orert kalojne si pa u kuptuar.atmosfera ne dhome eshte e nxehte.kudo sheh njerez qe jane bere uje ne djerse por une cuditerisht kam ftohte shume ftohte.i strukur ne nje cep te dhomes bej sikur shoh njerezit qe kercejne por sonte as syte sdashkan te me genjejne.e kane humbur shkelqimin dhe harene e dikurshme.asgje seshte si me pare.tani lotet,brenga dhe dhimbja kane zene vendin e atyre shikimeve plot gezim,e atyre rrahjeve te zemres time.tani ne vend te ngrohtesise ka vetem boshllek dhe akullnaje ndoshta sepse krahet e vdekjes pak nga pak po me mbysin ne perqafimin e tyre.e dini se deri pak me perpara isha i lumtur te mbyllja syte sepse e dija qe dita tjeter do te fillonte ne menyre magjike do te me zgjonte nena ime kurse tani shoqeri do me bejne vetem krimbat dhe gjarperinjte,sonte gjithcka u prish sikur endrrat e mia te ishin keshtjella ne rere dhe deti i jetes i ktheu pa meshire ne rrenoja.dhe une si spektator i lodhur i shifja dhe smund ti ringrija sepse trembesha se deti i jetes pa meshire do ti prishte perseri.vetem me nje shiringe te futur ne damaret e mi po zhduket nga une cdo grimce jete,helmi ishte i bardhe dhe as qe mund ta imagjinoja se bardhesia e tij sillte pas vetes vdekjen.ne fillim gjithcka filloi si kaprico thjesht sepse e bente e gjithe shoqeria ime dhe sdoja te tregohesha me i ulet.pastaj trupi im nisi ta kerkonte vete.arrita ti vjedh dhe unazen e marteses nenes time per te pasur ne duart e mia sinjalin e 1 te vdekjes,tani qe syte jane futur ne zgavrat e tyre sdi si ti pergjigjem nenes time.dje e kapa te qante fshehurazi .e perqafova fort dhe me ra te fiket nga te qaret.sdija cte pergjigjesha kur me pyeste pse bir?dhe tani qe po shuhem pak nga pak sdi si ti pergjigjem.po shuhem si 17 qirinjte mbi torten e ditelindjes time.nena vazhdon te qaje.e ndiej brengen e saj dhe pse ne dhome ka shume zhume.oh nene te lutem pusho se qari.sdua ta mendoj te pakten sot se jam ne prag te varrit,ne prag te varrit qe e hapa me keto duar,qe te 2 e dime se eshte ditelindja e fundit qe festoj.vitin tjeter do me uroj dheu i zi dhe dhurtate do me sjellin korbat.kam vetem nje deshire nene,mos e lere tim vella te fusi ne dejet e tij kete helm qe po me merr jeten.se meriton kete dhimbje te 2 nena ime. sot me ditelindjen time festoj vdekjen time.
LAMTUMIRE JETA Ime!
TE LARGOVA VETE ME DUART E MIJA!
Krijoni Kontakt