Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Angry Predhat në gjirin e Vlorës

    “Jane cmontuar dhe ka perfunduar ne shtator eksplodimi i te gjitha minave dhe silurave te bregdetit, fale nje financimi nga Departamenti i Shtetit” - Sali Berisha, 17 mars 2008.

    Këto predha nuk jane cmontuar kurre.

    Ndersa prokuroria ka nisur hetimet per te gjetur pergjegjesit per tragjedine e Gerdecit, mijera predha te tjera te paruajtura kercenojne sigurine e shqiptareve; jane ato qe vazhdojne te gjenden ne thellesi te Gjirit te Vlores dhe qe pergenjeshtrojne ate qe ka deklaruar kryeministri Berisha pak dite me pare se “jane cmontuar dhe ka perfunduar ne shtator eksplodimi i te gjitha minave dhe silurave te bregdetit, fale nje financimi nga Departamenti i Shtetit” ka thene Berisha ne 17 mars 2008. Keto predha nuk jane cmontuar kurre.

    Por ndryshe nga sa deklaroi kreu i qeverisë tv News24 ofron pamje ekskluzive qe tregojne një tjetër realitet. Vetëm pak metra larg qytetit të Vlorës, pranë distriktit detar, aty ku ndodhet një prej pikave më të bukura bregdetare, zona e ish- Kalasë, gjendet një sasi shumë e madhe predhash të hedhura që pas luftës se dyte boterore.

    Telekamerat e News24 te cilat jane futur nen uje ne Vlore tregojne se sipërfaqja ku ndodhen predhat është shumë e madhe dhe e parë me sy të lirë në një metër katror aty mund të gjesh një sasi nga 20 deri në 30 të tilla dhe pamja që të shfaqet poshte është shumë e frikshme. Akoma më e frikshme është që ne te lahen njerëz. Edi, polumbari qe eshte zhytur per te marre nje nga predhat qe gjenden nen uje tregon se ato nuk ndodhen në thellësi të madhe. thellesi qe shkon 2 -4 metra thellë.

    Nderkaq Qemal Toto është një nga shoferët që në vitin 1947 ka hedhur predha në këtë zonë, predha që janë mbledhur pas luftës nga depo të ndryshme. Ai tregon se në këtë vënd, vetëm në atë kohë mund të jenë hedhur rreth 70 apo 72 Zisa ushtrie të mbushur me këto municione.
    Keto predha kane provokuar tashme dhe viktimat e para sic eshte rasti i 2 vellezerve vlonjate qe humben jeten pikerisht ne keto ujera, pasi tentuan te merrnin predha nga do te siguronin eksplozivin per te gjuajtur peshq.

    Por ka patur dhe të tjera raste aksidentesh ku peshkatarë apo dhe qytetarë kanë humbur dhe gjymtyrë duke tentuar t’i zbërthejnë për t’i marrë sasinë e barutit brenda tyre apo për ta shitur për skrap, pasi pesha e tyre është e madhe. Me e vogla prej predhave peshon rreth 5-8 kilogram. Faktet tregojnë se edhe pse kanë kaluar shumë vjet municionet vazhdojnë të jenë një rrezik pasi eksplozivi i tyre është aktiv.

    Qindra kilograme eksploziv jane ne dispozicion edhe te krimineleve dhe qeveria nuk ka marre asnje mase per t’i larguar dhe per t’i shkaterruar.

    (News24)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Pupupupupu, dhe do te beje Tece e dreq me te bir Kryeministri ne gjirin e Vlores .........

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    o liona,

    po qe nga 47 deri tani, mire Berisha, qe kur flet ja fut si Kau Peles, po kto komunistet per 50 vjete dhe socialistet per 10 vjet, dhe ju labt me 1/2 opinge, ca bete?

    apo gjunit peshk?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    o liona,

    po qe nga 47 deri tani, mire Berisha, qe kur flet ja fut si Kau Peles, po kto komunistet per 50 vjete dhe socialistet per 10 vjet, dhe ju labt me 1/2 opinge, ca bete?

    apo gjunit peshk?
    Or ti xhuxh, s'po mbroj socialistet, e as komunistet se me habite. E lexove c'kishte thene Kryeministri? Eshte pastruar bregdeti. Ku eshte pastruar? Aman o xhuxh se s'po shkruaj apo s'po me neveritet kjo pune si partiake, por si shqiptare. Pse genjen ky mo? Hengrem bar me enverin, hengrem bar me Nanon, do hame bar dhe me Berishen?

    PS: As e kam ditur qe kemi keto xhevahire ne Vlore. E mesova tani.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    jo bar do pish me Edin

    Ta thash, qe Sala kur flet ja fut si kau peles, po ky tv e GSH-s, kur minat i keni patur 60 vjet aty tek kalaja, qe u hidhnit gjithe veres, ku ishte?

    po te mos kishte plas Gerdeci, do e jepnin kete gje?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Mos u zini , po mjer populli thoni , ata e han gjithmon sa krahu para e mas buke ....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Mos u zini , po mjer populli thoni , ata e han gjithmon sa krahu para e mas buke ....
    me kete qe thua ti, i bie qe populli o si i thone kosovaret, peder

    dhe peder i knoq....lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    jo bar do pish me Edin

    Ta thash, qe Sala kur flet ja fut si kau peles, po ky tv e GSH-s, kur minat i keni patur 60 vjet aty tek kalaja, qe u hidhnit gjithe veres, ku ishte?

    po te mos kishte plas Gerdeci, do e jepnin kete gje?
    O xhuxhi, nuk jam as me Edin as me dreqin. Bile me ate klime (a)politike qe ka sunduar ne Shqiperi ketu e 17 vjec, s'ka parti aty qe perfaqeson bindjet e mia.

    Mos e kalo kete pune me "Sala ia fut si kau peles." Sala GENJEU, dhe me keq akoma do te bej petrolifiera e tece ne ate gji, duke e ditur fare mire qe qenka e mbushur me predha. Para Vlores, Shqiperise s'me kercet as per Edin, as per Saliun as per sojin e sorrollop te tyre qe u vijne nga mbrapa.

  9. #9
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Dmth e ka fajin Berisha qe 50 vjet ne prodhuam edhe importuam barut?

    Pa lidhje fare.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Liona,

    a se ke kuptue Salen akoma?

    asnjehere mos i beso hiperbolave te Saliut, kur flet

    pastaj, edhe ti te ishe krieministre, po te te sillte nje informacion Ministri i Mbrojtjes ku te thoshte qe programi i Dep te Mbrojtjes i ka pastru gjithe minat bregdetare, ti si do flisje?

    P.s tani s'po di pas ketij filmimi, a do hapet ne usa ndonje hetim ?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mesapët, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •