Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    E vrare,e plagosur,teper rende lenduar,
    ah kjo e kaluar,sa me ka munduar,
    plagosje te lehte si fillim me fali
    dhe sot ne kete dite,zemren seç ma ndali....

    E vrare ste ze gjumi,se dhimbjet lendojne,
    eshte frika kur shtrihem,kujtimet pengojne,
    zgjuar rri gjithe kohen,dhe naten e shkund,
    asnje çast te jetes,nuk dua te humb....

    Po me mori gjumi,do me mbuloje frika,
    qe mos zgjohem dot kur te gdhije dita,
    kam frike te jetoj,por me shume te vdes,
    a mund te vazhdoj te jetoj me shprese?!

    Betohem per dashurine sa fort e kam dhene,
    Betohem,per miqesine qe kurre se kam lene,
    Betohem,qe njerezimit dua ti lexoj mendimin,
    Betohem,qe botes...spo ja di kuptimin!


    Respekte
    Shume vargje te bukura Diana...duket qe vijne nga nje shpirt i lenduar nga dashuria, por e SHKUAR E HARRUAR - thote populli.

    Shendet e gjith te mirat.

    P.S DIANA: Doja te kontaktoja per dicka, por shikoj qe mundesia nuk ekziston pasi dhe MP dhe e-mail ste drg dot. A ma jep kte mundesi dot?
    Ndryshuar për herë të fundit nga KOKASHTA : 05-02-2008 më 21:57
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  2. #22
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria , por e parë nga këndvështrimi filozofik. Dhe kuptohet, fillimi u takon filozofëve të lashtë grekë. Kjo pjesë këtu më poshtë, është marrë nga vepra "Banketi" ose "Gostia" e filozofit të madh Platoni (427 - 348/347 p.e.s).

    Demoni "Dashuri" siç del dhe nga teksti është NDERMJET. As i ditur as i paditur, as i pasur as i varfer, as i kenaqur as i pakenaqur, shkurt Dashuria eshte, sipas tekstit, nje gjendje e ndermjetme ku nuk dihet çfare kemi e nuk kemi.


    DIOTIMA : Kur lindi Afërdita, zotat shtruan një gosti, të gjithë zotat, përfshirë dhe Poros, djalin e Metis. Me të mbaruar darka, Penia, duke dashur të përfitojë diçka nga ushqimi, u paraqit për të lypur dhe ndenji pranë derës. Mirëpo Poros, i dehur me nektar, sepse nuk kishte ende verë, doli në kopshtin e Zeusit dhe, me kokën të rënduar nga dehja, e zuri gjumi. Atëherë Penia, e shtyrë nga skamja, pati idenë të përfitojë nga ky rast, për të patur një fëmijë nga Poros : ajo u shtri pranë tij, dhe ngeli shtatzanë. Kështu Dashuria u bë shoqe dhe shërbëtore e Afërditës, sepse ajo qe ngjizur në ditën e lindjes së Afërditës, dhe sepse ajo është natyrshëm e dashuruar pas së bukurës, dhe sepse Afërdita është e bukur.

    Duke qenë bijë e Poros dhe e Penia, Dashuria ka marrë disa gjëra nga të dy. Së pari, ajo është gjithmonë e varfër, dhe larg së qenuri delikate dhe e bukur siç e përfytyrojmë rëndom, ajo është e ashpër, e rreptë, pa këpucë, pa shtëpi ; ajo nuk ka shtrat tjetër përveçse tokën, pa mbulojë, fle përjashtë, pranë dyerve dhe nëpër rrugë ; nga e ëma ajo ka marrë shumë, dhe skamja është shoqja e saj e përjetshme. Nga ana tjetër, duke i ngjarë të atit, ajo është gjithmonë në gjurmë të asaj çka është e bukur dhe e mirë ; ajo është guximtare, e vendosur, e zjarrtë, gjuetare e përsosur, sajuese dredhish gjithmonë të reja, amatore e shkencës, plot burime, që e kalon jetën e saj duke filozofuar, magjistare e shkathët dhe sofiste. Nga natyra e saj, ajo nuk është as e pavdekshme as e vdekshme ; në të njëjtën ditë, ajo është lulëzuese dhe plot jetë, sa kohë që ajo është në bollëk, e pastaj ajo vdes, e pastaj rilind, falë asaj që ka marrë nga i ati.

    Ajo nuk e mban dot atë që e ka shtënë tashmë në dorë, në atë mënyrë që ajo nuk është kurrë në skamje, as në bollëk dhe se ajo mbahet në mes të diturisë dhe paditurisë, dhe ja përse. Asnjë prej zotave nuk filozofon dhe nuk dëshiron të bëhet dijetar, sepse ai është i tillë ; dhe, në përgjithësi, nëse jemi dijetarë, nuk filozofojmë ; por as të paditurit nuk filozofojnë dhe nuk dëshirojnë të bëhen dijetarë ; sepse padituria ka pikërisht këtë gjë të keqe që ajo i bind të gjithë ata që nuk janë as të bukur, as të mirë, as të ditur, që ato i gëzojnë këto cilësi. Mirëpo, kur besojmë që nuk na mungon diçka, atëherë nuk e dëshirojmë atë.

    SOKRATI : Cilët janë pra, Diotima, ata që filozofojnë, nëse këto nuk janë as dijetarët as të paditurit ?

    DIOTIMA : Edhe një fëmijë, tha ajo, do ta kuptonte menjëherë që ata që filozofojnë janë ata që janë ndërmjet të dyjave, dhe Dashuria bën pjesë këtu. Në fakt, dituria futet midis gjërave më të bukura ; mirëpo Dashuria është dashuria e gjërave të bukura ; është pra e nevojshme që Dashuria të jetë filozofe, që ajo të mbahet midis dijetarit dhe të paditurit ; dhe shkaku i kësaj është origjina e saj, sepse ajo është bijë e një babai dijetar dhe plot burime, dhe e një nëne pa dije dhe pa burime. Ja, i shtrenjti im Sokrat, kush është natyra e demonit. Në lidhje me mënyrën si e përfytyron ti Dashurinë, rasti yt nuk ka asgjë për tu habitur ; ti e përfytyroje atë, nëse mund ta nxjerr këtë nga fjalët e tua, që Dashuria është objekti i dashuruar dhe jo subjekti dashurues : ja përse, mendoj unë, ti e përfytyroje atë kaq të bukur ; dhe, në fakt, ajo çka është e dashurueshme është ajo çka është me të vërtetë e bukur, delikate, e përsosur dhe e lumtur ; por ai që dashuron ka një karakter krejt tjetër, siç dhe sapo e shpjegova.

    Platoni, Banketi , f. 203-204

    Përkthyer nga frëngjishtja
    "Carpe Diem"

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    E vrare,e plagosur,teper rende lenduar,
    ah kjo e kaluar,sa me ka munduar,
    plagosje te lehte si fillim me fali
    dhe sot ne kete dite,zemren seç ma ndali....

    E vrare ste ze gjumi,se dhimbjet lendojne,
    eshte frika kur shtrihem,kujtimet pengojne,
    zgjuar rri gjithe kohen,dhe naten e shkund,
    asnje çast te jetes,nuk dua te humb....

    Po me mori gjumi,do me mbuloje frika,
    qe mos zgjohem dot kur te gdhije dita,
    kam frike te jetoj,por me shume te vdes,
    a mund te vazhdoj te jetoj me shprese?!

    Betohem per dashurine sa fort e kam dhene,
    Betohem,per miqesine qe kurre se kam lene,
    Betohem,qe njerezimit dua ti lexoj mendimin,
    Betohem,qe botes...spo ja di kuptimin!


    Respekte
    DI_ANA, kam vene re qe i ke shkruar me shume vuajtjeve te dashurise,por megjithate kjo poezi me pelqeu shume ,se pak a shume te gjithe ,sic u shpreh dhe njera nga anetaret me lart, gjejme nje pjese te vetes sone ne to.Respekte.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e gjashtlisat
    Anëtarësuar
    11-04-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    77

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin
    1.Te gjithe ne jemi bere preh e nje dashurie qe i falem GJITHCKA dhe ne fund u zhgenjyem.
    2.Si gjithmone ne dashuri, zemra flet dhe vepron shume me perpara kokes dhe ne fund e gjejme veten ne nje situate kur enderrojme per te kaluaren e bukur dhe per ato momente qe edhe pse s'ekzistojne me na bene njeriun me te lumtur.

    3.Shume thone ishte thjesht nje dashuri dhe jeta vazhdon. PO shume e vertet kjo, por puna eshte se si e vazhdojme ne ate jete? Sa ka ndikuar ajo dashuri e humbur te ne si njerez?

    4.A eshte aq e lehte thjesht te besosh perseri te nje njeri dhe t'i falesh zemren dikujt tjeter kur dikur nje njeri qe e doje dhe mendoje se te donte me teper se cdo gje ne bote ta beri therrime therrime?

    5.A eshte aq e lehte qe t'i mbledhesh ato therrmija te zemres dhe ti vesh prape bashke dhe te mendosh se tani ke nje zemer qe eshte gati te luftoje? A nuk mendoni ju se ajo eksperience, ajo dhimbje, ato lote te derdhur papushim nuk ju kane ndryshuar si njeri? A mendoni ju se eshte aq e lehte te gjesh ate force dhe te vazhdosh te luftosh kur ti dashurove me aq force nje njeri dhe ju dhe plotesisht atij njeriu dhe ne fund ke ngelur ne mes te rruges se dashurise si nje jetime?

    6.Ka shume pyetje qe shume nga ne mund t'i bejme vetes. Eshte shume e lehte te japesh keshilla, por eshte shume me e veshtire te realizohen. Kjo thenie per mua po thote qe dicka qe ke jetuar dhe eshte pjese e jetes tende dhe e te kaluares tende, do jete gjithmone aty.

    7.Cdo here qe ta kujtosh ate, sot, apo mbas shume vjetesh, nuk mund ta shikosh kurre me nje sy tjeter, dhe t'i japesh ca ngjyra me te bukura sepse mendon se ashtu do ndihesh me mire.

    8. Ajo dashuri e humbur ndikoi te ne ne nje menyre apo ne nje tjeter, per mire apo per keq, dhe eshte ajo qe eshte. Nuk e di nese mund te shikosh me nje sy tjeter nje dashuri qe per shume kohe te beri mos te dije me ca eshte ndjenja, buzeqeshja, besimi, dhe thjesht DASHURIA.

    Respekte,

    DeAdA
    DeAdA!
    Vetem mundem te te pergezoj per mendime qe ka shfaq ne lidhje me kete teme, mendime perfekte do te thosha une !
    Respekte .
    Diten kur të kam përcjell...shpirtin tim,me Ty...e lashë!

  5. #25
    I'm in love with you Maska e enderrimtarja
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten e endrrave, vetem aty mund te jem gjithçka per ty
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin
    Te gjithe ne jemi bere preh e nje dashurie qe i falem GJITHCKA dhe ne fund u zhgenjyem. Si gjithmone ne dashuri, zemra flet dhe vepron shume me perpara kokes dhe ne fund e gjejme veten ne nje situate kur enderrojme per te kaluaren e bukur dhe per ato momente qe edhe pse s'ekzistojne me na bene njeriun me te lumtur. Shume thone ishte thjesht nje dashuri dhe jeta vazhdon. PO shume e vertet kjo, por puna eshte se si e vazhdojme ne ate jete? Sa ka ndikuar ajo dashuri e humbur te ne si njerez? A eshte aq e lehte thjesht te besosh perseri te nje njeri dhe t'i falesh zemren dikujt tjeter kur dikur nje njeri qe e doje dhe mendoje se te donte me teper se cdo gje ne bote ta beri therrime therrime? A eshte aq e lehte qe t'i mbledhesh ato therrmija te zemres dhe ti vesh prape bashke dhe te mendosh se tani ke nje zemer qe eshte gati te luftoje? A nuk mendoni ju se ajo eksperience, ajo dhimbje, ato lote te derdhur papushim nuk ju kane ndryshuar si njeri? A mendoni ju se eshte aq e lehte te gjesh ate force dhe te vazhdosh te luftosh kur ti dashurove me aq force nje njeri dhe ju dhe plotesisht atij njeriu dhe ne fund ke ngelur ne mes te rruges se dashurise si nje jetime?

    Ka shume pyetje qe shume nga ne mund t'i bejme vetes. Eshte shume e lehte te japesh keshilla, por eshte shume me e veshtire te realizohen. Kjo thenie per mua po thote qe dicka qe ke jetuar dhe eshte pjese e jetes tende dhe e te kaluares tende, do jete gjithmone aty. Cdo here qe ta kujtosh ate, sot, apo mbas shume vjetesh, nuk mund ta shikosh kurre me nje sy tjeter, dhe t'i japesh ca ngjyra me te bukura sepse mendon se ashtu do ndihesh me mire. Ajo dashuri e humbur ndikoi te ne ne nje menyre apo ne nje tjeter, per mire apo per keq, dhe eshte ajo qe eshte. Nuk e di nese mund te shikosh me nje sy tjeter nje dashuri qe per shume kohe te beri mos te dije me ca eshte ndjenja, buzeqeshja, besimi, dhe thjesht DASHURIA.

    Respekte,

    DeAdA

    Plotesisht dakord me ty DaAdA, tek fjalet e tua e gjej dhe une veten, pa hequr dhe pa shtuar asnje presje.

    Respekte

  6. #26
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendoja sesi mund te shkonin gjerat midis nesh per ore te tera. Enderroja sesi ti do te thoshe fjalet e duhura, veproje drejt...
    E te jepja ty vlera qe ti nuk i ke, e te adhuroja per veprime qe ti nuk i bere kurre!
    Mendoja per ty cdo minute te cdo dite edhe vetem tingelli i thjeshte i germave qe formonin emrin tend ne buzet e mia, largonte rete dhe une e gjeja veten ne kete bote te ndritshme, te ngrohte qe kujtimi yt krijonte.
    Deshiroja kaq shume qe ti te ishe me mua sa here jeta ishte bujare edhe me jepte momente te vyera, pika-lumturie.
    Deshiroja qe ti te ishe aty kur jeta tregohej mizore edhe njerezit me shkelnin persiper derisa shpirterisht kthehesha ne pluhur...
    Edhe para se te njihja, ishte nje lloj force perqark meje qe me drejtonte nga ti...
    Edhe une, si nje anije e shkaterruar ne kerkim te tokes ndoqa driten qe ndriçoj e çau stuhine per te arritur tek ty.
    Rashe ne kraharorin tend, e etur per prekjen tende...dhe rigjeta veteveten aty.
    Dhe ti me mesove c'eshte dashuria, perkedheljen e huaj te buzeve te tua ne buzet e mia...
    Me shtrengove ne krahet e tu edhe mure te fortifikuar u ngriten rreth meje te me mbronin nga bote, nga vetja...
    Edhe largove frikat e mia, ndalove kohen befas, edhe fshive gjithe lotet e mi, te te shkuares dhe te tashmes.
    Prekja jote..., mbyll syte dhe e ndjej ende, perveluese mbi lekure..., mundohem por lekura ime refuson te harroj. Trupi im eviton harresen.
    Zemra ime cuditerisht preferon torturen ne vend te paqes.
    Edhe para se te njihja ty, egzistonte nje force terheqse qe me shtynte drejt teje, koncidenca vetem me pas munda ti njoh. Perseri, tani, si atehere...une vazhdoj te enderroj.
    Ti puthe buzet e mia lehtazi, me kujdes, si te kishe frike se do te me lendoje, ose trembje ne nje fare menyre. More duart e mia ne duart e tua - gishterinjte qe dridheshin perqafuan njeri-tjetrin. Me buzeqeshje me hape portat e parajses pastaj me shtyve mes nje deti te çmendur dallgesh te zeza dhe ende me te zeza...
    Me shkunde me fjale mizore, tinguj te dhimbshem buzet e tua bertiten dhe me le vetem rrethuar nga erresira, dhe erera te mbytura ne shi dhe me meret fryma nga ajri i lagur.
    Cuditerisht une enderroj ende...
    Cuditerisht une.....
    "Carpe Diem"

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga enderrimtarja Lexo Postimin
    Plotesisht dakord me ty DaAdA, tek fjalet e tua e gjej dhe une veten, pa hequr dhe pa shtuar asnje presje.

    Respekte
    enderrimtarja dhe gjashtlisat, edhe pse me behet qejfi qe ju kane pelqyer mendimet e mia, do te desha shume qe mos ta gjenit dhe ju vetveten ne to sepse ajo do te thote qe edhe ju keni kaluar dicka te tille, edhe juve keni humbur dike qe me pare e quanit dhe ju quante GJITHCKA. Shpresoj dhe uroj me shpirt qe ju mos te jeni akoma ne ate faze por te jeni te lumtur dhe ne krahet e dikujt qe vertet ju do dhe ju respekton dhe do te bente gjithcka per ju.

    Ju uroj shume fat dhe dashuri ne jeten tuaj.

    Respekte,

    Deada

  8. #28
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    "Shkelqim i Perenduar"

    O Hen' o perendesh' e bukuris',
    Qe naten Qiellin e stolis,
    Qe yjt e shndritshem rreth vetes i mbledh
    E bashke me to vallen lozonjare hedh.

    O Diell i hijshem plot nxehtesi,
    Qe nga larg na mbush me ngrohtesi,
    Kur lind ne mengjes na ushqen me jete,
    Ne mbremje kur perendon na le te prehemi te qete.

    Dikur Hena nje yll nga lart ma leshoi,
    E Dielli me rrezet e arta ma ndriçoi,
    E ma bene sikur nje Perendeshe,
    Qe me mua te kendoje, te loze, te qeshe...

    Por Hena dalengadale u shua,
    Qielli u nxi sterre, nga rete u mbulua,
    Zemra ime pushoi, perdhe u rrezua,
    Per perendeshen e bukur, qe s'di si u largua...


    MaDaBeR,
    Dora vete.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #29
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    "Shkelqim i Perenduar"

    O Hen' o perendesh' e bukuris',
    Qe naten Qiellin e stolis,
    Qe yjt e shndritshem rreth vetes i mbledh
    E bashke me to vallen lozonjare hedh.

    O Diell i hijshem plot nxehtesi,
    Qe nga larg na mbush me ngrohtesi,
    Kur lind ne mengjes na ushqen me jete,
    Ne mbremje kur perendon na le te prehemi te qete.

    Dikur Hena nje yll nga lart ma leshoi,
    E Dielli me rrezet e arta ma ndriçoi,
    E ma bene sikur nje Perendeshe,
    Qe me mua te kendoje, te loze, te qeshe...

    Por Hena dalengadale u shua,
    Qielli u nxi sterre, nga rete u mbulua,
    Zemra ime pushoi, perdhe u rrezua,
    Per perendeshen e bukur, qe s'di si u largua...


    MaDaBeR,
    Dora vete.
    Prap po me çudit .... Paske talent dhe per poet.

    PO e vazhdoj une .


    Ti nje dite do te pendohesh qe prej meje u largove , si nje hije me hyre ne shpirt e dole fluturimthi prej tij.Atehere i perlotur do te qendrosh diku ne nje cep te atij bari e do te mendosh e do te mendosh .... Ndoshta ne ne krahet e dikujt tjeter do te me shohesh e do te me mendosh ... e do te me kujtosh ...
    Cfare s'pata mesuar , tani te gjitha i di ... Ndaj nuk dua me genjeshtra .... nuk i dua me nga ty ...
    Te duket e bukur te torturosh nje ndjenje te luash me dridhjet e saj .. Tani rri aty i heshtur , i strukur si nje qenie pa vlere. Dhe them flm qe te gjitha keto i mora na ty , pasi te gjithe ndjenjen ma ktheve ne urrejte ,, e nje here me ke lenduar , nje here ke qeshur me lotet e mi , eshte koha ime te te qesh 1000 here.
    Dhe boll , nuk dua te te degjoj me , asnje fjale , asnje ankese. Ata sy te perlotur tashme si besoj me , hidhi diku , shif dikend tjeter . Ndaj mu largo, nuk dua te te shof !

    Siç vuajta une dikur ..... vuaj eshte ti sot !
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 16-03-2008 më 18:28
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #30
    I'm in love with you Maska e enderrimtarja
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten e endrrave, vetem aty mund te jem gjithçka per ty
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin
    enderrimtarja dhe gjashtlisat, edhe pse me behet qejfi qe ju kane pelqyer mendimet e mia, do te desha shume qe mos ta gjenit dhe ju vetveten ne to sepse ajo do te thote qe edhe ju keni kaluar dicka te tille, edhe juve keni humbur dike qe me pare e quanit dhe ju quante GJITHCKA. Shpresoj dhe uroj me shpirt qe ju mos te jeni akoma ne ate faze por te jeni te lumtur dhe ne krahet e dikujt qe vertet ju do dhe ju respekton dhe do te bente gjithcka per ju.

    Ju uroj shume fat dhe dashuri ne jeten tuaj.

    Respekte,

    Deada
    DeAdA eh une e kam gjetur veten dhe vazhdoj ta gjej veten tek fjalet e tua. Kam humbur ne dashuri, kam humb njeriun qe doja me shume se veten dhe e kam te veshtire ta pranoj humbjen, por per diçka jam e qete, nuk pendohem per asgje qe kam dhene ne ate dashuri.
    Ndoshta nje dite do kaloje gjithçka, ndoshta ai njeri do kthehet ne nje kujtim qe me ka bere te lumtur ndonese s'me deshi ashtu si doja une apo ashtu si e meritoja. Ndoshta nje dite do ta gjej dike qe te me doje vertete e te me respektoje, ndoshta... shpresa vdes e fundit. Njeriu per mire jeton dhe ka nevoje te ndihet i dashuruar, por sido qe te vene gjerat, brenda meje do kete gjithmone vend per te shkuaren, do kete gjithmone vend per nostalgjine, por do eci gjithmone me veshtrimin perpara, pa u kushtezuar aspak nga e shkuara, te pakten shpresoj qe koha te me ndihmoje ta arrij kete.

    Respekte

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •