kryeminister i inkriminuar qe ne familje ...
sali berisha nuk e paska ditur se baxhanaku kishte pas pas ardhur prej Ingliterre, se ai nuk kishte pas pas gjetur pune, se ai ishte punesuar ne nje fabrike demontimi diku nga Shqiperia e Mesme, ne mes te trekendeshit Tirane - Durres - Aeroport nderkombetar?
dhe i beri varrin ... sigurisht pa e ditur dhe pa dashur ...
ku do ti ēoje dallaret e pergjakur ai krieministri sali me duar te "pastra", i "drejte", i "ndershem", plot "moral", "zero tolerance" etj, etj ?
___________________________ __________________________
Shekulli, 27 Mars, 2008
I njohuri me emrin Xhimi numėronte municionin
Dėshmia e Thėllėza Gjokės pėr njeriun qė njihej si Xhimi e qė rezultoi tė ishte baxhanaku i Berishės
TIRANĖ
"Zoti mė ka faluar jetėn pėr sė dyti". Thėllėza Gjoka, njė ndėr punėtoret e shumta tė fabrikės sė demontimit tė municioneve nė Gėrdec e pėrsėrit shumė shpesh kėtė fjali. Ka qenė pranė vatrės sė zjarrit dhe sot e kėsaj dite, beson se ka qenė mrekulli qė mbeti gjallė. Nėna e katėr fėmijėvetregon se flaka ka marrė nga dera kryesore e fabrikės dhe mė pas gjithēka ka qenė njė tmerr, ku ēdokush ikte nga tė mundte pėr tė shpėtuar kokėn.
Por pėrveē tmerrit tė 15 marsit, punės sė vėshtirė dhe proceseve nė fabrikė, vėmendjes sė gruas rreth tė 40-ave nuk i ka shpėtuar pa rėnė nė sy njeriu misterioz i fabrikės. E thėrrisnin Xhimi, ndėrkohė qė ēdo punėtor i thjeshtė e ka marrė si shtetas amerikan, duke qenė se firma e prezantoi veten si kompani amerikane.
Kur ka mėsuar se i ashtuquajturi Xhimi quhej Muharrem Hoxha dhe ishte baxhanaku i kryeministrit Sali Berisha, Thėllėza dhe punėtorėt e tjerė nuk e kanė fshehur dot habinė. Ajo rrėfen pėr "Shekullin" sesi e ka njohur baxhanakun e Berishės dhe procesin e punės qė ai bėnte nė fabrikėn e Gėrdecit.
Thėllėza, sa kohė kishit qė punonit nė fabrikėn e Gėrdecit?
Qė kur ėshtė hapur fabrika, mė 15 qershor deri mė 19 nėntor. Pastaj kam rifilluar prapė punė, ku u hap fabrika tani nė dimėr.
Ēfarė pune bėnit ju aty?
Gjatė periudhės sė parė, unė punoja tek fishekėt. Vinin arkat tė ngarkuara me makinat e ushtrisė. Burrat hapnin arkat e mėdha dhe ne duhet t'i paketonim nė arka druri. Puna jonė ishte t'i pastronim, se ndodhte qė ishin me letra apo edhe nė krėhėra, varet si tė ishte ngarkesa. I hiqnim qė aty, i pastronim dhe i vendosnim nė arka druri. Pastaj qė aty, nė sheshin ku punonim ne, ishte njė grup tjetėr qė ingarkonte dhe i vendoste nė magazinė. Pėr pesė muaj ne kemi bėrėvetėm kėtė punė, ndėrkohė qė nuk mbahet mend sa makina vinin nė ditė.Normaishte 180 arka fishekėsh nė ditė. Rrallė herė qėllonte qė e plotėsonim normėn, se puna ishte e vėshtirė. Arrinim tė merrnim vetėm 700 lekė nė ditė, por kėtu tek ne ishte e vetmja mundėsi pėr tė punuar. E vetmja mundėsi punėsimi pėr ne ishte fabrika, qė desh na hėngri kokėn.
Po ku shkonin arkat me fishekė?
Ajo qė dinim ne, ishte se futeshin brenda nė magazinė. Aty ishte njė makineri, e cila thuhej se ēmontonte fishekėt. Gėzhojat i hidhte veē dhe barutin veē.Pastaj i ngarkonim nė thasė tė mėdhenj.
Po pastaj si filluat punė?
Sapo u lidh kontrata, na morėn prapė dhe ne filluam punė me ēmontimin e predhave. Unė kisha emrin aty dhe mė thirrėn pas tre muajsh, ku u tha sefirma kishte lidhur njė kontratė tė re. Procesii punės ishte i vėshtirė dhe i rrezikshėm. Ēdo arkė duhej hapur me kujdes dhe ne nė fillim nxirrnim qė aty diegoren qė vendosej nė njė vend tė sigurtė.Pastaj hiqnim barutin nga gėzhoja dhe pastaj predhėn.
Duke qenė se je ndėr punėtoret mė tė vjetra, a ke njohur ndonjė person qė i thėrrisninXhimi nė fabrikė?
I kam dėgjuar emrin. Flitej shumė pėr tė nė fabrikė. Por unė nuk kam patur muhabet me tė, se nuk vinte tek grupet e grave. Merrej me numėrimin e arkave. Madje, fillimisht ne e morėm pėr amerikan, se kishte mjekėr dhe vishej si ata. Ai nuk fliste me ne, vetėm vinte dhe shikonte arkat qė shkarkoheshin nga makinat e ushtrisėdhekontrollonte tė gjithė municionin.
Po nė kohėn kur punohej me fishekė, a e keni parė?
Edhe atėhere e kam parė nė fabrikė, por se kush ishte, nuk e dinim. Nuk para komunikonte me ne. Bisedoi: L.Ēela
Si e njihnin punėtorėt e Gėrdecit Muharrem Hoxhėn. "Pėr njė kohė tė gjatė e dinim se Xhimi ishte amerikan"
Baxhanaku i Berishės, misteri i mbikėqyrėsit nė fabrikė
Lindita Ēela
TIRANĖ- E njihnin me emrin Xhimi. Madje, nė fillim tė punės sė tij nė Gėrdec, shumėkush e ka marrė pėr tė huaj. Fantazma e kompanisė amerikane kishte marrė dhenė nė Gėrdec dhe kjo atmosferė i shkonte pėr shtat staturės sė burrit rreth tė 50-ave. Pjesė e kėtij identiteti "amerikan" duket se kanė qenė veshja, mjekra dhe nofka me tė cilėn thirrej, por edhe dallimi nga punėtorėt e zonės nė fabrikėn e Gėrdecit. Sipas tė gjitha dėshmive, baxhanaku i kryeministrit Sali Berisha ishte ndėr njerėzit mė tė besuar nė kompaninė e Mihal Delijorgjit, por rrallė shihej tė kėmbente fjalė me punėtorėt. Aq pak i njohur pėr identitetin e tij tė vėrtetė ishte Xhimi i fabrikės, saqė askujt prej atyre punėtorėve qė rropateshin pėr bukėn e gojės nuk u kishte shkuar ndėrmend se punonin nėn vėzhgimin e baxhanakut tė kryeministrit Sali Berisha.
***
Sapo kalon shinat e trenit dhe merr rrugėn drejt fshatit tė rrėnuar tė Gėrdecit, pėrballesh me kafenenėmė nė zė tė fshatit. Benzinata e vjetėr,por edhe njė pikė shumice aty pranė i kanė siguruar klientelė tė mirė lokalit. Muharrem Hoxha alias Xhimi ėshtė parė shpesh tė pijė kafe nė njėrėn prej tavolinave, nė pritje tė kamionėve me municion. Kamarieri pohon pėr "Shekullin" se ėshtė ēuditur kur ka dėgjuar se Xhimi, njė ndėr viktimat e para tė tragjedisė sė ndodhur nė fshatin e tyre ishte baxhanaku i Berishės.E ndėrsa njerėz dhe punėtorė tė thjeshtė thonė se burri rreth tė 50-avenjihej vetėm me nofkėn e tij alla amerikane, punėtorė mė tė klasifikuar tė fabrikės thonė se e dinin mė parė qė ai kishte lidhje me familjen e Berishės. Fillimisht e kanė dėgjuar si thashethem, por vonė e kanė besuar.Xhimi kishte njė rol kyē nė fabrikė, aq sa shumėkush e ka marrė si mėkėmbės tė firmės amerikane qė thuhej se ishte pronarja",-thotė njė tjetėr ish-punėtor nė fabrikėn e Gėrdecit. Sipas punėtorėve, Xhimi merrej me numėrimin e arkave. Nė defteret" e tij shėnohej ēdo arkė qė futej dhe dilte nga fabrika e Gėrdecit. Sipas tė gjitha dėshmive, Xhimi ishte njė ndėr punėtorėt mė tė besuar tė ndėrmarrjes, por askush nuk di tė thotė se pėr llogari tė kujt i numėronte arkat viktima e tragjedisė mė tė rėndė, tė ndodhur nė vend.
***
Punėtorėt tė thonė se nė kundėrshtim me deklaratėn e bėrė nga kryeministri Berisha, baxhanaku i tijka patur njė rol kyē nė fabrikėn e Gėrdecit dhe nuk trajtohej si punėtorėt e thjeshtė. Tė tjerė punėtorė pohojnė se Muharrem Hoxha punonte pėr llogari tė MEICO-s, ndėrkohė qė emri i tij nuk rezulton as nėlistat e punėtorėve tė paguar prej Delijorgjit, e as nė listat zyrtare tė MEICO-s. Megjithėse ka punuar pėr njėkohė tė gjatė nė Gėrdec, dėshmitarėt thonė se ekanė parė edhe gjatė fazės sė parė tė punės, emri i tij nuk pėrmendet nė asnjė dokument. Pėr herė tė parė, emri i Muharrem Hoxhės u deklarua nga vetė kryeministri Berisha nė listėn e tė vdekurve, vetėm pak orė pas tragjedisė, por ai nuk pohoi se personi qė kishte humbur jetėn nga shpėrthimet, ishte baxhanaku i tij. Prej kohėsh, motra e bashkėshortes sė kryeministrit jetonte me tė ndjerin, qė sipas dėshmive kontrollonte tė gjitha hyrjet dhe daljet e municioneve nė fabrikė e Gėrdecit. Tė paktėn, qė nga nėntori i vitit tė kaluar, Muharrem Hoxha ka patur tė njėjtin pozicionnė fabrikėn e firmės "Albademil" tė Mihal Delijorgjit.Ndėrsa kryeministri Berisha qė prej ditės sė tragjedisė ka deklaruar se nuk e dinte se ekzistonte fabrika ku punonte baxhanaku.
Krijoni Kontakt