Close
Faqja 2 prej 19 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 183
  1. #11
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    foto nga ngjarja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    edhe ne cnn.com eshte njoftuar mbi kete tmerr:

    http://edition.cnn.com/2008/WORLD/eu....ap/index.html

  3. #13
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    pamje nga autobuzi i linjes tr-dr
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Liberté, égalité, fraternité

  4. #14
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/7298341.stm

    Albania blast toll 'considerable'

  5. #15
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    shiko videon
    aty duket se sa afer jane shtepite dhe cfare fuqie kishte shprthimi

    lajmi dhe ne mediat e huaja
    http://www.tgcom.mediaset.it/mondo/a...lo405183.shtml
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ujku'80 : 15-03-2008 më 12:45
    Liberté, égalité, fraternité

  6. #16
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Televizioni Kroat lajmeron per 60 te vdekur ;(

    http://vijesti.hrt.hr/content/view/42706/11/

  7. #17
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Many killed in blast at Albanian arms depot

    http://www.afp.com/english/news/stor...cdb88.5d1.html

  8. #18
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Nje lajm interesant para tragjedise ku Ministri Mejdiu jep alarmin nga reziku i shperthimeve botuar Panorama : http://www.panorama.com.al/index.php?id=12189

  9. #19
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    e pa besushme 60 veta te bllokuara ne nje tynel te fshatit te Gerdec jane shum afer shperthimeve ku shperthimet vazhdojne akoma njera pas tjetres o zot cmenduri gjynaf

    Mare Sot Nga Gazetat

    Mediu: Janë 100 mijë tonë armatim, kërcënim serioz

    Alarmi është dhënë nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili kërkoi realizimin e një plani kombëtar për shkatërrimin e tyre.
    Pak ditë më parë një fëmijë u vra në fshatin Bardhaj të Shkodrës, duke luajtur me armatim, me mbetje municionesh të depove të armëve. A ka një projekt ministria për të pastruar Shqipërinë nga këto mbetje që kanë mbetur që nga trazirat e vitit 1997, megjithëse jo rrallëherë shohim dhe mbetje armatimesh që nga periudha e Luftës Dytë Botërore?
    Kjo është një histori jashtëzakonisht e dhimbshme, sidomos kur shoqërohet me fatkeqësi të tilla. Përsa i përket rastit konkret, kjo ishte një njësi ushtarake që ishte dorëzuar pothuajse që në vitin 1997, e cila ishte pothuajse e çminuar, por natyrisht ky proces asnjëherë nuk është perfekt. Për fatin e keq shpesh civilët nuk arrijnë të njohin rrezikun e atyre municioneve apo mjeteve ushtarake që marrin në dorë dhe ndodhi ajo fatkeqësi që ndodhi. Sa i rëndë është problemi, duke e parë në nivel kombëtar? Pa dashur të vë alarmin është shumë i rëndë. Nga një analizë që ne kemi bërë me përfaqësues amerikanë, por edhe nga një vëzhgim që ka bërë Komisioni i Sigurisë, për sa i përket situatës së municionit, të armatimit në Shqipëri, ajo nuk është e këndshme, apo e kënaqshme. Për faktin sepse janë rreth 100 mijë tonë municion tepër, të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe forcat e armatosura nuk janë më organizuara në konceptin territorial, për të garantuar sistemimin, mirëmbajtjen, ruajtjen e sigurinë e tyre. Për ne është një problem shumë i madh, sepse ne tendencën tonë për të arritur një forcë profesioniste mbi 50% e ushtarëve që janë me shërbim të detyruar i përdorim për të ruajtur këto depo armatim-municioni. Por është një rrezik shumë i madh dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë, sepse shumë qytetarë për fatin e keq kanë ndërtuar shtëpitë e tyre mbi tunele të depove të municioneve. Ne kemi pasur dhe kemi projekte në mënyrë të vazhdueshme, me departamentin e shtetit, të departamentit të mbrojtjes, kemi pasur asistencë nga Norvegjia, nga Kanadaja. Janë investuar miliona dollarë për shkatërrimin e armëve të lehta dhe municioneve. Besoj se akoma kemi nevojë që të kemi një plan kombëtar për asgjësimin e armëve dhe municioneve.
    Zoti ministër, duket një pyetje paradoksale. A keni ndërhyrë pranë institucioneve që këto shtëpi që janë mbi tunele të mos legalizohen?
    Eshtë një pyetje e vështirë, sepse është tendenca ndërmjet jetesës dhe riskut që vjen për shkak të atij vendi ku vendos ta ndërtosh jetën. Ka shumë zona që janë në një rrezik të tillë dhe dua të sjell realisht si një shqetësim të madh. Unë nuk mendoj se çështja është a duhen legalizuar apo jo? Çështja është se ç’plan kombëtar duhet të ketë dhe nuk është vetëm një problem i Ministrisë së Mbrojtjes, por është një problem shtetëror që duhet zgjidhur në mënyrë urgjente. Me 100 mijë tonë municion, me një kosto rreth 50 milionë euro për shkatërrimin e këtij municioni. Por njëkohësisht mos të harrojmë edhe transportimin dhe zonat ku ato ndodhen, pra janë një seri problemesh. Ne para një javë në Shtabin e Përgjithshëm, me asistencën e amerikanëve kemi diskutuar rreth kësaj çështjeje...
    E kisha fjalën tek ideja, a hiqni dorë nga listat e inventarit të tuneleve?
    Absolutisht jo, ne kemi të gjithë inventaret e përcaktuara për gjendjen e llojin e municionit. Por mos të harrojmë se një pjesë e municioneve është mbledhur dhe magazinuar jo në mënyrë normale, duke mos qenë në kushte normale shpesh përbën një rrezik shumë të madh, sepse është një municion shumë i vjetër, një pjesë e tillë është me mbi 40 vjet, kanë afate dhe kohën e skadimit. Eshtë e domosdoshme për të arritur në një plan kombëtar. Unë nuk e bëj këtë për të shmangur përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, apo për të mbajtur peshën e vet në këtë proces, por për t’i thirrur vëmendjes së gjithë institucioneve shqiptare dhe klasës politike për ta parë si një problem real që ka të bëjë me jetën e qytetarit shqiptar. Duhen marrë masa urgjente, e para ose për shkatërrimin e këtyre municioneve aty ku ndodhen, ose grumbullimin e tyre në qendra të caktuara për të bërë demontimin apo shkatërrimin e tyre. Kemi projekte të tilla për krijimin e qendrave të tillë demontimi apo për mbledhjen e tyre dhe më pas demontimin e tyre në Mjekës, në Poliçan dhe në Gramsh. Por sasia është jashtëzakonisht, jashtëzakonisht e madhe. Armatimi është i shpërndarë pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, prandaj mendoj se duhet një plan kombëtar.
    Cila është zgjidhja keni projekte?
    Kemi pasur shumë disa projekte. Më parë ka qenë një projekt me një fond prej 4 milionë dollarë me një kompani amerikane u morr për demontimin e minave detare, silurëve etj., dhe nëse e do të shihni ato ishin të shpërndara në të gjithë bregdetin e vendit. Një mundësi është edhe shitja e tyre për skrap, kjo me anë të një ankandi dhe ia kam kërkuar kryeministrit dhe do të ketë të ardhurave dhe të lokalizohet si para për shkatërrimit të municioneve.
    Prej datës 17 shkurt, Kosova është e pavarur. A mund të kemi kur mund të themi se është çminuar kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë?
    Ne kemi bërë një punë jashtëzakonisht të madhe për çminimin e kufirit. Unë kam qenë një vit më parë në zonën e Hasit, në kufi me Kosovën. Kemi çminuar me miliona metra katrorë, në bashkëpunim me PNUD, me ambasadën amerikane, me asistencën norvegjeze etj.
    Ka ndonjë afat që mund të themi se mund të mbarojë?
    Asnjëherë nuk mund të thuhet se çdo gjë është e pastër. Raportimi bëhet në nivelet 95-96 % të çminimit, sepse ndodh që mund të lihet siç ishte rasti i fshatit të Bardhajt. Sepse i gjithë pastrimi bëhet në mënyrë mekanike, me njerëz. Natyrisht mund të ketë edhe gabim njerëzor në vlerësimin apo në angazhimin me çminimet. Mund të them se kemi bërë një punë shumë të madhe në pastrimin e gjithë kufirit. Ka akoma një sasi që duhet hequr dhe po shikojmë për financimet në këtë drejtim. Por mund të them se është as pesë për qind e mbetur në raport me atë që ne kemi pasur më përpara

  10. #20
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Spitali i Durresit ben thirrje per gjak
    Mjeket e Spitalit te Durresit bejne thirrje per te ndihmuar me gjak pasi ne kete spital ka mungese te theksuar te sasise se gjakut. Ne lidhje me kete mjeket kerkojne ndihmen e te gjithe opinjonit publik per te dhuruar gjak per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec.


    Ndoka: Kerkojme ndihme per gjak, pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe Durres
    Duhet nje lloj sensibilizimi per te dhuruar gjak per te plagosurit. Numri i personave qe kerkojne gjak dhe ndihme eshte ne rritje. Jane hapur disa pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe ne Durres. Per ti bere paraprite situates kemi marre konfirmime edhe nga homologet.



    Ofrohet ndihme nga shteti Maqedonas dhe Ambasada Amerikane
    Shteti i Maqedonise dhe Ambasada Amerikane kane deklaruar ndihmen e tyre per permiresimin e situates. Pas thirrjes per ndihme nga autoritetet e vendit Republika e Maqedonise dhe Ambasada Amerikane ka dhene konfirmimin e tyre se do te jene te gatshme te ndihmojne ne cdo moment te nevojshem.

    Ngjarja ne Gerdec, ministri i Jashtem maqedonas niset drejt Tiranes
    Maqedonia shpreh solidaritetin e saj per ngjarjen e rende te nodhur ne Gerdec. Burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonise bejne me dije ministri I Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski eshte nisur per ne Tirane, ku pritet te mberrije per rreth 45 minuta. Ai do te shkoje ne spitalin ushtarak per te dhuruar gjak ne shenje solidariteti per ngjarjen e rende.

Faqja 2 prej 19 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. I dërguari i fundit, Muhammedi a.s
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2009, 05:54
  2. Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 18:09
  3. Elmaz Plava
    Nga Davius në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •