Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 144
  1. #121
    Gjak_Shqiptari_Londer Maska e Fatrii
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Vendndodhja
    " Para Allahut "
    Postime
    153
    Une kam studiuar shume rreth fese, Evolucionit,Shkences, Feve te tjera,, Askush nuk i doli Zot kesaj egzistence te madhe, As Evolucioni nuk ju solli fakte se eshte krijimi i gjithckaje, as nuk ju vuri obligime qe do tju marre llogari nje dite,, Asgje dhe askush tjeter nuk i doli per Zot Krijimit,,Prandaj ju nuk bini fajtore nese nuk e perkrahni evolucionin apo shkencen,, Zoti i Gjithfuqishem ishte i vetmi qe i doli per Zot Krijimit, dhe Po ashtu dha detaje te mjaftueshme rreth krijimit te c'do gjallese apo krijese qofte toksore apo hyjnore,ajrore, apo detore, apo nentoksore,etj,etj,, Zoti tha une ju krijova ne kete menyre,nga ademi dhe hava,Dhe nuk tha parshikohet kshtu dhe parshikohet ashtu sikur thote shkenca,, shkenca car thote sot,nuk thote neser,, Ju nese nuk i besoni Evolucionit apo Shkences,kurrsesi nuk do te marre ne llogari per besimin tuaj, pasi kurre kurre nuk ju ftoi per besim,, Por Zoti eshte ai qe ju dha detaje dhe mrekulli te mjaftueshme qe ju ti besoni,,dhe vetem Zoti mund tju marre ne Pergjegjesi per besimin tuaj,, Zoti solli libra qiellor plot mrekulli dhe ligje te dobishme per njerezimin,dhe juve ju eshte bere onligim ti permbaheni ligjeve te Zotit fuqiplote,,Dhe nepermjet ktyre librave ju informoi se nje dite do te merreni ne llogari per ate c'ka ju veproni dhe Adhuroni?? Askush tjeter nuk ju ftoi per besim , dhe askush tjeter nk ju njoftoi rreth krijimit ne teresi !!Ju jeni ata te cilet i kundershtoni librat e Zotit akoma pa i lexuar,, ju sguxoni ti lexoni sepse e dini se ne te gjendet e verteta!! Dhe kujtoni se vetem duke mos i lexuar librat do te justifikoheni ne diten e Gjykimit,,Ndersa Allahu tha se askush nuk do mndet te justifikohet diten e Kijametit se c'ka eshte Islami apo Kurani apo Muhamedi,,sepse Allahu thote eshte e pamundur qe une tju sjell nje termet ne nje qytet , dhe eshte e pamundur qe te mos informohen qytetaret!!

    E pse Adhuroni dicka qe kurre nuk ju ftoi per Adhurim ??
    E pse i sakrifikoni jeten tuaj kundra jush ??
    Diten e Kijametit do te lejohen ata qe ju Adhuruat ne vend te Allahut,, Do te lejohen tju ndihmojne nese munden,,Dhe po ata qe ju keni Adhuru ne Vend te Allahut do tju thote juve se kurre nuk tkam thene tme adhurojsh,,Une kam Adhuruar Allahun per veten time,dhe kerkoj mbrojtjen e tij,,Vetem Allahu meriton Adhurim !! Dhe ju do te mbeteni te mjeruar drejt zjarrit te dendur !!
    "Lutja e atyre qe u behet e padrejte, eshte me e shpejte se era"

  2. #122
    Qetėsohu, merr frymė dy tre herė tė rregullosh ritmin, zhduke propagandėn nga sistemi dhe pėrgjigjju temės si njeri, nqs nuk dėshiron tė merresh me rregulloren tė cilėn duket se e paske zėt tė madh.

    Kush e krijoi zotin?

  3. #123
    Gjak_Shqiptari_Londer Maska e Fatrii
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Vendndodhja
    " Para Allahut "
    Postime
    153
    Citim Postuar mė parė nga KVS Lexo Postimin
    Qetėsohu, merr frymė dy tre herė tė rregullosh ritmin, zhduke propagandėn nga sistemi dhe pėrgjigjju temės si njeri, nqs nuk dėshiron tė merresh me rregulloren tė cilėn duket se e paske zėt tė madh.

    Kush e krijoi zotin?
    askush nuk po e prish rregulloren,, ne po flasim me fakte dhe argumente , pa ofenduar asnje antar te forumit,, Eshte e drejta jote se c'fare beson ti,,

    Une thjesht nuk adhuroj ate c'ka ju adhuroni,,dhe nuk adhuroj dicka qe kurre nuk me ftoi per adhurim,, Dhe Evolucioni nuk do tme marre ne pergjegjesi per c'faredo qe bej,, Evolucioni eshte gure dhe pluhur,,


    Kush e krijoi Zotin deshte me dit ti ?? Madheria e vet e krijoi !!
    "Lutja e atyre qe u behet e padrejte, eshte me e shpejte se era"

  4. #124
    Citim Postuar mė parė nga Fatrii Lexo Postimin
    askush nuk po e prish rregulloren,, ne po flasim me fakte dhe argumente , pa ofenduar asnje antar te forumit,, Eshte e drejta jote se c'fare beson ti,,
    Jo, kjo thjesht tregon qė s'e ke lexuar ndonjėherė rregulloren.

    Une thjesht nuk adhuroj ate c'ka ju adhuroni,,dhe nuk adhuroj dicka qe kurre nuk me ftoi per adhurim,, Dhe Evolucioni nuk do tme marre ne pergjegjesi per c'faredo qe bej,, Evolucioni eshte gure dhe pluhur,,

    Kush e krijoi Zotin deshte me dit ti ?? Madheria e vet e krijoi !!
    Pėrgjigja "zoti krijoi veten" nuk i pėrgjigjet pyetjes se kush krijoi zotin nqs ky mė parė "s'ishte", ėshtė sofizėm. Pra dhe njė herė, pyetja ėshtė e thjeshtė dhe e shkurtėr kėshtu qė s'ka nevojė pėr shumė pėrqendrim dhe mendoj se mund t'ia dalėsh mbanė.

    Kush e krijoi zotin?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KVS : 11-03-2008 mė 16:26 Arsyeja: /

  5. #125
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anėtarėsuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga KVS Lexo Postimin

    Kush e krijoi zotin?
    asnjoni mer lale
    zoti nuk ekzisto
    hajt pra kush e beri veza pulen apo pula vezen
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  6. #126
    Zoti ėshtė e qartė se nuk ekziston. Tema po merr si tė mirėqenė faktin se "diēka qė tė ekzistojė duhet tė jetė krijuar nga njė krijues". Dhe po e aplikon kėtė (mos)logjikim nė njė rast analogjik. Nėse merret si e vėrtetė se qė diēka tė ekzistojė duhet tė ketė krijues, supozojmė pėr hatėr tė eksperimentit logjik, se "zoti ekziston". Aty fillon dhe tema: Kush e krijoi zotin? Mendoj se i drejtohet atyre qė pohojnė se "zoti ekziston", megjithėse siē e shohim kėtu e shumė kohė tashmė, askush nuk di ēfarė dmth "zot" pikė sė pari, po nejse.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga KVS Lexo Postimin
    Zoti ėshtė e qartė se nuk ekziston. Tema po merr si tė mirėqenė faktin se "diēka qė tė ekzistojė duhet tė jetė krijuar nga njė krijues". Dhe po e aplikon kėtė (mos)logjikim nė njė rast analogjik. Nėse merret si e vėrtetė se qė diēka tė ekzistojė duhet tė ketė krijues, supozojmė pėr hatėr tė eksperimentit logjik, se "zoti ekziston". Aty fillon dhe tema: Kush e krijoi zotin? Mendoj se i drejtohet atyre qė pohojnė se "zoti ekziston", megjithėse siē e shohim kėtu e shumė kohė tashmė, askush nuk di ēfarė dmth "zot" pikė sė pari, po nejse.
    kjo pytje eshte per besmitaret edhe per ato qe besojne se ka nje zot.....
    edhe besmitaret asnjehere nuk kan per te sjellur nje dicka konkrete /fakte as nje gje me te voglen ne lidhje me pyetjen, pervec se ato qe dime edhe ne qe kemi lexuar neper libra.



    SNIPER 79
    un skam enigma hic o beso
    un sbesoj ne zot sepse po te kishte sdo ndodhnin ter keto gjera te shemtuara neper bot
    ose nese ekziston zoti esht nji legen qe se ka shokun dhe kenaqet tu derguar fatkeqesi natyrore,luftera,semundje etj etj
    ky esht menimi im vlla
    jam ndakord me SNIPER 79.
    nuk mendoj qe Zoti ekziston,eshte thjesht dobesi e njerezeve te besojne ne dicka, te kene dicka per te qortuar per fatkeqesite dhe per te falenderuar per te mirat.

    ose nese zoti do te ekzistonte nuk do te ishte Hyjnore,sepse me tragjedite qe ndodhin sot neper bote,edhe Zoti qe thoni eshte i plotefuqieshem qe mund te shmangi dhe te bej gjithcka, por nuk ben asgje. dmth zoti po qe se ekziston eshte Kriminel.
    a e mendoni kete,a mendoni sa femi vdesin neper bote te pa fajshem, a mendoni se po te ekzistonte nje zot do te linte te ndodhin keto gjera.
    une nuk mundem te besoj per vete, dhe sidomos te besoj ne nje zot sic e pershkruajne Fete sot,qe eshte Hyjor dhe eshte krijuesi yne. perralla me mbret.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  8. #128
    cool as .... Maska e tani27
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    edinburgh
    Postime
    64
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    Kush e krijoi zotin?

    Kujt ja ma sumka te debatoje mbi kete teme?
    zotin e krijoj frika .
    sa here qe bejeme (so called) mekat, gjynah, kujtojm zotin uaaaaaaaaaa plz zot allah perendi bla bla bla
    pse nuk e kujtojme kur i kemi punet ne terezi????????

  9. #129
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Epokat dhe kategorite e filozofeve,shkencetareve dhe regjimeve qe kane injoruar "te Gjithefuqishmin"

    Ja kush i thote Zotit "Jo"

    Ateistet,besimtaret qe i "falen"vetem antibesimit

    Cilat janė besimet mė tė pėrhapura nė botė? Sipas tė dhėnave tė fundit, pjesa mė e madhe e popullsisė beson nė fenė e krishterė dhe atė myslimane. Por mes kėtyre tė dyjave ekziston edhe njė "antibesim" qė pėrfaqėsohet nga 1,5 miliardė persona tė paorganizuar, qė nė mėnyrė individuale refuzojnė tė njohin njė kishė dhe tė besojnė nė Zotin e "propozuar" nga besimet fetare. Nė pėrgjithėsi kėta njerėz janė pėrkufizuar si "ateistė" (fjalė qė vjen nga greqishtja, "pa zot"). Por mes tyre ekzistojnė shumė dallime. Pėr shembull mund tė flasim pėr ateistė epikurianė, hedonistė, neopaganė, skeptikė, semantikė (ata qė mbėshtesin bindjen se ėshtė pa kuptim ēdo diskutim rreth Zotit). Madje ka edhe pseudoateistė, siē janė pėrcaktuar ata qė refuzojnė tė besojnė te Zoti vetėm sepse u duket njė mėnyrė shumė e thjeshtė pėr t‘u shpėtuar pėrgjegjėsive tė tyre nė botė.


    Ē‘ėshtė ateizmi


    Ateizėm pėrkufizohet si botėpikėpamja dhe qėndrimi i njeriut jobesimtar, pėrkatėsisht i mungesės sė besimit nė njė "perėndi" ("besim" nė kuptimin e "pranimit a njohjes si ekzistente"). Ateizmi ėshtė shprehimisht mohimi i ekzistencės sė njė "perėndie" (monoteizmit) ose shumė "perėndive" (politeizmit), apo i njė "qenieje hyjnore" nė pėrgjithėsi. Kjo fjalė rrjedh nga greqishtja. Nė trajtėn e vet latine del si pėrcaktim pėr herė tė parė i pėrmendur nga Ciceroni.

    Pėrkufizimi ateist ishte pėr shumė kohė njė pėrcaktim i kundėrshtueshėm, qė nuk u pranua nė fillim nga mosbesimtarėt, pra ateistėt. Ishte njė pritje fjalėkrijuese, qė pėrdorej prej atyre qė cilėsoheshin si besimtarė tė vėrtetė kundėr ose gjoja jobesimtarėve tė vėrtetė. Ateizėm nė kuptimin "pa perėndi", i pafe, pėrmendej nė kėndvėshtrimet qė binin nė kundėrshtim me fetė themelore egjiptiano-judaike. Rrymat fetare me njė pėrfytyrim vetjak mbi perėndinė emėrtoheshin si ateiste nė kohėt e hershme, pėr shembull pėrfaqėsues tė feve monoteiste (besim nė njė "zot") tė kristianizmit, myslimanizmit dhe tė judaizmit cilėsoheshin pjesėrisht nga kundėrshtarėt e tyre politeistė si ateistė. Sot emėrtimi "ateizėm" pėrdoret me mė pak pėrēmim dhe pėrbuzje. Nė diskutimet shkencore, "ateizmi" ėshtė njė emėrtim asnjanės. Kundėrshtari i tij ėshtė teizmi, pra besimi nė "zot".


    Mbi tė gjitha agnostik


    Pjesa mė e madhe e ateistėve ėshtė e pėrbėrė nga agnostikėt, domethėnė nga persona qė nuk e pėrjashtojnė nė mėnyrė kategorike prezencėn e Zotit, por nuk shohin asnjė provė qė tė tregojė pėr ekzistencėn e tij. Nė vitet e fundit, kjo mungesė besimi ka arritur tė pushtojė hapėsira dhe iniciativa tė ndryshme. Mbi tė gjitha nė vendet evropiane, ku sipas Papės Benedikti XVI, ėshtė duke u shfaqur "njė valė laicizmi qė e pėrjashton Zotin nga kultura dhe nga jeta publike" dhe qė rrezikon tė bėhet problemi kryesor nė raportet mes vendeve myslimane ku akoma mbizotėron respekti i tė shenjtės. Por kush janė nė tė vėrtetė ateistėt? Ēfarė mendojnė ata? Ndoshta do tė arrini ta kuptoni sa mė mirė nė radhėt e kėtij shkrimi.


    A ekziston vėrtet bota e pėrtejme?

    Nė tė vėrtetė ateizmi ka rrėnjė shumė antike. Mund tė konsiderohet laik "Epi i Gilgameshit" (i rreth 4 mijė viteve mė parė), nė tė cilin heroit mesapotamik, Gilgameshit, i vidhet nga njė gjarpėr bima e pavdekshmėrisė. Edhe pse nė kėngėt e tij citohen zotat, mesazhi ėshtė i qartė: ajo qė ja rėndėsi nuk ėshtė qė tė mbijetosh pas vdekjes, por eksperienca njerėzore". Qė kėtej del se i pari ishte Gilgameshi. Epopeja e tij tregon pėr njė shoqėri shumė laike. Edhe nė Egjiptin antik nuk mungonin skeptikėt: "Asnjė nuk ka parė kurrė qė tė kthehet njė person nga jeta e pėrtejme. Jeta pas vdekjes nuk ekziston", ėshtė shkruar nė gurin e njė egjiptiani antik. Por ajo qė duhet theksuar ka tė bėjė me faktin se ka qenė shoqėria greke ajo qė ka hedhur bazat e ateizmit. Qė nga filozofėt natyralistė grekė (shekulli 6 dhe 7 para Krishtit) tė konsideruar si themelues tė filozofisė, propozonin njė vizion nė njė farė mėnyre ateist: ata i shpjegonin fenomenet e natyrės me "kapriēiot" e zotave, por me principe natyrale si ajri, uji dhe zjarri. Pak mė vonė, Leucipi dhe Demokriti (nė shekullin e 5 para Krishtit), pėrcaktuan themelimin e universit dhe lindjen e realitetit nga takimi pėrmes atomeve. Ndėrsa pėr Epikurin (346-270 para Krishtit) edhe shpirti ėshtė i formuar prej grimcave atomike dhe pėrfundon si trupi. Sipas tij, grimcat kanė formuar nė mėnyrė tė rastėsishme gjėra dhe qenie tė gjalla. Me pas, asnjė krijesė nuk ėshtė krijuar nga Zoti. "Zotat edhe nėse ekzistojnė nuk interesohen pėr ne", sugjeronte Epikuri. Edhe nė Indinė antike politeiste, mėsuesi i famshėm Ajita Kesa Kambali(shekulli i gjashtė para Krishtit), buzėqeshte me ironi pėrballė idesė sė rimishėrimit. Ndaj nė atė kohė shkroi tė famshmin "Tregim pėr inekzistencėn e shpirtit". Sipas Remo Bodei, pedagog i filozofisė nė Universitetin e Pizės, Itali, "ateizmi nė fillim nuk e pėrjashtonte ekzistencėn e perėndisė, por evidentoi qė kjo ėshtė totalisht pa asnjė rol dhe qė sjelljet korrekte nuk lindin nga ēmimet ose nga ndėshkimet e perėndisė, por nga fakti se janė tė drejta pėr njeriun". Megjithatė, ateisti i parė (qė nuk pranonte asnjė rol tė Zotit, madje as nė krijimin e gjithėsisė), nė mėnyrė paradoksale ka qenė njė prift me emrin Jean Meslier (1664-1729). Volteri, "babai" i Iluminizmit nė vitin 1762, hapi testamentin e Meslier-it, ku ishin shkruar mendimet e tij. Nė tė vėrtetė prifti ishte njė dishepull i fshehtė i Epikurit: "Nuk ka asnjė tė mirė pėr tė ndarė dhe asnjė tė keqe pėr tė pasur frikė pas vdekjes. Nėse keni mundėsi, trajtojeni mirė veten, pėrfitoni nga koha, jetoni mirė, nė paqe dhe kėnaquni me sa tė mundeni me tė mirat e jetės dhe frytet e punės. Jeta e pėrtejme dhe Zoti nuk ekziston", shkruhej aty.

    Zoti? Njė mister

    Sulmi mė i vendosur dhe mė i fortė pėr Zotin erdhi nga iluministėt francezė dhe nė veēanti nga baroni Paul Heinrich d‘Holbasch (1723-1789), nė shtėpinė e tė cilit mblidheshin bashkėpunėtorėt e "Enciklopedisė". Pėr Holbasch ligjet e materies nuk derivojnė nga njė ndėrhyrje hyjnore, por varen nga nevoja e gjėrave pėr t‘u rregulluar mes tyre, ashtu si ndėrrimi i stinėve qė nuk vendoset nga Zoti, por nga rrotullimi i Tokės rreth Diellit. "Natyra, thoni ju, shkruante duke iu drejtuar kishės, ėshtė e pashpjegueshme pa Zotin. Pėr tė shpjeguar atė qė kuptoni pak, keni nevojė pėr leksione qė tė mėsoni ato qė nuk i shpjegoni dot".


    Po tė jetė i keq?
    Megjithatė, vetėm nė vitet 800 dhe 900 falė shkencėtarėve ateizmi filloi tė pėrhapej shumė. Filozofi gjerman, Arthur Schopenhauer, (1788-1860) mohoi, duke parė lumturinė qė nuk ekzistonte dhe tė keqen qė kishte pushtuar botėn, mė shumė sesa ekzistencėn e Zotit shpresėn se ai do tė sillte mirėsi. Mė pas, Ludwig Feuerbach (1804-1872) mbėshtet se besimi ėshtė sinteza e aspiratave tė njeriut, e "pajisur" nga natyra me urtėsi, vullnet, drejtėsi dhe dashuri. Njeriu kėrkon, duke e bėrė tė shenjtė, t‘u japė mė shumė vlerė kėtyre rregullave sė bashku dhe tė japė njė vlerė edukative. Besimi ėshtė njė mėnyrė pėr tė edukuar njerėzimin me vlerat mė tė larta. Njė tjetėr filozof gjerman, Karl Max (1818-1883), themelues i komunizmit, tregonte se nėse ky ėshtė qėllimi i besimit, pėr tė bėrė pa atė mjafton tė eliminosh shfrytėzimin dhe vuajtjet e shoqėrisė. Nė kėtė pikė besimi, qė ėshtė "opiumi i popujve", domethėnė njė mėnyrė pėr t‘i mbajtur tė qetė, nuk do tė kishte mė arsye tė ekzistonte.



    Ose ėshtė i padobishėm, ose ka vdekur


    Nė shekullin e kaluar, ndėrsa ateizmi dhe "babai" i psikanalizės, Zigmund Frojd, studionte tė pandėrgjegjshmen dhe mbėshteste fuqishėm se tė ēlirohesh nga fiksimi pėr ekzistencėn e Zotit do tė thoshte tė emancipoheshe drejt njė shoqėrie tė matur e tė pėrgjegjshme, filozofi Friedrisch Nietzsche (1844-1900) thoshte me zė tė lartė: "Zoti ka vdekur" dhe pėrshkruante me hollėsi te kryevepra e tij, "Kėshtu foli Zarathustra", se njeriu duhet tė gjejė te vetja vlerat e tij. Filozofė tė tjerė tė quajtur ekzistencialistė dhe jo shumė larg nga pesimizmi i poetit ateist Xhakomo Leopardi (1798-1837), si shkrimtari francez Albert Kamy (1913-1960) dhe filozofi Jean-Paul Sartre (1905-1980), kanė mbėshtetur absurditetin e botės, duke e ftuar njeriun tė "krijohej" vetė, e tė vlerėsonte jetėn pa menduar se Zoti do t‘i ndihmonte tė arrinin atė qė donin. Ndėrkaq, shkenca kishte hedhur bazat pėr kuptimin e njė bote qė arrin tė bėjė edhe pa Zotin. Teoria e Evolucionit tė Charles Darwin (1809-1882) na jep njė shpjegim tė besueshėm se si jeta ka evoluar nga format mė tė thjeshta tė saj e deri te krijimi i qenies mė tė komplikuar, asaj njerėzore. Sipas disa kėrkuesve, pjesa akoma pashpjegueshme e procesit tė formimit tė kozmosit ėshtė akoma ajo fillestarja, dhe nuk ka dalė asnjė teori e re. Domethėnė ajo e "Big Bang", shpėrthimi nga i cili ka origjinėn universi, qė ka arritur tė formohet nė kohėn prej 10-43, e cila ėshtė njėsia mė e vogėl e kohės e matur deri mė sot. Kjo ėshtė "teoria e gjithėsisė", e cila duket si e pashpjegueshme dhe e mbinatyrshme, por duke iu pėrmbajtur ligjeve tė fizikės dhe kozmosit, do tė kuptonim shumė shpejt kėtė shpėrthim dhe formimin e universit. Por, pavarėsisht ligjeve dhe rregullave tė fizikės dhe kimisė, kjo nuk pėrjashton ekzistencėn e Zotit, i cili krijoi nė fillim qiellin, tokėn, kafshėt dhe njerėzit. Dhe kjo duket sikur tė kthen nė njė teori tė vjetėr tė quajtur "deizėm", tė nxjerrė nė vitet 600 nga filozofi anglez Francis Bacon, qė e shihte Zotin si njė superorė qė ndėrtoi kozmosin, pastaj e bėri tė nisej dhe pastaj e la tė vazhdonte nė punėn e tij.


    Morali laik


    Por a mund tė jetosh pa besim, pa vlerat e tyre?

    Mungesa e besimit fetar nuk ėshtė domosdoshmėrisht mungesė e rregullave morale. Historia ka treguar qė ateistėt nuk janė mėkatarė edhe pse nuk besojnė. Ja qė ėshtė e mundur tė vendosėsh rregulla morale, tė cilat nuk bazohen nė ekzistencėn e njė force madhore. Shumė ateistė kanė luftuar pėr tė mirėn e njerėzimit. Kėshtu, ateizmi militant i shumė regjimeve komuniste propozonte njė lloj besimi ndryshe. Pėr Michel Onfray, autor i "Manuale di teologia", nuk ėshtė e vėrtetė qė vlerat e besimit janė kaq tė qarta. "Librat e shenjtė siē janė pėr shembull Bibla dhe Kurani, pėrmbajnė nė vetvete mesazhe kontradiktore, paqeje por edhe dhune, kundėr tradhtarėve dhe sidomos grave". Mė shumė se sa kristianėt, mė tolerantė do tė mendojnė baballarėt e kishės si Shėn Agostini, me nocionin e luftės sė drejtė apo San Bernardo qė hyjnizoi vrasjen e tradhtarėve pėr tė ndryshuar mesazhin kristian. "Njė Zot i mirė nuk do tė kishte lejuar kurrė tmerret e kryqėzatave, pengjet dhe vrasjet. Madje mendoj se nuk do tė kishte lejuar as nazizmin me shkrimin: Zoti ėshtė me ne nė rripat e SS", tregon Onfray.


    Aleatė pėr mirėsinė

    Janė mendime tė ngjashme me atė tė filozofit gnostik anglez, Bertrand Russell (1872-1970), qė tregojnė njė limit tė mundur tė vlerave fetare. Por ndoshta sot me njohjen e limiteve reciproke ėshtė e mundur madje edhe njė aleancė mes ateistėve dhe besimtarėve. "Nė fund, thotė Bodei, vetėm besimi nė mundėsitė e tua- nuk ka rėndėsi nėse beson apo jo- mund ta shpėtojė njeriun nė kėtė jetė". Historiani francez, George Minois, shkon deri aty sa thotė: "Ateizmi dhe besimi fetar kanė diēka tė pėrbashkėt: tė bėjnė ta mendosh botėn nė njė mėnyrė tė tillė se ēfarė ėshtė e nevojshme pėr tė eliminuar vuajtjet". Edhe pse siē shpjegon filozofi Gulio Giorello: "Solidariteti ėshtė njė vlerė thelbėsore. Nuk pėrfshin njė princip hyjnor, por as nuk e pėrjashton. Ėshtė i gatshėm tė pėrhapet mes anėtarėve tė ēfarėdo kishe, pavarėsisht se respektojnė ndryshimet nė praktikė mė parė se nė teori". Njė aleancė kjo, qė duket se ka gjetur vend nė kishėn e e kardinalit Maria Martini, sipas tė cilit "ateistėt e mirė dhe korrektė shkojnė nė parajsė".


    Shkenca nuk arrin tė shpjegojė gjithēka


    Po shkenca ėshtė vėrtet nė gjendje t‘u japė pėrgjigje tė gjitha pyetjeve qė vetėm pak vite mė parė mund t‘u pėrgjigjej vetėm feja? Nė fakt, nėse kėrkimet e shumė kozmologėve dhe evolucionistėve kanė sqaruar shumė mistere mbi universin dhe jetėn, sektorė tė tjerė kanė hapur mistere tė reja.

    Paradokset

    Kėrkimet e shumta tė shkencėtarėve tė ndryshėm treguan se nė botėn e grimcave subatomike vlejnė ligje shumė tė ndryshme. U zbulua se dy tė vėrteta kontradiktore nė "botėn e vogėl" mund tė jetė tė dyja tė vėrteta. Me pak fjalė, aty asgjė nuk ėshtė e parashikueshme. Dhe pėr shkak tė kėsaj paparashikueshmėrie edhe nė universin "normal" rruga e ngjarjeve ėshtė e paparashikueshme. Edhe pėr kėtė arsye ateizmi klasik, i shpėrndarė tradicionalisht mes shkencėtarėve, duket se po i lė vend njė pozicioni mė gnostik. Nė praktikė shkenca nuk ėshtė nė gjendje tė shpjegojė gjithēka.


    Marre nga "Gazeta Shqip"

    Ps....Teme interesante Drity
    "Carpe Diem"

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Pan
    Anėtarėsuar
    25-09-2005
    Postime
    60
    Shkrimi pervec qe s'ka lidhje me temen, shkel dhe rregulloren:

    1. Fshihen ose lėvizen pa paralajmėrim, pavarėsisht nga synimi:

    1.5 shkrimet e cituara nga tė tretė tė cilat nuk pėrmbajnė mendimin e sjellėsit (Mospjesėmarrje)


    3. Pjesėmarrėsit priten qė:

    3.4 tė mos sjellin njė artikull tė tėrė nga rrjeti duke rėnduar temėn, por tė citojnė njė pasazh relevant nga artikulli dhe tė japin nyjen pėr tek ai, e ēdokush mund ta lexojė vetė.

    http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=68042

    Tema pyet dicka te thjeshte: "Kush e krijoi zotin?" - dhe jo - "Kush i thote zotit jo?". Dmth nuk mjafton vetem qe titulli te permbaje fjalen kush dhe fjalen zot, po duhet dhe te kete lidhje me cfare kerkon tema.

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perse Zoti na krijoi?
    Nga buja_20 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 13-11-2014, 07:56
  2. Ēfarė ju mėsoi shpirti i shenjtė?
    Nga buja_20 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 16:43
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Krijimi i Njeriut
    Nga ardi_pr nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 11:19
  5. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •