Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Burrë pa mustaqe nuk është burrë

    Sot vetëm moda përcakton nëse burri të ketë mustaqe. Por në kohën e gjyshërve tanë mustaqet ishin shumë të rëndësishme - matës për burrërinë.



    Foto: Rumjana Panajotova

    Sot vetëm moda është ajo, e cila dikton të lëshojnë burrat mustaqe dhe mjekër apo jo. Mirë po, nuk është aq larg koha, kur të gjithë ishin unanim, se një burrë pa mustaqe nuk është burrë. Në të kaluarën shumë, shumë të largët aq më të gjata dhe më të dredhura ishin mustaqet e burrit, sa më i madh dhe i thellë ishte respekti ndaj tij. Kishte raste kur mustaqet e burrave zgjateshin vesh më vesh. Shembujt më elokuente gjejmë në eposin popullor të trimave. Heroi i tij më i njohur është Krali Marko. Ai ishte një vigan i vërtetë. Ishte në gjendje të shkelë dy male ose të hapë puse të mëdha duke ecur mbi tokë. Krali Marko ishte aq i fuqishëm dhe i guximshëm, se arrinte të mundë kuçedra dhe të zhvendosë male. Dhe një shenje tjetër për burrërinë dhe forcën e tij ishin mustaqet e mëdha, të dendura dhe të përdredhura. Në eposin popullor përshkruhet, se vetëm një qime e mustakut të tij është aq sa është leshi i tri deleve.

    Në gjithë eposin popullor mustaqet janë shenje burrërie. Që në kohën kur martesat bëheshin në moshën djaloshare, një i riu mund të mendohej për dasmë vetëm pasi filluan të dalin qimet e para. Kjo për shkak, se mustaqet ishin një dëshmi për burrërinë e djaloshit. Të rinjtë nuk e kishin të drejtën për t’u rruar para martesës. Prandaj përgatitja e dhëndrit fillonte me një rit special. Ditën e martesës të gjithë miqtë mblidheshin herët në mëngjes për t’u rruar mjekrën dhe mustaqet e djaloshit. Sipas rregullës heqja e parë e qimeve fillon nga faqja e djathë në të majtë. Dhe kjo, sepse në përfytyrimet popullore e djathta gjithnjë lidhet me burrërinë, përderisa e majta është simbol i butësisë dhe i njomësisë prej gruaje. Zakonisht riti shoqërohet me këngë speciale të interpretuara nga motra e dhëndrit dhe shoqet e saja. Duke kënduar ata rrethojnë të riun. Në një këngë të tillë tregohet, se vojvoda e çetës vendosi për t’u rruar që të shkojë për gjah të sorkadheve. Në poetikën popullore sorkadhet vjen të sugjerojnë, se ai do të shkojë të kërkojë ndonjë vajzë për martesë. Në një këngë tjetër përshkruhet si rruhet dhëndri para martesës. Nëntë berberë nuk arritën të heqin mjekrën edhe thyen brisqet. Mirë po, erdhi një vash e bukur joshëse, e cila arriti të rruajë beqarin me byzylykun e vet të argjend, stoli kjo e cila simbolizon martesën. Të rruhet dhëndri ishte një rit me rëndësi aq të madhe që ky veprim kryhej edhe i riu të mos kishte qime. Besimi, se në mustaqet e burrit është e fshehur tërë forca e tij dikton, që asnjë nga qimet e dhëndrit të mos rrëzohet mbi tokë. Dhe kjo për arsye, se në se ndonjëri i lig mund të gjejë ndonjë nga qimet dhe të bëjë një magji të keqe me dhëndrin. Prandaj sipas besimit qimet e mustaqeve të rruara groposen nën ndonjë shkurre trëndafili në kopsht ose varrosen nën ndonjë gur. Me heqjen e qimes së fundit muzikantët lajmërojnë, se dhëndri është gati të nisë për në shtëpinë e nuses.

    Në se deshën të shpëtohen nga ndonjë beqar i bezdisshëm vashat bëheshin shaka me mustaqet e tij. Në një këngë tregohet, se vajzat djallëzore e shtynë beqarin aq afër zjarrit, sa që i dogjën mustaqet. Në një këngë tjetër ngacmuese përshkruhet si një plak vajti vetëm të shikojë vallen në mejdanin e fshatit. Mirë po, ai pëlqeu dy nga vashat më të bukura dhe më tërheqëse dhe filloi të bëjë shaka me to. Atëherë vajzat vendosën t’iu përgjigjen shakasë dhe kërkuan nga plaku për t’u rruar mustaqet. Me gjithë që ishte i tërhequr pas tyre, ai refuzoi të plotësojë lutjen.

    Autore: Rumjana Panajotova
    Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
    Burimi: Revista IMAGE
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    po ne qe kena edhe mjeker lol??
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga SNIPER 79 Lexo Postimin
    po ne qe kena edhe mjeker lol??
    Edhe unë kam! (LOL)
    Ne jemi burrë mbi burra, ose thënë ndryshe kryepleq.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Edhe unë kam! (LOL)
    Ne jemi burrë mbi burra, ose thënë ndryshe kryepleq.
    kryepleq nga mesi e lart se nga mesi e posht jena hahahaha ndryshe nga kryepleqt
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  5. #5
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Edhe unë kam! (LOL)
    Ne jemi burrë mbi burra, ose thënë ndryshe kryepleq.
    ahahhahhha e forte kja
    mire jan mer burrat paten mustaqe apo mjekerr ...
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  6. #6
    SPORTIV GJITHE JETEN Maska e JARANI
    Anëtarësuar
    01-03-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU JETOJNE TE GJITHE
    Postime
    82
    po mi po ti lart se per ju skan shume rensi mustaqet ju me teper rensi i jepni mashkullit nga mesi e poshte sesa nga mesi e lart,ska rensi se car kunglli eshte
    PARTIZONI@MILAN FOREVER

  7. #7
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    ahahhaahh me shum ka rendsi zemra e njeriut sesa mustaqet apo mjekrra , ska lart apo poshte
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  8. #8
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Marijuana85 Lexo Postimin
    ahahhaahh me shum ka rendsi zemra e njeriut sesa mustaqet apo mjekrra , ska lart apo poshte
    tani ka renci edhe pak posht se po ishte kot masanej varja mustaqeve lol
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  9. #9
    SPORTIV GJITHE JETEN Maska e JARANI
    Anëtarësuar
    01-03-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU JETOJNE TE GJITHE
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga Marijuana85 Lexo Postimin
    ahahhaahh me shum ka rendsi zemra e njeriut sesa mustaqet apo mjekrra , ska lart apo poshte
    A THUA?????
    PARTIZONI@MILAN FOREVER

  10. #10
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Po re lal sipas mendimit tat ne duhet te rrijme te gjithe si Naim Frasheri
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli
    Nga Sokoli në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 30-10-2022, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •