisht kosovarė, mė trego, tė lutem, ēka do tė jenė shqiptarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi, Serbisė? Ti vazhdon edhe mė tej dhe thua qė shqiptarėt aspiratat e tyre i kufizuan nė kėrkesa autonomiste. "Shihet pra se tė gjitha letrat e Kosovės qė nga Lidhja e Prizrenit ishin lėvizje autonomiste", duke iu referuar mbledhjes sė Prizrenit, pastaj heqjes sė autonomisė sė vitit ‘74 nė vitin ‘89, me vota nga kuvendi i Kosovės. Edhe nė vitin ‘89 derisa u votua pėr amandamentet kushtetuese nė rrugėt e Prishtinės e te qyteteve tė Kosovės vritej nė demonstrata populli.

    Prandaj populli nuk reduktohet nė politikėn dhe institucionet zyrtare. Sepse pėrderisa populli ishte pėr liri, ato institucione ishin autonomiste dhe jugosllave. E di se e di, por qė nga viti 1912, e deri nė luftėn e UĒK-sė, pėrpjekjet kanė qenė pėrherė ēlirimtare, herė paqėsore e herė tė dhunshme. Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės e udhėhequr nga Hoxhė Kadri Prishtina, kishte pėr synim ēlirimin e tokave tė banuara me shumicė shqiptare dhe t‘ia bashkonte ato shtetit amė, Shqipėrisė. E quante ēlirim, sepse pėr tė vlente shpallja e vitit 1912. Ky komitet, nė program e kishte tė drejtėn pėr vetėvendosje, e drejtė kjo tė cilėn Lėvizja Vetėvendosje as nuk e ka shpikur e as qė pretendon se e ka shpikur, sikurse qė shpif ti. Nuk ėshtė "ēudė" si na doli konferenca e Bujanit, qė thua ti. Tė gjitha organizatat ilegale nė Kosovė, deri nė fillim tė viteve ‘90 e kishin synim ēlirimin dhe bashkimin me Shqipėrinė.

    Por edhe pėrpjekjet pėr Republikėn e Kosovės, si zgjidhje nė kuadėr tė Jugosllavisė, frymonin me njė nacionalizėm ēlirimtar shqiptar, e jo racist apo fashist, si dėshiron ti t‘i etiketosh tė tjerėt. Pėrkundrazi, ishte pėrpjekje kundėr shovinizmit dhe fashizmit serb. E, zgjidhja brenda Jugosllavisė ishte kompromis pikėrisht pėr hir tė paqes nė rrethanat e asaj kohe. E tėra ishte kjo vazhdimėsi qė nga viti 1912, e qė nė fund e solli luftėn ēlirimtare tė UĒK-sė. Luftė me karakter tipik tė pastėr ēlirimtar dhe me frymėzim kombėtar shqiptar. E lidhur pikėrisht me gjakun dhe tokėn, Halil. Tokėn, pronėn shqiptarėt kanė bėrė pėrpjekje ta mbrojmė me gjakun e tyre, ashtu si ēdo komb tjetėr nė botė. Kurse ti tallesh me kėtė gjė. S‘ke rrugė tjetėr, sepse nė ndėrtimin e kombit kosovar, askush nuk ka derdhur gjak pėr njė komb tė tillė. Ka vetėm njė themel ky komb: falsifikimin e historisė shqiptare.

    Si liberal qė e pėrshkruan veten, ke tė drejtė ta quash veten pjesėtar tė ēfarėdo kombi qė ti do, nuk tė pengon kush. Por ama, tė fillosh tė falsifikosh historinė, pėr tė arsyetuar njė komb artificial, kjo tani mė shtyn tė dyshoj seriozisht pėr motivin tėnd. Po tė mos ishin ato argumentet qė ti bazohesh nė to, e qė jemi lodhur duke i dėgjuar nga pashiqėt, do mendoja se je njė tip qė do tė hiqesh si polemizues vetėm pėr hir tė polemikės. Tash para miratimit tė njė kushtetute antikombėtare, duhet patjetėr tė diskutohet e padiskutueshmja, dhe pikėrisht me "argumente" antikombėtare. Nėse qėllimi yt ka qenė ky: tė pėrpiqesh ta vėsh nė diskutim tė padiskutueshmen, megjithatė nuk ia ke arritur.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ODĖ MJERIMIT OSE "TALK SHOW" I RACISTĖVE SHQIPTARĖ 3 - (Rreth shkrimit "Internacionalisti ballkanas" tė Armend Mazrekut) - Shkruan: Halil Matoshi Gazeta „EXPRESS“




    (Rreth shkrimit "Internacionalisti ballkanas" tė Armend Mazrekut)

    ODĖ MJERIMIT OSE "TALK SHOW" I RACISTĖVE SHQIPTARĖ 3


    Shkruan: Halil Matoshi Gazeta „EXPRESS“

    Hallakatjet e Armend Mazrekut nėpėr ‘skripta‘ tė UP‘sė dhe me citate autorėsh nga mė tė ndryshmit (tė shkollave dhe rangjeve tė ndryshme) nuk i ndihmojnė shumė pėr ta shpjeguar realitetin shqiptar (dhe tė Kosovės nė veēanti) qė edhe "Global Players‘at" e cilėsojnė si njė rast sui generis. Ėshtė megalomani, pėr mė tepėr fanatstikė dhe aventurė politike tė thirresh nė fakte tė paqena, se shqiptarėt kanė qenė komb politik, i konstituuar qė nga Rilindasit dhe Lidhja e Prizrenit (duke qenė se ata ende nuk janė konstituuar si tė tillė!?); se Kosova ėshtė aneksuar nga Serbia si pjesė e Shqipėrisė (si formacion politik); se "Izraeli i Ballkanit" (Kosova. Vėrejtje HM) do ta ketė mbėshtetjen e botės demokratike pėr bashkim nė njė shtet tė te gjithė shqiptarėve; se nacionalizmi shqiptar nuk ėshtė racizėm. Etj. Aktualisht po zhvillohet njė debat pothuajse i pėrmasave globale, ndėrmjet oponentėve tė filozofisė politike (Kantianėve dhe Hobbesianėve), si Kissinger, Huntington, Fukuyama, Chomsky, Habermas, Derrida, Kaplan, Shala; ekspertėve tė mardhėnieve ndėrkombėtare Kagan, Cooper etj. dhe lidėrėve e diplomatėve botėror, si Rumsfield, Gorbatchov, Fischer, Ross..., rreth asaj se a ishte i ligjshėm apo jo intervenimi i NATO‘s nė Kosovė mė 1999 dhe tashti a ėshtė shkelur apo jo ligji ndėrkombėtar me rastin e njohjes sė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės.

    Mazreku kėsaj herė e ka huqur fare temėn e diskutimit duke u pėrafruar me krekosėsit pėr "Perėnditė shqiptare dhe gjigantėt", pėrmes elozheve si "intelektualė... mėsues tė sė vėrtetės...". Punė e mendjes sė tij jokritike. Por faktet teorike dhe praktike, realpolitika dhe mendėsia e Perėndimit sot, dėftojnė pėr diēka krejtėsisht tjetėr dhe ndryshe.

    Pajtohem z.Mazreku se Greqia ėshtė vendi yrnek i llastuar nga Perėndimi, pėr shkak tė famės si "djep i civilizimit perėndimor", por kjo sjellje "lazdranėsh" nuk do t‘i tolerohej Shqipėrisė dhe shqiptarėve, prandaj krahasimi ėshtė joadekuat. Hyrja e Greqisė nė BE ėshtė rast sui generis, jashtė ēdo standardi qė sot kėrkohet (rreth 40 % tė buxhetit shtetėror ia mbulon BE‘ja, sipas shtypit mė 2004); Dihet se pėr ēfarė arsyesh prgamatike dhe kur Greqia i ėshtė bashkėngjitur NATO‘s dhe BE‘sė, kurse pretendimet e saj ndaj fqinjve janė vetėm deklarative, njėherėsh tė padėmshme. Dihet edhe qėndrimi rigjid i shtetit grek ndaj ēamėve, shpronėsimi dhe gjenocidi kulturor... E nėse Mazreku dėshiron tė marrė yrnek nga grekėt, atėherė angazhimet e tij qenkan tepėr tė dyshimta, sepse njė sjellje e tillė cenon "vlerat e pėrbashkėta" tė Perėndimit nė bazė te tė cilave u ēlirua dhe u njoh shteti i Kosovės. Asnjė shtet nuk mund tė anėtarėsohet nė NATO nėse nuk i plotėson standardet politike (demokraci liberale, tė drejtat e njeriut) dhe ato teknike, (ushtri jomegalomane por mobile dhe profesioniste, doktrinė tė qartė integruese nė sferėn e sigurisė kolektive) po ashtu nuk ka shans tė anėtarėsohet asnjė shtet qė ka ka pretendime territoriale ndaj njė shteti tjetėr. Mė tutje Mazreku shkruan: "Unionini Evropian, (...) kjo nuk ėshtė njė krijesė qė shndėrron identitetet etnike nė ato civile, por siē po duket Matoshi ėshtė kostumuar me idealizmin Moorian." Bash ėshtė e kundėrta. BE‘ja qė nė zanafillėn e vet e ka nė qendėr civis‘in (qytetarin). Qysh Ortega Y Gasset shkruante se civilizimi ėshtė mbi tė gjitha dėshira pėr tė jetuar sėbashku me tė tjerėt. Njeriu ėshtė aq baraba pėr aq sa nuk i bė hesap njerėzit tjerė. "Tė jetosh nė bashkėsi me armikun! Tė sundosh sėbashku me opozitėn!" kjo ėshtė ideja bazė e civis‘it, thotė ai.

    Robert Cooper thotė se mbarimi i Luftės sė Ftohtė ka prodhuar "vlera tė pėrbashkėta europiane", madje Kosova i nderuar z. Mazreku, ėshtė dizajnuar dhe njohur si shtet i pavarur dhe sovran duke u mbėshtetur pikėrisht nė kėto vlera tė.

    Edhe intervenimi nė Kosovė pati "njė legjitimitet ndėrkombėtar qė buron nga vlera", pra duke u bazuar nė standardin progresiv tė sė drejtės ndėrkombėtare qė i trajton katastrofat humanitare si njė pėrjashtim nė rregullin e mosndėrhyrjes.

    Sėkėndejmi kjo ka tė bėjė me triumfin e moralit mbi ligjin. Ngase, sipas Robert Kagan‘it (e citon Glennon‘in, njė studius ky i tė drejtės ndėrkombėtare), parimi i mosndėrhyrjes i mishėruar nė Konvetėn e KB‘ve ėshtė shkelur aq shpesh gjatė kėtyre gjashtė dekadave sa nuk mund tė kualifikohet mė si ligj ndėrkombėtar; nė termat ligjorė kjo quhet "desuetude". Nėse Jurgen Habermas thotė se luftėrat, tė cilat e pėrmirėsojnė botėn, nuk kanė nevojė pėr pėrligjje tė mėtejshme, atėherė ėshtė pėr t‘u duartrokitur unilateralizmi hegjemonist, sipas konceptit hobbes‘ian, pra ShbA‘tė si vendi me traditėn mė tė lavdishme demokratike dhe nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut - qė po kjo ShBA e ka futė nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuar... Prandaj BE‘ja sigurisht qė po krijon pareshtur dhe do tė krijojė identitete civile. Politika e jashtme dhe e sigurisė e pėrbashkėt, qasja unike pėr tė drejtat e njeriut, monedha e pėrbashkėt, Schengen‘i, njė Parlament dhe njė Qeveri e pėrbashkėt si dhe njė legjislacion dhe (nesėr) njė Kushtetutė e pėrbashkėt, kėto vlera e pėrbashkėta tė Perėndimit, a nuk krijojnė njė identitet civil, tė ri, ndonėse "tė shpejtėsive tė ndryshme" (Habermas)? Mė tutje Mazreku mohon lidhjet e nacionalizmit shqiptar me racizmin, "...sepse ai bazohet nė fatet historike dhe nė sentimentet e pėrbashkėta, ndėrsa racizmi ėndėrron kontaminimet dhe bazohet jashtė historisė - ka tė bėjė me glorifikimin e fizionomisė biologjike tė anėtarėve tė njė grupi etnik".

    Jetojmė nėpėr shekuj midis popujve tjerė ballkanik dhe sėkendejmi jemi (hiq specifikat) tė njėjtė pėr sa u pėrket qasjeve raciste, pėr "shqiptarėt (shiptari) si zullumēarė turq" ose pėr "serbėt (shkiet) si bisha tė pėrtej Karpateve"! Nė njėren anė qėndrojnė serbėt qesėndisės e cinik, "popull qiellor", "Koosva, djep i serbizimit" e nė tjetren anė u rrinė pėr karshi shqiptarėt krenarė, "bij tė shqiponjes" dhe tė "qytetėrimit superior iliro- dardanė", "Kosova djep i shqiptarizmit" ectr.

    "Armiqtė e pėrjetshėm historikisht nisin qė t‘i ngjajnė njėri-tjetrit...", shkruan Y Gasset nė "Revolta e masave" dhe unė druaj se po bėhemi si ata!?

    Nėse kėta "margaritarė" tė pjesės mė tė madhe tė historiografisė serbe dhe asaj shqiptare nuk glorifikojnė cilėsitė biologjike tė etnisė sė tyre pėrkundėr tjetrit/tė tjerėve biologjikisht mė tė ulėt, atėherė racizmi as qė paska ekzistuar ndonjėherė!

    Ideja se Kosova nuk ėshtė shtet i shqiptarėve por shtet multietnik, multikultural dhe multilingual nuk ėshtė e imja, por derivat i konstituimit tė Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran (Pakoja e Martti Ahtisaarit), dhe unė, e pranoj, edhe po tė ishim ne shqiptarėt ideatorė tė dizajnimit tė kėtij shteti, sigurisht se do ta bėnim kėtė me pasione tė shekullit XIX dhe tė mbėshtetur nė gjak e tokė, sikur edhe nė “lavdi” e mite tjera folklorike nacionale...

    Qė Kosova nuk ėshtė nominalisht shtet i dytė i shqiptarėve, kėtė e sanksionon Kushtetuta e Kosovės, tė cilėn do ta aprovojė (pritet sė shpejti) Kuvendi i Kosovės. Unė nuk banoj nė Parlament dhe as nuk e kam shkruar Kushtetutėn, pra as nuk do ta votoj, por do ta respektoj vullnetin e shumicės. Ndėrkaq qė “grupi pėrkatės etnik” (Smith) nuk ėshtė kombi, sepse kombi pėrmban disa cilėsi mė tė larta qytetare, pra cilėsitė e formacionit politik, shtetit dhe madje edhe vlerat civile, demokratike dhe tė drejtat e njeriut.

    Mazreku kur e bė krahasimin e realitetit kosovar me atė letonez e bėn edhe njė gabim fatal. “Raliteti konsiston se Kosova ėshtė e pastėr etnikisht, ndėrsa shembulli i Letonisė (shtet i UEse) tregon qartazi se edhe pse rusėt pėrbėjnė 32% tė popullsisė letoneze, nė Kushtetutėn e saj nuk figuron qė janė shoqėri multi-etnike, por kjo ėshtė pėr shkak se ne i kemi tejkaluar standardet ndėrkombėtare, domethėnė jemi jashtė kėtyre standardeve”.

    Pothuajse tė gjithė pjesmarrėsit nė kėtė debat (tė gjithė contra Matoshit!!!) heshtin faktin se Kosova u krijua shtet dhe u njoh si shtet i pavarur dhe sovran, si rast sui generis, jo nė bazė tė tė drejtės ndėrkombėtare (sepse nė kėtė rast kjo e drejtė ėshtė zėvendėsuar me tė drejtėn imperiale, tė hegjemonisė mirėdashėse), pra shteti i Kosovės nuk u krijua nė bazė tė gjakut dhe tokės dhe se krahasimet me vendet tjera nuk janė valide. Letonia ka qenė shtet deri nė aneksimin nga BRSS, me karrige tė rezervuar nė OKB, kurse Kosova asnjėherė mė parė nuk ka qenė shtet, “Serbi e vjetėr” pas 1912’tės dhe nė Mbretėrinė SKS, fillimisht njė ‘oblast’ (qark), njė “Krahinė autonome” e Jugosllavisė komuniste” (e “vetėvendosur” nė bazė tė modelit sovjetik tė vetėvendosjes sė brendshme vetėm nėn regjimin e Titos); “Provincė Jugore e Serbisė” gjatė fashizmit serb dhe “Provincė e Serbisė nėn administrimin e KB’ve” deri mė 17 shkurt 2008.

    Lexo mė vėmėndje: Kontradiktat tuaja me vetveten nuk kanė tė ndalur z.Mazreku. “Pėr dallim nga Antoni D. Smith, modernisti Gellner pohon qė kombet dhe nacionalizmi janė fenomene moderne qė kanė lulėzuar pas Revolucionit Francez (1789), mirėpo etapa e krijimit tė kombeve zt. Matoshi ka pėrfunduar sikurse ajo e profetėve”. Edhe unė them se krijimi i kombeve-shtete ka pėrfunduar nė shekullin 19, prandaj kosovarėt nuk po krijohen si komb me bazė gjakun dhe tokėn, (tė kaluarėn) por po konstituohen si komb i ri, me identitet civil qytetar, njė shtet vlerash... A nuk e sheh ai dhe bashkėmendimtarėt se nė Prishtinė njė obelisk – NEWBORN- po shėrben si plebishit i pėrditshėm? Prandaj sipas mendjes sime, arritja e kėsaj cilėsie dhe vlerave civile e shtetėrore nuk kthehet mbrapa (tek gjaku) sepse nacionalizmin (agresivitetin e njė etnie) tashti e thithin elitat shtetėrore, tė cilat e modelojnė duke e “shtetėzuar” edhe gjuhėn, e cila zhvillohet konform me vlerat dhe veēantitė civile e shtetėrore. Mazreku e terrorizon thėnien e Renan’it “Kombi si plebishit i pėrditshėm”. Qe si e shpjegon kėtė Y Gasset: ”Nuk na mban sėbashku nė shtet ajo qė kemi qenė dje, por ajo qė do ta bėjmė sėbashku nesėr.” Y Gasset shtron pyetjen nėse kuptohet drejt sentenca e Renan’it, se ēka d.m.th. vėrtetė ajo? “A thua, ndoshta, nuk do tė mund t’i jepnim ndonjė domethėnie tė kundėrt nga ajo qė i dha Renan? Ta kesh lavdinė e pėrbashkėt nė tė kaluaren, vullnetin e pėrbashkėt nė tė tashmen; tė kesh tė bėmat e mėdha tė pėrbashkėta dhe dėshirėn qė edhe mė tej tė bėhen aso veprash, qe kushti qenėsorė me kanė popull...Nė tė kaluaren, thesaret e lavdisė dhe zisė, nė ardhmėni njė program pėr tė gjithė... ekzistimi i njė kombi ėshtė plebishit i pėrditshėm.(...) sepse, gjaku, gjuha dhe e kaluara janė statike, tė kobshme e tahmaēare (koprrace), inerte – sikur hapsanet. Nėse kombi pėrbėhet vetėm nga kėto paradigma dhe jo nga asfarė vlerash tjera, ai do tė na ishte mbi shpinė, e ne do tė ishim duarthatė, tė papunė. Kombi do tė ishte diēka qė ėshtė, e jo diēka qė bėhet...”

    Duke u nisur nga kjo, mendoj se kombi kosovar nuk ėshtė, ai po bėhet pėrditė, ‘njė plebishit i pėrditshėm’... Spanja ka tė kaluar tė pėrbashkėt me popujt hispanikė tė Amerikės Qendrore dhe Jugore; racė dhe gjuhė tė pėrbashkėt, por megjithatė, nuk e bėn me ta njė komb. Pse? Mungon vetėm njė gjė esenciale, vetėm nė shikim tė parė: ardhmėnia e pėrbashkėt.

    Por Spanja ėshtė larguar me kushėrinjtė e saj, shumė madje dhe u ėshtė bashkuar vlerave tė pėrbashkėta nė BE qė s’i ka kurrgjė, sipas gjakut e gjuhes...Pse malazezėt nuk duan ta bartin sovranitetin e tyre nė Beograd, tek kushėrinjtė e parė, tė gjakut e gjuhės, ose pse s’e bėjnė kėtė maqedonasėt (bullgarė), por ata me vullnet dhe plebishit tė pėrditshėm po i krijojn kombet-shtete tė tyre. Sepse nuk duan tė jenė “tė burgosur” tė sė kaluares, duan tė lėvizin dhe tė jenė kreativė, tė prodhojnė vlera unike, duke pėrfituar cilėsi tė reja qytetare... Po mirė, i nderuar Mazreku, po e zėmė se Kosova edhe ėshtė “djep i shqiptarizmit” (siē e koncepton Baraliu, edhe unė mendoj se ėshtė mė djep se sa Shqipėria zyrtare!), atėherė pėrse tė mos kėrkohet qė Shqipėria t’i bashkėngjitet Kosovės, piemontit, djepit...? Hė, pėrse??? Natyrisht se shqiptarėt e Shqipėrisė historike me asnjė ēmim nuk do ta bartnin sovranitetin e tyre nė Prishtinė, sovranitetin me bazė gjakun, gjuhėn dhe tokėn, me njė fjalė tė kalurėn e pėrbashkėt. Pse ne, kosovarėt me sovranitet tė arrirė tė mbėshtetur nė civis – vlerat e pėrbashkėta, u dashka ta bartim atė nė Tiranė!?

    Pse Mali i Zi nuk e bėri njė gjė tė tillė, ta bartte sovranitetin tek ‘vėllau i madh” nė Beograd, madje kur dihet se ata nuk e kanė vetėm tė kalurėn e pėrbashkėt, gjakun e trollin, por edhe kohezionin e jetės sė pėrbashkėt, pra deri nė shpalljen e pavarėsisė sė Malit tė Zi, ata janė zhvilluar nė tė njėjtat rrethana politike, kulturore, gjuhėsore, madje edhe luftrat i kishin tė pėrbashkėta...

    Pėr kėtė mendoj se ėshtė i pamundur krijimi i kombit-shtet shqiptar, si njė formacion i vetėm politik i tė gjithė shqiptarėve. Mazreku mė tutje e bėn njė zhvendosje tė stalinizmit nga “ata” tek “unė”. “Mė skandalozja e diagnozės sė Matoshit qėndron se ai dėshiron tė gjithė tė mendojmė ngjashėm, brenda natyrės sė sistemit dhe natyrisht tė heshtim.”

    Pėrkundrazi, nė faqet e Gazetės Express, e kam hapur debatin dhe janė botuar qė tė gjitha kėndvėshtrimet, natyrisht pa kurrfarė ndėrhyrjeje. Dhe natyrisht pa pretendime se jam “perėndi” (Rrustaj), “gjigant” (Klinaku) dhe “mėsues tė sė vėrtetės” (Mazreku). Duke investuar tepėr energji nė kultin e personalitetit qė ėshtė veti e komunizmit dhe fashizmit. “...nacionalizmi shqiptar nuk ėshtė dėshmuar tė jetė agresiv dhe lirisht mund ta emėrtojmė pozitiv. Nė fund fare, dėshiroj t’ia lė njė mesazh zt. Matoshi: Nėse e ke ndonjė serb fqinj, atėherė ruaju se mund ta djegė shtėpinė apo mund tė vret edhe ty, ngase kėshtu kanė bėrė edhe me fqinjėt e tyre nė Kroaci, Bosnjė dhe Kosovė”, thotė A.M.

    Nacionalizmat kanė tė njėjtat burime etimologjike dhe politike. Dallimi qėndron nė faktin se nacionalizmi serb ishte nacionalizėm shtetėror kurse ai shqiptar “nacionalizėm socialist” qė sille kah ta sillėsh i bie nacional-socializėm i rrotulluar nga e majta.

    Nacionalizmi shqiptar nė Kosovė kishte burim gjuhėn, gjakun dhe tokėn, pra ishte parashtetėror. I pari, (nacionalizmi serb) nėn regjimin e Milosevic’it u rrit nė fashizėm koncesual, kurse i dyti mbeti deri mė 17 shkurt 2008 nacionalizėm etnik, ndonėse i dizajnuar si fashizėm, kurse pas kėsaj date, mund tė thuhet se ky nacionalizėm (dua tė besoj se jo vetėm pėr shkak se institucionet e Kosovės janė nėn llupėn e monitorėve perėndimorė, por pėr hirė tė konstituimit nė bazė tė vlerave demokratike) po emancipohet nė “nacionalizėm ligjor”, konstitucional.

    Sa pėr fqinjin serb, unė kam pasė tė tillė, mund edhe tė kem nė tė ardhmen, por jo krejt serbėt vrasin dhe jo krejt serbėt kallin shtėpi. Kam qenė ‘rob lufte” dhe kam qėndruar nė njė kamp serb tė pėrqendrimit, por kjo nuk mė jep tė drejtė pėr hakmarrje, andaj tė drejtėn time e mbėshtes nė tė drejtėn morale, jo nė ndonjė normė nacionaliste, ose modė patriotike. Ndėrkaq qė u pa mė 17 mars 2004 se tė tillė (fashistė) mund tė shfaqen lehtė edhe disa shqiptarė (qė kallin shtėpi serbėsh madje edhe atele skulpturash tė njė artisti shqiptar, duke i pandehur pėr tė serbėve, e kapen me kamerat e KFOR’it me pula nėnsqetull tė vjedhura nė kotecėt e serbėve!) Sepse barbaria ulėrinė brenda tyre, pra nuk kanė arritur ta shndėrrojnė identitetin e tyre nė civis! Pretendoj se i njoh potencialet shoqėrore, politike, intelektuale dhe demokratike tė kėsaj shoqėrie, ende me shenja tė dallueshme tribale, parapolitike, injorante, pra me karaketistika tė njė shoqėrie tė mbyllur, e cila, pikėrisht se ėshtė e tillė, duhet tė hapet, tė emancipohet dhe tė marrė nga ato vlerat e pėrbashkėta Perėndimore, sepse pak gjėra ka pėr tė dhėnė! Ndėrtimin e shtetit kosovar dhe njohjen e tij nė bazė tė kėtyre vlerave tė pėrbashkėta, e jo nė bazė tė “nacionalizmit pozitiv”(Mazreku), ose edhe ‘micsokolizmit’, e shoh jo si traumė, por si shans.

    Tipikėt e kėsaj mendėsie si Mazreku shkarkohen, shpėrthejnė e ngjeshen me masat e hapura, sipas teorisė sė masave tė Elias Canetti’t, barazohen me to, dhe ndjehen tė fortė, “me trurin muskul” (Gustav Le Bon) dhe nisen tė thejnė ēdo gjė tė kyēur (kėsaj mendėsie, shteti i Kosovės i duket njė dry, kėshtjellė apo njė Bastijė!) duke synuar “kapėrcimin e kufijve tė vetvetes”; (Elias Canetti: “Masa dhe pushteti”.) Kėtu mendėsia e Mazrekut zatetet me maninė e shkatėrrimit, sipas teorisė sė masave tė Canettit. Pra pėrkufizohet me konceptet anarkiste tė lėvizjes VETĖVENDOSJE! dhe mėsymjet e saj ndaj ndėrtesave qeveritare. Sipas Canettit shkatėrrimi i zakonshėm s’ėshtė gjė tjetėr veēse sulm kundėr tė gjithė kufijve. “Xhamat dhe dyert u pėrkasin shtėpive dhe janė pjesa mė e brishtė qė i ndajnė nga mjedisi i jashtėm.Kur janė shpartalluar dyer e thyer xhama shtėpia e ka humbur individualitetin e saj.Tani nė kėtė shtėpi mund tė hyjė kushdo sipas qejfit, dhe aty brenda nuk ka siguri pėr asgjė dhe pėr askėnd.Mendohet se nė shtėpi tė tilla strehohen zakonisht ata njerėz qė pėrpiqen tė mos kenė lidhje me masėn, pra armiqtė e saj. Por tani ėshtė shkatėrruar gjithēka qė i ndanė. Nuk ekziston mė asgjė nė hapėsirėn midis tyre dhe masės. Mund tė dalin jashtė e tė bashkohen me tė.Mund tė shkosh e t’i marrėsh”, thotė Canetti. Sėkėndejmi, lufta e tyre bėhet nė emėr tė lirisė, drejtėsisė dhe vetėvendosjes, por qėllimi ėshtė rritja e masės, bashkėngjitja... Ata mund tė hyjnė, papandehur tė na marrin... Liria e armiqve tė masės i tmerron.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DIPLOMATĖ, JO “PATRIOTĖ ME BATERI” - Shkruan: Halil Matoshi Gazeta „EXPRESS“




    DIPLOMATĖ, JO “PATRIOTĖ ME BATERI”

    Shkruan: Halil Matoshi Gazeta „EXPRESS“

    Shėrbimi i jashtėm i Kosovės ėshtė dashur tė ndėrtohej dje. Kjo mungesė po i kushton Republikės sė re, mbase po vėrehet mungesa e lobimit tė pėrqendruar pėr njohjen e saj, nga vende qė, jo pse mund tė jenė armiqėsore, por thjeshtė tė painformuara, ose indiferente. Derisa libri i ish diplomatit britanik nė OKB Carne Ross, “Diplomati i pavarur” madje shpall fundin e diplomacisė klasike, Kosovės nuk i duhen diplomatė klasik e tė dėshmuar si patriotė, por ekspertė tė njė fryme tė re. Sipas tij, interesat e shtetit qė njė diplomat i njė shteti sot prezanton nė shtetin tjetėr janė tregtia, siguria dhe vlerat. Madje ai vlerėson se, vlerat si liria, demokracia liberale, tė drejtat e njeriut, janė tė paqarta, sepse askujt nuk i ha palla pėr to!? Mendoj se interesat e Kosovės nė botėn demokratike nisin pikėrisht me vlerat, pra sipas kėsaj piramide tė pėrmbysur: vlerat, siguria dhe tregtia. Tė mos harrojmė se Kosova u ēlirua dhe u njoh si shtet i pavarur dhe sovran, pikėrisht duke u mbėshtetur nė kėto vlera, prandaj klasa politike dhe institucionet e Kosovės duhet tė marrin ende shumė nga kėto vlera nga tė tjerėt dhe duhet t’i promovojnė ato, kudo, brenda e jashtė shtetit. Natyrisht se siguria pėr Kosovėn ėshtė interes kulmor, por ajo mund tė sigurojė veten duke qenė pjesė e NATO’s dhe tė marrė pjesė simbolike nė operacionet paqėsore nėpėr botė, ndėrsa pėr sa i pėrket tregtisė, Kosova nuk ka kapacitete atraktive pėr tė konkurruar nė tregjet botėrore.

    Prandaj shansi i saj ėshtė investimi nė vlerat e pėrbashkėta perėndimore, politike e morale. Kėto janė vlerat qė duhet t’i marrė, pėrvetėsojė dhe t’i eksportojė nesėr, shėrbimi i jashtėm i Kosovės. Eksponentė tė Qeverisė, kanė sqaruar pėr publikun nė disa raste se Kosova do tė ketė njė shėrbim profesional dhe jopartiakė. Diplomatėt e rinj do tė marrin mė shumė se qė objektivisht kanė mundėsi pėr tė dhėnė nga kėto vlera, si dhe do ta projektojnė sigurinė e Kosovės nė agjendat e sigurisė globale pėrmes integrimit nė strukturat euroatlantike tė sigurisė, pra pėrmes marrėdhėnieve me NATO’n. Qė nė fillim pėrcaktohem pėr njė shėrbim tė jashtėm tė ri nė moshė, por edhe pėr nga mendėsia, tė dėshmuar nė shoqėrinė e hapur e kundėr armiqve tė saj, qė njohin gjuhėt kryesore botėrore dhe teoritė e komunikimit. Nė kėtė mė jep tė drejtė edhe Ross’i i cili na dėshmon se profesione tė “tė shenjta” si diplomacia po transformohen dhe po liberalizohen...

    Nė fazėn e parė tė ndėrtimit tė shėrbimit tė jashtėm (diplomacisė kosovare), Kosovės i duhet me urgjencė tė akreditojė misionet e veta nė Bruksel (BE, NATO dhe pėr shtetet e Beneluksit (Belgjikė, Holandė, Luksemburg), nė Gjenevė (pėr Zvicrėn dhe selinė e OKB’sė), Vjenė (pėr shtetin austriak dhe selinė e OKB’sė), nė Ist Reaver (New York), fillimisht nė kuadėr tė misionit shqiptar nė OKB (derisa Kosova tė marr njė ulėse) dhe nė Romė e njėherėsh nė Vatikan. Sikur qė duhet tė ngrejė ambasadat nė Washington, Londėr, Berlin, Paris dhe Ankara. Ndėrkaq qė, po nė fazėn e parė duhet tė hapen ambasada edhe nė Lubjanė, Zagreb e Tiranė, pastaj nė Shkup, varėsisht nga njohjet prej shteteve veē e veē, Podgoricė dhe Sarajevė...I rendis kėto vende si tė interesit emergjent edhe pėr arsye tė diasporės sė fuqishme kosovare andejpari.

    Faza e dytė natyrisht do tė ishte mė e lehtė, por nė kėtė fazė duhet llogaritur misione diplomatike posaēėrisht nė Japoni, pėr kapacitetet e saj tė dėshmuara tė donacioneve, pėr kapacitetet e saj investuese por edhe pėr shkak tė interesit tė Kosovės pėr tė qenė afėr, pėr vėzhgimin e qėndrimit tė Kinės. Pastaj sipas interesave pragmatike tė vendit, duhet ngritur ambasada nė Kanada, Australi, shtetet skandinave, dhe misione nė Unionin Afrikan, Konferencėn Islamike etj.

    Por ēfarė profili diplomatėsh i duhet Kosovės? Nėse i qasemi politikės me pak idealistet dhe moral, Kosovės i duhet njė rrjet i hapur diplomatik nė botė, tė mendėsisė sė re liberaldemokrate, tė sinqertė dhe efektiv, me tė cilin nuk do tė koriteshim! Pastaj, njė diplomat i mirė i Kosovės do tė thotė njė njeri mendje hapur, qė di tė marrė atė qė i duhet Kosovės (vlerat e pėrbashkėta) dhe tė jap (vlerat e koekzistencės pothuajse ideale tė feve brenda shoqėrisė shqiptare tė Kosovės) dhe vlerat e pėrkatėsisė kulturore perėndimore tė saj, si dhe proamerikanizmin po ashtu ideal tė saj. Shėrbimin e jashtėm duhet ta bėjnė profesionistė tė shkathėt, negociator tė pajisur me dije pėr historinė e qytetėrimit qė prezantojnė si dhe me dije pėr qytetėrimin ku do tė shėrbejnė, pėr kulturėn, artet, fetė, pėr tregtinė, (tregun e hapur liberal) tė drejtat e njeriut... Diplomatė qė dinė t’i vėrejnė interesat e vendit nė kėtė botė unipolare, pėr t’i dhėnė krah zėvendėsimit tė sė drejtės ndėrkombėtare me tė drejtėn imperiale tė hegjemonisė mirėdashėse (ShBA’ve).

    Nėse do tė bėhej njė listė e denjė, e jo lista partizanėsh “patriotė me bateri”, kjo do tė mė bindte se lidershipi i Kosovės (Kryetari Sejdiu dhe Kryeministri Thaēi) e ka pasė sinqerisht kur ka deklaruar se do tė ndėrtohet njė shėrbim i jashtėm profesional e jo partiak, po ashtu do tė mė bindte se shoqėria kosovare shkon nė botė me marrė dhe me dhanė diēka nga ato “vlerat e pėrbashkėta“ europerėndimore, e jo pėr t’u “barrikaduar” nė ambasadė me diasporėn, e me pi “ēaj rusi”, ose pėr t’u sorollatur kafeneve, ose duke u shėtitur p.sh. siē pėrshkruan Ross, me limuzinė qesharake nėpėr Manhattan!

    Ndihem i fyer, kur shoh (hiq pėrjashtimet) se kush e pėrfaqėson qytetarin e Kosovės nė Kuvend. Po t’i dėrgoni kėsi pėrfaqėsuesish edhe nė shėrbim jashtė, jo qė ne, civis’i, do tė jemi ‘tė poshtėruar e tė fyer’ dhe jo qė do na e marrin edhe fytyrėn, por thjesht do t’i dėmtojnė interesat e Kosovės. Tė besueshmit e shtetit duhet tė jenė njerėz qė besojnė nė parimet dhe vlerat e pėrbashkėta perėndimore, nė bazė tė te cilave u krijua dhe u njoh shteti kosovar. Diplomatė tė kombit kosovar qė po bėhet “me plebishit tė pėrditshėm.” Ata duhet tė mbjellin besim tek tė tjerėt, nė shtetin e ri – Republikėn e Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #68
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Konjufca i ngatėrron definicionet dhe nocionet, fise, grupe ose bashkėsi etnike, kombe, kombe-shtete etj. sepse thjesht ai nuk e di si dhe kur janė krijuar kombet, si stade tė emancipimit shoqėror, posaēėrisht kombi shqiptar. Para dhe gjatė, por edhe shumė vjet pas Lidhjes, shqiptarėt e trevave tė ndryshme ishin tė organizuar nė fise dhe kėtė e vėrteton edhe Malcolm. "Pra, problemi nuk rrjedh aspak, siē pretendon Halili, nga legaliteti i ēėshtjes shqiptare (nėse Kosova ka qenė apo nuk ka qenė juridikisht pjesė e shtetit shqiptar), por pikėrisht nga copėtimi me dhunė i hapėsirave ku jeton kombi shqiptar prej shteteve fqinje", thotė ai. Kombi shqiptar ėshtė ende i pakonstituuar nė tėrėsinė e vet, dhe ai po konstituohet ‘ērregullt‘ pėrmes entiteteve politike, Republika e Shqipėrisė dhe Republika e Kosovės.

    Ky qenka pijanec mer bab...kush eshte ai injorant qe e ndjek kete pijanec...si mund te lexohen shkrimet e ketij pijaneci nga ndokush me ndergjegje te paster shqiptare dhe te mos i vije per te vjelle.

    Mė mjaftojnė, ky shtet dhe ky identitet e kėto simbole, si njė adresė dhe pėr ta pėrmbushur idenė e lirisė, por natyrisht qė unė jam njė shqiptar etnik, qytetar kosovar (si pėrkatėsi shtetėrore) dhe liberal-demokrat (sipas mendėsisė, pėrkatėsisė politike) pra edhe banor i Europės, njė Perėndimor (si pėrkatėsi kulturore.)


    Ti nuk je shqiptar etnik,ti je shqiptar i shitur...se kur je shitur nuk e di ,po ne keto momente duket qarte qe je i shitur.
    Shqiptari si perkatesi kulturore eshte SHQIPTAR,nuk eshte perendimor,sepse KA nje kulture shqiptare qartesisht te ndryshme nga Perendimi,po ti qe qenke i shitur mund ta mohosh kur te duash kulturen shqiptare,vecse mos guxo te flasesh ne emer te shqiptareve.

    IDENE E LIRISE E PERMBUSH VETEM SHQIPERIA ETNIKE.Kush eshte kunder duhet rrahur me kamzhik 7 here dita.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #69
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga bledikorcari Lexo Postimin
    o l1 boll ore me keto gjera,ti do zgjedhesh se cishte kosova dhe shqiperia para 1000 vjetesh??kosovaret fituan pavaresine me tere ata te vrare dhe barbarine e serbeve dhe ti po mundohesh me mish e shpirt ti lendosh duke ju thene se ata kurre nuk ishin shqiperi????edhe cfare pastaj se nuk ishin kurre bashke me shqiperine???kujt ju prish gjiza per kete gje?kurren ekurres mos kete qene kosova shqiperi jane troje te banuara kompletesisht me shqiptare dhe jo shqiptarefoles ketu edhe shume shekulla dhe kishin te drejten e tyre te luftonin per pavaresi.ti pse ju kundershton se kuptoj?
    POSHTE GREKET
    POSHTE SERBET
    POSHTE PROGREKET
    POSHTE PROSERBET
    pike dhe kaq
    me fal, po ti ku e pe kundershtimin tim? Te nejtat gjera thashe dhe une.
    sa per zgjidhjen e ceshtjes se kosoves se cfare ka qene para 1000 vjetesh, vertet nuk me ngelet mua ta vertetoj, por akademikeve shqiptare (kosovare). Nuk di te kene bere nje gje te tille.

    alibaba
    Kontra-argumente pėr llafe boshe
    e bere si ajo e pune e dhelpres me rushte. Kur nuk cte thuash mos ha m.ut kot.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #70
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ti korcar Lango 1 do pirdhesh nga ceshtja kombetare apo do me te shara sa here qe hyn...
    E keta stafistet ne vend te merren me 'mbrojtjen' e fjales se lire,te merren me mbrojtjen e Shqiptarise ndaj langove te huaj,ne radhe te pare,se po na qelbosen te gjitha temat,nga greko-sllavizmi...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, njė ėndėrr nė arkivol
    Nga ORIONI nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Leka i Madh
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 03-03-2010, 13:37
  3. Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij Shqiptare
    Nga BaNi! nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 14:02
  4. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Si e rrėzuam monumentin e Enver Hoxhės
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •